Analiza e REL: Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në BE

Pasi Komisioni Evropian publikoi raportin e tij vjetor të zgjerimit më 4 nëntor, duke dhënë vlerësime të detajuara për shtetet aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian – për Kosovën, Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Turqinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë – tani u takon 27 shteteve anëtare të bllokut që të shprehin qëndrimin e tyre duke miratuar të ashtuquajturat konkluzione të zgjerimit më 16 dhjetor.

Meqenëse ky dokument duhet të miratohet në mënyrë unanime, ai shpesh është më pak kritik sesa ai i KE-së – dhe shumë më i shkurtër. Një draft i avancuar, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, duket se ndjek logjikën e konkluzioneve të KE-së: Shqipëria, Moldavia, Mali i Zi dhe Ukraina konsiderohen si shtetet që kanë bërë më së shumti përparim dhe BE-ja po shikon të anëtarësojë të paktën edhe një shtet para fundit të dekadës. Sinjali më i dukshëm në dokument lidhet me Malin e Zi dhe përparimin e tij drejt anëtarësimit.

Siç pritej, dy pikat kyç janë të vendosura në kllapa, që do të thotë se vendet anëtare të BE-së ende nuk janë pajtuar për to. Njëra nga to thekson se shteti “ka avancuar më shumë në negociatat e anëtarësimit dhe se 12 kapitujt negociues tani janë mbyllur përkohësisht”. Numri 12 vazhdon të jetë në kllapa. Kjo për faktin se Podgorica deri më tani ka arritur të mbyllë shtatë nga 33 kapitujt e politikave që duhet t’i mbyllë për t’iu bashkuar bllokut. Megjithatë, në Bruksel ka ende shpresë që deri në pushimet e Krishtlindjes do të përmbyllen edhe deri pesë kapituj të tjerë, edhe pse diplomatët me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë sugjeruan se numri përfundimtar mund të jetë më i vogël.

Sinjali i dytë në dokument është se ky shtet i vogël i Ballkanit Perëndimor po afrohet gjithnjë e më shumë që të bëhet së shpejti shteti i 28-të anëtarë. Një tjetër fjali e vendosura në kllapa thekson se “Këshilli vendos që Grupi ad hoc i Punës për hartimin e traktatit të anëtarësimit me Malin e Zi do të themelohet më 2025”. Këshilli, ku shtetet anëtare të BE-së mblidhen për takim në Bruksel, është i mbushur me grupe të ndryshme pune, në të cilat diplomatët trajtojnë çështje të ndryshme politike që nga fazat e hershme.

Fakti që një grup i ngarkuar me hartimin e traktatit për anëtarësim me Malin e Zi është gati të themelohet është shenjë se gjërat po bëhen serioze. Hartimi i këtyre traktateve vjen menjëherë pas mbylljes të të gjithë kapitujve negociues dhe përfaqëson aktin e fundit politik para anëtarësimit. Por, nuk është gjithçka inkurajuese për Malin e Zi. Edhe disa “detyra shtëpie” se çfarë duhet të bëjë për të përfunduar “pjesën përmbyllëse” të rrugës drejt Brukselit ende nuk janë përcaktuar qartë. Teksti thotë se Mali i Zi duhet të përmirësojë kapacitetin e tij administrativ dhe legjislacionin zgjedhor, veçmas sa i përket përshtatjes me standardet e BE-së për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore.

