Çfarë ndodhi në Portin e Durrësit? Dy ZYRTARË italianë të ‘Guardia di Finanzës’ po PËRGJONIN një ‘PERSONAZH’ në Shqipëri!

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga zbulimi i automjetit me pajisje përgjuese në Portin e Durësit.

Mësohet se makina vinte nga Ancona drejt Durrësit dhe 3 personat që udhetonin janë prezantuar si punonjës të Guardia Di Finanza.

Pavarësisht se institucionet refuzojnë të bëjnë bëjnë komente lidhur me rastin, bëhet me dije se është zbardhur itinerari i ndjekur nga tre shtetasit italianë.

Sipas News 24, 3 italianët kanë udhëtuar ne tragetin e linjës Bari-Durrës dhe kanë qëndruar të paktën 12 ore në territorin e vendit tonë.

Gjatë kësaj kohe ka dyshime të forta që kanë përdorur për të kryer përgjime të subjekteve të caktuar.

Në momentin që ata kanë tentuar të largohen me tragetin e linjës Durrës-Ankona policia kufitare ka zbuluar pajisjet përgjuese.

Dy zyrtarët e Guardia di Finanza dhe personi tjetër janë marrë në pyetje nga autoritetet dhe më pas janë lejuar të largohen në drejtim të Italisë.

Ndërsa pajisjet përgjuese janë sekuestruar dhe pritet t’i nënshtrohen ekspertimit.

Kanë patur komunikime me palën italiane për këtë çështje, pasi nga verifikimet paraprake rezulton se nuk ka patur një autorizim nga pala shqiptare për përdorim të pajisjeve në kuadër të një hetimi të përbashkët.

SHOKUESE/ Influencierja fut djalin në qese vakuumi për të realizuar një video për rrjetet sociale (VIDEO)

Ngjarje shokuese. Një influencuese ruse ka shkaktuar zemërim të madh në rrjetet sociale, pasi publikoi një video ku fut djalin e saj të vogël brenda një qeseje dhe përdori një fshesë me korrent për të nxjerrë ajrin.

Videoja, e cila u përhap me shpejtësi, tregon momentin ku fëmija i tmerruar thërret “mami”, pasi qesja ngushtohet dhe ajri thithet.

Sipas portalit rus Life, influencuesja 36-vjeçare Anna Saparina e mori ngjarjen me shaka. Autoritetet ruse të mbrojtjes së fëmijëve pritet ta thërrasin për sqarime, pasi eksperimenti mund të ketë vënë seriozisht në rrezik jetën e të miturit.

Reagimet në internet kanë qenë të ashpra, me shumë përdorues që e kanë quajtur Saparina-n “të papërgjegjshme” dhe “jo të denjë për të qenë nënë”.

“Anna Saparina është një abuzuese e neveritshme që duhet të përfundojë në burg për tmerrimin e djalit të saj vetëm për disa klikime”.- shkroi dikush.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Kjo është e tmerrshme… Fëmijët nuk duhet të trajtohen si eksperimente!”

Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi etikën e “influencerëve familjarë”, të cilët shpesh akuzohen se shfrytëzojnë fëmijët për përmbajtje në platforma si TikTok, Instagram dhe YouTube, duke ngritur shqetësime për sigurinë, privatësinë dhe mirëqenien e tyre.

Top Channel zbulon datën se kur nis Big Brother Vip Albania 5 dhe kush e moderon

Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 5”, vjen së shpejti në Top Channel, nën moderimin e Ledion Liços.

Nga 20 dhjetori do të nisë reality show që premton të mbajë mbërthyer para ekranit miliona shikues, nga shqiptarët anë e mbanë botës.

Ndërkohë që rrjeti po “zien” me konkurrentë të mundshëm, na mbetet vetëm të presim se cilët do të jenë ata që do të vëzhgohen 24 orë nga qindra kamera, drejt e në ekranet tuaja përmes dy kanaleve të dedikuara në DigitAlb.

