Shqiptari takohet me nënën pas 7 vitesh në emigrim

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka prekur zemrat e mijëra shqiptarëve. Pamjet tregojnë momentin e shumëpritur kur një i ri, pas 7 vitesh emigrim, rikthehet në Shqipëri dhe përqafon nënën e tij.

Në video shihet nëna që mbetet e shtangur për disa sekonda nga surpriza, përpara se t’i hapë krahët të birit dhe ta mbajë gjatë në përqafim. Komentet në rrjet janë mbushur me urime, emocione dhe histori të ngjashme ndarjeje nga familjarët për shkak të emigrimit.

Ky moment i thjeshtë, por i fuqishëm, ka rikujtuar realitetin e mijëra familjeve shqiptare që jetojnë larg njëri-tjetrit, shpesh për vite të tëra, duke pritur ditën kur mund të ribashkohen.

Videoja ka marrë mijëra reagime brenda pak orësh dhe vazhdon të shpërndahet në të gjitha platformat sociale.

VIDEO

E fundit! Hallet nuk i ndalen Rezart Taçit, cfare iu zbulua ‘miliarderit’ te Naftes, dhe ku po e ‘shijon’ jeten

Një i pandehur jo i zakonshëm u dënua të martën në Gjenevë nga Gjykata Korrekcionale.

Në moshën 54-vjeçare, Rezart Taçi akuzohej për një sërë mashtrimesh financiare përmes aktiviteteve të tij në fushën e naftës të zhvilluara në Shqipëri, të cilat kishin edhe degëzime të rëndësishme në Zvicër. Sipas aktakuzës, mashtrim nëpërmjet një sistemi “veçanërisht dinak”, falsifikim dokumentesh dhe abuzim me besimin përbëjnë bërthamën e rëndë të shkeljeve që i atribuohen atij.

Mes viktimave përmendet edhe gjiganti botëror i certifikimeve SGS, që kohët e fundit ka zhvendosur selinë nga Gjeneva në Zoug.

Duke qenë subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar në Shqipëri, ai është në arrati dhe për këtë arsye u përjashtua nga paraqitja përpara drejtësisë.

Në Shqipëri, ai ndiqet penalisht prej të paktën katër vitesh për dyshime mbi pastrim parash dhe lidhje me krimin e organizuar, për shkak të marrëdhënieve të supozuara me mafien siçiliane.

“Ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara”, beson kryetarja e trupit gjykues, Alessandra Armati.

“Jo, kundërshton avokati i tij, Me Pascal Maurer. Nuk mund t’ju them ku ndodhet, por kam folur me të. Ai e ka lexuar aktakuzën dhe i pranon faktet.”

Një “situatë përjashtimore”

Rrallë ndodh që një biznesmen të gjykohet në mungesë në kuadër të një procedure të thjeshtuar, një marrëveshje për pranimin e fajësisë midis prokurorit dhe të pandehurit, e vlefshme vetëm nëse ekzistojnë dokumente të shkruara që konfirmojnë rrëfimin e fajësisë, dhe më pas duhej thjesht validimi nga gjykata në një seancë të shkurtër, jo më shumë se 15 minuta.

Në parim, prania e të pandehurit është e domosdoshme, por kjo “situatë e veçantë” e justifikon fleksibilitetin, sipas prokurorit Frédéric Hensler.

Palë paditëse, SGS, përfaqësuar nga avokatja Clara Poglia, ishte dakord me këtë.

Pikërisht kjo situatë shpjegon edhe pse dënimi, që gjykatësja e përshkroi si “në kufijtë e ashpërsisë”, u konfirmua: 30 muaj burgim, prej të cilëve 24 me kusht, duke marrë parasysh edhe paraburgimin në Zyrih dymbëdhjetë vjet më parë.