Çështja madhore, megjithatë, është korrupsioni, me dokumentin që paralajmëron se “numri i dënimeve të formës së prerë në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë mbetet i ulët”. Ai po ashtu thekson “nevojën që Mali i Zi të përmirësojë rezultatet e tij në lidhje me hetimet dhe ndjekjet penale në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, duke siguruar dënime të formës së prerë, masa ndëshkuese, sekuestrim dhe konfiskim të pasurive”. Nuk është befasi që lufta kundër korrupsionit është motivi kryesor për të gjitha vendet që kanë përparuar në procesin e integrimit. Në tekst nuk përmendet drejtpërdrejt skandali i fundit ukrainas që e detyroi të japë dorëheqje në fund të nëntorit Andriy Yermak, krahu i djathtë dhe shefi i stafit i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Megjithatë, puna e Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit, që ndihmoi në rrëzimin e Yermakut është përshëndetur: Këshilli vlerëson pozitivisht rezultatet e arritura nga agjencitë më 2025, përfshirë një numër të konsiderueshëm hetimesh, veçmas në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Dokumenti inkurajon fuqishëm Ukrainën që të vazhdojë përpjekjet për të “përmirësuar edhe më shumë rezultatet dhe kapacitetet në këtë fushë”. Raporti për zgjerim po ashtu paralajmëron politikanët ukrainas që të mos tentojnë të minojnë këto dy institucione, diçka që Zelensky tentoi ta bënte gjatë verës para se të tërhiqej nga vendimi për shkak të zemërimit të publikut. Dokumenti thotë se Brukseli se “do të mbetemi vigjilent për këtë çështje dhe nënvizojmë nevojën për t’u siguruar që në të ardhmen të mos ketë asnjë ndërhyrje ligjore ose politike për të ndikuar në punën e këtyre institucioneve”.

Për Moldavinë, teksti është pozitiv për luftën kundër pastrimit të parave dhe përpjekjeve për atë që njihet si “deoligarkizëm”. Megjithatë, as Moldavia e as Ukraina nuk do të avancojnë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE gjatë këtij viti. Hungaria e ka bërë të qartë se nuk do t’i japë dritën jeshile hapjes së ndonjë kapitulli me Kievin dhe Moldavia ende po tenton që të ndahet nga Ukraina në rrugën drejt bllokut. Në vend të kësaj, shumica e kryeqyteteve të BE-së kanë pranuar që të presin derisa të mbahen zgjedhjet parlamentare në prill në Hungari për të parë nëse do të ketë ndonjë ndryshim qëndrimi nga Budapesti. Teksti ofron pak sa i përket asaj se çfarë do të ndodhë me Kievin dhe Kishinjevin, teksa aty thuhet vetëm se Këshilli pret me padurim hapjen e kapitujve të parë për dy shtetet kandidate “sapo të plotësohen kushtet”.

Për Shqipërinë, e cila së voni arriti të hapë të gjithë 33 kapitujt brenda 13 muajsh (një kohë rekord për një shtet kandidat në BE), nuk ka asnjë indikacion se kur do të nis mbyllja e dosjeve, proces që është më i vështirë. Teksa lufta kundër korrupsionit është po ashtu një kusht kyç për Shqipërinë, dokumenti thekson nevojën për përmirësimin e peizazhit mediatik në vend, duke rritur transparencën e pronësisë së mediave, duke siguruar dekriminalizimin e shpifjes dhe duke forcuar shoqërinë civile në përgjithësi.

Për vendet e tjera aspiruese, teksti është kryesisht i përzier, përveç Gjeorgjisë, e cila është kritikuar ashpër për “kthim prapa të demokracisë” gjatë viteve të fundit. Ndërsa nuk e quan vendin “kandidat vetëm me emër” siç bëri Komisioni Evropian në raportin e tij, Këshilli thotë se “veprimet e autoriteteve gjeorgjiane nuk përmbushin pritjet e BE-së nga një shtet kandidat” dhe se “procesi i anëtarësimit të Gjeorgjisë në BE është bllokuar derisa autoritetet të tregojnë angazhim për të ndryshuar qëndrimin dhe për t’u rikthyer në rrugën e anëtarësimit në BE”.

Këputin dritat dhe thyejnë vazon e luleve, pronari: Hajde paguajeni

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundi pranë ambienteve të një berberhaneje që ndodhet mbrapa godinës së Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Në pamjet që JOQ ka siguruar, duket se si dy të rinj kalojnë pranë dyqanit dhe njëri prej tyre prish dritat e dekorit, ndërsa tjetri thyen vazon e luleve duke i rënë me shkelm.