SHIKO VIDEON KËTU

Greqi / Karamanlis dhe Venizelos bëhen bashkë kundër Mitsotakis: Ka minuar themelet e demokracisë! Qytetarët janë zhgënjyer

Në një aktivitet shumë të ndjekur mbrëmjen e kësaj të hëne, ish-kryeministri grek Kostas Karamanlis dhe ish-zëvendëskryeministri Evangelos Venizelos iu drejtuan një salle të mbushur plot në festimin e përvjetorit të gazetës Dimokratia, duke shënuar 15 vjetorin e botimit të saj.

Me diskutimin e organizuar nën temën “Kriza e Demokracisë Sot”, të dy folësit lëshuan kritika të ashpra kundër qeverisë aktuale dhe dështimeve sistemike, duke prekur çështje si skandalet e dyshuara të përgjimeve, prishja institucionale dhe erozioni i besimit publik në drejtësi dhe institucionet politike.

Karamanlis paralajmëroi se “nuk mjafton thjesht të thuash se demokracia ekziston” nëse themelet dhe kontrollet e saj minohen.

Ndërkohë, Venizelos shprehu shqetësimet në lidhje me një “deficit demokratik” në rritje, duke sugjeruar se qytetarët janë gjithnjë e më të zhgënjyer nga ajo që e shohin si një shembje të normave demokratike.

Shfaqja e tyre e përbashkët, që vjen nga tradita politike historikisht të ndryshme, po interpretohet nga shumë si një sinjal simbolik alarmi ndërpartiak.

Fjalimet vijnë në një moment tensioni social në rritje në Greqi, me protesta masive nga fermerët dhe skandale institucionale që kanë nxitur pakënaqësinë publike.

Shqiptaro-amerikanja Suzana Shkreli shpall kandidaturën për Sekretare Shteti në Miçigan

Shqiptaro-amerikanja Suzanna Shkreli ka shpallur sot kandidaturën e saj për sekretare shteti të Michiganit.

38 vjeçarja Shkreli njoftoi se po i bashkohet garës demokrate për sekretare shteti, duke kërkuar të zëvendësojë demokraten Jocelyn Benson, e cila ka një mandat të kufizuar dhe kandidon për guvernatore.

“Ka shumë gjëra në lojë,” tha Shkreli për Detroit Free Press në një intervistë telefonike më 8 dhjetor. Duke përmendur një rritje të ekstremizmit dhe kërcënimeve ndaj të drejtave të votimit, “Unë me të vërtetë, me të vërtetë besoj se demokracia jonë është në rrezik,” tha ajo.

“Emri im është Suzanna Shkreli dhe sot po shpall fushatën time demokrate për Sekretare Shteti në Michigan.

Prindërit e mi erdhën në këtë vend për t’i shpëtuar autoritarizmit. Tani që të njëjtat kërcënime kanë zënë rrënjë këtu në shtëpi, jam gati të mbroj demokracinë tonë, të mbroj Kushtetutën tonë dhe të mbroj të drejtën e banorëve të Michiganit për të votuar”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Kush është Suzanna Shkreli?

Me rrënjë shqiptare dhe një karrierë të ndërtuar në Michigan, Suzanna është një avokate e përkushtuar për drejtësinë sociale dhe të drejtat e fëmijëve. Ajo është aktualisht Komisionere e Lotarisë së Michigan, një institucion që gjeneron miliona dollarë për arsimin publik. Rruga e saj drejt suksesit nuk është e zakonshme,  përkundrazi, është një shembull frymëzues për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Pas diplomimit në Oakland University dhe më pas në Cooley Law School, Suzanna nisi karrierën si prokurore ndihmëse në Macomb County, duke u specializuar në çështje që lidhen me dhunën dhe abuzimin ndaj të miturve. Përkushtimi i saj për drejtësinë e fëmijëve nuk ndaloi këtu,  ajo ka drejtuar gjithashtu Reformën për Drejtësinë e të Miturve në nivel shtetëror. Ajo është gjithashtu një nga përfaqësueset kryesore shqiptare në politikën publike amerikane, duke bashkëpunuar ngushtë me guvernatoren Gretchen Whitmer për të nxitur politika gjithëpërfshirëse dhe efektive.

