Thuhet se është υr*rë nga gjyshërit…/Gjendet pas disa muajsh KAFKA e 2-vjeçarit! tr*nditese cfare u zbulua

Gjyshërit, tezja dhe xhaxhai i fëmijës francez Emile janë marrë në pyetje për herë të parë që kur ai u zhduk gati tre vjet më parë. Gjyshërit e Emile, Philippe dhe Anne Vedovini dhe dy nga fëmijët e tyre, Maximin dhe Marthe Vedovini, folën me gjyqtarët hetues. Ishte hera e parë që grupi prej katër personash ka folur për zhdukjen misterioze të dyvjeçarit Emile Soleil më 8 korrik 2023 nga shtëpia e gjyshërve të tij në Haut-Vernet.

Sipas raporteve lokale, secili anëtar i familjes u dëgjua për një orë si palë civile nga dy magjistratët përgjegjës për çështjen. Më 25 mars 2024, grupi prej katër personash u arrestua për ‘vrasje me dashje’ dhe ‘fshehje të një kufome’, përpara se të liroheshin 48 orë më vonë pa akuzë. Por prokurori publik i Aix-en-Provence, Jean-Luc Blachon, tha se mundësia e një lidhjeje familjare nuk është përjashtuar. Që atëherë, anëtarët e familjes kanë ngritur padi civile për këtë rast.

Më 8 nëntor, gjyshërit e vogëlushit, së bashku me avokatët e tyre, vizituan fshatin Haut-Vernet ku Emile u zhduk. Një pjesë e kockave të tij, përfshirë kafkën dhe rrobat e tij, u gjetën nëntë muaj më vonë, më 30 mars 2024, nga një alpinist 1.7 km larg fshatit. “Hetimi është duke vazhduar dhe hetimet po kryhen rregullisht,” konfirmoi Blachon. Kjo vjen nëntë muaj pasi detektivët francezë thanë se besonin se mbetjet e Emile ishin ruajtur me shumë mundësi në një mjedis të mbrojtur, pothuajse steril si një frigorifer para se të zhvendoseshin dhe të gjendeshin.

Bazuar në dekompozimin e mbetjeve, ata besonin se ato ishin ruajtur me kujdes para se të ekspozoheshin në ajër të hapur, ku u gjetën. Analizat gjithashtu sugjeruan se kafka e dyvjeçarit u depozitua vetëm pak para se të gjendej nga një shëtitës më pak se një milje larg shtëpisë së gjyshërve të tij. Policia tha se ata kishin kontrolluar tashmë zonën gjatë kërkimeve intensive. Sipas hetimit, rrobat e gjetura pranë mbetjeve prillin e kaluar nuk ishin në gjendje dekompozimi, gjë që ata besojnë se sugjeron se ai nuk humbi vetëm dhe nuk vdiq aty ku u gjetën kockat dhe rrobat e tij.

Teatri i zgjedhjes së Klodian Brahos si shef i SPAK! Andi Bushati zbulon detajet e rënda që tr*ndisin shqiptarët

Nga Andi Bushati 

Duke qenë se emri i kreut të ri të SPAK, ishte vendosur jashtë asaj salle ku të katër kandidatët paraqitën platformat dhe iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të KLP-së, interesi i seancës së zhvilluar këtë të enjte, më shumë sesa tek fituesi ishte i fokusuar tek cilësia e procesit. Duhet thënë pa frikë se ishte një zhgënjim. Një banalietet kënvdvështrimesh për çfarë është bërë deri më tani, një mungesë vizioni se si duhet vijuar nesër, një mospërballje gati e verbër me polemikat që ekzistenca e prokurorisë speciale ka shkaktuar në shoqëri.

Edhe Adanan Xholi edhe Doloreza Musabelliu edhe Elvin Gokaj edhe Klodian Braho nuk e tejkaluan dot nivelin bazik të hartuesit të biografive personale dhe të kronologjisë së dënimeve që kishin dhënë në vite, pa u ngritur dot në lartësinë e atij që di të analizojë punën e kryer dhe atë që do të vijojë.