Pronari i biznesit i bën thirrje të rinjve të kthehen dhe të paguajnë dëmin që kanë bërë, dhe ky incident të zgjidhet me mirëkuptim.

Në mesazhin e dërguar ai shkruan: Të lutem, mbrapa Ministrisë së Arsimit te berberhonja “HM Berbershok” dy vetë kanë prishur dritat dhe vazot pa pikë lidhje, thjeshtë dua të vinë dhe të paguajnë dëmin. Të lutem në qoftë se e postoni do më bënit shumë nder.

Pronarja po e nxjerr jashtë, Fatbardha ka nevojë për një strehë

Ndihmoni Fatbardhën duke telefonuar në: 069 89 79 551

Fatbardha Kasmi një zonjë 65-vjeçe jeton në Durrës, në lagjen Egnatia, në një pallat që brenda pak ditësh do të shembet. Ajo nuk ka familje të sajën, nuk është e martuar dhe gjithë jetën ia ka kushtuar vëllait të saj të sëmurë, për të cilin kujdeset ditë e natë.

Kur e takuam, Fatbardha na doli përpara e tronditur, e shqetësuar, me një hall që e rëndon më shumë se çdo barrë fizike, pronarja i ka kërkuar të lirojë shtëpinë, pasi godina do të shembet. Të gjithë fqinjët janë larguar tashmë… vetëm ajo dhe vëllai i saj i sëmurë kanë mbetur brenda, sepse nuk kanë se ku të shkojnë.

Prej javësh, Fatbardha endet nëpër Durrës në kërkim të një strehimi, por qiratë janë të papërballueshme. Ajo nuk ka pension. Jeta e saj mbahet vetëm mbi një punë në të zezë që mezi i sjell disa para, duke larë shkallët e një pallati. Qiranë e shtëpisë ku jeton sot, 70 mijë lekë të vjetra, e paguan me pensionin e të vëllait. Edhe ujin ia kanë prerë, sepse nuk kishte mundësi ta paguante.

Gjithë çfarë kërkon kjo grua e lodhur nga jeta, por ende e fortë nga zemra, është një strehë e sigurt, një shtëpi e thjeshtë me qira të arsyeshme, një vend ku të mund të jetojë me dinjitet dhe të kujdeset për vëllain e saj.

Nëse mund ta ndihmoni Fatbardhën, qoftë me strehim, qoftë me mbështetje, telefononi në: 069 89 79 551. Për të, çdo telefonatë është një shpresë.

P*rplasja e Kryeministrit me Gjyqësorin! Shp*rthen Klodiana Lala: Po ia thy*n dhëmbët me…! Ky është gjyqtari që ka tërbuar Edi Ramën

Gazetarja e njohur investigative Klodiana Lala ka reaguar pas sulmeve publike të kryeministrit Edi Rama ndaj disa vendimeve të gjyqësorit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo theksoi se përplasja nuk është një debat i përgjithshëm institucional, por një konflikt i drejtpërdrejtë mes kryeministrit dhe gjyqtarit Engert Pëllumbi, i cili ka dhënë disa vendime që, sipas Lalës, “nuk i kanë pëlqyer politikës”.

Lala e përshkruan gjyqtarin Pëllumbi si një figurë profesionale që ka marrë vendime të bazuara në ligj dhe prova, pavarësisht presioneve apo pritshmërive politike.

“I thyen dhëmbët me vendime”

Në reagimin e saj, gazetarja shkruan:

“Më pëlqen shumë përplasja mes Edi Ramës dhe Engert Pëllumbit, se ky i fundit i thyen dhëmbët me vendime 🙂
Nënkuptoj vendime të bazuara që s’i pëlqejnë politikës!”