Trupi mund ta ndiejë vdekjen 60 minuta para se të ndodhë, zbulojnë shkencëtarët

Shkencëtarët kanë zbuluar se trupi i njeriut mund ta ndiejë vdekjen deri në 60 minuta para se ajo të ndodhë vërtet, sipas një studimi të botuar në “Journal of Clinical Oncology”.

Ndryshime delikate në aktivitetin e trurit, rrahjet e zemrës dhe nivelet e hormoneve veprojnë si një sistem paralajmërimi biologjik, duke sinjalizuar se jeta po i afrohet fundit të saj.

Këto përgjigje të fundit fiziologjike mund të ndihmojnë në përgatitjen e qelizave dhe organeve për të pashmangshmen, dhe të kuptuarit e tyre mund të përmirësojë kujdesin në fund të jetës, duke u lejuar mjekëve të parashikojnë momentet kritike dhe të ofrojnë ngushëllim në mënyrë më efektive.

Kjo aftësi misterioze tregon se sa të ndërlikuar dhe inteligjentë janë në të vërtetë trupat tanë, madje edhe në momentet e tyre të fundit.

Sipas studimit, “60 minuta” para – trupi dhe truri i nënshtrohen ndryshimeve të thella ndërsa vdekja afrohet, duke krijuar përvoja (si kujtime të gjalla, paqe ose ndryshime shqisore) që ndihen si ndjesia e fundit, shpesh të lidhura me rritje të aktivitetit të trurit, ndryshime hormonale dhe oksigjen të reduktuar, duke çuar në përvoja pranë vdekjes (NDE) ose vetëdije të shtuar para se sistemet të fiken.

Këto nuk janë “njohuri” të vetëdijshme, por procese fizike të keqinterpretuara nga vetëdija, që përfshijnë shpërthime të trurit të ngjashme me ëndërrimin – duke dhënë një ndjesi “të të parit” ose “të të diturit”.

Shenjat Fizike dhe Neurologjike:

Aktiviteti i Trurit: Truri që po vdes mund të tregojë shpërthime intensive të aktivitetit elektrik, të ngjashme me ëndërrimin ose rikthimin intensiv të kujtesës, duke krijuar potencialisht përvoja të gjalla të brendshme.

Vërshimet Kimike: Truri lëshon kimikate ndërsa afrohet vdekja, të cilat mund të rrisin shqisat ose të krijojnë ndjenja paqeje, drite ose ribashkimi.

Ndryshimet Shqisore: Shikimi turbullohet, shqisat e shijes/nuhatjes zvogëlohen, por ndërgjegjësimi dhe njohja delikate e zërave/prekjes mund të mbeten.

Njollat: Një shenjë e kuqërremtë-vjollcë, si dantellë në lëkurë tregon qarkullim të dobët të gjakut, një shenjë se vdekja është pak ditë ose orë larg.

Përvojat Subjektive (Shpesh të Interpretuara si Parandjenjë):

Përvojat Pranë Vdekjes (NDE): Temat e zakonshme përfshijnë ndjenjat jashtë trupit, shikimin e dritave të ndritshme, rishikimet e jetës ose takimin me të dashurit e vdekur.

Truri mund të përqendrohet në përpunimin emocional, duke çuar në ndjenja paqeje ose nevojën për të thënë lamtumirë.

Ndjenja e “Dijes”: Kombinimi i sinjaleve fizike (si frymëmarrja e çrregullt ose ndryshimet hormonale) dhe aktiviteti i shtuar i trurit mund të krijojë një ndjesi të fortë dhe intuitive se fundi është afër, edhe nëse personi nuk mund ta artikulojë arsyen.

Në thelb, trupi dërgon sinjale ndërsa dështon, dhe truri që po vdes i interpreton këto sinjale, së bashku me ndryshimet e mëdha kimike, në përvoja të thella, shpesh shpirtërore ose vizionare, që ndihen si një paralajmërim i vdekjes, në vend të një numërimi mbrapsht të vetëdijshëm.

