Për herë të parë në histori, ndeshja e Superiores gjykohet nga arbitret vajza

Për herë të parë në histori, një ndeshje e Superiores u drejtua nga arbitret vajza, si në rolin kryesor ashtu edhe në pozicionet asistente.

Në ndeshjen Egnatia–Flamurtari, arbitre kryesore ishte Emanuela Rusta, ndërsa asistente në fushë ishin Mirjeta Salla dhe Ediena Kapxhiu.

Ky është një moment i rëndësishëm për futbollin shqiptar, që tregon rritjen dhe progresin e vazhdueshëm të vajzave në arbitrim.

Performanca e tyre e konsoliduar në ndeshjet vendase dhe ndërkombëtare ka bërë që arbitret shqiptare të jenë pjesë e aktiviteteve të rëndësishme të UEFA-s, ku u besohet vendosja e drejtësisë në nivele të larta.

Pamjet e kamerave zbulojnë braktisjen fatale të 33-vjeçares nga i dashuri në alpet e Austrisë

Imazhet e kamerave të internetit kanë treguar se si një grua është lënë të vdesë në malin më të madh të Austrisë, pasi është braktisur nga i dashuri i saj, alpinist me përvojë.

Alpinistja 33-vjeçare nga Salzburgu vdiq në malin Grossglockner, 3400 metra i lartë, në janar, pasi ishte nisur për një turne me partnerin e saj 36-vjeçar.

Kur ishin vetëm 50 metra larg majës, gruaja filloi të luftonte dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte, raporton Heute.

Më pas, burri dyshohet se e la të dashurën e tij vetëm në mal për më shumë se 6 orë për të kërkuar ndihmë.

Por gjatë kësaj kohe, i ftohti ekstrem i mori jetën.

Pamjet e kamerave zbulojnë braktisjen fatale të 33-vjeçares nga

Imazhet e kamerave të shpërndara në mediat lokale tregojnë qartë dritat e emergjencës të dy alpinistëve gjatë ngjitjes së tyre, duke ndriçuar në orën 6 të mbrëmjes më 18 janar. Vetëm gjashtë orë më vonë, dritat filluan të zbeheshin për shkak të baterisë së ulët dhe forca e gruas u dobësua.

Një imazh i kapur rreth orës 2:30 të mëngjesit tregonte të dashurin duke vazhduar i vetëm për të zbritur në anën tjetër të Grossglockner, pasi e kishte lënë pas partneren e tij në borën e ngrirë me pak pajisje.

Pamjet e kamerave zbulojnë braktisjen fatale të 33-vjeçares nga

Në orën 7:10 të mëngjesit, pamjet e kamerës filmuan një helikopter që fluturonte mbi mal, por misioni i shpëtimit u desh të ndërpritej për shkak të erërave të forta.

Pak më pak se tre orë më vonë, gjashtë shpëtimtarë u panë gjatë ngjitjes së tyre, por gruaja tragjikisht vdiq kur mbërritën.

Pamjet e kamerave zbulojnë braktisjen fatale të 33-vjeçares nga

Me hetimin për vdekjen e gruas tashmë të përfunduar, i dashuri, i cili ishte një alpinist me përvojë, është akuzuar për vrasje të paqëllimshme nga neglizhenca e rëndë dhe përballet me deri në tre vjet burg.

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Ndodh për herë të parë për Brojën, trajneri surprizon sulmuesin me vendimin e fundit

Armando Brojës i ka ardhur mundësia e artë në Premier League, për të treguar vlerat e tij.

Për herë të parë këtë sezon, sulmuesi i Kombëtares e nis një ndeshje të kampionatit si titullar.

Trajneri Parker, i ka besuar shqiptarit nga minuta e parë, në duelin ndaj Newcastle në transfertë.

Burnley po kalon probleme të shumta në fazën sulmuese gjatë kësaj periudhe dhe kjo e ka detyruar trajnerin ta shohë Brojën si zgjedhje të parë në sulm.

Kujtojmë se Broja u transferua te Burnley në fundin e merkatos së verës, duke u larguar nga Chelsea, pjesë e të cilëve ishte nga akademia

Vendimi FINAL/ Gjykata e Apelit rrëzon Shqipërinë, Becchetti drejt ekzekutimit të GJOBËS 110 milionë euro!

Gjykata e Apelit në Paris ka rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për të anuluar vendimin e arbitrazhit ndërkombëtar ICSID, i cili e detyron shtetin të paguajë 110 milionë euro investitorit italian Francesco Becchetti.

Shqipëria kishte argumentuar se vendimi i ICSID ishte marrë në kundërshtim me rregullat procedurale dhe se trupi gjykues kishte tejkaluar kompetencat, duke kërkuar që ai të shpallej i pavlefshëm.