Deklarata e Lalës u interpretua si një mbrojtje e pavarësisë së gjyqësorit, duke vënë në dukje se vendimet e pakëndshme për politikën janë pikërisht tregues i funksionimit të drejtë të sistemit.

Rama vijon sulmet publike ndaj gjyqtarëve

Më herët gjatë ditës, kryeministri Edi Rama publikoi disa status në rrjetet sociale, ku kritikonte gjyqtarë të caktuar për vendimet e marra në çështje të bujshme. Ai i akuzoi ata për “shkelje të përgjegjësive” dhe për “veprime që minojnë besimin publik”.

Këto deklarata kanë rikthyer debatin për balancën mes pushteteve, interpretimin e rolit të qeverisë në raport me drejtësinë dhe respektimin e pavarësisë së gjyqësorit.

Konteksti i debatit

Engert Pëllumbi është cilësuar shpesh si një nga gjyqtarët që ka marrë vendime të forta dhe të argumentuara, disa prej të cilave kanë prekur interesa politike ose ekonomike ku më e bujshmja ka qënë firmosja e arrestimit të Erion Veliaj. Për këtë arsye, emri i tij është bërë objekt i komenteve të shumta, si në qarqet politike ashtu edhe në opinionin publik.

Reagimi i Lalës vjen në një kohë kur tensionet mes ekzekutivit dhe drejtësisë janë rritur ndjeshëm, ndërsa çështja e pavarësisë së gjyqtarëve është një ndër temat më të diskutuara në vend.

Pritet reagim i mëtejshëm

Nuk dihet nëse do të ketë një përgjigje nga kryeministri ndaj komenteve të Lalës, ndërsa pritet që debati të vazhdojë, sidomos nëse qeveria vijon publikimin e deklaratave kritike për drejtësinë.

Plani i erret pas “Fundjavë Ndryshe”, shikimet e dashurisë me Ramën dhe rrjeti i fshehtë i tokave, oligarkëve dhe pazareve pas tyre

Në sallën plot me politikanë, artistë dhe fytyra të njohura të Tiranës, 10 vjetori i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” u shndërrua në skenën perfekte për një histori afërsie politike. Edi Rama në skenë, Arbër Hajdari pranë tij, shikime mirënjohjeje, fjalime për shpresën dhe disiplinën. Kryeministri e quajti fondacionin “një palestër shprese dhe trajner disipline”, ndërsa vetë Arbri dukej si nxënësi i preferuar, i vendosur në krah të “shefit”. Por çfarë fshihet pas këtyre syve të dashuruar me pushtetin, cilat interesa, cilat prona, cilat afera?

Publikut i tregohet fytyra e butë e fondacionit, video me familje në nevojë, fëmijë që marrin ndihma, histori prekëse. Por në prapaskenë, përmes vendimeve të Këshillit të Ministrave, i njëjti shtet që i mbush xhepat e oligarkëve i ka servirur Arbër Hajdarit tre prona gjigante publike me tarifën simbolike “Shqipëria 1 euro”.

Më 13 mars 2019, qeveria miratoi kontratën e qirasë 1 euro për një truall dhe objekt në Brar të Tiranës me sipërfaqe totale 43 169 metra katrorë.

Më 29 korrik 2020, një tjetër vendim lejon shembjen e katër objekteve që ndodhen po në Brar, në mënyrë që e gjithë zona t’i kalojë në administrim fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.

Më 17 prill 2024, kur një ish repart ushtarak, depo nr. 5011 në Brar, me 16 214 metra katrorë truall dhe 3 138 metra katrorë ndërtime, i jepet sërish Arbër Hajdarit për 20 vjet, sërish në kuadër të programit “Shqipëria 1 euro”.

