Bëri kërdinë me alkool, rakuni gjendet i dehur dhe pa ndjenja në tualetin e dyqanit

Një episod i pazakontë ka ndodhur fundjavën e kaluar në Ashland të Virxhinias, ku “hajduti me maskë” që shkaktoi rrëmujë në një dyqan alkooli rezultoi të ishte një… rakun i dehur. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit së shtunës, kur kafsha e egër kishte hyrë fshehtas në dyqan të mbyllur, duke çarë një vrimë përmes tavanit.

Pasi u fut mes uiskit dhe pijeve të tjera, ai shkaktoi rrëmujë të vërtetë: shishe të thyera e pije të derdhura në dysheme. Punonjësja që e gjeti e përshkroi pamjen si të pabesueshme. Rakuni ishte shtrirë pa ndjenja në dyshemenë e tualetit të dyqanit, dukshëm i “mposhtur” nga pijet që kishte konsumuar gjatë aventurës së natës.

Bëri kërdinë me alkool, rakuni gjendet i dehur dhe pa ndjenja

Oficerja e kontrollit të kafshëve, Samantha Martin, u thirr në vendngjarje dhe nuk e fshehu dot humorin që i shkaktoi situata. “Unë i pëlqej rakunët”, tha ajo. “Janë krijesa shumë gazmore. Ky ra nga tavani dhe bëri një rrëmujë të tërë, duke pirë gjithçka që i dilte përpara”.

Rakuni u mor në strehimore për t’u monitoruar derisa të kalonte efekti i alkoolit. Fatmirësisht, autoritetet konfirmuan se ai nuk kishte pësuar dëmtime fizike. “Pas disa orësh gjumë dhe pa shenja lëndimi, përveç ndoshta një dhimbje koke, u lirua i sigurt në natyrë”, njoftoi Agjencia e Mbrojtjes së Kafshëve.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fhcvaanimalprotection%2Fposts%2Fpfbid0S9dbDG74ptAYz2UpX5xHgs9aoF8Zqn7JjpyqUZ4tcwVwXAYxQZ7HrHDBnJBgRT6Wl&show_text=true&width=500

Babë e bir nga Tropoja vdesin njëri pas tjetrit, habiten mjekët pas ekspertizës

Një tragjedi e dyfishtë ka goditur komunitetin e Nikaj-Mërturit, ku familja Qokaj është përballur me humbjen e dy anëtarëve brenda vetëm një dite.

I pari që u nda nga jeta ishte 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj. Lajmin për vdekjen e të atit e dha i biri, Besniku, i cili një ditë më parë kishte bërë publikimin e njoftimit mortor. Askush nuk e kishte menduar se brenda 24 orëve, të njëjtët njerëz do të duhej të njoftonin edhe vdekjen e tij, duke e kthyer dhimbjen e familjes Qokaj në një tragjedi të dyfishtë që ka tronditur mbarë komunitetin.

Burime i kanë thënë Gazetës Shqip që dy të ndjerët ishin nga Curraj i Epërm në Tropojë ndërkohë që jetonin prej vitesh në Lushnje.

Familja Qokaj e përbërë nga 6 djem e ka përjetuar keq ndarjen nga jeta të kryefamiljarit, ndërkohë që Besnik Qokaj ishte djali i tretë i familjes.

Pasi kishin kryer ritet për trupin e pajetë të babait të tyre 88-vjeçar, Besniku ishte shtrirë për të pushuar, e pikërisht aty i kishte pushuar dhe zemra.

Ajo se çfarë kanë thënë mjekët për ekspertizën mjekoligjore të Besnikut, ishte që zemra e tij ishte copëtuar e se rrallë ishin ndeshur me raste të tilla.

Teksa gazetarja Semiljana Azizi mëson se trupi i pajetë i 88-vjeçarit ishte planifikuar të varrosej në Curraj të Epërm e të transportohej me helikopter, sepse vetë i ndjeri e kishte lënë amanet, tashmë pas tragjedisë së dyfishtë nuk dihet ende se ku do të kryhet ceremonia mortore e përcjellja për në banesën e fundit.

