Belindi si “zar” i Belindës- Dalin mesazhet, Këlliçi: “Protestojmë kur të doni ju” (Ja si thurnin planet kunder Rames dhe…))

Belind Këlliçi komunikonte me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që drejtohej nga Belinda Balluku, teksa dyshohet për të organizuar protestat anti qeveri për prishjen e Teatrit Kombëtar. Report Tv ka zbuluar ekskluzivisht mesazhe mes Këlliçit dhe Arbër Avramit, për 6 vite administrator i ‘Albgaz’, majin e vitit 2020, kur vartësi i Balluku i kërkonte deputetit të Berishës sjelljen e protestuesve.

Ishte maji i vitit 2020 dhe kryetari i atëhershëm i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ishte një prej më aktivëve në protestat që bëheshin për Teatrin Kombëtar Më 17 maj godinat e Teatrit Kombëtar u shembën për t’i hapur rrugë ndërtimit të teatrit të ri, ndërsa protestat të fokusuara kundër Bashkisë së Tiranës dhe me akuza të forta ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj vijuan edhe disa ditë më vonë.

Belind Këlliçi më 17 maj shoqërohet për në komisariat ndërsa pretendonte në atë kohë se ishte dhunuar edhe nga policia e shtetit. 5 vite e gjysmë më vonë, Report Tv ka zbuluar ekskluzivisht dokumente, që mund të vërtetojnë psenë e ‘devotshmërisë së pashoqe’ të Belind Këlliçit në protestat, kundër Ramës dhe Veliajt, në atë kohë.

Këto komunikime i përkasin datave 19 maj dhe 21 maj 2020. Janë siguruar nga screenshot të zbuluara në telefonat e drejtorëve nën varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të sekuestruar në kuadër të hetimeve ndaj ministres Belinda Balluku dhe disa vartësve të saj.

Mesazhet në këto dy screenshot shkëmbehen mes Belind Këlliçit dhe një personazhi tjetër Arbër Avramit. Në atë kohë Avrami ishte vartës i Belinda Ballukut pasi prej vitesh drejtoi kompaninë shtetërore të gazit, “Albgaz”, në varësi të Ministrisë së Energjisë. Arbër Avrami u riemërua edhe dy herë të tjera ngas Balluku në atë pozicion me mandat 3-vjeçar, 6 prill 2021 dhe më 15 prill 2024, për t’u larguar më pas shtatorin e 2024-s. Avrami konsiderohet si një prej njerëzve më të afërt të Belinda Balluku, ndërsa është raportuar kjo fotoja nga mediat më herët teksa shihet vetë kreu i “Albgaz” që shoqëron ministren teksa kryen blerje në dyqane luksoze në Athinë.

Të rikthehemi te mesazhet. Belind Këlliçi me këtë numër telefoni që përfundon me 011, që Report Tv e ka verifikuar që e posedon deputeti i PD, i shkruante Arbër Avramit 19 majin e vitit 2021: “Bëhem dhe unë të enjten. Si të doni”. Zyrtari i lartë, vartës i Ballukut i shkruante po atë ditë vetëm pak minuta më pas“mund të marrësh dhe ca protestues të enjten dhe të na bashkoheni”

Komunikimi vijon të enjten, pikërisht më 21 maj 2020. Nga komunikimi mes tyre duket se protesta është shtyrë. Arbër Avrami i shkruan Belind Këlliçit: “Atëherë nesër, nëse janë dakord të tjerët, të bëhen mbylljet totale”. Gatishmëria e Këlliçit ndaj drejtorit Avramit është 100%: Unë si të doni, sot e nesër.

Pra kreu i FRPD në atë kohë, një prej zyrtarëve më të lartë të opozitës, Belind Kellici, shprehet se është i gatshëm të marrë pjesë “sot e nesër”, duke lënë të hapur datën sipas nevojës së grupit.