Për më tepër, Rezart Taçi u urdhërua të dëmshpërblejë SGS me 8.8 milionë dollarë (nga të cilët vetëm 5% janë likuidë), si dhe të paguajë shpenzimet gjyqësore. Ky fleksibilitet u zbatua sepse të gjitha palët, përfshirë Prokurorinë, kishin interes ta mbyllnin këtë çështje të vjetër, tre prokurorë ishin marrë me të, që pasqyron një pjesë të historisë së financave në Gjenevë.

Nga kulmi në rënie

Rezart Taçi, që sipas shtypit shqiptar kishte arritur të gjeneronte deri në 1.5 miliardë dollarë në kulmin e tij, nisi karrierën në naftë në fund të viteve 1990. Ai themeloi kompaninë Taçi Oil. Në atë kohë, “Naftëtari”, siç e quanin, “doli nga hiçi”, sipas një diplomati.

Në vitin 2009 përfitoi nga një tender publik fitimprurës gjatë privatizimit të grupit AMRO, që përfshinte rrjetin e karburanteve, një rafineri dhe hapësira magazinimi në portin e Durrësit. Siç pritej, ai krijoi një shoqëri tregtare në Gjenevë dhe mori kredi nga bankat më prestigjioze, gjashtë prej tyre përmenden në aktakuzë.

Një vit më herët, Reporterët pa Kufij kishin denoncuar rrahjen e një gazetari që investigonte mbi të. Dy rojet e tij u dënuan, por ai vetë shpëtoi duke deklaruar në gjykatë kundërshtinë e tij ndaj çdo forme dhune.

Në biznes, ai bashkëpunoi me kompani të mëdha tregtare, përfshirë edhe gjigantin Trafigura, me seli gjithashtu në Gjenevë. Në këtë kuadër, i takonte SGS të verifikonte rrjedhën dhe sasinë e produkteve të naftës sipas kontratave dhe deklarimeve të palëve. Këtu hyn në lojë sistemi “veçanërisht dinak” i Taçit: duke manipuluar matjet dhe duke instaluar valvula të fshehura në cisternat, ai arrinte të shkarkonte karburantin pa thyer vulat, duke përfituar mijëra tonë naftë apo gaz në kurriz të SGS dhe partnerëve. Ai furnizonte gjithashtu dokumente të falsifikuara.

Shpërthimi i skandalit

Afera shpërtheu në vitin 2013, kur “miq” të Taçit, të mbuluar nga borxhet, iu drejtuan SGS për një marrëveshje. Fillimisht kompania paditi, por më pas u detyrua nga një gjykatë arbitrazhi të rimbursonte klientët e saj, përfshirë Trafigura-n, me mbi 31 milionë dollarë, përpara se këtë vit të arrihej një zgjidhje përfundimtare financiare.

Para rënies së tij, Taçi kishte blerë për një kohë të shkurtër edhe klubin e futbollit të Parmës, në Itali. Ai shoqërohej me “modelin” e tij, Silvio Berlusconi, dhe kishte udhëtuar me avion privat me Tony Blair.

Përktheu Alfapress.al nga Le Temps

A do t’ia marrin partinë Berishës? Alimehmeti e thotë hapur: Kjo është një L*FTË! KEMI VENDOSUR TA

Ish-kandidati i PD-së për deputet Ilir Alihmehmeti ka deklaruar se aksioni i tij, Ervin Salianjit dhe disa figurave rjera të PD-së, nuk bëhet për të hequr Sali Berishën, por përpjekje për bashkim.

I ftuar në një emision televiziv, Alimehmeti ka deklaruar se “foltorja” e tyre bëhet për të pasur një PD më të fortë.