“Në Institutin e Kavajës janë 120 të mitur në rehabilitim, 20 prej tyre për vrasje”, gazetarja: Ja pse po përdorin shkopinjtë e bejsbollit

E ftuar sonte në “Top Story” me Grida Dumën, gazetarja Anila Hoxha ngriti alarmin për incidentet e shpeshta të dhunshme mes të miturve ku në rastet më të këqija kanë përfunduar me marrje jete.

Gazetarja tha se këmbanat e alarmit për incidentet me të mitur kanë rënë disa herë.

Ajo tha se sot në Institutin i të Miturve Kavajë ku ndodhen 120 të mitur në rehabilitim, 20 prej tyre janë për vrasje dhe 18 prej tyre për plagosje.

Ndërkohë ajo bëri me dije se moda e sotme për të miturit e dhunshëm janë shkopinjtë e bejsbollit, që nëse përdoren konsiderohen nga ligji vetëm rrahje.

“Kemi bërë intervista, fushata e sensibilizime shumë herë dhe i kemi rënë këmbanave të alarmit. Këtë detyrë që e bën media sikur ta bëjnë të gjithë do ishim në një situatë tjetër. Për të shkuar pastaj te sensibilizimi. Të gjithë bashkë mendohet që krijojnë atë murin për të mbrojtur fëmijën, por ky mur vetëm duket sepse në fakt nuk është.

Në Institutin e Kavajës kemi 120 fëmijë nga të cilët 20 janë për vrasje dhe 18 janë për plagosje. Ai institut punon që të zhdukë këta prototipat.

Kur bëra Exclusiven “Fëmijët tanë” kam marrë telefonata të jashtëzakonshme nga prindër të cilëve iu ishin plagosur fëmijët, një prej tyre kishte mbetur i paralizuar sepse ishte goditur me thikë.

Kur ndodhi vrasja e Canit. Një shoqe e largoi djalin nga shkolla sepse fëmija i saj po bullizohej. Dhe kjo është problem sepse bullizuesit nuk dënohen.

Ndodhën ngjarjet me doreza. Institucionet e caktuan edhe atë si armë të ftohtë sepse deri në atë moment mund të mbeteshe i dëmtuar nga goditjet me dorezë dhe ajo quhej rrahje.

Moda e sotme janë shkopinjtë e bejsbollit sepse ajo quhet rrahje, pra me pak fjalë i mbron disi ligji”, u shpreh Anila Hoxha.

E fundit! Tr*gjedi e madhe, tre te rinj humbin jeten pasi ranê ne liqen

Një ngjarje tragjike ka goditur ditën e sotme ishullin e Tenerifes në Spanjë, ku tre persona kanë humbur jetën pasi u morën nga dallgët e fuqishme në një pishinë natyrore pranë zonës turistike të Los Gigantes. Ngjarja ndodhi në orët e paradites, kur kushtet e detit ishin jashtëzakonisht të rrezikshme për shkak të erërave të forta dhe dallgëve të larta që prej ditësh kishin prekur arkipelagun.

Sipas autoriteteve lokale shëndetësore, viktimat u gjetën në gjendje të rëndë dhe, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit, tre prej tyre nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra. Ndërkohë, një person i katërt u shpëtua falë ndërhyrjes së menjëhershme të ekipit të emergjencës, i cili aplikoi masazh kardiak (KCPR), duke arritur ta stabilizojë gjendjen e tij. Tre persona të tjerë, që gjithashtu u morën nga dallgët, kanë marrë lëndime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime spitalore theksojnë se situata mbetet ende e pasigurt, pasi gjendja e të mbijetuarit të shpëtuar me KCPR është kritike, dhe numri i viktimave mund të rritet në katër.

Ngjarja ka rikthyer vëmendjen ndaj paralajmërimeve të vazhdueshme të Qeverisë së Ishujve Kanarie, e cila prej disa ditësh ka mbajtur në fuqi një gjendje alarmi për fenomene të rrezikshme bregdetare. Autoritetet kanë kërkuar nga banorët dhe turistët të shmangin zonat pranë detit dhe veçanërisht pishinat natyrore, të cilat në kushte të tilla shndërrohen në vende me rrezikshmëri të lartë.