Ata, të katërt, dinin të ishin enumerativë, pa qenë në gjendje të tregoheshin kokludivë. Ata demostruan kujtesë për të renditur fakte, duke mos qenë të aftë të nxirrinin përfundime.

Në të vertete, pritshmëria ishte krejt tjetër. Që prej gjashtë vitesh që është në funksion dhe tre vitesh që ka filluar goditjet e mëdha, Prokuroria Speciale ka shkaktuar një debat të gjërë publik. Mbi të janë ngritur pikpyetje për motivime politike në marrjen të pandehurve dhe për prishjen e qëllimtë ekuilibrave pozitë opozitë. Mbi të janë hedhur dyshime për represivitet të terpruar në masat e arresteve dhe burgosjet, pa pritur vendime të formës së prerë. SPAK është hedhur poshtë nga Gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg, për çështje si ajo e Lapsit apo e Thoma Geëllçit, si dhe për marrjen e provave pa vendime gjykate nga Kushtetuesja. Ai është akuzuar po ashtu, siç ka deklaruar edhe vetë me gojën e tij drejtuesi i derisotëm Dumani, për influencë të tepruar mbi vendimmarrjen e gjykatave.

Por, të gjitha këto probleme themlore vetëm sa u cikën në seancën maratonë që zgjati afro gjashtë orë. Të katër prokurorët konkurentë thanë ndonjë fjalë të përciptë për mosshkeljen e të drejtave të të pandehurve, u justifikuan për rrjedhjen e sekreteve hetimore, që s’kishin dalë nga institucioni i tyre dhe mohuan të kenë pranuar presione nga politika. Por pjesën më të madhe të ligjërimeve të tyre, nuk pati mendim, nuk pati thellësi, nuk pati dalje nga guacka teknike e një prokurori të thjeshtë, për tu ngritur në nivelin e një drejtuesi që e sheh institucionin të ndërvarur me pushtetet e tjera në veçanti dhe me krejt shoqërinë në tërësi.

Edhe më qesharake e bëri të tërën bashkëbisedimi me anëtarët e qeverisë të gjyqsorit, që në një pjesë të madhe i ngjante kiuzeve që i bëhen konkureneteve bukuroshe në spektaklet e mis Albanias. Të shikoje njerëzit që prezumohen të luftojnë krimin dhe korrupsionin në nivelet e larta tu përgjigjeshin pyetjeve se cila qe pika e tyre më e fortë apo më e dobët, se nëse njerëzve që i vinin në zyrë për ndërhyrje iu jepnin kafe apo kakao, nëse jeta e tyre si prokurore specialë kishte privime, apo nëse ndiheshin të kërcënuar, ishte e mjerueshme. Testeve më të koklavitura se këto dinë tu përgjigjen edhe studentët fillestarë të juridikut.

Natyrisht, ashtu sikurse pritej, në fund, ndodhi ajo që dihej dhe përflitej prej kohësh. Me 7 nga 11 votat e mundshme, Klodian Braho u zgjodh për një mandat tre vjeçar si drejtues i SPAK. Edhe ata që mund të kishin dyshime, në fund u bindën nga vizita e një nate më parë në SPAK e delegacionit të diplomatëve të lartë amerikanë. Shkujdesja e tyre për të hyrën në zyrën me numër 309, duke e veçuar kandidatin e preferuar nga konkurentët e tjerë si dhe kujdesja për ta botuar foton e këtij akti në faqen zyrtare të ambasadës vulosi gjithçka.

I gjithë procesi ishte i paracaktuar. Por nëse amerikanëve iu intereson qëllimi dhe jo mjetet, rezultati dhe jo forma, ata që ishin të zhveshur nga sikleti kryesor, ata që e dinin përfundimin, mund ti kishin dhënë zgjedhjes së fituesit të imponuar një veshje më dinjitoze. Duke e ditur fituesin ata mund ta kishin kthyer këtë seancë në një debat të thellë për mangësitë, problemet dhe të ardhmen e SPAK. Në vend të tij dhuruan një debat bazik, të përciptë, mediokër që sbëri asgjë tjetër veçse nxorri më në pah nivelin e vërtetë të një institucioni që zbaton vendime të servirura nga lart.

