Deklarata e fortë që “trnditi” shtëpinë dhe ndezi rrjetin( Video )

Unë jam përtej të gjithëve. Kam mundësi reale ta fitoj këtë. Ka më të mirë se unë në këtë shtëpi? Jam super i sigurt për këtë gjë.”

Këto fjalë të Stenaldos, të thëna sot, shënuan një ndryshim të papritur në sjelljen e tij, duke shkaktuar menjëherë stuhi reagimesh brenda dhe jashtë shtëpisë.

Komentet shpërthyen:

– “Mos u trego arrogant!”

– “Vetëbesim apo mendjemadhësi?”

– “Më në fund po flet si fitues!”

– “Ky është Stenaldo që duam të shohim!”

Ndërsa një pjesë e publikut e akuzon për arrogancë, të tjerë e shohin këtë si momentin kur ai po shfaq karakterin e vërtetë të një fituesi.

Vetëbesim ekstrem apo strategji e zgjuar?

Fillimi i fitores apo rënia e tij më e madhe?

Një gjë është e sigurt:

Stenaldo sot u kthye në qendrën absolute të vëmendjes dhe rrjeti po zien!

💬 Po ti, si e sheh këtë ndryshim të Stenaldos? Fitues apo arrogant?

⬇️ Komento dhe shpërndaje!

Video Player

Do e paguajnë dhe të gjithë emigrantët! Për herë të parë, Qeveria shton ‘taksën’ e fortë që do rëndojë xhepat e shqiptarëve

Qeveria pritet të miratojë brenda këtij muaji nismën për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Kjo nisëm e hartuar nga Ministria e Financave ka mbaruar fazën e konsultimeve dhe tashmë është në fazën finale të miratimit në qeveri. Lajmin e konfirmoi ministri i Financave Petrit Malaj.

“Ky projektligj do të miratohet në qeveri këtë muaj. Kemi mbaruar fazën e konsultimeve dhe nisma është shumë pozitive, pasi adreson një fenomen që Shqipëria është e rrezikuar, atë të dëmeve nga tërmetet. Më pas, drafti do t’i nënshtrohet diskutimeve në Kuvend për detajet dhe hyrjen në fyqi të tij”, – tha Malaj.

“Jemi ende herët për të thënë shifra të tilla. Ajo që është e sigurt që primi apo tarifa që do të vendoset do të jetë e përballueshme nga çdo familje. Mbi të gjitha, këtë proces do ta menaxhojë shteti, pra do të jetë një agjensi shtetërore që merret me të gjithë ecurinë e procesit”, sqaroi Malaj në emisioni “E-ZONE”.

Pas tërmetit tragjik të 2019, qeveria ka vendosur që dëmet nga tërmeti si një vend me risk të lartë, t’i përballojë me sigurimin me detyrim të banesave. Çdo familje do të paguajë një tarifë vjetore në rast të dëmeve që do të shkaktojë një tërmet i mundshëm. Por çfarë parashikon të mbulohet nga kjo tarifë?

Nisma është përfshirë në debate, nëse tarifa do të jetë e unifikuar nga veriu në jug, mbi të gjitha pse ajo përfshin vetëm dëmet nga tërmetet kur fatkeqësitë natyrore që prekin vendin janë dhe përmbytjet apo zjarret. Mbi të gjitha, debati më i madh i kësaj nisme është: A duhet të jetë me detyrim një sigurim i tillë?

Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë duke u ushtruar në palestër ish-basketbollisti i Kombëtares, vëllai i Ema Andreas

Ditët e fundit të këtij viti kanë sjellë një lajm të zi për sportin e Basketbollit dhe Dinamos, pasi ish-basketbollisti Enea Andrea ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur dhe parakohshme, në moshën 54-vjeçare.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një palestër sportive gjatë orarit që ai ushtrohej, por që këtë gjerë shkoi për të mos u kthyer më. Rreth 7 vite më pare ai kaloi një problem me zemrën pas të cilit u rikthye në formën optimale fizike dhe që prej asaj periudhe ushtrohej çdo ditë.