Brenda pak orësh, dy prej shtyllave të shtëpisë u shuan, duke e lënë të mbuluar me zi derën e familjes Qokaj.

Në rrjetet sociale, administratorët e faqeve lokale kanë publikuar edhe momentin e fundit të komunikimit me Besnik Qokajn, i cili vetëm një ditë më parë u kishte kërkuar ndihmë për të shpërndarë lajmin e ndarjes nga jeta të babait të tij.

Fejohet ish-banorja e Big Brother VIP Albania (Foto)

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Jori Delli, dhe reperi italian Fred De Palma kanë ndarë me ndjekësit lajmin e gëzueshëm të fejesës së tyre.

Çifti, i cili gëzon simpati të madhe si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, ka vendosur të hedhë hapin e rëndësishëm pas një periudhe lidhjeje të konsoliduar.

Përmes disa fotove emocionuese, Jori ka treguar unazën me diamant në gisht, ndërsa Fred shfaqet duke e puthur në faqe, të shoqëruara me mbishkrimin domethënës “Përgjithmonë”.

Thuhet se propozimi romantik ka ndodhur gjatë pushimeve të tyre të fundit në Maldive, larg syrit të publikut, ndërsa lajmi u bë publik vetëm sot.

Ky zyrtarizim ka sjellë urime të shumta nga fansat dhe miqtë, duke konfirmuar dashurinë e fortë që dyshja ndan me njëri-tjetrin.

Irlanda, Spanja dhe Hollanda tërhiqen nga Eurovision për shkak të mospërjashtimit të Izraelit

Irlanda, Spanja dhe Holanda do të bojkotojnë Festivalin e Këngës në Eurovision të vitit të ardhshëm, pasi Izraelit është lejuar të garojë.

Ato ishin midis një numri vendesh që kishin kërkuar përjashtimin e Izraelit për shkak të humbjeve humanitare të luftës në Gaza dhe akuzave për praktika të padrejta votimi.

Pavarësisht thirrjeve për një votim mbi pjesëmarrjen e Izraelit, anëtarët në vend të kësaj miratuan një sërë rregullash të reja që synonin të mbronin integritetin e konkursit.

Në një deklaratë, transmetuesi holandez Avrotros tha se “pjesëmarrja në rrethanat aktuale është e papajtueshme me vlerat publike që janë thelbësore për ne”.

Transmetuesi spanjoll RTVE shtoi: “Bordi i drejtorëve të RTVE ra dakord shtatorin e kaluar që Spanja do të tërhiqej nga Eurovision nëse Izraeli do të ishte pjesë e tij.”

“Kjo tërheqje do të thotë gjithashtu se RTVE nuk do të transmetojë finalen e Eurovision 2026… as gjysmëfinalet paraprake.”

Transmetues të tjerë, përfshirë Irlandën, Slloveninë dhe Islandën, pritet gjithashtu të tërhiqen nga konkursi.

Fitoi në Strasburg pas shkarkimit nga Vettingu/ Prokurorja Antoneta Sevdari padit shtetin, kërkon pagat për 5 vite

Drejtësia iu bind Strasburgut për rikthimin në detyrë të prokurores Antoneta Sevdari, për vitet kur ajo mbeti pa punë magjistratja ka kërkon nga gjyqësori të urdhërojë institucionet t’i japin rrogën pasi shkarkimi nga Vettinngu u hodh poshtë.

Për këtë të paditur janë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroria, ku prej secilit kërkohet e drejta e pagës dhe pensionit. Antoneta Sevdari i kërkon apelit administrative që ta detyrojë këshillin ti paguajë pagën e plotë si anëtare e KLP.