I thote troç Ilir Demalia: Kush ishin spiunët e Sigurimit në Lëvizjen e Dhjetorit!

Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990 ishte e organizuar. Kështu tha analisti Ilir Demalia në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV. Demalia tregoi për gazetarin Hila me emra se kush ishin agjentët e sigurimit të shtetit që organizuan dhe morën pjesë në lëvizjen e dhjetorit.

Ilir Demalia: 8 Dhjetori ishte i organizuar. Pse? Sepse kishte ngjarje të tjera përpara dhe ato nuk erdhën si një lëvizje e brendshme, por si spontanitet, si shkak i situatës, si pasojë e rënies së sistemit komunist në gjithë Evropën, nga izolimi i Shqipërisë dhe rrënimi ekonomik.

Ekonomia të dorëzon. Këto sollën demonstratën e Shkodrës, protesta në Kavajë, pastaj u morën me ambasadat. Të gjithë protagonistët, aktorët, pjesëmarrësit në këtë ngjarje, nuk u përfshinë në politikë. Që do të thotë se nuk ishin nën kontrollin e regjimit.

Çfarë ndodhi në dhjetor? Kush e organizoi lëvizjen e studentëve? Azem Hajdari. Duhet të hapen dokumentet. Berisha me PD-në e kanë akuzuar Azem Hajdarin si agjent i sigurimit. E ka me shkrim dhe me gojë. Ish-studenti tjetër i dhjetorit që është Shinasi Rama, prandaj iku se i hapi dosjen Berisha.

Sali Berisha, anëtar i Partisë Komuniste, Meksi kandidat, Gramoz Pashko, Skënder Gjinishi, Sabri Godo, anëtarë të Partisë së Punës. Ngado që t’i kapësh, pjesa më e madhe janë njerëz në funksion të regjimit komunist. Ne nuk kemi një transparencë.

Dritan Hila: Mendon se sigurimi i shtetit kishte dorë në kapjen të udhëheqjes së Partisë Demokratike? Apo këta kishin shumë talente dhe njëri nder to ishte të ishin spiunë të sigurimit të shtetit.

Ilir Demalia: Po të kishte pasur një raport të mirë të opinionit publik, ky debat do ishte ezauruar me kohë. Ne akoma nuk e kemi filluar. Media u krijua nga Remzi Lani që është agjent i sigurimit të shtetit me pseudonimin Holta që mori rreth vetes disidentët e vet.

Ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit u hapën në të gjitha segmentet, në media, në politikë, në biznese. Ata mbajtën njëri-tjetrin dhe u forcuan ekonomikisht dhe ja ku jemi sot. Ky sistem abuzimi me pushtetin ekonomik vazhdon edhe sot. Shihni çfarë bën Berisha që i ka të hapura skandalet korruptive familjarisht.

Dritan Hila: Sali Berisha akuzohet se ka qenë agjent i sigurimit të shtetit ose që ka qenë i çuar nga Ramiz Alia. Por ky Sali Berishë e futi në burg gjithë byronë politike, duke nisur nga Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, etj. Sikur nuk përputhen këto.

Ilir Demalia: Pse Enver Hoxha nuk i futi në burg gjithë të vetët? Po në ca burgu i futi ky?! Kur u formua Partia Demokratike kam shkruar një shkrim me titull. “Kush është Partia Demokratike?”

Aty i kam thënë me emra të gjithë, çfarë funksionesh kanë pasur, ku kanë qenë, siç i përmenda më lart. Sa i përket faktit ka qenë apo jo Berisha agjent i sigurimit, kjo mund të gjendet nëpërmjet dokumenteve të cilat thonë që janë djegur, por thonë edhe që ka mikrofilma. Por patjetër është i implikuar Berisha.

Po ju them një gjë për herë të parë. Kadri Hazbiu kur shkonte në Tropojë, përpara takonte vëllain e Sali Berishës sesa sekretarin e parë./K.C/dritare.net

Hoxha famoz i TikTokut, nuk e besoni sa fëmijë ka Ahmed Kalaja

Hoxhë Ahmed Kalaja është padyshim një nga figurat fetare më të njohura dhe më të komentuara në hapësirën shqiptare, por këtë herë ai ka ardhur ndryshe – larg ligjëratave tradicionale dhe përballë sfidës së specave djegës.