Një lajm i hidhur për sportin e Basketbollit dhe median shqiptare ku ai prej disa vitesh kryente edhe rolin e specialistit në komentet televizive të basketbollit amerikan NBA dhe jo vetëm.

Enea Andrea është gjithashtu vëllai binjak i aktores të njohur shqiptare Ema Andrea. Ai luajti për shumë vite basketboll si pjesë e ekipit të Dinamos dhe ekipit kombëtarë.

“U njohëm në FB, më mori 14 mijë EURO”, e dënuar me 7 vjet BURG për mashtrim, ekstradohet nga Spanja 42 vjeçarja nga Pogradeci!

Një 42-vjeçare është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë.

Marjana Gjona është dënuar nga Gjykata e Pogradecit me 7 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të bashkëpunimit të konsoliduar ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Spanjë dhe në Gjermani, u finalizuan në kuadër të operacionit “The Ëanted”, procedurat për ekstradimin:

-nga Spanja, në Shqipëri, të shtetases Marjana Gjona, 42 vjeçe, e cila është dënuar në vitin 2019, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda;

-nga Shqipëria, në Gjermani, të shtetasit Metehan Tutuncu, 26 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Aschaffenburg, Gjermani, në vitin 2023, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Detaje të reja nga hetimet për atentatin e Rinasit: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Hetimet për atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku u ekzekutuan Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri janë fokusuar te vëzhgimi i qindra kamerave sigurie për të shkuar te gjurmët e autorëve.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë janë siguruar të dhëna me interes për grupin hetimor. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se autorët, pasi kryen atentatin dhe dogjën mjetin tip Toyota me targa greke që përdorën në krim në fshatin Halil, janë larguar me një mjet të kamufluar si ambulancë.

Hetuesit kanë dyshime që mjeti i kamufluar si ambulancë ka qenë në zonën pranë rrethit të Rinasit kur ka ndodhur atentati dhe më pas është larguar në drejtim të fshatit Halil pasi kanë pritur që vrasja u krye.

Autorët pas ngjarjes e dogjën mjetin Toyota që përdorën në krim në një zonë të pyllëzuar dhe kodrinore në fshatin Halil, aty ku dyshohet se i priste edhe mjeti tjetër i kamufluar si ambulancë për t’u larguar në drejtim të paditur./ A2 CNN

Parashikimi i horoskopit për 2026-ën

Fundi i vitit na gjen duke planifikuar se çfarë do të arrijmë gjatë 2026-ës, por nuk do të ishte keq po të hidhnim një sy nga astrologjia. Viti i ardhshëm do të ketë lëvizje të rëndësishme astrologjike për të gjitha shenjat, ku edhe ndryshimet më të vogla do të jenë domethënëse.

Siç parashikon Chrysanthi Kalogeri në programin “Shije Shtëpie”, gjysma e parë e vitit nuk do të jetë shumë e qëndrueshme. Periudha e verës sjell fat për të ndërmarrë rreziqe, për të shijuar dhe për të ndryshuar jetën tonë.

Për disa shenja do të ketë të ardhura financiare, të tjera do të gjejnë dashurinë, do të ndahen apo do të pësojnë ndryshime në karrierë. E sigurt është që në 2026 nuk do të mungojnë surprizat.