Fakti është që më 22 maj 2020, të nesërmen e këtij komunikimi u organizua protesta e radhës kundër prishjes së Teatrit, e organizuar zyrtarisht nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Nën kamuflimin e ‘Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit’ u organizuan më pas edhe për vitet në vijim dhjetëra protesta para Bashkisë së Tiranës, me në krye Belind Këlliçin, që kërkonte arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Vetëm një muaj më parë, ishte vetë Sali Berisha që artikuloi publikisht se Belind Këlliçi u ndihmua nga zv. kryeministrja Belinda Balluku në protestat kundër Erion Veliajt para Bashkisë së Tiranës.

Deklarata e Berishës u bë nga selia blu, ku zv.kryeministren Balluku të pandehur për tunelin e Llogarasë, e quajti si hajduten më të madhe në histori, por tha se ndaj saj nuk do të bëjë protesta dhe flet për një luftë tjetër të brendshme, këtë radhë në kampin rozë.

Një detaj shumë i rëndësishëm për marrëdhënien mes Belind Këlliçit dhe vartësit të Belinda Ballukut, është fakti se Arbër Avrami kishte për një periudhë të gjatë kohe këshilltar të posaçëm vëllain e deputetit të Berishës, Reshard Këlliçi. Vëllai i Belind Këlliçit punoi në institucionin në varësi të Ballukut me një pagë prej 1.9 milionë lekësh të rinj.

Akuzat që protestat e Këlliçit para bashkisë janë financuar nga Balluku janë artikuluar edhe herë të tjera, madje edhe nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në intervistat dhënë tek televizioni i familjes Berisha. Por është hera e parë që dalin fakte që lidhen stafin e Belinda Ballukut edhe me protestat e Teatrit, ndërkohë që në shënjestër të opozitës nuk ishte vetëm Erion Veliaj, por edhe Kryeministri, i cili sapo e kishte emëruar Belinda Ballukun ministre dhe pas dy vitesh i besoi rolin e zv.kryeministres së vendit.

Ηαbit 28-υj. eçarja me dekΙaratën: S’kam ρasυr ndonjëherë të dα. shυr e as kam ρυt hυr por dua të kem një fë. mijë…

Habit 28-vjeçarja me deklaratën: S’kam pasur ndonjëherë të dashur e as kam puthur por dua të kem një fëmijë.

28-vjeçarja ka thënë se s’ka pasur fare të dashur dhe se nuk ka put hur fare.

Mirëpo ajo ka vendosur që të bëhet nënë.mm.

Ajo thotë: “Unë gjithmonë kam dashur fëmijë dhe nuk mund ta shoh veten duke mos i pasur.

Kjo është arsyeja pse unë doja të ng rija vezët e mia tani, ndërsa ato janë ende të reja dhe të shëndetshme.

Ajo është në një histori dashurie tashmë me Curtis Pritchard. 

Këto shenja tregojnë se b. υrri bën … ks edhe me d. ikë tjetër

Kur jemi të dashuruar, shpesh nuk vërejmë disa shenja që realisht janë shumë të rëndësishme për të kuptuar gjendjen e një çifti.

Shpesh mendojmë se po jetojmë një histori të mrekullueshme dashurie, por në realitet ne kemi një person që nuk na do dhe nuk dëshiron të jetë me ne, shkruan ShkodraNews. Ne shohim anët pozitive edhe kur në realitet ato janë vetëm negative.

Kur bëhet fjalë për dashuri, ne jemi shumë të mirë në kapjen e shenjave të diçkaje që nuk shkon tek çiftet e tjera. Kur është fjala për marrëdhëniet tona, nuk duam t’i shikojmë ato sinjale.

Ka disa qëndrime që mund të vërejmë tek partneri për të kuptuar nëse ai me të vërtetë na do e të tjera që tregojnë se ai nuk na do më, shkruan ShkodraNews. Ja cilat janë shenjat që tregojnë se partneri nuk na dashuron më:

Është i vrazhdë për ju: Nëse është me miqtë dhe me ju sillet ndryshe, deri në atë pikë sa nuk e njihni, nuk ju do më.

Gjithmonë ju fajëson: Kur përpiqeni t’ja bëni atë të qartë, ai zemërohet dhe përpiqet të ju fajësojë për çdo problem.