I ftuar në episodin e fundit të podcast-it “Flak Fare”, imami i njohur i Tiranës ka zbuluar detaje nga jeta e tij personale që shumë pak i dinë, duke lënë ndjekësit të habitur me dinamikën e tij familjare.

“A e dini sa fëmijë ka Hoxhë Ahmed Kalaja?” – Kjo ishte pyetja që mori përgjigjen më epike gjatë emisionit. Mes humorit dhe sfidës së të ngrënit, Hoxha zbuloi se është baba i 10 fëmijëve.

Përveç rrëfimit personal, ajo që ra në sy ishte rezistenca e tij ndaj sfidës së ushqimeve pikante, ku u shfaq “i pathyeshëm”, duke ruajtur humorin dhe energjinë përgjatë gjithë intervistës.

Pjesëmarrja e tij në një format të tillë modern si “Flak Fare” nuk është e rastësishme. Ahmed Kalaja është shndërruar në një fenomen të vërtetë të rrjeteve sociale. Me qindra mijëra ndjekës në Facebook, TikTok dhe YouTube, ai ka arritur të thyejë barrierat strikte të komunikimit fetar, duke u bërë viral me mënyrën e tij të drejtpërdrejtë, batutat dhe qasjen ndaj problemeve të përditshme të të rinjve.

Ky podcast konfirmon edhe një herë se Hoxhë Ahmed Kalaja di si të “flasë gjuhën” e çdo audience, qoftë nga minberi i xhamisë, ashtu edhe nga studiot e emisioneve “in” të momentit.

Klodian Braho duhet të ishte sesbën Shefi i ri? Gazetari tr*ndit: Ja lëvizjet misterioze të ambasadorit kur po votohej (Video)

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ishte i pranishëm këtë të enjte gjatë gjithë procesit në KLP ku Klodian Braho u votua si kreu i SPAK ndërsa duke folur në “Now me Erla Mëhillin”, tregoi një episod interesant gjatë numerimit të votave, ku shpjegoi reagimin e një ambasadori.

“Ajo që më ra në sy ishte momenti kulminant i votimit. Isha aty kur u votua dhe, për rastësi, votat e para u ndanë mes dy kandidatëve dhe ishin: Braho – Xholi, 3 me 3 dhe dukej sikur po shkonim drejt një balotazhi, por menjëherë pas numërimit të votës së gjashtë, votat e tjera ishin për zotin Braho: 4 me 3, 5 me 3, 6 me 3 – gjithmonë për Brahon. Në këtë moment, kur u votua, është aritmetikë e thjeshtë: një nga ambasadorët aty, gati sa nuk nxori bërrylin, duke i dhënë shenjë një ambasadori tjetër se punë e kryer, misioni u krye. Nuk e kam lexuar, isha dëshmitar okular aty dhe e pashë vetë këtë episod jashtë syrit të kamerave,” tha gazetari Ferhati.

U shpërdoruan me programin IPARD 2, BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë euro

Bashkimi Europian kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33.5 milionë euro në kuadër të programit IPARD 2.

Kjo shumë konsiderohet si e shpenzuar në mënyrë të parregullt në harkun e viteve 2020-2022. Pas hetimeve të kryera, Zyra Europiane Kundër Mashtrimit gjeti 52 rast të abuzimit me paratë që BE jep në kuadër të IPARD.

“Çdo shumë që rezulton të jetë përdorur në mënyrë të parregullt do të duhet të kthehet në buxhetin e BE-së. Qeveria shqiptare ka angazhuar një kompani të jashtme të specializuar për të kryer një auditim të thelluar të granteve dhe pagesave të IPARD II, si edhe të sistemit të ri të brendshëm të menaxhimit dhe kontrollit. Tashmë që autoritetet kanë marrë rekomandimet e auditimit, ato po vlerësojnë masat përkatëse korrigjuese”, thotë Komisioni Europian për A2 CNN.

Rastet dhe shuma e gjetur si e shpenzuar në formë të parregullt në Shqipëri është më e larta në Rajon, madje duke ja kaluar edhe Turqisë.