Ekipet e emergjencës, Roja Bregdetare dhe shërbimet mjekësore vijojnë punën në terren, ndërsa pritet një deklaratë zyrtare nga autoritetet rajonale në orët në vijim.

Agron Llakaj bën gjestin e jashtëzakonshëm për gruan e tij pas vd*kjes! Në ditëlindjen e saj e përjetëson duke

Aktori Agron Llakaj ka prekur zemrat e të gjithëve me dedikimin e ndjerë që ka bërë për bashkëshorten e tij të ndjerë, Kostandinën.

Në kujtim të 65-vjetorit të saj të lindjes, Llakaj së bashku me dy fëmijët kanë mbjellë një bli në parkun e Liqenit të Tiranës.

Mes rreshtave, thurrur një poezi të ndjerë, aktori shkruan “Do të këndojë bilbili, te bliri Kostandinës”.

Postimi i Agron Llakajt:

Kostandinës së shtrenjtë dhe të shenjtë në 65 vjetorin e Saj.

Në ditëlindjen tënde ndezëm një qiri.

Në vend të një tufë luleje,

të përjetësuam me një bli.

Pylli i liqenit sot shtuar është me Ty…

bliri i bukur lastar i njomë,

pemë e lartë do rritet,

plot hijeshi dhe aromë.

Aty ku stina

i lë vendin stinës,

do këndoj bilbili

te bliri Kostandinës!

“Të jesh grek është njësoj si të jesh shqiptar!” letra e djaloshit të vogël që shtangu grekët

Një histori e pazakontë dhe prekëse ka qarkulluar gjerësisht në mediat greke gjatë ditëve të fundit, pasi një letër e shkruar nga një djalosh i vogël është bërë virale në rrjetet sociale. Letra u shkrua si pjesë e një detyre të dhënë nga trajneri i skuadrës sportive ku fëmija merr pjesë, me temën: “Çfarë do të thotë të jesh grek?”

Ajo që pritej të ishte një përgjigje e thjeshtë fëmijërore, u shndërrua në një reflektim të thellë mbi identitetin, barazinë dhe humanizmin. Fjalët e tij u interpretuan gjerësisht si një mesazh i qartë kundër nacionalizmit të tepruar dhe idesë së epërsisë etnike, duke i dhënë kuptim shprehjes se “nga të vegjlit dhe të çmendurit mëson të vërtetën”.

Në letrën e tij, djaloshi shkruan se “të jesh grek është njësoj si ai shqiptari, siriani, amerikani, gjermani apo turku”. Ai nënvizon se të gjithë njerëzit lindin dhe vdesin me të njëjtën vlerë, pa dallime, duke shtuar se askush nuk vjen në jetë me një avantazh të lindur ndaj të tjerëve.

Sipas tij, të jetosh në Greqi nuk të bën më të veçantë se dikush që jeton në një vend tjetër. “Dallimi i vetëm,” shkruan ai, “është se këtu ka më shumë diell dhe det.” Me këtë fjali të thjeshtë, ai i çarmatos pretendimet e atyre që besojnë se përkatësia kombëtare përcakton vlerën e dikujt.

Djaloshi nuk nguron të prekë edhe anën e errët të shoqërisë, duke theksuar se “gjëja negative është se ka grekë që besojnë se statusi i tyre i bën ata superiorë ndaj të tjerëve.” Ai kujton se barazia është thelbi i ekzistencës njerëzore: “Ne të gjithë kemi lindur të barabartë, ashtu siç do të vdesim.”

Në fund, ai i jep një mesazh universal jetës: vlera e secilit njeri nuk qëndron në kombësinë, por në ndikimin pozitiv që veprimet tona lënë tek të tjerët dhe tek planeti.

Letra e tij ka nxitur reagime të shumta pozitive, duke prekur prindër, mësues dhe qytetarë të thjeshtë, të cilët e kanë cilësuar djaloshin si shembull të pastërtisë dhe mençurisë fëmijërore. Për shumëkënd, mesazhi i tij është një kujtesë e fuqishme se humanizmi nuk njeh kufij dhe se mësimet më të rëndësishme shpesh vijnë nga zëri i një fëmije.