Dashi

2026 nuk do të jetë një vit i lehtë, por me shanse. Sfidat dhe vështirësitë do të sjellin shanse që ju çojnë në zhvillim. Do të hidhni themelet e jetës suaj, ndaj kujdesuni që të jenë të forta. Kalimi i Saturnit e Neptunit në shenjën tuaj shënon fillimin e një cikli të gjatë për ju. Disa prej jush morën një shije gjatë 2025. Kalimi i Saturnit kërkon të jeni të disiplinuar, të organizuar, të tregoni mençuri dhe të mbani përgjegjësi për të përballuar pengesat. Gjëra të mira vijnë në pjesën e dytë të 2026 me Jupiterin në shtëpinë e pestë që do të sjellë fat, gëzime, dashuri të re apo një fëmijë. Vijoni të jeni parashikues në sferën financiare deri më 26 prill. Në aspektin social mund të keni ndryshime, miq që largohen dhe njerëz të fuqishëm që hyjnë në jetën tuaj. Jini me këmbë në tokë, lini mënjanë zhgënjimet e iluzionet dhe organizimi s’duhet të mungojë ose mund të hasni vështirësi të paimagjinueshme. Në gjysmën e parë të vitit favorizoheni nga shtëpia, familja e prona, kurse në të dytën keni shanse në erotizëm, krijimtari e financa.

Demi

Më në fund çliroheni në datën 26 prill nga Urani ku kaluat një periudhë që ju nxjerr nga siguria e domosdoshme për përditshmërinë tuaj dhe do të qetësoheni. Deri atëherë jini të kujdesshëm gjatë shkurtit, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Ndryshimet parashikohen edhe për të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës ku mund të hyjnë njerëz të rinj në jetën tuaj, madje mund të keni ndryshime në jetën sociale, karrierën dhe punën tuaj. Mund të merrni drejtim tjetër në karrierë. Pas prillit dhe për 7 vjet duhet të jeni parashikues në sferën financiare, të organizoheni mirë sepse do të keni edhe periudha të vështira. Në gjysmën e parë të vitit do të mbështeteni nga njerëzit tuaj, kurse në të dytën priten zhvillime të fuqishme në aksin karrierë-jetë sociale-familje-punë. Mund të përmirësoni kushtet e jetësës, të mendoni për një shtëpi të re, të zhvendoseni ose të vijë një person i ri në familje apo të keni mbështetje e gëzime nga familja.

Binjakët

Më në fund do të dilni nga një periudhë e vështirë, keni kaluar sfida në jetën sociale e profesionale, pengesa e plogështi. Do t’i lini pas dhe me Uranin në shenjën tuaj mund të hasni një pasiguri ose dalje nga zona e rehatisë. Shiheni me mendje të hapur dhe mendoni që do të jetë shumë pozitive sepse do të ketë njerëz të rinj, ide e rrugë të reja në jetën tuaj. Jini të kujdesshëm që nëse këto ndryshime vijnë nga ana juaj dhe në kërkim të një lirie kur jeni nën presion, shihini mirë ndryshimet. Mos veproni në mënyrë impulsive. Është vit shumë i mirë për financat ku në 6-mujorin e parë favorizoheni ndaj kapni shanset. Në pjesën e dytë të vitit ka shanse për takime interesante që do t’ju ndryshojnë jetën ose promovoni punën tuaj. Miq të rinj do të futen në jetën tuaj dhe do t’i qëndrojnë kohës, kurse të tjerë do t’ju zhgënjejnë. Planet e së ardhmes do të pësojnë një ndryshim, ndaj mos i shprehni para kohe.

Gaforrja

Një vit që ka ende shumë për t’ju dhënë, dhurata deri më 30 qershor, kurse pjesa e dytë e vitit sjell të ardhura financiare nga puna juaj. Jini të kujdesshëm në rrjetin social e punën tuaj sepse një mbështetje mund të largohet. Mos ekspozoni jetën personale sepse në të ardhmen mund të hasni njerëz që duan të përfitojnë. Do të keni një dashuri të fortë ku mund të mënjanoni gjithçka në jetën tuaj. Përfitoni nga zhvillimet financiare që do të plotësojnë dëshirat dhe jo vetëm nevojat.