Biseda të padobishme: Jo interesante, banale, të kota. Dhe këto nuk flasin për të ardhmen. Të paktën, jo për të ardhmen tuaj së bashku.

Dashuria nuk është më e njëjtë si më parë: Natyrisht, e dimë se ndjenja zhvillohet, por rritet, bëhet diçka tjetër, nuk zhduket.

Ai është gjithmonë në botën e tij dhe ju nuk jeni pjesë e kësaj bote, ai kurrë nuk është i vëmendshëm ndaj jush dhe nevojave tuaja.

Ai kurrë nuk ju përfshin në planet e tij: Ai gjithmonë përdor fjalën unë dhe kurrë nuk thotë “Ne”. Ai nuk ka plane për ju së bashku.

Ai gjithmonë preferon të jetë diku tjetër: Ju jeni gjithmonë opsioni i tij i fundit, sepse ai preferon të jetë ..

Nëna nga Korça flet hapur fare: Jam shumë krenare që kam trα. dhëtυαr bυrrin

Unë që po ju shkruaj jam një nënë me dy fëmijë nga një zonë afër Korçës.

Jam martuar para tetë vjetësh me një djalë që jetonte vetëm 40 minuta larg nga zona ku jetoja unë me familjen time.

Për këtë djalin ndërhyri xhaxhai im.Pretendenti, që më pas u bë burri im, jetonte prej disa vitesh në Greqi, bashkë me vëllain e tij.

Prindërit e mi jetonin në Itali dhe unë jetoja bashkë me gjyshen, por kur u fejova, ata erdhën e ndenjën disa muaj derisa u martova unë, pastaj ikën përsëri te vëllai im sepse jetonin me atë.

Gjatë kohës që isha e fejuar, i fejuari im vinte shpesh nga Greqia dhe më trajtonte mirë, por unë nuk isha shumë e entuziazmuar prej kësaj fejese,

e kisha marrë më tepër si diçka që duhej ta bëja sa për sy e faqe, sepse më kishte kaluar koha për t’u martuar.

Të paktën kështu e mendonin prindërit dhe fisi im, sepse unë as që e kisha ndërmend të martohesha.

Djali ishte simpatik e tërheqës dhe kjo gjë më pëlqente, edhe pse në mendjen time nuk ishte e rëndësishme që ai të ishte patjetër i bukur, por ime më,

më thoshte gjithmonë që burri duhet të ketë patjetër autoritet dhe të jetë i pashëm, që të ketë lezet kur të hyjë në derë…

Εmigranti shqiptar: Erdha nga Italia ta m. artoj, ajo mu më la “me gίsht në g. οjë”

Një emigrant shqiptar që jeton në Itali është refuzuar nga vajza që i kishin premtuar të merrte për nuse. Motivin dhe historinë e tij, ka rrëfyer ai. “Erdha nga Italia për t’u fejuar me vajzën që më kishte pikasur gjyshja, por gjithë mundi më shkoi kot.

Jam 34 vjeç dhe kam shumë vite që punoj e jetoj në shtetin italian. Jam nga Bahçallëku. Kam pasur disa lidhje atje, por asgjë serioze sa me shku deri nē fejesë.

Nuk është se të huajat s’janë të ndershme, sepse kam shokë shkodranë që kanë marrë alamet vajzash italiane, por unë se kam pas risk.

Gjithësesi, para 7 muajsh më thonë prindërit e nana në Skype që më kanë gjet një vajzë shkodrane të kullume, qeshur e të respektume.

Që se ka prek kush me dorë, e as në kafe se kanē pa me kënd. Më nisen emrin në Facebook, e nga fotot më ngjiti direkt. Më pranoi ftesën, edhe me lejen e familjes së saj nisem me fol. Ishte e zgjuar dhe më bënte dhe për të qeshur.Shikovid

Мë bëri shumë përshtypje sepse që në fillim mē tha që do njihemi, nuk do fejohemi veç sepse thanë familjet. Por unë se mora seriozisht këtë fjalë të sajen.Folëm 5 muaj.