Por gjykata franceze konstatoi se këto pretendime nuk qëndronin dhe se procesi i arbitrazhit ishte zhvilluar në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ky vendim final e bën të ekzekutueshëm dënimin financiar ndaj Shqipërisë, duke përbërë një humbje të rëndësishme për shtetin në fushën e arbitrazhit ndërkombëtar.

Rasti nxjerr në pah shqetësime të thella për sigurinë juridike të kontratave, mënyrën si menaxhohen marrëdhëniet me investitorët e huaj dhe mbrojtjen e interesit publik në negociimin e marrëveshjeve të tilla.

Përveç kostos së lartë financiare, çështja pritet të ndikojë edhe në perceptimin ndërkombëtar për klimën e investimeve në Shqipëri.

Apeli i Parisit anulon vetëm në raste të jashtëzakonshme vendimet e mëparshme të arbitrazhit, gjë që tregon se standardi i shqyrtimit është tepër i lartë dhe shanset për t’i ndryshuar ato janë minimal.

Pse u gjobit Shqipëria 

Çështja nisi nga veprimet e autoriteteve shqiptare ndaj bizneseve të Francesco Becchetti-t gjatë viteve 2014-2015, ku përfshiheshin sekuestrime asetesh, bllokim llogarish, procedime penale dhe mbyllja e Agon Channel.

Investitori italian pretendoi se shteti kishte ndërhyrë në mënyrë të padrejtë dhe joproporcionale, duke shkelur marrëveshjen dypalëshe të mbrojtjes së investimeve mes Shqipërisë dhe Italisë.

Gjykata e ICSID arriti në përfundimin se këto veprime përbënin trajtim të padrejtë dhe shkelje të detyrimeve kontraktore, duke i dhënë të drejtë Becchetti-t dhe duke detyruar Shqipërinë të paguajë 110 milionë euro.

Përpjekjet e qeverisë shqiptare për të anuluar vendimin, fillimisht në Komisionin e Anulimit të ICSID dhe më pas në Gjykatën e Apelit në Paris, dështuan, pasi organet ndërkombëtare konstatuan se procedurat ishin respektuar dhe se nuk kishte shkelje që justifikonin anulimin.

Ky vendim e bën vendimin plotësisht të ekzekutueshëm dhe përfaqëson një nga humbjet më të mëdha të Shqipërisë në arbitrazhin ndërkombëtar./skyweb

FOTOLAJM/ KUJDES nga çmimet, SHIKOJINI mirë: Ja SKEMA që përdor “Big Market” në Tiranë!

Rrjeti i supermarketeve “Big Market” po përballet me denoncime të reja nga konsumatorë që e akuzojnë për manipulime me çmimet përkatësisht një praktikë që e bën blerjen më të shtrenjtë se sa çmimi i paralajmëruar.

Shumë herë çmimi që figuron në raft, është më i ulët se çmimi që i kërkohet në arkë.

Një qytetar denoncon se për një produkt se, çmimi i ekspozuar ishte 800 lekë, por në arkë rezultoi 900 lekë.

Sipas qytetarit, çmimet në raft e shitje mbetën të pandryshuara edhe pas disa ditësh, kjo shton dyshimet se e bëjnë me qëllim këtë veprim.

Galeria fotografike (

1 / 4

)

PAGË marramendëse, zbulohet sa FITON Elseid Hysaj te Lazio!

Mbrojtësi i djathtë te Kombëtarja, Elseid Hysaj është lakuar shpesh për pagën e “kripur” që përfiton te skuadra e Lazio-s.

Mediumi “transfermarkt.it” ka zbuluar pagën e tij edhe shumën që përfitojnë 20 lojtarët te kryeqytetasit.

I pari në listë është Zaçagni, 5.8 milionë euro bruto në vit, i ndjekur nga Romagnoli 5.6 milionë euro. “Podiumin” e mbyll Tavares, 4.1 milionë euro.

Misterit i erdhi fundi. Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj merr bruto te Lazio 3.7 milionë euro në vit, i 4-të më i paguar te kryeqytetasit.

Megjithatë, kohët e fundit po përflitet për një largim të mundshëm të “rekordmenit” të Kombëtares në bazë të prezencave, ndërkohë që kontrata i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

FOTO

VIDEO/ Si skenë e filmit “Fast & Furious”, makina aksidentohet dhe ikën “raketë” në ajër!

Një skenë si e shkëputur nga filmi “Fast & Furious” u regjistrua në rrugët e Rumanisë, kur një makinë u përfundoi si raketë në ajër, duke shkaktuar një aksident të rëndë trafiku.

Shoferi i makinës duket se ka humbur kontrollin e mjetit teksa lëviste me shpejtësi tej normave.

Videoja tronditëse e kapur nga një kamera sigurie tregon automjetin duke u fluturoi në ajër dhe u përplasur me shpejtësi të madhe në rrugë.

Shoferi shpëtoi mrekullisht dhe madje refuzoi të shtrohej në spital.