Ju edhe kur e hapët, folët për Foltoren e kaluar dhe të tanishmen. Ndryshon Foltorja e Berishës kundër Bashës, nga diskutimi që po bëhet sot. Patjetër ia mori Lulzim Bashës. Partia është e doktor Berishës. Është kryetar, unë e kam votuar dy herë. Nuk është lëvizje anti-kryetar ose për kryesi, por një luftë dhe përpjekje për bashkim. Ka energji të ndryshme brenda PD-së, të cilat përfaqësohen nga njerëz të ndryshme. Vetëm një prej forcave të mëdha është e përfaqësuar gjerësisht. Këtu lind nevoja për të përfaqësuar më mirë rrymat që ndodhen në PD. Ne duam të bashkojmë forcën e PD-së bashkë, në një PD sa më të plotë, që të jetë lider i opozitës, në luftnë për pushtet nesër. Nuk është foltore kundër kryetarit dhe për të marrë vendin e kryetarit”, tha Alimehmeti në TPZ.

Po ashtu, demokrati tha se shumë figura kryesore të PD duhet të rifreskohen.  Ai tha se Partia Demokratike duhet të forcohet përmes figurave, hapjes, rithemelimit.

Ju e dini që pranverën që vjen, do të ketë mundësi për të votuar figurat drejtuese të PD. Shumë prej këtyre figurave, nevojitet një lloj rifreskimi, për të përfaqësuar elektoratin. Kanë votuar mbi gjysmë milioni njerëz. Duhet të forcohet PD, përmes figurave, hapjes, rithemelimit. Këto kanë qenë premtimet që janë bërë, kanë qenë premtime që kanë qëndruar”, tha më tej ai.

E bujshme! Izreali u lejua të marrë pjesë në Eurovizion! Nuk do e besoni cilat janë shtetet që vendosen të mos marrin pjesë

Irlanda, Spanja, Holanda dhe Sllovenia kanë njoftuar bojkotimin e Festivalit të Këngës Eurovision 2026, pasi Izraeli u lejua të marrë pjesë pavarësisht thirrjeve të shumë vendeve për ta përjashtuar atë për shkak të luftës në Gaza dhe akuzave për manipulim të votimit.

Thirrjet për përjashtimin e Izraelit u udhëhoqën nga transmetuesi spanjoll RTVE, i cili kërkoi një votim të fshehtë gjatë takimit të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) në Gjenevë. Kërkesa u refuzua, duke thelluar, sipas RTVE, mosbesimin ndaj organizimit të festivalit.

RTÉ e Irlandës tha se pjesëmarrja në konkurs është “e paarsyeshme” përballë numrit të madh të viktimave në Gaza dhe krizës humanitare që vazhdon. Transmetuesit e Holandës dhe Sllovenisë deklaruan po ashtu se pjesëmarrja bie ndesh me vlerat e tyre publike dhe standardet etike.

Gjatë takimit, rreth 50 transmetues, përfshirë BBC-në, u ftuan të mbështesnin rregulla të reja për ndalimin e fushatave të organizuara të votimit, pas akuzave ndaj Izraelit për mbështetje të padrejtë të përfaqësueses së tij. Miratimi i këtyre rregullave lidhej me heqjen e mundësisë për të votuar mbi praninë e Izraelit në konkurs.

Presidenti izraelit Isaac Herzog përshëndeti vendimin e EBU-së, duke e quajtur “një gjest solidariteti dhe bashkëpunimi” dhe theksoi se Izraeli “meriton të përfaqësohet në çdo skenë në botë”.

Top Channel

N*mi me GJOBA 100 mijë lekë/ Kamerat e policisë në Tiranë po kapin shoferët që … (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës njofton se ka vendosur më shumë se 163 gjoba për shoferët të cilët nuk respektojnë radhën e lëvizjes, gjatë orareve të fluksit në kryeqytet, kryesisht në zonën e Unazës së Madhe.

Fokusi i 48 orëve të fundit ka qenë pikërisht mosrespektimi i radhës së lëvizjes (kryesisht daljes) në Unazë së Madhe, por nuk ka munguar as monitorimi për shkelje të tjera, si tejkalim i shpejtësisë, parakalim i gabuar, përdorim i celularit, etj.