Ditë e natë. Unë ja shpreha ndjenjat, kurse ajo më thoshte do t’i them afër. Erdhi momenti me ardh dhe u takuam. Atë natë prisja që të rrija vetëm me të.

E çova në Velipojë tek hoteli ma i mirë e duke darkuar më thotë: Nuk do të fejohemi sepse mua më doli shkolla në Tiranē.

Ajo është 20 vjeçe, por shkolla këtë vit i doli. Dakord i thashë mund të vish ta bësh në Itali. Jo tha dua në Tiranë, e kam ëndërr të studioj e të mos iki nga vendi im. Mē ra si bombë. Ju përkushtova tepër e unë s’jam fëmijë.

Në Itali punoj në një firmë që merret me shtrim pllakash. Ndoshta më ka dashur me shkollë. Familja e saj mbeti shumë keq e na kërkuan falje. Prej asaj nate se kam parë e as kemi folur më.

Ka nis shkollën në Tiranë, por mua më ka mbetur mendja tek ajo. S’di pse sepse unë as nuk e putha.Tani më thotë familja për një tjetër vajzë, por e kam mendjen veç tek ajo dhe s’po di çfarë të bëj…”, shkruaj ai.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 8 Dhjetor 2025

Dashi

Do bashkëpunoni fort me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe gjithçka do shkoje me se miri. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do jene me te qete. Për beqaret do ketë takime te shumta, por ata duhet ta hapin zemrën jo te mbyllen ne vetvete. Nëse kryeni shpenzime te pamenduara financat do dobësohen tej mase. Kujdes!

Demi

Sot duhet ta ndryshoni rrënjësisht sjelljen tuaj përkundrejt partnerit sepse nëse vazhdoni me kokëfortësinë qe ju karakterizon do keni shume probleme. Beqaret duhet te bëhen gati për takime vendimtare. Shume gjera do ndryshojnë për ta. Ne planin financiar tregohuni inteligjente dhe largpamës. Po shpenzuat pa fund për ta kënaqur veten do keni vështirësi me pas.

Binjaket

Nëse lidhja juaj është e forte gjithçka do shkoje mire sot. Do kuptoheni për mrekulli me partnerin dhe do argëtoheni pa fund se bashku. Beqaret nuk duhet te kërkojnë dashuri si neper përralla sepse ato nuk ekzistojnë ne te vërtetë. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te kujdesshëm sepse gjendja nuk do jete me aq e qëndrueshme si me pare.

Gaforrja

Do e konsolidoni lidhjen tuaj gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni qe ne orët e para te mëngjesit problemet qe ju kishin dale. Nëse nga ana tjetër jeni ende beqare, sado qe te mundoheni te gjeni personin ideal nuk do ja dilni mbanë. Qe te mos mërziteni vete qëndroni me tepër me miqtë. Ne planin financiar do jete Urani qe do ju mbështesë fort. Nuk priten probleme.

Luani

Do ndiheni me te largët gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah dhe ndonjëherë do ju shkoje mendja t’i jepni fund lidhjes. Mos hidhni hapa për te cilat do pendoheni shpejt. Beqaret do fillojnë një histori dashurie shume te bukur dhe afatgjate. Financat menaxhojini me sa me shume kujdes sepse një gabim i vogël dhe gjerat mund te marrin tatëpjetën.

Virgjeresha

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën tuaj ne çift, sot do mundoheni te vendosni pak rregull. Ndonjëherë duhen bere edhe tolerime për te mirën e te gjithëve. Beqaret do kërkojnë perfeksionin tek një person prandaj edhe sot do mbeten vetëm. Shpenzimet duhet t’i pakësoni dhe nga ana tjetër te kryeni një riorganizim te të ardhurave. Kërkoni ndihmën e specialisteve.

Peshorja

Dite serish e vështirë kjo e sotme për te dashuruarit. Edhe pse do mundoheni shume, nuk do e ruani dot ekuilibrin. Neper mendje do ju shkojnë mendime pa fund. Beqaret me mire te mos ëndërrojnë shume sepse me pas realiteti do iu duket akoma me i hidhur. Financat do jene te mira, megjithatë nuk duhen ndërmarrë shume rreziqe. Hiqni ndonjë para mënjanë.