Së fundmi, qeveria i ka dorëzuar edhe disa dhjetëra hektarë tokë në fshatin Ferraj, që gojët e liga thonë se janë toka pronarësh që komunistët ia kanë marrë me reformën agrare

Nëse sheh vetëm ekranet, Arbër Hajdari shfaqet si “djali i mirë” që bën sevap. Por nëse ndjek hallkat e familjes dhe të interesave, del një tablo shumë më e ndërlikuar. Babai i tij, Shkëlqim Hajdari, është ish kryetar i Prokurorisë së Apelit, ish anëtar i Këshillit të Prokurorisë, sot Inspektor i Përgjithshëm i Republikës, në një post të lartë të dhënë nga Edi Rama. Jo vetëm kaq, por i angazhuar edhe në fushata elektorale dhe i pranishëm publikisht sa herë duhet mbrojtur kryeministri në tema delikate.

Kur shpërtheu debati për marrëveshjen e ardhshme detare me Greqinë, Shkëlqim Hajdari u hodh në mbrojtje të Ramës duke thënë se ai nuk tradhton interesat kombëtare dhe duke e veshur kreun e qeverisë me kostumin e patriotit që “nuk do t’i zhgënjente paraardhësit e tij nga Vunoi”. Nuk ishte as ekspert i së drejtës detare, as negociator, por ishte njeriu i duhur për t’i bërë jehonë kryeministrit në media dhe rrjete sociale. Babai mbron shefin, shefi firmos vendimet që i japin të birit prona shtetërore me 1 euro. Rrethi mbyllet bukur.

Por familja Hajdari nuk ndalet këtu. Nga ana tjetër qëndron vjehrri i Arbër Hajdarit, biznesmeni nga Kosova, Blerim Devolli. Bashkë me vëllain e tij, Shkëlqimin, ai kontrollon “Devolli Group”, një nga grupet më të fuqishme të biznesit në Kosovë dhe rajon, me interesa në ushqim, pije, telekom, media e më tej. Pra, kur Arbri shfaqet në skenë pranë Ramës, është edhe hallkë familjare që lidh kryeministrin me oligarkët e Kosovës, ndërkohë që të dy palët kanë përfituar nga shteti shqiptar.

Një nga shembujt më të qartë për mënyrën si pushteti në Tiranë i shtron rrugën Devollëve është historia e akcizës së birrës. Që prej 1 janarit 2023, akciza për birrën shqiptare u dyfishua, duke e trajtuar si produkt të importit. Shoqatat e prodhuesve vendas paralajmëruan falimentime, ulje prodhimi me rreth 7 për qind dhe theksuan se niveli i akcizës në Shqipëri është katër herë mbi minimumin që rekomandon direktiva evropiane.

Megjithatë, ligji u miratua me kartonat e mazhorancës. Rezultati i prekshëm në treg ishte favorizimi i birrës “Peja”, produkt i Devolli Group, e cila tashmë paguan të njëjtën akcizë me birrat shqiptare, duke iu hequr këtyre të fundit avantazhin e deritanishëm. Një ligj që prodhuesit vendas e quajnë klientelist, por që në praktikë përkthehet në fitime për vjehrrin e Arbër Hajdarit dhe shtrirje më të fortë në tregun shqiptar.

Devollët nuk mjaftohen me mallra dhe akciza. Ata kanë hyrë thellë edhe në media.

Televizioni “ABC News” ndryshoi pronar, ndryshoi fytyrë dhe linjë editoriale. Pas ardhjes së Devollëve në prapaskenë, u larguan një sërë gazetarësh dhe emisionesh kritike, programe si “Log”, formate investigative dhe autorë që nuk përputheshin me vijën e re të ekranit.

Raporti i Departamentit të Shtetit në vitin 2023 vuri në dukje se pas ndryshimit të pronësisë, programe të drejtuara nga gazetarë kritikë ndaj qeverisë u mbyllën dhe ata u larguan nga stacioni. Sot “ABC News” është një nga zërat më të butë me qeverinë, ndërsa në krye të kanalit qëndrojnë figura të afërta me pushtetin. Në këtë histori futet edhe Baton Haxhiu, mik i vjetër i Ramës, i cili shfaqet si njeri i marketingut pranë kompanive të Devollëve, duke i bërë edhe më të dukshme fijet mes politikës, biznesit dhe ekranit.

