Trump i jep fund diskutimeve: Ky është “Football”, jo “Soccer”! Na duhet një emër tjetër për NFL-në

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se “futboll” është fjala e duhur për sportin më popullor në botë, që amerikanët e quajnë “soccer”.

Teksa mori pjesë në shortin e Kupës së Botës në Uashington, Trump zbuloi se që fëmijë ka qenë simpatizant i futbollit.

Në SHBA futbolli amerikan është ai që luhet me një top në formë vezake, i ngjashmë me regbi-në. Por sipas Trump, është e logjikshme që fjala futboll – e cila rrjedh nga fjalët foot (këmbë) dhe ball (top) – i takon sportit të futbollit që luhet me këmbë.

“Mbaj mend kur isha fëmijë, kam parë ndeshjen e Pele, shënoi tre gola në atë ndeshje. Kur shohim se çfarë i ka ndodhur, dhe futbolli në SHBA quhet soker, sepse kemi një tjetër sport që quhet futboll, por kur e mendon, a nuk duhet të quhet futboll? Ky është futboll, duhet të mendojmë një emër tjetër për NFL”, tha Trump.

SHBA, ultimatum Europës: Duhet të merrni kontrollin e NATO-s brenda vitit 2027

Shtetet e Bashkuara duan që Europa të marrë përsipër shumicën e aftësive mbrojtëse konvencionale të NATO-s, nga inteligjenca te raketat, deri në vitin 2027. Kështu kanë bërë me dije zyrtarët e Pentagonit të cilët ia kanë bërë me dije diplomatëve në Uashington, një afat i shkurtër që disa zyrtarëve evropianë u duk jorealist. Mesazhi, i dhënë nga pesë burime të njohura përfshirë një zyrtar amerikan, u përcoll në një takim në Uashington këtë javë të stafit të Pentagonit që mbikëqyr politikën e NATO-s dhe disa delegacioneve europiane, shkruan Reuters.

Zhvendosja e kësaj barre nga SHBA-të tek anëtarët evropianë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut do të ndryshonte në mënyrë dramatike mënyrën se si Shtetet e Bashkuara, një anëtar themelues i aleancës së pasluftës, bashkëpunojnë me partnerët e tyre më të rëndësishëm ushtarakë.

Në takim, zyrtarët e Pentagonit treguan se Uashingtoni nuk ishte ende i kënaqur me hapat që Europa ka bërë për të rritur aftësitë e saj mbrojtëse që nga pushtimi i zgjeruar i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Zyrtarët amerikanë u thanë homologëve të tyre se nëse Evropa nuk e përmbush afatin e vitit 2027, SHBA-të mund të ndalojnë së marrë pjesë në disa mekanizma koordinimi mbrojtës të NATO-s.

Disa zyrtarë në Capitol Hill janë të vetëdijshëm dhe të shqetësuar për mesazhin e Pentagonit për europianët, tha një zyrtar amerikan.

Aftësitë konvencionale të mbrojtjes përfshijnë asete jo-bërthamore nga trupat te armët dhe zyrtarët nuk shpjeguan se si SHBA-të do ta matin progresin e Europës drejt mbajtjes së pjesës më të madhe të barrës. Gjithashtu nuk ishte e qartë nëse afati i vitit 2027 përfaqësonte qëndrimin e administratës Trump apo vetëm pikëpamjet e disa zyrtarëve të Pentagonit. Ka mosmarrëveshje të konsiderueshme në Uashington mbi rolin ushtarak që SHBA-të duhet të luajnë në Evropë.

Disa zyrtarë europianë thanë se një afat i vitit 2027 nuk ishte realist pavarësisht se si Uashingtoni e mat progresin, pasi Europës i duhen më shumë sesa para dhe vullnet politik për të zëvendësuar disa aftësi të SHBA-së në një afat të shkurtër.