Si rezultat i monitorimit në kohë reale, me shërbime të shtuara dhe me mjete bashkëkohore, gjatë 2 ditëve, janë vënë:

-163 masa administrative, për drejtuesit që duke mos respektuar radhën e lëvizjes, krijuan kaos në trafik dhe kryen/nxitën manovra të rrezikshme për përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore apelon për zbatim rigoroz të rregullave të qarkullimit, respektim të radhës dhe shmangie të çdo manovre të rrezikshme. Siguria rrugore kërkon kontributin dhe përgjegjshmërinë e të gjithëve.

VIDEO

Çështja ‘Balluku’, Ambasada Amerikane bën reagimin që shkund qeverinë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për herë të parë mbi marrjen si e pandehur të numrit 2 të qeverisë, Belinda Ballukut, e cila është pezulluar edhe nga detyra me vendim të GJKKO-së. Duke theksuar se nuk komenton çështje në hetim, Ambasada Amerikane thotë ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori se pavarësia e drejtësisë është thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ambasada e SHBA e ka vlerësuar vazhdimisht punën e SPAK dhe ka ndihmuar në vijimësi organet e drejtësisë së re në vendin tonë.

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA-Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane për Report Tv.

Çështja e Belinda Ballukut është dërguar nga qeveria në Gjykatën Kushtetuese dhe më datë 12 dhjetor pritet të ketë një vendim nëse ankimi do kalojë ose jo për shqyrtim. Opozita e akuzon kryeministrin Edi Rama se po i u shtron presion drejtësisë për rastin Balluku dhe e kërkuan sot në interpelancë. Kreu i qeverisë ju përgjigj në distancë se arsyeja kryesore pse e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese është që ajo të mos kthehet në një precedent të rrezikshëm në të ardhmen.

Më 20 nëntor, Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë e pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet, dyshohet se fituesi është paracaktuar. SPAK ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.

Nga të fundit që kishin ngelur gjallë! Vd*s funksionari i lartë komunist, i afërt me Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare në Durrës Muho Asllani, ish-funksionar i lartë i PPSH-së.

Muho Asllani njihet si një ndër bashkëpunëtorët e diktatorit Enver Hoxha, si anëtar i Byrosë Politike dhe më pas i Ramiz Alisë, duke mbajtur disa poste të larta në hierarkinë e Partisë së Punës në vitet ’80.

Pas viteve ’90 Asllani iu qëndroi bindjeve të veta duke mos kërkuar asnjëherë ndjesë për krimet e diktaturës komuniste, së cilës ai i kishte shërbyer si pjesë e nomenklaturës.

I lindur në Bërdicë të Shkodrës ku mbaroi dhe arsimin bazë.

Në Shkodër mbaron teknikumin bujqësor dhe më pas ndjek Institutin Bujqësor që e mbaron në vitin 1964. Në Kongresin e VI të PPSH-së, zgjidhet direkt anëtar i Komitetit Qendror të Partisë.

Në janar të vitit 1974 u emërua Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Matit dhe në korrik të po atij viti u emërua me detyrën e Sekretarit të Parë të rrethit të Kukësit.

Në maj të vitit 1976 u emërua zëvendësministër i Bujqësisë. Në mars të vitit 1979 emërohet Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së Burrelit. Ka qenë Sekretar i Parë, në Shkodër.

Në 1981 bëhet anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror dhe emërohet Sekretar i Parë në Durrës, detyrë nga e cila u shkarkua në vitin 1991.

‘ I forti-doktooor ooo eeeej Medet se cfarë më…’ Agron Llakaj shkon në urgjencën e spitalit,zbulon tmrrin

Në një postim në Instagram, ai rrëfen se, ndonëse arsyeja që e çoi në spital ishte shëndetësore, ajo që e tronditi më shumë ishte situata kaotike dhe mungesa e respektit që përballojnë përditë mjekët shqiptarë.