Komisioni Europian kërkon nga Qeveria e Shqipërisë “që ta trajtojë me seriozisht maksimal këtë çështje”:

“Duke qenë se bëhet fjalë për fondet e taksapaguesve të Bashkimit Evropian, Komisioni pret që autoritetet shqiptare ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet maksimal. Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agro-ushqimor dhe zonat rurale në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet”.

Bashkë me një pjesë të fondeve të IPARD 2, pezull kanë mbetur edhe ato të IPARD 3. Janë 146 milionë euro në total, 112 milionë prej të cilave financim nga Bashkimi Evropian.

Me fondet që skadojnë në vitin 2027, Shqipëria mund të mos përfitojë asnjë qindarkë nëse nuk lëviz më shpejt në përpjeke për të rifituar besimin e institucioneve të BE:

“Aktualisht, po zhvillohet një procedurë dypalëshe midis Komisionit Evropian dhe autoriteteve shqiptare, me qëllim që të sigurohet vendosja sa më shpejt e masave të duhura korrigjuese nga ana e institucioneve shqiptare”.

Veç institucioneve të Bashkimit EUropian, çështja e abuzimit me fondet IPARD të Bashkimit Evropian po hetohet edhe nga SPAK.

E rëndë: Kërcënohet me JETË gazetari, Osman Stafa!

Pas denoncimeve të vazhdueshme për mungesën e ilaçeve dhe pajisjeve në Spitalin Onkologjik, gazetari Osman Stafa ka marrë mesazhe kërcënues për largimin e tij nga investigimet në këtë spital.

Nga një adresë anonime në rrjetet sociale, gazetarit i është drejtuar një mesazh me gjuhë banale, fyese dhe kërcënuese, ku i kërkohej të mos paraqitej më në ambientet e Onkologjikut dhe të ndërpriste denoncimet lidhur me korrupsionin dhe abuzimet ndaj pacientëve.

Pas marrjes së kërcënimeve, Stafa i është drejtuar Policisë së Shtetit dhe ka bërë kallëzim penal.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorin dhe personat që mund të fshihen pas këtij kërcënimi.

Pavarësisht presioneve, gazetari Osman Stafa deklaron se do të vazhdojë denoncimet për situatën alarmante në Spitalin Onkologjik.

Ai thekson se nuk do të tërhiqet nga detyra e tij dhe se është i vendosur të hedhë dritë mbi abuzimet që rrezikojnë jetën e pacientëve të prekur nga sëmundjet tumorale.

Prej disa ditësh, Stafa ka zhvilluar investigime, të cilat kanë zbuluar vështirësitë e mëdha me të cilat përballen pacientët e Onkologjikut.

Qilima, bizhuteri, këpucë pitoni, Meloni nxjerr në ankand dhuratat nga liderët e huaj, mes tyre edhe shallin e Ramës

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka vendosur të nxjerrë në ankand dhuratat e marra nga liderë të huaj gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit.

Ndër dhuratat që do të shiten është edhe shalli, që i dhuroi kryeministri shqiptar Edi Rama për ditëlindjen e 48-të të saj. Ligji ndalon që presidentja të mbajë për vete dhuratat me vlerë mbi 300 euro, ndaj ato do të dalin në shitje për publikun.

Qilima, bizhuteri, këpucë pitoni, Meloni nxjerr në ankand

Vlera totale e dhuratave arrin rreth 800 mijë euro, sipas La Repubblica-s. Objekte të ndryshme do të menaxhohen nga shtëpia e ankandeve Bertolami Fine Art në Romë. Deri tani nuk është publikuar lista e plotë e dhuratave që do të dalin në ankand, por ato janë mbi 270 sende dhe ruhen në një dhomë të Palazzo Chigi, raporton La Repubblica.

Qilima, bizhuteri, këpucë pitoni, Meloni nxjerr në ankand

Dhurata e parë daton nga G20 në Bali në 2022 dhe ishte një veshje tradicionale e grave të Kerala, dhuratë nga presidenti indian Narendra Modi. Midis dhuratave të tjera, është një statujë prej pëlhure nga deputeti Michele Emiliano. Ankandi përfshin gjithashtu dy byzylykë metalikë, katër piktura, një pjatë metalike, një varëse, unazë dhe vathë.