Ndër sfidat e tjera, aleatët e NATO-s përballen me prapambetje në prodhim për pajisjet ushtarake që po përpiqen të blejnë. Ndërsa zyrtarët amerikanë e kanë inkurajuar Evropën të blejë më shumë materiale të prodhuara në SHBA, disa nga armët dhe sistemet mbrojtëse më të çmuara të prodhuara në SHBA do të duheshin vite për t’u dorëzuar nëse porositen sot. SHBA-të gjithashtu kontribuojnë me aftësi që nuk mund të blihen thjesht, si inteligjenca unike, mbikëqyrja dhe zbulimi që kanë rezultuar thelbësore për përpjekjet e luftës në Ukrainë. I pyetur për koment, një zyrtar i NATO-s që fliste në emër të aleancës tha se aleatët evropianë kishin filluar të merrnin më shumë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit, por nuk komentoi për afatin e vitit 2027. “Aleatët e kanë njohur nevojën për të investuar më shumë në mbrojtje dhe për të zhvendosur barrën mbi mbrojtjen konvencionale” nga SHBA-të në Evropë, tha zyrtari.

Kombet europiane e kanë pranuar gjerësisht kërkesën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump që ata të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe janë zotuar për rritje të mëdha në shpenzimet e mbrojtjes. Bashkimi Evropian ka vendosur një objektiv për ta bërë kontinentin gati për t’u mbrojtur deri në vitin 2030 dhe thotë se duhet të plotësojë boshllëqet në mbrojtjen e tij ajrore, dronët, aftësitë e luftës kibernetike, municionet dhe fusha të tjera. Zyrtarët dhe analistët thanë se edhe ky afat është shumë ambicioz.

Nëse kualifikohemi, ky është grupi i Shqipërisë në Kupën e Botës!

Ëstë hedhur sot shorti i Kupës së Botës 2026 në Uashington, ku 48 ekipe janë ndarë në 12 grupe.

Në Grupin F, është rezervuar vendi bosh, për një nga katër ekipet që do të fitojë në ndeshjet e play-off në muajin mars, grup ku ndodhete edhe Shqipëria.

Kështu, nëse Shqipëria kualifikohet, do të jetë në Grupin F me HollandënJaponinë dhe Tunizinë.

Që të kualifikohet, Shqipëra duhet të mposhtë Poloninë dhe fituesen e ndeshjes mes Ukrainës dhe Suedisë.

E njëjta gjë vlen edhe për Kosovën, nëse kualifikohet do të jetë pjesë e Grupit D me SHBAParaguaj dhe Austrinë.

Po ashtu, Kosova duhet të mundë Sllovakinë në ndeshjen e parë dhe fituesen e Turqi-Romani.

Të gjitha grupet e Kupës së Botës 2026:

Nëse kualifikohemi, ky është grupi i Shqipërisë në

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Janina, qyteti 15-minutësh është qyteti më i lumtur në Greqi, këto janë arsyet

Janina konsiderohet qyteti më i lumtur në Greqi dhe kjo sigurisht nuk është rastësi, shkruan Protothema.

Qyteti të mirëpret me një peizazh të dominuar nga liqeni, ndërsa në momentin që shkel këmbën në të e di që nuk ke pse të përpiqesh të ndihesh si në shtëpi.

Qyteti duket se ka ritmin e vet, të qetë, një ritëm që të vë shpejt në humor: njerëz të ngrohtë, lagje që ende ruajnë karakterin e tyre të vjetër dhe një atmosferë që kombinon jetën, artin dhe historinë në një mënyrë unike.

Janina, qyteti 15-minutësh është qyteti më i lumtur në

Në këtë kontekst, bashkia e Janinës organizoi një mision gazetaresk, duke dashur të nxirrte në pah bukuritë e zonës, por edhe ambicionin që qyteti të bëhet një lojtar i madh në turizmin e konferencave, i cili është tashmë në nivele shumë të larta.

Pse quhet “qyteti 15-minutësh”?

Janina është, siç pohon bashkia e qytetit, duke cituar kërkime, përkufizimi i qytetit 15-minutësh. Dhe kjo për shkak se gjithçka është afër jush, mund të jeni nga njëri skaj në tjetrin vetëm në pak minuta: nga liqeni në qendër, nga kalaja në Nea Zoi ose në mjediset universitare – gjithçka është “pranë derës”.

Janina, qyteti 15-minutësh është qyteti më i lumtur në

Qyteti ju lejon ta jetoni atë pa stres, pa presion trafiku, pa ndjesinë e vrapimit. Është një qytet njerëzor, i bërë për t’u shijuar.