Luani

Tema kryesore janë marrëdhëniet e bashkëpunimet, do të keni ndryshime rrënjësore në to dhe në karrierë e jetën sociale. Mund të keni ndarje dhe njerëz të rinj, marrëdhënie që do të lënë gjurmë do të hyjnë në jetën tuaj me kalimin e Jupiterit në shenjën tuaj ku do të keni shanse të krijoni, të dashuroni, të shkëlqeni, por jini të ekuilibruar me entuziazmin. Priten shanse në shtator dhe gjërat që do të realizoni do të vendosen në themele të reja, një ëndërr që vjen në jetë. Kujdes me çështjet ligjore dhe disa do të kenë një hob të ri që do ju japë gëzim apo ta ktheni në punë. Njerëz të rinj do të hyjnë në jetën tuaj, kurse të tjerë mund të largohen.

Virgjëresha

Jeta sociale, karriera dhe përditshmëria janë temat kryesore për ju. Karriera juaj mund të ndryshojë që i shërbejnë përmirësimit të përditshmërisë suaj, madje mund të pësoni një metamorfozë. Përshtasni përditshmërinë në mënyrë që të jetë në funksion të shëndetit. Në shtëpinë e gjashtë keni Plutonin dhe nëse bëni punë të rënda, do ta ndieni ndikimin në vitet e ardhshme. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet pësojnë ndryshime e vështirësi. Është momenti të hyni në një lidhje të re që në fillim mund të mos ketë qëndrueshmëri, por me durim dhe kujdes do të keni shanse të mira. Pjesa e dytë e vitit është shumë favorizuese për jetën intime, me familjen, programoni hapat e mëtejshëm sepse në 2027 Jupiteri kalon te ju dhe sjell gjëra të mira. Kujdes me sferën financiare, mos hyni në borxhe dhe mund të keni ndihmë e mbështetje.

Peshorja

Disa nga ndryshimet që do të ndodhin në 2026, i shijuat që në 2025. Kryesorja tanimë janë marrëdhëniet e bashkëpunimet ku kaloni në një fazë të re jete. Është e rëndësishme të vlerësoni njerëzit që ju afrohen, marrëdhëniet personale e profesionale, pa mbi apo nënvlerësim. Nëse tejkaloni, do të keni zhgënjime, vështirësi, ndarje që do t’i lënë vend diçkaje të re. Aksi tjetër kryesor është ana emocionale dhe rrjeti miqësor e social. Në këtë të fundit, jeni të favorizuar gjatë gjithë 2026, sidomos deri më 30 qershor ku do të keni shanse dhe do të gjeni njerëzit e përshtatshëm që do të mbështesin qëllimet e synimet tuaja, por edhe njeriun e zemrës. Do të keni ndryshime me planet e së ardhmes për të shkuar jashtë shtetit apo për studime. Jini të përpiktë në çështjet ligjore. Hapet një trajektore e re dhe kujdesuni të jetë sa më e bukur.

Akrepi

Një vit i rëndësishëm që sjell ndryshime thelbësore në familje, shtëpi e vendbanim. Këto do t’i ndieni në pjesën e parë të 2026, sidomos në shkurt me eklipsin e datës 17, ku ndikohen më shumë të lindurit në 10-ditëshin e tretë. Edhe të lindurit në ditët e para janë në fazë ndryshimesh rrënjësore. Jeni në një periudhë shumë favorizuese gjatë gjithë vitit ku në pjesën e parë do të keni mundësinë për lëvizje që hapin rrugë në karrierë, mund të udhëtoni dhe ta projektoni mirë të ardhmen. Pjesa e dytë e 2026 sjell shanse në jetën sociale që do të sjellin burime të ardhurash. Kryesorja është të fokusoheni në përditshmëri, ta organizoni që t’i shërbejë forcimit të shëndetit tuaj.

Shigjetari

Është një vit shumë aktiv, me veprimtari dhe shanse që sjell themele e gjëra të bukura në jetën tuaj. Kalimi i Jupiterit në Luan më 30 qershor favorizon planifikimin e të ardhurave, por edhe Saturni e Neptuni në Dash do të krijojnë themele pozitive për një jetesë sa më të mirë. Në pjesën e parë të 2026 përqendrohuni te përditshmëria dhe organizojeni sa më mirë.