Llakaj përshkruan me realizëm atmosferën e natës në Urgjencë: turma njerëzish, dhoma të mbushura përtej kapaciteteve, mjekë dhe infermierë që vrapojnë për të shpëtuar jetë, dhe në mesin e gjithë kësaj, një “djalë i fortë”, që me arrogancë kërkonte trajtim për babanë e tij duke fyer dhe kërcënuar stafin mjekësor.

“I forti: ‘Oreee merr vesh ti, me ke flet keshtu? Unë të martoj tetem!’
Doktori: ‘Dakord! Shërojmë babanë sot dhe nesër martoma tetën!’”

Dialogu, megjithëse me nota ironie, shpalos një realitet të dhimbshëm në sistemin shëndetësor publik, ku mjekët përballen çdo ditë me mungesë kushtesh, presione, dhunë verbale dhe emocione të stërngarkuara nga familjarë të dëshpëruar. E megjithatë, ata vazhdojnë të qëndrojnë në krye të detyrës me dinjitet dhe profesionalizëm.

Ajo që ka bërë më shumë përshtypje tek aktori është përgjigjja e mjekut, kur Llakaj e pyeti se si arrin të ruajë qetësinë në situata të tilla:

“Kur futem në punë, bëj ndërrim gjaku: fus gjak nordik dhe heq gjakun tim prej shqiptari… Se ndryshe do shërbenim me automatik.”

Ky koment ironik dhe plot sarkazëm është, në thelb, një akuza e heshtur ndaj shoqërisë shqiptare, që shpesh i nënvlerëson dhe i trajton me mosmirënjohje ata që janë në vijën e parë të jetës e vdekjes – mjekët dhe infermierët.

Llakaj përfundon postimin me një mesazh të qartë: këta profesionistë janë heronj, tanët, dhe duhet t’i respektojmë e t’i vlerësojmë si të tillë. Ai fton opinionin publik të reflektojë jo vetëm për përpjekjet e lodhshme të stafit shëndetësor, por edhe për mënyrën si shoqëria jonë sillet me ata që sakrifikojnë më shumë.

Ky rrëfim prekës vjen në një kohë kur Shqipëria përballet me largimin masiv të mjekëve dhe profesionistëve shëndetësorë, për shkak të pagave të ulëta, kushteve të vështira të punës dhe mungesës së mbështetjes institucionale. Por, mes kësaj errësire, ka ende zëra si ai i Agron Llakajt që ndriçojnë një të vërtetë: dinjiteti dhe humanizmi nuk kanë emër tjetër përveçse “mjek shqiptar”.

Ngjarje te Urgjenca e QSUT ne mesnate.

Halli e deshi te shkoja per disa ore te mira ne urgjence..,ne holl dhe dhoma shume njerez, pesefishi i pacienteve…,te gjithe kerkojne ndihme, mjeke dhe infermiere qe nxitojne, vrapojne ne ndihme te te semureve, njerez qe bertasin ne kerkim te ndihmes…,nderkohe vjen nje djale nga keta te fortet qe shoqeronte te atin dhe kerkonte vemendje me insistim.

I forti-doktooor?!ooo,eeeej!
(vjen doktori)
doktori-urdhero perse bertet?!
i forti-plasi syte, po me vdes babai!
doktori-nuk vdes babai pa merak, ja te lirohet nje shtrat dhe do e shikojme vec mos bertit?!
I forti-ore merr vesh ti,me ke flet keshtu e?! Une te martoj tetem!
doktori-dakord!sherojme babane sot dhe neser martoma ‘tetem’!

(Pas rreth 1 ore i forti me babane u larguan nga urgjenca pasi moren dhe sherbimin)

Halli ndoshta na erreson syte dhe logjiken, por per mua Ata mjeke dhe infermiere jane heronj, te mite, te tute dhe tanet.

Kur e pyeta doktorin-Ku e gjen forcen e durimit per ate lloj komunikimi?!

Me tha -Kur futem ne pune bej nderrim gjaku, fus gjak nordik dhe heq gjakun tim prej shqiptari…,se ndryshe do sherbenim me automatik’, shkruan Llakaj.