Qilima, bizhuteri, këpucë pitoni, Meloni nxjerr në ankand

Ka edhe këpucë ‘pitoni blu’ nga një stiliste saudite, vazo, bizhuteri dhe një shkrim në valixhe të kuqe. Dhuratat përfshijnë gjithashtu tapete nga Libia dhe vendet e tjera arabe, një komplet çaji prej porcelani nga Viktor Orban dhe një ciotolë qeramike nga Joe Biden.

Kostumi tradicional i dhuruar nga ish-kryeministri rumun Marcel Ciolacu është gjithashtu pjesë e ankandit.

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Detajet e operacionit sekret: E veshur me paruke dhe maskim, si u nxor Machado nga Venezuela nën hundën e regjimit të Maduros

E veshur me paruke dhe maskim, 10 postblloqe ushtarake dhe një skaf prej druri – Detajet që e bëjnë arratisjen si një film Hollivudi

María Corina Machado nisi arratisjen e saj dramatike të hënën pasdite, e veshur me paruke dhe maskim, duke u larguar nga periferia e Caracas-it, ku kishte jetuar e fshehur për më shumë se një vit.

Qëllimi: të mbërrinte në Norvegji deri të mërkurën për të marrë çmimin Nobel për Paqen – një nga aktet politike më të guximshme të një udhëheqëseje opozitare në historinë moderne të Venezuelës.

Operacioni sekret, i përgatitur për rreth dy muaj, përfshinte një itinerar tepër të rrezikshëm: nga Caracasi në një fshat bregdetar peshkatarësh, nga aty me një skaf druri përmes Karaibeve, e më pas një fluturim privat drejt Oslos.

10 orë përmes postblloqeve ushtarake

Sipas një personi të afërt me operacionin, Machado udhëtoi për rreth 10 orë, duke kaluar 10 postblloqe ushtarake, çdo herë duke rrezikuar kapjen. Ajo mbërriti në bregdet rreth mesnatës, ku pushoi për pak orë para se të nisej drejt etapës më të rrezikshme: kalimit të detit.

Të martën në orën 05:00, Machado dhe dy bashkëpunëtorët e saj hipën në një skaf të thjeshtë prej druri, duke luftuar me erërat e forta dhe detin e trazuar në drejtim të Curaçao-s.

Rreziku nuk vinte vetëm nga autoritetet venezuelase. Në tre muajt e fundit, Ushtria amerikane kishte bombarduar mbi 20 mjete të ngjashme detare në Karaibe, duke vrarë më shumë se 80 persona që i akuzonte për trafik droge. Për këtë arsye, rrjeti venezuelas që po e ndihmonte Machado-n u koordinua me Ushtrinë amerikane.

“Ne njoftuam saktësisht zonën nga ku do të nisej, që të mos shpërthenin skafin”, tha personi i përfshirë në plan.

Ndërhyrja amerikane dhe prania ushtarake në rajon

Burime të ndryshme thanë se administrata Trump ishte në dijeni të operacionit, megjithëse niveli i përfshirjes së SHBA-ve mbetet i paqartë. Në të njëjtën kohë që skafi po lundronte drejt Curaçao-s, dy avionë amerikanë F-18 u futën në Gjirin e Venezuelës, duke bërë rreth 40 minuta manovra rreth itinerarit të mundshëm detar.

SHBA-të kanë vendosur në rajon edhe aeroplanmbajtësen USS Gerald Ford, të ngarkuar me dhjetëra avionë luftarakë – pjesë e një grumbullimi ushtarak që ka tensionuar më tej marrëdhëniet me Caracas-in.

Pushim në Curaçao dhe fluturimi final drejt Oslos

Machado mbërriti në Curaçao rreth orës 15:00 të së martës, e rraskapitur nga udhëtimi. Ajo qëndroi një natë në hotel dhe të mërkurën në mëngjes hipi në një avion privat drejt Oslos, siguruar nga një bashkëpunëtor në Miami.