Hùmbje e mádhe në familjen e Ledion Liços, moderatori jep lájmin e dh*mbshëm

Moderatori i njohur Ledion Liço ka ndarë me ndjekësit një humbje të rëndë personale.

Përmes një postimi në Instagram, ai bëri të ditur ndarjen nga jeta të qenushit të tij, të cilin e konsideronte si pjesë të pandashme të familjes.

“Faleminderit miku im i dashur. Ndoshta në jetën tjetër unë do të jem qeni yt dhe ti do të jesh personi im.”, shkroi Liço krahas disa fotove të kafshës së tij shtëpiake.

Postimi i tij u shoqërua me dhjetëra mesazhe ngushëllimi nga ndjekësit dhe miqtë, të cilët ndanë mbështetjen për moderatorin në këtë moment të vështirë.

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, është shfaqur për herë të parë publikisht krah bashkëshortit të saj, Vis Bajraktari, pas ceremonisë së tyre të martesës.

Çifti zgjodhi 10-vjetorin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe” për të bërë këtë dalje zyrtare, ku u panë të ulur pranë njëri-tjetrit në sallë, të shoqëruar nga Sara Hoxha dhe moderatorja Grida Duma.

Megjithatë, përveç çiftit të ri, vëmendjen e ka rrëmbyer një tjetër detaj që ka ngjallur kuriozitet. Sara Hoxha është parë e vetme krah motrës së saj, pa praninë e partnerit të saj, Ledion Liço.

Kjo mungesë e Ledionit në një event ku familja ishte pothuajse e plotë, ka ngritur menjëherë pikëpyetje dhe aludime të shumta në rrjetet sociale. Kur dhe pak dite na presin nga nisja e Big Brother VIP 5, kjo dalje publike pa pranine e babait te femijeve te saj sjell indirekt nje konfirmim te ndarjes se tyre.

Sidoqofte presim reagimin zyrtar te tyre, se kur do ua zbulojne dhe arsyet e tyre publikut, ndonese per njerezit e aferm dhe per mediat gjithcka mes tyre si cift ka mbaruar.

Pamje të rënda, shqiptari mas¤kron me t h¡kë ish-gruan në Greqi, ajo u fut në një supermarket për të shpëtuar por…(video)

Një grua 50-vjeçare shqiptare përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në mes të rrugës në ishullin e vogël të Greqisë, Thasos.

Pamjet e rënda janë xhiruara nga kamerat e një supermarketi që ndodhej pranë shtëpisë së saj, ku ajo vrapoi e zbathur për t’i shpëtuar ish-bashkëshortit, i cili kishte mbërritur në Greqi pak ditë më parë nga Shqipëria. (VIDEO)

Përpjekjet e saj rezultuan të pashpresa, pasi 55-vjeçari e goditi me në fytyrë dhe kokë duke e lënë të plagosur, sapo doli nga supermarketi. Momentet që pasojnë janë tronditëse, ndërsa gruaja rrëzohet përtokë dhe qytetarët e paktë që ndodheshin aty tentojnë ta ndihmojnë.

“Ai erdhi nga Shqipëria në ishull, u tha njerëzve që jam vëllai i saj dhe ata i treguan shtëpinë. Pasi i shkoi në shtëpi, gruaja e trembur mbylli dyert, por ai i theu xhamin e dritares”, rrëfen një prej dëshmitareve.

55-vjeçari u arrestua dhe iu sekuestrua një thikë dhe një kaçavidë, ndërsa ish-gruaja ndodhet në spital.

Top Channel

Pak para nisjes së Big Brother! Sara Hoxha ‘vulos’ ndarjen nga Ledjoni me këtë veprim, dhe trishtoi të gjithë fansat (Foto)

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, është shfaqur për herë të parë publikisht krah bashkëshortit të saj, Vis Bajraktari, pas ceremonisë së tyre të martesës.

Çifti zgjodhi 10-vjetorin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe” për të bërë këtë dalje zyrtare, ku u panë të ulur pranë njëri-tjetrit në sallë, të shoqëruar nga Sara Hoxha dhe moderatorja Grida Duma.

Megjithatë, përveç çiftit të ri, vëmendjen e ka rrëmbyer një tjetër detaj që ka ngjallur kuriozitet. Sara Hoxha është parë e vetme krah motrës së saj, pa praninë e partnerit të saj, Ledion Liço.

Kjo mungesë e Ledionit në një event ku familja ishte pothuajse e plotë, ka ngritur menjëherë pikëpyetje dhe aludime të shumta në rrjetet sociale. Kur dhe pak dite na presin nga nisja e Big Brother VIP 5, kjo dalje publike pa pranine e babait te femijeve te saj sjell indirekt nje konfirmim te ndarjes se tyre.

Sidoqofte presim reagimin zyrtar te tyre, se kur do ua zbulojne dhe arsyet e tyre publikut, ndonese per njerezit e aferm dhe per mediat gjithcka mes tyre si cift ka mbaruar.