Pamje Tr*gjike ne Greqi, stuhia spirale tërheq makinën, momenti kur shpëtohen 3 persona

Moti i keq ka gjunjëzuar Greqinë me stuhinë “Byron”, ku shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur vendin fqinj, duke shkaktuar dëme katastrofike gjithandej.

Skena dramatike po zhvillohen në zonat e Lakonisë dhe Bashkisë së Manit Lindor, ku ekipet e EMAK-ut po shpëtojnë vazhdimisht qytetarët nga shtëpitë dhe automjetet e përmbytura, duke i shpëtuar njerëzit nga rreziku i mbytjes.

Në Skala Lakonia, burrat e EMAK-ut shpëtuan tre persona në minutën e fundit nga një automjet që ishte bllokuar dhe i zhytur nga ujërat. Pasagjerët u nxorën nga makina, e cila ishte fundosur në një zonë të përmbytur, me imazhe të operacionit të kapura në video.

Pamjet e shpërndara u bënë shumë shpejt virale, teksa dallohet një rrymë e fortë thithëse e ujit në formë spirale që tërheq gjithçka dhe makina e mbetur në mes të rrjedhës.

Materiali përkatës i publikuar nga Forecast Weather Greece regjistron përpjekjet e ekipeve të shpëtimit në kushte veçanërisht të vështira, me rrjedhje të fortë uji dhe dukshmëri të kufizuar, ndërsa ata i afrohen automjetit dhe largojnë në mënyrë të sigurt personat e bllokuar.

Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave për ditën e nesërme dhe deri në përmirësimin e plotë të motit, ku do ketë njoftim të dytë zyrtar.

VIDEO

Si ia ‘hodhi’ SPAK-ut Samir Mane! Korruptoi Ilir Metën me një vilë lluksi, ish presidenti bën kërkesën e pazakontë ndaj GJKKO-së

Ilir Meta ka paraqitur një kërkesë zyrtare në Gjykatën e Posaçme për mënyrën se si po paraqitet në sallën e gjyqit, duke kundërshtuar vendosjen e tij në një kabinë xhami ose strukturë metalike të izolimit.

Në dokumentin e depozituar, mbrojtja kërkon konstatimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese dhe heqjen e barrierave fizike, duke kërkuar që Meta të vendoset pranë avokatit të tij gjatë të gjithë procesit gjyqësor.

Mbrojtja argumenton se vendosja e tij në një kabinë të mbyllur cenon nenin 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që ndalon trajtimin çnjerëzor dhe poshtërues.

Historia e vilës 800 mijë euro

Provat e radhitura nga SPAK në dosjen ndaj Metës dhe Kryemadhit tregojnë një skemë të gjerë korrupsioni ku biznesmeni Samir Mane rezulton i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në korruptimin e tyre.

Një nga akuzat kryesore ndaj Metës është përfitimi i një vile në Rolling Hills, pas ndryshimeve të ligjit për minierat sipas kërkesave të çifti Meta–Kryemadhi.

SPAK thekson në dosje se “ka dyshime për një marrëdhënie korruptive” mes tyre. Mane është pyetur disa herë në SPAK, por aktualisht nuk hetohet, pasi vepra penale është parashkruar.

Në dosje janë përfshirë edhe mesazhe mes Monika Kryemadhit dhe Samir Manes, ku fillimisht diskutohet marrja e një apartamenti te “Ambasadori”, por më pas vihet re se preferohej një vilë pasi “aty ka shumë njerëz dhe Iliri nuk është i qetë, më mirë te vilat”. Mane i shkruan Kryemadhit për vilën ose apartamentin “kur ta duash, dhe kur të duash”.

Më pas, Meta heq dorë nga vila pasi mëson se ambasadori grek Oktapodas është në dijeni të dhuratës, por punimet në vilë vijuan për muaj të tërë, pasi Meta kishte kërkuar instalimin e një “sauna”.