Skemat nuk ndalen tek birra dhe televizioni.

“Kosmonte Foods”, kompani e lidhur me orbitën e Devollëve, është kapur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit duke futur në Shqipëri 45 tonë yndyrë vegjetale që shitej si gjalp. Sipas KLSH, certifikata e produktit nuk ishte e përkthyer në shqip, procedurat ligjore nuk ishin respektuar dhe, në vend që sasia të ndalohej dhe asgjësohej, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit lejoi ri-etiketimin dhe daljen e tij në treg.

Pra, në një vend ku biznese të vogla mbyllen për një etiketë të gabuar, një kompani e lidhur me “investitorë strategjikë” ka luksin të luajë me shëndetin e konsumatorit dhe të dalë nga situata me një letër të re mbi ambalazh.

Në mes të kësaj torte shumëkatshe me shtet, oligarkë, media dhe ligje të qepura me porosi, qëndron Arbër Hajdari, djalë i një zyrtari të lartë të emëruar nga Rama dhe dhëndër i një oligarku që përfiton ligje, tokë, koncesione dhe ekrane. Në sipërfaqe, ai shfaqet si fytyra humanitare e pushtetit, njeriu që shpërndan pako ushqimesh dhe thirrje për solidaritet. Në prapaskenë, fondacioni i tij përfiton prona shtetërore, ndërsa rrjeti familjar e lidh ngushtë me një qeveri që ka zgjedhur të favorizojë Devollët në birrë, në miell, në media…

Shikimi i “dashurisë” i Hajdarit drejtuar Ramës gjatë eventit, është fotografia e një aleance ku mirënjohja, dhuratat shtetërore dhe interesat e mëdha ekonomike pleksen në të njëjtën kornizë.

Ka më shumë se 10 miliardë dollarë. Idajet Beqiri zbulon pasurinë e fshehtë të Berishës! Pse nuk e leshon Partine?

Në një intervistë për emisionin Intervista e Ditës në DritareTV, avokati Idajet Beqiri bëri deklarata të forta lidhur me pasurinë e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe arsyet e vërteta pas betejës së tij me SPAK-un.

Beqiri pretendoi se pasuria e Berishës është kolosale, duke përmendur shifra deri në 14 miliardë dollarë, dhe argumentoi se kjo fuqi financiare është arsyeja kryesore pse ai është shpallur ‘non-grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Sipas avokatit, partnerët ndërkombëtarë kanë informacion të detajuar mbi burimet e këtyre financave dhe rrezikun që ato paraqesin jo vetëm për demokracinë në Shqipëri, por edhe për stabilitetin rajonal.

Beqiri argumentoi se sulmet e Berishës ndaj Altin Dumanit dhe prokurorëve të tjerë të SPAK nuk janë politike, por personale dhe të diktuara nga paniku. Avokati theksoi se Berisha po përdor çdo mjet, përfshirë mediat dhe militantët e tij, për të intimiduar drejtësinë, por se kjo strategji tashmë ka dështuar pasi dosjet janë të kopsitura me prova të pakundërshtueshme./dritare.net

Ja pse nuk arrin të bëjë fëmijë me djalin e Sali Berishës, Armina: Jam munduar kaq shume, por doktoret me thane

Pas një vale komentesh dhe spekulimesh në rrjet, Armina Mevlani ka vendosur të flasë hapur mbi komentet e vazhdueshme që ka marrë për një shtatzëni të mundshme. Ndryshimet në pamjen e saj fizike janë interpretuar nga ndjekësit si shenjë e një pritjeje të ëmbël, por Armina ka vendosur të qartësojë gjithçka me qetësi dhe maturi:

“Nuk jam shtatzënë. Kam disa probleme shëndetësore që më shkaktojnë fryrje dhe ndryshime në peshë.”