Akrepi

Nuk do keni për çfarë te ankoheni gjate kësaj dite sepse ne te vërtetë gjithçka do shkoje për mrekulli ne jetën tuaj ne çift. Partneri jo vetëm qe do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës, por dhe do ju toleroje jashtë mase. Beqaret do lodhen se kërkuari dashurinë, por ne fund do mund ta gjejnë atë. Ne planin financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohës ekuilibri.

Shigjetari

Do jeni me humor shume te mire gjate kësaj dite dhe do jeni gati ta toleroni me tepe rate qe keni ne krah. Marrëdhënia ne çift do ece ne rrugën e duhur. Beqaret nuk do i rezistojnë dot tundimit dhe do fillojnë aventura te këndshme. Gjendja e financave do jete mjaft delikate. Mire do jete te mos kryeni asnjë investim sepse do ju shkatërrojë.

Bricjapi

Dite mjaft romantike dhe emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo çast do jete i bukur, prandaj nuk do dëshironi qe dita te marre fund. Beqaret nuk do preferojnë ta fillojnë sot një lidhje edhe pse mundësitë do jene te mira. Me financat mundohuni te tregoheni sa me te matur qe te mundeni ne mënyrë qe gjendja te filloje te stabilizohet disi.

Ujori

Dite shume e ndërlikuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje te mëdha kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk do shkoje si ju e keni dashur. Beqaret me mire te mos hedhin asnjë hap sepse do lëndohen me shume sesa e kane menduar ndonjëherë. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe edhe sikur gjendja te jete e qëndrueshme.

Peshqit

Do jeni shume te përqendruar gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift dhe do mundoheni qe gjerat te shkojnë sa me mire. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim impresionues. Asgjë nuk do ndryshoje nga disa kohe me pare. Ne planin financiar do keni vështirësi për t’ia dale mbanë. Kërkoni ndihmën e familjareve ne rast nevoje.

Bima më e shtrenjtë në botë po lulëzon në Shqipëri

Shafrani konsiderohet si bima më e shtrenjtë që kultivohet aktualisht në Shqipëri, ndërsa çmimi i tij arrin rreth 20 euro për gram. Kjo bimë e rrallë, e njohur botërisht si “ari i kuq”, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e fermerëve, veçanërisht në zonën e Dumresë, ku vitet e fundit ka nisur kultivimi i saj me sukses.

Shafrani është një kulturë bujqësore delikate dhe e vështirë për t’u rritur. Përpunimi i tij kërkon durim, përkushtim dhe kushte të posaçme, pasi çdo lule prodhon vetëm disa pistila, të cilët përbëjnë erëzën e çmuar. Pikërisht kjo sasi e ulët prodhimi e bën shafranin një nga produktet më të vlefshme në tregun ndërkombëtar.

Në qarkun e Elbasanit, kultivimi i shafranit është kthyer në një burim të qëndrueshëm të ardhurash për disa fermerë. Dervish Elezi nga Belshi tregon se, pavarësisht kujdesit të madh që kërkon, shafrani është një investim i leverdisshëm. Sipas tij, një hektar tokë i mbjellë me këtë bimë prodhon vetëm 800 gram pluhur shafrani, duke e bërë atë jashtëzakonisht të vlefshëm.

Ai thekson se cilësia e shafranit të Dumresë është unike, falë kushteve specifike të tokës dhe klimës së zonës, cilësi që vështirë gjenden në vendet e tjera. Për këtë arsye, përveç tregut vendas, një pjesë e madhe e prodhimit eksportohet drejt Italisë, ku ka kërkesë të lartë dhe vlerësim të jashtëzakonshëm.

Edhe Nexhip Elezi, me mbi 10 vite eksperiencë në kultivimin e kësaj bime, nënvizon se pjesa më e vështirë e punës nuk është mbjellja, por procesi i tharjes dhe ndarjes së pistilave, i cili kryhet me kujdes të madh në ambiente të kontrolluara dhe higjienike.