Në kohën e shkarkimit nga detyra Sevdari mbante mandatin e anëtares në Këshill dhe ndaj prokurorja e rikthyer nga Strasburgu kërkon që shteti ta paguajë si anëtare nga 1 marsi 2019 deri në ditën kur duhet ti përfundonte mandate në 19 mars 2021. Sevdari kërkon ti paguhet paga edhe si prokurore gjatë kohës që ishte e papunë e së bashku me to kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga 2021 deri në 2024.

Mbas vendimit të Strasburgut që shpalli të pavlefshëm shkarkimin e saj si prokurore, Antoneta Sevdari ju drejtua KLP-së edhe për pagat e munguara, por për këtë gjë ju tha se duhet ta kërkonte gjyqësisht. Sakaq në administrative kanë ngritur dhjetëra padi edhe gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar që kërkojnë pagën kalimtare mbasi u refuzuan nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për të përfituar nga skema e sigurimit suplementar./TCH

24-υjeçarja nga Lezha: Shefi 51 υjeç më mbαn me Ιekë

Pasi ka zënë të dashur një burrë të martuar dhe me pozitë, një vajzë nga Lezha pretendon se ka gjetur lumturinë.

Ajo ka rrëfyer historinë e saj dhe ka lënë me “gojëhapur” lexuesit tanë në rrjete sociale.“I dashuri im është më i miri në botë.

Ai është i martuar me letra, por më betohet që më gruan rri veç për hatër të fëmijëve dhe se ajo kujdeset për babën e sëmurë që kanë në shtëpi.

Jam 24 vjeçe, ai është 51 vjeç, por si jep hiq. Djalë i ri duket krejt. Nejse kjo ka pak rëndësi, se më shumë vlerësoj meshkujt e pjekur se këta aventurierët e moshës time. Jam lidh me të kur nis atë punoja me të në biznesin e tij.

Sa kisha kry shkollën e lartë. Aty ai çdo mëngjes më qeshte e më blinte edhe briosh.

Pastaj nisëm duke folur në Facebook gjatë orarit të punës, sa punën e linim krejt. Derisa një ditë për ditëlindjen time me fton për një kafe dhe ikim në Shëngjin.

Aty bëmë dhe dashuri për herë të parë. Kisha pas një lidhje, por i dashuri tha që se ka problem që s’isha e vir.gjër. Prej asaj dite jemi të pandarë, përveç fundjavave që ai rri më fëmijët.

Në fundjavë më jep lek sa të dua e dal e qerasi mamin ose shoqet.

Më plotëson çdo tekë, por në shtrat nuk më pëlqen shumë. I dashuri i parë ishte i papamë. Ky lodhet shpejt dhe e zë gjumi më pas direkt.

As nuk më flet, as hiq. Nuk e di, por e dua dhe them do e kaloj këtë problem. Dashuria mbi gjithçka apo jo? FLM”, shkruan ajo.

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 4 Dhjetor 2025


Dashi

Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj ne çift. Shprehini me tepër ndjenjat dhe do ndiheni akoma me mire. Beqaret do kenë disa takime te cilat mund te shndërrohen shume shpejt ne lidhje serioze dhe afatgjata. Shfrytëzojini mundësitë qe do iu jepen. Ne planin financiar nuk duhet te shpenzoni kuturu sepse do keni probleme.

Demi

Do e keni te vështirë t’ia shprehni ndjenjat partnerit ashtu si i keni ne shpirt. E mira do ishte te flisnit me ndonjë psikolog i cili do iu ndihmonte mjaft për ta kaluar këtë gjendje. Beqaret duhet te tregohen me te hapur. Mundësitë për aventura do jene te shumta, prandaj përfitoni nëse ato iu tërheqin. Financat nuk do kenë probleme. Mund te rini te qete ne këtë sektor.