Nuk është rastësi që u shpall qyteti më i lumtur në Greqi për vitin 2025, sipas Indeksit global të Qytetit të Lumtur.

Janina, qyteti 15-minutësh është qyteti më i lumtur në

Dhe xhevahiri më i madh i Janinës nuk është asgjë tjetër përveç Liqenit Pamvotida. Me ishullin e tij të vogël që qëndron krenar në mes dhe ujërat që pasqyrojnë qiellin dhe Kalanë, liqeni duket se i jep qytetit frymëmarrjen e vet.

Janina, qyteti 15-minutësh është qyteti më i lumtur në

Shëtitjet e mëngjesit në mjegull, xhirot me biçikleta pasdite dhe rosat karakteristike që u afrohen kalimtarëve krijojnë imazhe që është e vështirë të gjenden diku tjetër. Është “diamanti” i popullit të Janinës — dhe jo pa arsye.

Janina, qyteti 15-minutësh është qyteti më i lumtur në

Ishulli, megjithëse i vogël, mbart një histori të madhe. Muzeu Ali Pasha ringjall aktin e fundit të feudalit osman, shkruan Protothema.

Janina ka një vitalitet të thjeshtë: tregu është gjithmonë plot, kafenetë pothuajse kurrë nuk janë bosh dhe tavernat përhapin aroma që e bëjnë edhe udhëtarin më të kërkuar të ndalet.

Janina, qyteti 15-minutësh është qyteti më i lumtur në

Dhe nuk është rastësi që Janina konsiderohet si një nga destinacionet më të reja të konferencave në Greqi, kjo pasi është gjithashtu një destinacion i zgjedhur nga kompani të mëdha të huaja.

Qasja e lehtë, infrastruktura moderne, hotelet me standarde të larta dhe mikpritja cilësore e bëjnë qytetin ideal për konferenca dhe takime biznesi.

Janina, qyteti 15-minutësh është qyteti më i lumtur në

Janina ka qenë qytet shqiptar që u mor nga Greqia pas rënies së Perandorisë Osmane.

Galeria fotografike (

1 / 7

)

Gjendet foΙeja e rrallë në malet shqiptare

Kënaqësia që të ofron kjo pamje është me të vërtetë e mrekullueshme. Është një emocion për të cilin duket se nuk gjen dot fjalë për ta përshkruar.

Kjo fole e mbushur plot me vezë është gjetur në Sopot të qytetit të Librazhdit.

Fotoja e rrallë është publikuar nga gazetari Agim Blloshmi.

Qyteti i Librazhdit njihet për peizazhe të mrekullueshme dhe pasuri të shumta natyrore.

VIDEO

1889/ Gazetat greke shkrυαnin shqip, Kënga e arνanitasit ρrinceshës

Poema e vjetër është shkruar në Pire, më 26 mars të vitit 1889 nga një arvanitas, i mbetur ende i panjohur.

Ai që quhet krijimi i madh vjershëtor, gjendet i botuar për herë të parë në numrin e muajit maj të vitit 1889, në revistën “ΑΠΟΛΛΩΝ”, që në shqip do të thotë “APOLLON”, që e botonte Sakelaropulos në Pire të Athinës.

Për së dyti poema është ribotuar në gjuhën greke, me komente nga studiuesi arvanitas Jani Gjika, në vitin 1995, në revistën “ΜΠΕΣΑ” që përkthehet “BESA”, revistë e “Lidhjs së Arvanitasve të Greqisë”.

Pavlo Aleksandroviç, i biri i perandorit të Rusisë, Aleksandrit II dhe vëlla i perandorit Aleksandër III, këtë poemë ia kushtonte fejesës së princeshës Aleksandra të Greqisë, me dukën e madh të Rusisë.

Në original poema titullohet “NTE E PARA VASILOPOVA GIONE LEKSANDRA” – Për të parën princeshën tonë Leksandra.