Bricjapi

Një vit ku duhet të fokusoheni te të ardhurat e financat ku do të keni shanse shumë të mira, sidomos në pjesën e dytë të tij. Në pjesën e parë, sidomos në fund të janarit e në shkurt kini kujdes me iniciativat, sidomos në investime që të mos ju nxjerrin jashtë planeve e buxhetit. Është vit shumë pozitiv për marrëdhëniet e bashkëpunimet, por një temë që mund t’ju shqetësojë pak do të jetë aspekti familjar ose çështje që lidhen me pronën e shtëpinë, sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës. Do të favorizoheni në marrëdhëniet personale e profesionale, mjafton të jeni të kujdesshëm.

Ujori

Një vit shumë i rëndësishëm, sidomos në pjesën e dytë ku eklipset hënore do të ndodhin në aksin Ujor-Luan dhe do të keni ndryshime që do të ndodhin pavarësisht vendime tuaja. Jeni në një fazë transformimi, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës që do ta ndiejnë edhe më tepër, por edhe ata të lindurit në ditët e fundit që do t’i shohin deri në fund të prillit. Pjesa e dytë e 2026 sjell shanse në marrëdhënie e bashkëpunime ku do të gjeni njerëz që do t’i japin fund beqarisë. Disa mund të kenë ndarje, por kjo duhet të bëhet me qëllim që të vijnë njerëz të rinj.

Peshqit

Vjen fundi i një periudhe të vështirë e stresuese që ju plogështoi. Keni përpara gjëra të mira, dhuratat që nuk ua dha 2025 do t’i merrni deri më 30 qershor. Nga mesi i marsit e deri në fund të qershorit 2026 do t’i marrë gjysma e dytë e shenjës. Pas kësaj date, do të keni të ardhura financiare dhe gjithçka për të cilën jeni munduar, do të shpërblehet. Duhet të fokusoheni në jetën personale, mund të keni disa shqetësime më të mëdha, kujdesuni për shëndetin e prapaskenat që mund të thuren ose të implikoheni. Kalimi i Uranit në Binjak në datën 26 prill do të nisë një periudhë ndryshimesh për ju që do ta ndiejnë të lindurit në muajin shkurt. Do të dilni herë pas here nga zona e rehatisë, do të ndryshoni shtëpi apo punë, por do të përshtateni shumë mirë.

Xhodi dhe Krist Dragoti në lidhje?

Ditën e djeshme, Xhodi ishte e pranishme në “BBVA Fan Club”, ku foli për rrugëtimin e saj të shkurtër brenda reality show-t.

Gjatë diskutimit, ajo zgjodhi të mos komentojë një mesazh të ardhur në redaksi, i cili lidhej me raportin e saj me Krist Dragotin. Kjo zgjedhje ka nxitur reagime dhe dyshime te publiku, duke lënë të hapur pyetjen nëse mes tyre ekziston një lidhje.

Epike/ Kandidati për deputet pranon humbjen me këngën e Medës: Ma mirë mos t’isha gjallë, të dielën mbrëma

Ermal Sadiku, kandidat i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për deputet, ka reaguar me ironi pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura të dielën, duke zgjedhur rrjetet sociale si formë shprehjeje ndaj zhvillimeve politike.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas numërimit të mbi 94 për qind të votave, rezulton se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë forcë e parë me rreth 49.92 për qind të votave. Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.15 për qind, ndërsa LDK-ja pozicionohet në vendin e tretë me 13.81 për qind.

Në reagimin e tij, Sadiku ka publikuar në Facebook një video të shkurtër, e shoqëruar me një këngë të këngëtarit Meda. Në sfond dëgjohet fraza “Ma mirë mos t’isha gjallë të dielën mbrëma”, e cila është interpretuar nga ndjekësit si një reagim ironik dhe simbolik ndaj rezultatit të dobët të partisë së tij në këtë proces zgjedhor.