Binjaket

Lexo edhe:

Horoskopi për ditën e shtunë/ Çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj

Viti 2026 vjen me fat për dy shenja të horoskopit

Ata qe janë ne çift do përballen me zhgënjime dhe do ndihen keq. Beqaret nuk do kenë shume gjasa te fillojnë një lidhje serioze, por duhet te përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për t’u njohur me persona te rinj. Me kalimin e kohës gjithçka mund te ndodhe. Financat do kenë përmirësime te ndjeshme fale maturisë qe ju keni treguar me shpenzimet.

Gaforrja

Konfigurimi i yjeve do jete mjaft i favorshem per jeten sentimentale te te dashuruarve, megjithatë nuk duhet ta teproni me kërkesat. Beqaret nuk do jene aspak te favorizuar nga yjet dhe kjo do i merzite pa mase. Mundohuni te merreni me dicka qe te humbisni mendjen. Financat do jene delikate, por fale nje menaxhimi me te mire do arrini ta stabilizoni situaten.

Luani

Klima për jetën tuaj ne çift nuk do jete aspak e mire gjate kësaj dite. Do keni vështirësi për te ruajtur një komunikim te ngrohte dhe nuk do mundni dot ta mbani për vete xhelozinë. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do ia vleje për te vazhduar me tej njohjen. Yjet do bëjnë çmos qe t’iu ndihmojnë te zgjidhni një nga një problemet financiare.

Virgjeresha

Klima për jetën tuaj ne çift nuk do jete aspak e mire gjate kësaj dite. Do keni vështirësi për te ruajtur një komunikim te ngrohte dhe nuk do mundni dot ta mbani për vete xhelozinë. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do ia vleje për te vazhduar me tej njohjen. Yjet do bëjnë çmos qe t’iu ndihmojnë te zgjidhni një nga një problemet financiare.

Peshorja

Planetët do iu ndihmoje te rivendosni dialogun ne jetën tuaj ne çift sot. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do tregoheni me te kuptueshëm dhe do toleroni gjithë kohës. Beqarët do kenë nje ditë me te animuar edhe pse nuk do e takojnë as sot dashurinë e madhe te jetës se tyre. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe te mëdha sepse do keni probleme te paimagjinueshme.

Akrepi

Jeta sentimentale e çifteve do jetë me e bukur sesa ata e mendonin. Do e dyfishoni përkujdesjen per atë qe keni ne krah dhe do ia shprehni me tepër ndjenjat. Beqarët duhet t’i lënë te tjerët t’i joshin dhe jo te mbyllen ne vetvete. Vetëm kështu do arrini te krijoni një lidhje. Ne planin financiar fati do iu buzeqeshë. Do kryeni shpenzimet e nevojshme dhe buxheti nuk do ketë tronditje.

Shigjetari

Do bëni te gjitha përpjekjet e mundshme gjate kësaj dite vetëm e vetëm qe marrëdhënia juaj me partnerin te jete me e mire. Edhe për ata qe kane pasur debate situata do stabilizohet. Beqaret do kenë mundësi me shumice për te pasur njohje te reja e mjaft interesante. Shfrytëzojini! Ne planin financiar do influencohen mjaft investimet dhe te ardhurat do rriten.

Bricjapi

Jeta juaj ne çift nuk do jete rutine gjate kësaj dite. Se bashku me partnerin tuaj do mendoni te përjetoni emocione te reja dhe eksperienca drithëruese. Beqaret do njihen me disa persona, por duhet te kalojnë disa dite para se ata te japin fjalën për diçka me tepër. Për shkak te faturave apo shpenzime te nevojshme qe do iu duhet te bëni financat do jene delikate.

Ujori

Te gjithë planetët do bëhen një për t’ua bere edhe me te bukur ditën sot. Pas një periudhe te ftohte dhe kur keni qëndruar larg njeri-tjetrit, situata duket se do përmirësohet. Beqaret duhet te qëndrojnë vetëm edhe sot qe te mendojnë çfarë duan te bëjnë ne te ardhmen. Financat do jene te mira, por nje dhurate e dikujt do ua beje ditën edhe me te bukur e me te kënaqshme.