Ajo foli edhe për mënyrën se si portalet dhe rrjetet sociale i trajtojnë trupat e grave:

“Mënyra se si komentohet është e tmerrshme. Edhe sikur të isha, nuk do e ndaja publikisht menjëherë. Por këto reagime të bëjnë të pyesësh veten nëse duhet të flasësh apo jo.”

“Vjen një moshë kur nuk të intereson më çfarë thonë të tjerët. Më ecin gjërat ters kur flitet shumë, prandaj shpesh preferoj të hesht.”

“Unë jam një vajzë që kam vuajtur nga PCOS,” u shpreh ajo gjatë ‘Gpca dhe Gra’, duke shtuar se kjo ka qenë një sfidë e vazhdueshme për shëndetin dhe mirëqenien e saj.

Ajo zbuloi se ka menduar seriozisht të ndërmarrë një hap të rëndësishëm: ngrirjen e vezëve.

“E kam menduar që të ngrij vezët. Mendoj se për të gjitha vajzat që e kanë këtë vështirësi, duhet ta bëjnë si procedurë.”

Armina i është bashkuar kështu një grupi në rritje të vajzave dhe grave publike që flasin hapur për sfidat e trupit të tyre.

E çuan dhe tek Hoxha por sbëri punë…! Zbulohet arsyeja e dh*mbshme pse u h*dh nga ura nipi i Nehat Kullës

Klodian Kulla, 39-vjeçari që i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga një urë metalike në rrugën e Arbrit, nuk kishte asnjë problem me askënd dhe ngjarja e regjistruar ditën e djeshme po hetohet nga policia si vetëvrasje në kushtet e depresionit kronik.

Gjatë ditës së djeshme policia e Tiranës, ka marë kontakte me familjarë të viktimës, të cilët pohuan se i riu kishte një periudhë kohe që krijonte situata imagjinare sikur do e vrisnin. Të gjitha këto perceptime psikologjike rridhnin nga gjendja e ankthit, depresionit dhe halucinacioneve që krijonte në gjendjen psikologjike Klodian Kulla.

Për shkak të gjendjes së rënduar 39-vjeçari ishte trajtuar nga psikologë dhe medikamente të ndryshme. Por së fundi, familjarët kishin pajtuar dhe një Hoxhë, me qëllim trajtimin psikologjik dhe fetar të 39-vjeçarit.

Pas çdo terapie i riu dilte shëtitje me makinë në zonën e shkallës së Tujanit dhe rrugës së Dibrës. Gjithmonë e shoqëronte një familjar i tij, ose nipi.

Ashtu ka ndodhur dhe ditën e djeshme. Klodian Kulla, ka dalë me makinë për të bërë xhiron e radhës në natyrë, por këtë herë ai ka qenë i vetëm, pa u shoqëruar nga askush.

Sapo ka shkuar tek ura e madhe metalike që ndodhet në rrugën e “Arbrit”, ai ka lënë mjetin buzë rrugës dhe është vetëhedhur nga një lartësia, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Policia ka kryer veprimet hetimore në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur me persona të tjerë, por rezultoi se Klodian Kulla, nuk ka pasur konflikte serioze me askënd.

Historia tr*gjike! Luçja, gruaja nga Tropoja që është braktisur nga 8 fëmijët e saj!

Në Tropojë, mes qindra sfidave të përditshme, ka histori që shqetësojnë dhe prekin thellë zemrën e çdo qytetari.

Luçe Sadik Memaj, 66 vjeçe, ka sjellë në jetë dhjetë fëmijë, dy prej të cilëve, fatkeqësisht, humbën jetën nga varfëria. Tetë të tjerët ajo i rriti me shumë mundim, duke u mbështetur në ndihmën e organizatave humanitare dhe fetare.

Pas ndarjes nga bashkëshorti, drama e Luçes u shtua. Të rritur, fëmijët e saj, të gjithë mbi 25 vjeç, e kanë braktisur. Prej më shumë se një viti, asnjë prej tyre nuk e kontakton më.