Postimi ka nxitur komente dhe reagime të shumta në rrjet, ku disa e kanë parë si një mënyrë të lehtë dhe humoristike për të reflektuar zhgënjimin pas zgjedhjeve, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar si kritikë indirekte ndaj performancës së LDK-së.

Ndërkohë, me avancimin e numërimit të votave, rezultatet nuk kanë shënuar ndryshime të mëdha. Deri tani, kur janë numëruar mbi 96 për qind e votave, LDK vijon të mbetet në vendin e tretë me rreth 13.77 për qind, duke konfirmuar rënien e saj krahasuar me zgjedhjet e kaluara dhe duke hapur diskutime për reflektim dhe riorganizim brenda partisë.

VIDEO

Marrëveshja e Turqisë me Sirinë për naftën dhe gazin që pritet të rrisë tensionet me Greqinë

Turqia po përgatitet të nënshkruajë një marrëveshje të madhe me Sirinë në vitin 2026 për kërkimin e energjisë në det. Ky hap vjen pas rrëzimit të qeverisë së Bashar al-Assad dhe pritet të rrisë tensionet me Greqinë dhe Qipron.

Ministri turk i Energjisë, Alparslan Bayraktar, njoftoi se dy vendet kanë arritur një dakordësi paraprake. Sipas tij, në vitin 2026 do të nisë kërkimi për burime të mundshme të gazit dhe naftës përgjatë bregdetit sirian. Turqia synon të dërgojë anijet e saj për kërkime sizmike për të parë se çfarë fshihet në nëntokën detare.

Ky afrim i shpejtë mes Ankarasë dhe Damaskut të ri po vëzhgohet me kujdes nga Athina në Greqi dhe Nikozia në Qipro.

Ekziston frika se Turqia dhe Siria mund të krijojnë një “Zonë Ekskluzive Ekonomike” të përbashkët, gjë që do të ndryshonte hartën e fuqisë në Mesdheun Lindor, ku konfliktet për kufijtë detarë janë të vjetra.

Turqia tashmë është bërë lojtari kryesor në rindërtimin e Sirisë. Ja disa nga projektet kryesore:

Gazsjellësi Kilis-Alepo: I përfunduar në qershor 2025, ky tubacion do të dërgojë 2 miliardë metra kub gaz çdo vit drejt Sirisë.

Energjia Elektrike: Po ndërtohet një linjë tensioni të lartë që do të bashkojë rrjetet elektrike të dy vendeve në fillim të vitit 2026.

Impiante Gjigante: Kompani turke, amerikane dhe nga Katari kanë nënshkruar një marrëveshje prej 7 miliardë dollarësh për të ndërtuar centrale gazi dhe një impiant gjigant diellor në Siri.

Duket se Turqia po përdor energjinë si “urë lidhëse” për të forcuar ndikimin e saj mbi Sirinë e pasluftës. Ndërsa marrëveshja e vitit 2026 pritet të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi që do të furnizojë Sirinë me energji, por që mund të ndezë sërish “fitilin” e debateve diplomatike në Mesdhe.

“U dashurova me një vajzë që i njihte mirë trenat”, Stenaldo përlotet kur rrëfen historinë e tij: Isha aq i dashuruar sa…

Stenaldo Mëhilli ka hapur zemrën gjatë një bisedë të ndjerë me Stine, ku rrëfeu dashurinë e tij për një vajzë.

28-vjeçari u shpreh se ishte shumë i përfshirë dhe, i dashuruar sa që nuk donte t’ia dinte për asgjë tjetër.

“Kam qenë në një moment shumë i dashuruar me një vajzë… kthehesha një ditë me tren, nga ata të shpejtët, dhe kaloja nga Boni. Ishte nga këta trenat dy katësh, me dhoma. Rastis me një dhomë me një zotëri. U futa brenda dhe u ula në kabinë me ata, biseduam shumë. Isha aq i dashuruar sa s’doja ta dija se çfarë ndodhte, as ku hipja, as ku zbrisja, as ku vritesha.”, rrëfeu Stenaldo.