Përveç vlerës ekonomike, shafrani njihet edhe për përfitime të shumta shëndetësore. Ai përdoret si një ilaç natyral kundër stresit dhe depresionit, ndihmon në zbutjen e simptomave të sëmundjes Alzheimer dhe është i pasur me vitaminë C, tiaminë, riboflavinë, niacinë, acid folik dhe vitaminë B6. Shafrani ka përdorime të gjera në kuzhinë, kozmetikë, parfumeri dhe prodhimin e vajrave natyralë.

Falë aromës së tij karakteristike, ngjyrës së artë dhe vlerave të rralla shëndetësore, shafrani mbetet një nga bimët më të çmuara të natyrës një kulturë që po gjen vend gjithnjë e më të rëndësishëm në bujqësinë shqiptare.

“Kujdes te ky pallati, do vritet ndonjëri nga këto fasadat e varura”

Një pallat shumëkatësh në zonën e Shkëmbit të Kavajës po rrezikon çdo ditë e më shumë jetën e qytetarëve që kalojnë poshtë tij, qoftë për shëtitje apo për punë të përditshme. Problemi lidhet me fasadën e godinës, nga e cila disa pjesë janë shkëputur dhe në çdo moment mund të rrëzohen, sidomos në kushte ere, duke rrezikuar kalimtarët.

Një qytetare, e cila kishte dalë për shëtitje me familjen, është shprehur e habitur dhe e shqetësuar nga gjendja e rrezikshme e fasadës. Ajo shkruan: “Përshëndetje! Ju lutem nëse mundeni ta publikoni se rrezikohet jeta e qytetarëve. Te Shkëmbi i Kavajës afër restorant Pampas. Nuk e kam idenë pse është në këtë gjendje, por ne ishim për shëtitje me fëmijën e vogël dhe na bëri përshtypje. Poshtë pallatit është shëtitore.

Nga fotot e mbërritura në redaksinë tonë duket qartë se disa pjesë të fasadës janë shkëputur dhe mund të bien nga momenti në moment. Institucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë sa më shpejt për të eliminuar rrezikun dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Rruga më e drejtë në botë, si është të ngasësh makinën 240 km pa kthyer timonin asnjëherë?

Një drejtues automjeti mund ta përshkojë të gjithë këtë rrugë pa pasur nevojë të kthejë timonin as edhe një centimetër, diçka krejt e pazakontë për çdo itinerar të gjatë.
Rrugët janë jetike për zhvillimin e shoqërive, ato lidhin njerëzit, lehtësojnë lëvizjen dhe nxisin rritjen ekonomike.

Edhe pse në planetin tonë ka qindra rrugë të gjata, njëra prej tyre veçohet sepse është më e drejta dhe më e gjata e këtij lloji. Duke përshkuar një shkretëtirë të ashpër, pa asnjë kthesë, aty ku qielli dhe toka duken sikur bashkohen, kjo rrugë përfaqëson një shembull të aftësisë krijuese njerëzore.

Por ku ndodhet saktësisht rruga që mban rekordin Guinness për rrugën më të drejtë në botë? Bëhet fjalë për autostradën Highëay 10, një rrugë që ka ndryshuar mënyrën e lëvizjes tokësore në qendrën e Arabisë Saudite.

Ajo mund të përshkohet e tëra pa kthyer timonin aspak, një fenomen i rrallë për çdo autoudhë të gjatë. Fillimisht u ndërtua si rrugë private për mbretin Fahd të Arabisë Saudite, por sot është shndërruar në një arterie të rëndësishme për transportin e mallrave midis qendrës së vendit dhe Emirateve. Gjithsej, autostrada shtrihet mbi 1 480 kilometra, duke lidhur Ad Darb me kufirin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ajo përfshin një segment prej 240 kilometrash pa asnjë kthesë dhe ka rëndësi të madhe strategjike për qarkullimin tregtar.
Ndërtimi i saj ishte një arritje e madhe inxhinierike që mundësoi krijimin e një vije të drejtë në terrenin e sheshtë e të thatë të Rub’ al-Khali, të njohur si “Boshllëku i Katërt”.