Luçe ka punuar vetëm pesë vite në kooperativë dhe nuk përfiton pension pleqërie.

Ajo jeton në një dhomë 2×2, e dhënë nga bashkia në godinën e të pastrehëve, dhe merr vetëm 3 mijë lekë ndihmë sociale në muaj – një shumë që nuk mjafton as për bukën e gojës.

Për të siguruar ushqim, shpesh del e lyp në dyqanet e qytetit, duke ruajtur bukën për ditët që nuk ka çfarë të hajë.

Një histori dhimbjeje dhe braktisjeje që kërkon reagim dhe ndihmë nga shoqëria. Por ne nuk duhet ta harrojmë Luçen.

E tm*rrshme në Fier! Gruaja e sëmurë ρërdhυη○hej në shtëpinë e saj, rezulton 2-muajshe s htat.zënë

Prokuroria Fier ka çuar në gjyq një shtetas i cili akuzohet për abuzim seksual me një shtetase të sëmurë. Personi i identifikuar me iniciale M.Ç abuzonte me shtetasen K.Ç në banesën e saj dhe kundra dëshirës së saj. Bëhet me dije se e lënduara është dy muajshe shtatzënë dhe me probleme të shëndetit mendor. Rezultoi se profili gjenetik i M.Ç paraqiste lidhje gjentike babë-bijë me fetusin e abortuar nga e dëmtuara.

Sipas njoftimit të prokurorisë hetimet nisën pas ankimit të K. Ç., e cila gjatë një vizite mjekësore ishte informuar se ishte shtatzënë. Sipas aktit të ekspertimit psikiatriko-ligjor, e dëmtuara rezultonte me zhvillim intelektual të ulët dhe me moshë mendore të një fëmije rreth 6 vjeç.

Analiza e ADN-së, e kryer mbi mostrën e fetusit të abortuar dhe atë të të dyshuarit, tregoi lidhje gjenetike babë-fëmijë mes tyre. Pas këtij rezultati, e dëmtuara është marrë sërish në pyetje dhe ka deklaruar se M. Ç. kishte përfituar nga gjendja e saj mendore dhe familjare.

Njoftimi i Prokurorisë:

Kryente marrëdhënie seksuale me person të pazotë, duke përfituar nga gjendja mendore, Prokuroria Fier dërgon në gjyq shtetasin M. Ç.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.CC. për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, e parashikuar nga neni 103/1 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.714/2024 të realizuara nga ankimimi i të dëmtuarës, shtetases K.Ç., e cila pas kryerjes së një vizite mjekësore ishte informuar se ishte shtatëzanë prej dy muajsh rezultoi e provuar se, viktima, sipas aktit të ekspertimit psikiatriko-ligjor, prezantonte zhvillim intelektual të ulët, krahasuar me moshën mendore të një 6 vjeçari.

Në vijim, u krye ekspertimi i AND duke marrë mostra nga fetusi i abortuar i të dëmtuarës dhe nga krahasimi me profilin gjenetik nga mostrat e marra nga i dyshuari, shtetasi M.Ç., rezultoi se profili gjenetik i shtetasit M.Ç., paraqiste lidhje gjenetike babë-bijë me profilin gjenetik të fetusit të abortuar nga e dëmtuara.

Pas këtij konstatimi është ripyetur e dëmtuara, e cila ka pohuar faktin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M.Ç., për të cilin tregonte se ky person kishte abuzuar me të, duke kryer marrëdhënie në banesën e saj, pa dëshirën e saj. Ky fakt u konfirmua edhe nga deklarime të tjera, ku tregohej se e dëmtuara kishte treguar për këtë ngjarje.

Shtetasi M. Ç., duke përfituar nga gjendja ekonomike, mendore dhe familjare e tyre ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Në këto kushte u krye ndalimi i menjëhershëm i këtij shtetasi.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë apo dëmtojnë mirëqënien dhe zhvillimin normal të të miturve.