Ishte viti 1889, kur Pavlo Aleksandroviç erdhi në Greqi për të marrë nusen, princeshën Aleksandra dhe për të organizuar dasmën në Rusi. Kjo ngjarje u bë shkas që një arvanitas, të shprehë në mënyrë poetike ndjenjat e tij për princeshën e bukur, duke e filluar poemën me vargjet e njohura:

  • Të këndoj në shqip,
  • në gjuhën heroike,
  • që foli admiral Miauli
  • Boçari dhe gjithë Suli.

Me fillimin e këtyre rreshtave, poeti na tregon se gjuha që flisnin shumica e heronjve të revolucionit grek të vitit 1821, ishte shqipja. Në këto vargje përmendet admirali i madh Andrea Miauli, i cili lindi më 20.5.1769, në ishullin e Hidrës.

Në vitin 1822, Andrea u zgjodh komandant i flotës detare të ishullit Hidra. Revolucionit të vitit 1821, Miauli i dhuroi 250.000 franga floriri dhe tri anije luftarake. Ai ishte një njeri i thjeshtë dhe trim. Dinte të fliste gjuhën e mëmës shqipen dhe anglishten.

Gjuhën greke nuk e dinte dhe mësoi të shkruante greqisht vetëm emrin e tij, kur u bë admiral. Ai nuk pranoi shumë dekorata dhe privilegje.

Në vargjet e mësipërme përmendet Boçari dhe bëhet fjalë për fisin e madh trim të Boçarëve të Sulit, të cilët kishin ardhur në Sul të Çamërisë, pas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut, me rreth 200 luftëtarë arbër dhe familjet e tyre.

Poema e vitit 1889, është shkruar në gjuhën shqipe apo arbërishte, siç e quajnë në Greqi këtë gjuhë dhe ka 430 rreshta. Duhet thënë se në shekullin XIX, gjuha shqipe kishte një shtrirje të gjerë në Ballkan.

Në Greqi, në fund të shekullit XIX, gjuha shqipe flitej nga pjesa më e madhe e popullatës e deri brenda në oborrin mbretëror. Madje, në flotën detare, ushtarake dhe tregtare greke flitej shqip.

Për të shkruar poemën në gjuhën shqipe ose arbërishte, autori në mungesë të një alfabeti të njësuar të gjuhës shqipe në ato kohë ka përdorur shkronja greke.

Për plotësimin e alfabetit shqip me 36 shkronja, poeti duhet të ketë përdorur disa lidhje midis 24 shkronjave të alfabetit grek.

Poema e vjetër është shkruar në Pire, më 26 mars të vitit 1889, nga një arvanitas, i mbetur ende anonim.

Ai që quhet krijimi i madh në vargje, gjendet i botuar për herë të parë në numrin e muajit maj të vitit 1889, në revistën “ΑΠΟΛΛΩΝ”, që në shqip do të thotë “APOLLON”, të cilën e botonte Sakelaropulos në Pire të Athinës.

Poema është ribotuar për herë të dytë në gjuhën greke me komente nga studiuesi arvanitas Jani Gjika në vitin 1995 në revistën “ΜΠΕΣΑ” që përkthehet “BESA”, të cilën e botonte “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”.

Këtë poemë ia kushton fejesës së princeshës Aleksandra të Greqisë me dukën e madh të Rusisë, Pavlo Aleksandroviç, djali i perandorit të Rusisë Aleksandrit të Dytë dhe vëlla i perandorit Aleksandër i Tretë.

Poema, ka titullin origjinal “NTE E PARA VASILOPOVA GIONE LEKSANDRA” -Për të parën princeshën tonë Leksandra.

Më 1889 erdhi Pavlo Aleksandroviç në Greqi për të marrë nusen e tij, princeshën Aleksandra e për të organizuar dasmën e tyre në Rusi. Kjo ngjarje i jep shkas një arvanitasi, të shprehë në mënyrë poetike ndjenjat e tij për princeshën e bukur duke e filluar poemën me vargjet e njohura:

  • Të këndoj në shqip,
  • në gjuhën heroike,
  • që foli admiral Miauli
  • Boçari dhe gjithë Suli.

Me fillimin e këtyre rreshtave, poeti na tregon se gjuha që flitnin shumica e heronjve të revolucionit grek të vitit 1821, ishte shqipja. Në këto vargje përmendet admirali i madh Andrea Miauli. Andrea Miauli, lindi më 20.5.1769 në ishullin e Hidrës.