Megjithëse drejtimi në këtë rrugë mund të duket i thjeshtë, sfida e vërtetë është ruajtja e përqendrimit. Monotonia e peizazhit dhe mungesa e stimujve vizualë mund të shkaktojnë përgjumje dhe shpërqendrim mendor.

8 dhjetori 1990: Sali Berisha, protagonist i lirisë apo misionar i Ramiz Alisë?

Kush e solli pluralizmin në Shqipëri?

Sot  mbushen plot 35 vite nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990, ngjarje që shënoi kthesën më të madhe historike për Shqipërinë pas diktaturës. Rreth 300 studentë marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës, me kërkesa për pluralizëm, liri fjale dhe demokraci. Por ndërsa studentët kërkonin të ardhmen, regjimi nisi menjëherë të punojë për të kontrolluar lëvizjen.

Më 9 dhjetor, përfaqësuesit e studentëve i paraqitën kërkesat e tyre presidentit të kohës, Ramiz Alia, ndërsa më 11 dhjetor, pas një takimi të mbyllur, u shpall pluralizmi politik dhe u hap rruga për themelimin e Partisë Demokratike. Por në këtë moment nisi edhe manipulimi: në vend të studentëve, doli në skenë Sali Berisha.

Të gjitha dëshmitë, përfshirë ato të Servet Pëllumbit, Ilir Demalias, Skënder Gjinushit dhe madje vetë Ramiz Alisë, tregojnë se Berisha nuk ishte frymëzues i Lëvizjes, por produkt i marrëveshjeve të nëndheshme me PPSH-në. Madje, vetë Alia kishte dhënë urdhër që agjentët dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të infiltronin PD-në në embrion.

Në librin “Përmbysja e komunizmit”, Servet Pëllumbi citon Ramiz Alinë duke udhëzuar sekretarët e parë të PPSH që të aktivizojnë bashkëpunëtorët e Sigurimit për t’u futur në Partinë Demokratike. Objektivi ishte i qartë: të kontrollohej “partia e re” që sapo po lindte, dhe për këtë, njerëz si Sali Berisha u panë si zgjidhja perfekte.

Ilir Demalia, një nga zërat më të hershëm të protestës, ka deklaruar hapur se Berisha ishte misionar i Partisë së Punës, një njeri që e rrëmbeu protestën e pastër të studentëve dhe e shndërroi në trampolinë për karrierën e tij politike. Ndërkohë, Skënder Gjinushi ka rrëfyer se ishte vetë Ramiz Alia që e udhëzoi të shkonte te studentët “bashkë me Sali Berishën”, i cili priste në zyrat e Komitetit të Partisë.

Po ashtu, Xhelil Gjoni, ish-Sekretar i Parë i PPSH për Tiranën, e pranon publikisht se themeluesit e PD-së vinin në zyrën e tij për konsultime, e se “udhëzimet e dhëna” nga struktura e vjetër u zbatonin me përpikëri. Sipas tij, problemet lindnin vetëm kur studentë të lirë si Azem Hajdari shpërthenin jashtë linjës zyrtare.

Ironia më e madhe? Berisha vetë, në fjalimet e para, falënderonte publikisht Ramiz Alinë për mençurinë dhe guximin e tij në “demokratizimin e Shqipërisë”. Fjalët e tij janë të regjistruara, ndërsa sot, pas 35 vitesh, ai përpiqet ende ta shesë veten si themelues i demokracisë.

Ndërkohë, PD e sotme është bosh, pa asnjë nga emrat që e nisën atë betejë. Një pjesë kanë ndërruar jetë, të tjerë janë të harruar ose të përjashtuar, ndërsa shumë prej tyre u dëbuan pikërisht nga Berisha. Partia Demokratike sot është kthyer në një bunker të shkuarës, pa lidhje me idealet e studentëve të Dhjetorit. /Pamfleti