Peshqit

Pritet qe dita e sotme te jete shume e qete për te dashuruarit. Bashkëpunimi dhe komunikimi do jete i mire e nuk do përbëjë asnjë problem. Beqaret nuk duhet te bëjnë sakrifica te tejskajshme vetme për te gjetur dashurinë. Ka kohe për gjithçka. Ne planin financiar nuk duhet te luani shume me zjarrin sepse do digjeni keq. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi.

Pse po vd*sin të rinjtë shqiptarë nga infarkti? Mjeku Altin Veshti: Zbulojeni njëherë e mirë, dhe çfarë të bëni të mos iu ndodhë

Arrestet kardiake në moshë të re, po shtohen edhe në vendin tonë.

Mbrëmjen e sotme në studion e Top Story, mjeku Altin Veshti u shpreh se faktori i parë është stresi, e më pas renditen arsyet e tjera.

“Stresi është term i përgjithshëm që nis nga momenti që del nga shtëpia. Stresi mund të shkaktojë ulçër në stomak pa pasur fare probleme me stomakun.

Në Shqipëri stresi është shumë më i lartë se në Perëndim. Stresin e vendos si faktorin më të rëndësishëm, pastaj pirja e cigares, diabeti, jeta sedentare, stimulantët…

Minimalisht duhet të bëhet palestër ose ecje, tre herë në javë. Palestra i mbledh të gjitha. Por dhe në këtë rast duhet kontroll dhe mirë është që çdo njeri çdo vit duhet të bëhet një EKO dhe një EKG”, u shpreh ai.

“Arresti kardiak te të rinjtë shkaktar janë lodhja, stresi, pagjumësia, qëndrimi për orë të gjata natën në video-lojëra. Po ashtu dhe sëmundje të trashëguara. Çdo vdekje e papritur në një familje, duhet të gjithë anëtarët të bëjnë një kontroll për të parë nëse e kanë apo jo këtë faktor”, tha kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Parashikimi i fr*kshem! Po vjen profecia “ALÍENE” e Baba Vanga që mund të ndryshojë botën në vitin 2026?

Një tjetër parashikim i një gruaje të verbër telepatike, e cila dyshohet se parashikoi ngjarjet e 11 shtatorit dhe pandeminë e COVID-19, pritet të vërtetohet vetëm disa ditë më vonë, sipas “Daily Mail”.

Baba Vanga, e cila vdiq në vitin 1996, ishte një parashikuese bullgare që u bë një figurë kulti midis teoricienëve të konspiracionit pasi disa nga parashikimet e saj të çuditshme u vërtetuan.

Tani, një profeci për vitin 2025 që parashikon se njerëzit do të kenë kontakt me jetën aliene është lidhur drejtpërdrejt me shortin e së premtes për Kupën e Botës FIFA 2026 në Uashington.

Në mënyrë specifike, parashikimi i saj përshkroi një UFO që do të shfaqej si një ‘dritë e re në qiell’ mbi ngjarjen, duke i lejuar njerëzimit të takohet me jashtëtokësorë për herë të parë – duke i sjellë botës përgjigje në vend të frikës.

Për më tepër, ky moment historik ishte parashikuar të ndodhte gjatë një ngjarjeje të madhe sportive dhe njerëz nga e gjithë bota do të ishin në gjendje ta shihnin atë, megjithëse Baba Vanga nuk zbuloi kurrë se në cilin ngjarje sportive do të ndodhte kjo.

Baba Vanga nuk la të dhëna të shkruara për parashikimet e saj. Shumica e parashikimeve të saj vijnë nga mbesa e saj, Krasimira Stoyanova, ose persona që dokumentuan parashikimet e supozuara pas vdekjes së saj dhe që janë akuzuar për keqinterpretim të atyre që ajo ka thënë.