Në vitin 1822 Andrea u zgjodh komandant i flotës detare të ishullit Hidra. Revolucionit të 1821 Andrea Miauli i dhuroi 250.000 franga floriri dhe tri anije luftarake. Miauli ishte një njeri i thjeshtë dhe trim. Dinte të fliste gjuhën e mëmës shqipen dhe anglishten.

Gjuhën greke nuk e dinte dhe mësoi të shkruante greqisht vetëm emrin e tij, kur u bë admiral. Ai nuk pranoi shumë dekorata dhe privilegje.

Në vargjet e mësipërme përmendet Boçari dhe bëhet fjalë për fisin e madh trim të Boçarëve të Sulit, të cilët kishin ardhur në Sul të Çamërisë pas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut me rreth 200 luftëtarë arbër dhe familjet e tyre.

Poema e vitit 1889, është shkruar në gjuhën shqipe apo arbërishte si e quajnë në Greqi këtë gjuhë dhe ka 430 rreshta. Duhet thënë se në shekullin XIX, gjuha shqipe kishte një shtrirje të gjerë në Ballkan.

Në Greqi, në fund të shekullit XIX, gjuha shqipe flitej nga pjesa më e madhe e popullatës e deri brenda në oborrin mbretëror. Madje, në flotën detare, ushtarake dhe tregtare greke flitej shqip.

Për të shkruar poemën në gjuhën shqipe ose arbërishte, autori në mungesë të një alfabeti të njësuar të gjuhës shqipe në ato kohë ka përdorur shkronja greke. Për, plotësimin e alfabetit shqip me 36 shkronja, poeti duhet të ketë përdorur disa lidhje midis 24 shkronjave të alfabetit grek.

I

  • Duav diev ndë mal,
  • si të pa siprë ndë kal,
  • ufsheh bërdha ndë në re,
  • të ndritonjësh ti ndë dhe.
  • Doli dielli në mal,
  • si të pa sipër në kalë,
  • u fsheh brenda në re,
  • të ndriçohesh ti në dhe.

***

  • Kur ti vinje ka Tatojë,
  • Hëna dil ka Jmitojë,
  • tuke shtif sit’ e te pa
  • ndrito për mua ti të tha.
  • Kur ti vije nga Tatoi,
  • Hëna dilte nga Imitos,
  • duke hedhur sytë e të pa,
  • ndriço për mua ty të tha.

***

  • Drita je çë sperëndon,
  • lulea e lulevet çë mblon
  • vendetë ka merudhi,
  • kado vete e kado rri.
  • Drita je që s’perëndon,
  • lulja e luleve që mbulon,
  • vendet nga kundërmimi,
  • nga do vete e nga do rrish.

***

  • Parnithi një krino nxuar,
  • e ka marudhia e hovë,
  • erdh një Dhuk’ e na emuar,
  • e ekev ndë Peterhovë.
  • Parnis* një zambak nxori,
  • e nga aroma e hollë,
  • erdhi një duk dhe na e mori,
  • dhe e çoi në Petërburg.

Nυk është shαka kjo që po shihni: Ku dhe ρse ka ndodhυr

Autoritetet ukrainase u vunë në zjarr kritikash pasi u shfaqën në publik fotot e grave, anëtare të forcave të armatosura, duke praktikuar rreshtore me taka të larta.

Ushtria ukrainase po përgatitet të mbajë një paradë ushtarake muajin tjetër për nder të 30 vjetorit të pavarësisë së shtetit dhe

Ministria e Mbrojtjes publikoi fotot e grave ushtarake që marshonin dje me taka të larta, shkruan The Guardian.

“Eshtë më e vështirë për ne sesa kur marshojmë me çizme,” – tha kadetja Ivana Medvid.

Disa ligjvënës ukrainas të afërt me ish-Presidentin Petro Poroshenko sollën këpucë me takë të lartë në parlament, duke i kërkuar kreut të Mbrojtjes që t’i vishte vetë ato në paradën e pritshme.