Biznesmeni Samir Mane gënjeu prokurorët e SPAK

Në deklarimet e tij, Mane mohon marrëdhënien me Metën dhe Kryemadhin, duke thënë se “nuk u ka kërkuar asnjë lloj ndihme” dhe se komunikimet lidhur me ligjin për minierat i ka bërë në cilësinë e anëtarit të shoqatës së minierave. Ai deklaron se ndryshimet ligjore “nuk kishin asnjë efekt financiar”.

Në dosje ndodhen edhe dëshmitë e Saimir Bokës, ish-drejtor i Albchrome, i cili tregon se kompania kërkonte ndryshime në ligj për servitutin e galerive dhe puseve në funksion të operimeve të saj.

SPAK ka zbardhur një komunikim të gjerë personal mes Kryemadhit dhe Manes, përfshirë dalje për kafe, udhëtime dhe përfitime të ndryshme. Një seri mesazhesh dhe dokumentesh financiare tregojnë pagesat e kryera nga bashkëshortja e tij, Eva Mane për udhëtimet e Monika Kryemadhit dhe fëmijëve të Metës drejt Disneyland Paris dhe një koncerti të Beyoncé, me fatura që arrinin në mijëra euro.

Sipas dosjes, biletat dhe akomodimi janë rezervuar në “business class” dhe në hotele të kategorisë së lartë.

SPAK ka zbuluar gjithashtu se Mane ka dhënë deklarime të pavërteta lidhur me bisedimet për vilën, pasi mesazhet në celularin e Kryemadhit, të marrë nga periudha 2013–2014, tregojnë komunikime të vazhdueshme mes tyre për vilën dhe apartamentin.

Në dosje citohet:
“Jam këtu me Zamon”, shkruan Kryemadhi në një mesazh për Metën, duke përshkruar detaje të “dhuratës”.

Në një tjetër rast, Mane i shkruan Kryemadhit: “Ku ta duash dhe si ta duash”, për vilën ose apartamentin ende të papërcaktuar.

SPAK arriti në konkluzionin se çifti Meta–Kryemadhi ka përfituar këtë vilë “në këmbim të ndikimit të paligjshëm” pranë institucioneve publike dhe deputetëve të LSI-së, duke miratuar ligjin nr. 134/2014 sipas kërkesave të Manes.

Gjithashtu, janë evidentuar ndërhyrjet e paligjshme te Zyra e Përmbarimit dhe te kreu i AKEP, Piro Xhixho, në favor të kompanisë së Manes, Plus Communications.

Çështja PLUS Communication

SPAK dokumenton marrëdhënien e ngushtë të Kryemadhit me Xhixhon, i cili raportonte vazhdimisht takimet me Manen. Në një komunikim të datës 31 janar 2014, Xhixho i shkruan Kryemadhit:
“Mona përshëndetje. Erdhi Zamiri. Ashtu siç më the ti, kërkon bashkëpunim. Ka marrë mandat për të mbyllur problemet. Me tha ti nuk na i ke fajin, vetëm bë çfarë mundesh”.

Në një tjetër mesazh të 11 shkurtit 2014, Xhixho i shkruan:
“Sot më erdhi Zamiri dhe më thoshte për takimin me të madhin”.

Sipas dosjes, Samir Mane ishte duke kërkuar lehtësira nga AKEP për të përmirësuar gjendjen e PLUS, ndërsa ndërkohë bashkëshortja e tij, Eva Mane, paguante udhëtimet luksoze të Kryemadhit dhe fëmijëve.

SPAK thekson se ndikimi i Metës dhe Kryemadhit në favor të Manes dhe ortakëve të tij shkonte deri në detyrimin e operatorëve rivalë të PLUS që të uleshin në një tryezë të përbashkët për të diskutuar mënyrat për të shpëtuar kompaninë.

Në dosje është dokumentuar edhe ndërhyrja e Kryemadhit:
“Ajo më tha ta pres Samir Manen”. 

/skyweb.al