Para ngritjes, ajo regjistroi një mesazh audio, duke falënderuar “aq shumë njerëz… [që] rrezikuan jetët e tyre” për t’i mundësuar arratisjen.

Udhëtimi i saj u mbajt aq sekret, saqë vetë Instituti Nobel nuk e dinte nëse Machado do të mbërrinte në Norvegji në kohë. Gjatë ceremonisë, kryetari i Komitetit Nobel, Jørgen Watne Frydnes, tha se ajo kishte kaluar “një udhëtim në kushte rreziku ekstrem”.

Çmimin e mori vajza e saj, Ana Corina Sosa, e cila deklaroi para të pranishmëve: “Ajo do të kthehet në Venezuelë shumë shpejt”.

Detajet e operacionit sekret: E veshur me paruke dhe maskim, si u nxor Machado

Pas Oslos: Europë, SHBA dhe një betejë e re politike

Machado pritet të pushojë disa ditë në kryeqytetin norvegjez. Ka jetuar në izolim total, me pak ushqim dhe pa kontakt fizik me njerëzit për gati 16 muaj.

Pas një jave, ajo synon të nisë një tur evropian për të kërkuar mbështetje për kauzën venezuelase dhe më pas të udhëtojë drejt Washington-it, sipas bashkëpunëtorëve të saj.

Ndërkohë, në Oslo, ndërsa të ftuarit uleshin për darkën zyrtare me pesë pjata të shërbyera me servisin special të Nobelit, detajet e arratisjes së saj po qarkullonin mes diplomatëve dhe zyrtarëve të SHBA-ve dhe Venezuelës.

Në ndërtesën historike të Grand Hotel, Machado u shfaq më pas para mbështetësve, nga ballkoni – një moment simbolik, pas një udhëtimi që sfidoi regjimin venezuelas dhe përforcoi statusin e saj si figurë qendrore të opozitës.

Reagimi i regjimit Maduro

Në Caracas, zyrtarët shpërthyen në akuza. Zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez e cilësoi arratisjen si “shfaqje të dështuar” dhe akuzoi Machadon për bashkëpunim me SHBA-të në “grabitjen e pasurive të Venezuelës”.

Prokurori i përgjithshëm, Tarek William Saab, ka paralajmëruar se udhëheqësja opozitare do të konsiderohet “e arratisur” nëse nuk kthehet, duke lënë të hapur mundësinë që Machado të mos lejohet më të hyjë në vendin e saj.

A do ta dëmtojë apo forcojë opozitën largimi i saj?

Edhe pse largimi nga vendi mbart rrezikun e izolimit politik – siç ka ndodhur me udhëheqës të tjerë venezuelas në mërgim – figura të opozitës besojnë se Machado do të jetë edhe më e fuqishme nga jashtë, e aftë të lobojë, të mobilizojë mbështetës ndërkombëtarë dhe të shtyjë për më shumë presion ekonomik e diplomatik ndaj Maduros.

Ajo e ka përkrahur publikisht ndërtimin ushtarak amerikan në rajon dhe ka deklaruar: “Maduro e nisi këtë luftë, dhe Presidenti Trump po e përfundon”.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 11 Dhjetor 2025


Dashi

Do keni vështirësi dhe probleme gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe partneri do kërkoni qe gjerat te bëhen sipas mënyrës suaj dhe nuk do bini dakord për asgjë. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë prandaj nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë. Financat mund te kenë ndonjë përmirësim te vogël, megjithatë ende nuk është koha për te bere investime te mëdha.

Demi

Nëse jeni ne një lidhje do bënit mire te hiqnit disa nga zakonet tuaja te vjetra dhe te mendoni te provoni eksperienca te reja me partnerin. Do iu duket sikur keni rilindur. Beqaret do jene te pakontrollueshëm dhe do bëjnë gjithçka si ta mendojnë për momentin. Ne planin financiar do keni një përmirësim te ndjeshëm te situatës dhe do ndiheni me te qete.

Binjaket

Do iu ndryshoje shpesh humori gjate kësaj dite dhe mund te keni mosmarrëveshje te shumta me partnerin. Me mire qëndroni pak larg sesa ta acaroni edhe me tepër situatën. As për beqaret nuk është dita e duhur për te filluar histori dashurie. Prisni edhe pak kohe. Me shpenzimet duhet te tregoheni ende te matur. Po e kaluat limitin do keni probleme serioze.