“Si mund të dalësh me një ide kaq idiote dhe të dëmshme,” – tha Ina Sovsun, një anëtare e partisë Glas, duke treguar dëmshmërinë e veshjes së këpucëve me taka të larta në një rreshtore.

Bleu patate i la në sirtar dhe iku te i dashυri, 22-νjeçarja tmerrοhet kur kthehet në shtëpi

Një grua nga Franca u frik ësua kur u kthye në banesën e saj pas disa muajsh larg, pasi gjeti patatet mutante që ishin shndërruar plotësisht.

Donna Porée, nga Caen, kishte blerë një qese me patate në një supermarket në muajin mars, por ndërsa masat e bllokimit u njoftuan në vend,

ajo me shpejtësi u largua për t’u karantinuar me të dashurin e saj në anën tjetër të qytetit.

Sigurisht, kur e lini banesën tuaj me nxitim, siguroheni që keni marrë me vete telefonin, portofolin, çelësat, por thesi i patateve në raftin e kuzhinës është i fundit që ju vjen në mend.

Sidoqoftë kur 22-vjeçarja u kthye në banesën e saj muajin e kaluar, u shokua pasi pa që patatet kishin filluar të mbinin dhe të pushtonin banesën e saj.

Ajo tha: Ndërsa hapa derën e përparme, vura re një formë të çuditshme në pjesën e pasme të kuzhinës.

Ndërsa drita ishte fikur nuk arrija të kuptoja se ishin patatet.

Vetëm pasi hapa grilat, unë vura re këtë pamje të jashtëzakonshme.

Unë u tmerrova në fillim, por pasi kuptova se çfarë ishte, qesha shumë dhe ndava një video në Snapchat.

I HARROl paratë në bankomat, SHlKONl çfarë ndοdh kur i shοhin Të tjerët (Video)

Eksperiment interesant me para të nxjerra nga bankomati.

Sa prej jush u ka ndodhur të harroni t’i tërhiqni paratë nga bankomati?

Një probIem i tillë ndodh ku do në botë. Por, çfarë do të ndodhë me to nëse dalin nga bankomati dhe ju jeni larguar nga vendi i ngjarjes.

Një eksperiment i tillë është bërë nga një kanal në Youtube andaj shiheni rezultatin. SHIKO VIDEON KËTU

Ju kυjtohet dοktori nga Mati që d onte të martohej me ΒΙeonën, e dini çfarë ka ndodhυr me të?

Mjeku i famshëm Dalip Gjoka, pediatër nga Mati, u bë i njohur tre vite më parë pasi u ofrua publikisht që të martohej me Bleona Qeretin.

Ai ishte dje në emisionin Zonë e Lirë. Teksa ka qenë në studio sot, Dalipi ka lexuar disa letra publike, ku në njërën shprehej se e gjithë dashuria ndaj Bleonës ka qenë e sajuar. 


“Dashuria ime për Bleona Qeretin ka qenë një dashuri e sajuar, të cilin besoj se e kam realizuar mirë.

Bleonës i kërkoj falje, në kohën kur unë u prononcova në media, Bleona për mua përfaqësonte Nënë Terezën, simbolin e përfaqësimit të bukurisë shqiptare kudo në botë.

Nuk kam qenë kurrë kaq i keq sa më portretizojnë disa kundërshtarë të mi, më përjashtuan nga kolektivi i spitalit në Mat”, u shpreh Dalipi.

“Nga ndodhia që u bëra personazh publik për Bleonën, kolegët e spitalit u distancuan, filluan të më shanin, por unë nuk jam Don Zhuan.

Ndikoi edhe deklarata e Bleonës për divorcin nga gruaja, jetoj në pallatin e sportit në katin e parë,

jam në borxhe. E vërteta ishte se kisha dy javë që kisha dorëzuar unazën, kur lexova intervistën e Bleonës tek pishina ime në Burrel dhe më preku.

Ky ëngjëll në ditën me diell zbriti aty, Bleona është Bleona, kujt nuk i ka bërë përshtypje.

E dua si dallëndyshen shqiptare, jo si objekt s,eksi. Unë dëshiroja që Bleonën ta përdorja si një trampolinë që të zhdukesha nga Burreli.

E more për mua, e përqafove për vete”, tha Gjoka.