Gaforrja

Ka shume gjasa qe rutina ta pushtoje jetën tuaj sentimentale sot. Secili prej jush do beje ato qe bën çdo dite dhe nuk do përjetoni asnjë emocion te veçante. Beqaret do njihen me disa persona, por nuk duhet te nxitohen te krijojnë menjëherë një lidhje. Njihuni me mire me ta. Ne planin financiar do keni me shume fat sesa e kishit menduar. Përfitoni për te hequr disa para mënjanë.

Luani

Ata qe janë ne një lidhje duhet t’i kushtoje me shume rëndësi dhe vëmendje personit qe kane ne krahë. Dite me shume fat kjo e sotmja për ata qe janë beqare. Mundësitë për te njohur persona interesante do jene te mrekullueshme kështu qe bëjini sytë katër dhe zgjidhni personin me te përshtatshëm. Financat do vijnë duke u përmirësuar.

Virgjeresha

Shprehini me tepër ato qe ndjeni gjate kësaj dite nëse doni qe atmosfera ne çift te ngrohet me shume. Mos kini as frike te filloni një lidhje me serioze. Beqaret do jene shume te pavendosur edhe pse do kenë njohje te reja me shumice. Ne planin financiar do kryeni transaksione shume te rëndësishme sepse situata do jete goxha e qëndrueshme.

Peshorja

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën sentimentale te çifteve, sot do filloni t’i mendoni më me qartësi gjerat dhe situata do përmirësohet ndjeshëm. Beqaret do jene ne humor shume te mire dhe nuk do e humbin asnjë mundësi qe do iu jepet për te dale neper takime. Financat do jene gjate gjithë kohës te mbrojtura. Mund te shpenzoni edhe pak me tepër për ndonjë gjë te nevojshme.

Akrepi

Jeta ne çift do jete gjithë kohës e mbrojtur sot. Askush dhe asgjë nuk mund ta prishe harmoninë qe mbizotëron ndërmjet jush. Përgatituni edhe për ndonjë surprize drithëruese ne mbrëmje. Beqaret do kenë vetëm dëshira për aventura kalimtare asgjë me tepër sesa aq. Mundësitë nuk do mungojnë. Me financat jo çdo gjë do shkoje ashtu si duhet. Kujdes!

Shigjetari

Gjithçka do ece me se miri gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do kuptoheni edhe me një vështrim te vetëm me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël. Beqaret do pëlqejnë jashtë mase një person për te cilin para disa vitesh e kane injoruar. Bota është me rrota! Saturni do ndikoje negativisht ne planin financiar dhe do keni disa probleme ne këtë sektor.
Bricjapi

Ka rrezik qe te keni probleme serioze gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Një gënjeshtër qe i keni thënë partnerit para disa kohesh do dale ne drite dhe ai do inatoset shume për këtë fakt. Beqaret pa pritur e pa kujtuar mund te fillojnë një histori dashurie te bukur e mjaft pasionante. Financat do jene te mira megjithatë shpenzimet duhet te vazhdoni t’i kryeni me kujdes.

Ujori

Do jeni shume euforike dhe te gëzuar gjate kësaj dite ne krahët e atij qe dashuroni. Ai do ua beje qejfin gjithë kohesh de do iu përgatisë surpriza te njëpasnjëshme. Beqaret do bëjnë për vete shume persona dhe ne fund do jene ata vete qe do bëjnë zgjedhjen me te mire. Ne planin financiar do iu duhet te bëni disa shpenzime te nevojshme dhe situata do jete e paqëndrueshme.

Peshqit

ΟμιPas një periudhe jo shume te mire për jetën tuaj ne çift sot çdo gjë do marre një tjetër drejtim. Do tregoheni me te hapur me partnerin dhe do bëni zgjedhjen qe është me e mire për te dy. Beqaret do argëtohen pa fund nen praninë e miqtë dhe shoqërisë se tyre, por asnjë me tepër sesa kaq. Ne planin financiar situata do jete goxha e qëndrueshme.