Gjatë ceremonisë afërsisht njëorëshe, të 48 ekipet e kualifikuara vendosen rastësisht në 12 grupe me nga katër, duke vendosur saktësisht se kush luan me kë në fazën hapëse të turneut verën e ardhshme në stadiume në të gjithë SHBA-në, Kanadanë dhe Meksikën.

Pritet që deri në 300 milionë njerëz në të gjithë botën ta ndjekin shortin drejtpërdrejt, një numër që shortet e kaluara të Kupës së Botës, e kanë arritur ose tejkaluar vazhdimisht.

Ndërsa ceremonia e përzgjedhjes së së premtes nuk është teknikisht një ngjarje e vërtetë sportive, ajo përgatit skenën për një nga turnetë më të njohur në të gjithë globin çdo katër vjet, të ndjekur nga 1,5-5 miliardë njerëz.

Ceremonia e Kupës së Botës ka të ngjarë të jetë ngjarja më e shikuar televizive këtë muaj, duke e bërë atë mundësinë e fundit për parashikuesen e ndjerë bullgare, që të ketë të drejtë para vitit 2026.

Edhe pse parashikimi i vitit 2025 u la i paqartë, ata që e kanë interpretuar profecinë e Baba Vanga-s besojnë se drita i referohet qartë një anijeje kozmike jashtëtokësore që shfaqet mbi vendin e ngjarjes sportive.

Parashikimi i Baba Vanga-s tashmë është vërtetuar, falë kalimit të objektit misterioz ndëryjor 3I/ATLAS, i cili do të bëjë kalimin e tij më të afërt pranë Tokës më 19 dhjetor.

NASA dhe astronomë të tjerë kanë arritur në përfundimin se objekti është një kometë e pajetë, dhe të paktën një studiues i shquar, ende beson se 3I/ATLAS mund të jetë një anije kozmike jashtëtokësore.

Gjithashtu ka pasur spekulime se drita në vizionin e Baba Vanga-s mund t’i referohet një shiu meteorësh, Dritave Veriore ose supernovës së pritur të “T Coronae Borealis” 3,000 vite dritë larg, e cila do të ishte e dukshme nga Toka.

Shumë besimtarë menduan se kjo ngjarje do të ndodhte gjatë “Super Bowl” në shkurt, që është një nga ngjarjet televizive më të shikuara çdo vit, por kjo nuk ndodhi.

Megjithatë, historia e Baba Vanga-s si parashikuese e ngjarjeve të ardhshme rivalizoi reputacionin shekullor të Nostradamusit.

Ajo njihet si parashikuese e shkatërrimit të nëndetëses ruse Kursk, e cila u fundos në Detin Barents në vitin 2000.

Baba Vanga tha gjithashtu se ‘dy zogj metalikë do të përplaseshin me vëllezërit amerikanë dhe do të derdhej gjak’, gjë që besimtarët thanë se përshkruante me saktësi sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Profeci të tjera që u vërtetuan përfshijnë cunamin e Oqeanit Indian të vitit 2004 që vrau mbi 230 000 njerëz, zgjedhja e Barack Obama në vitin 2008 dhe ngritja e grupit terrorist islamik ISIS në vitin 2010.

Baba Vanga madje parashikoi vdekjen e saj saktë, duke zbuluar se do të vdiste më 11 gusht 1996 në moshën 85-vjeçare.

Shpat Kasapi ndërroi jetë në Itali, Ahmed Kalaja ‘nxjerr bllof’ Igli Taren, ja e verteta qe su tha askund: Trupi i tij u… (DEKLARATA)

Këngëtari Shpat Kasapi ndërroi jetë më 26 nëntor pas një ataku kardiak në Itali.

Momentet e fundit të jetës, Shpati i kaloi në Itali, aty ku ndodhej së bashku me Selvijen për të kuruar të birin, Roelin. U deshën disa ditë që trupi i artistit të arrinte në Tetovë dhe më 30 nëntor u mbajt edhe ceremonia mortore, ku familjarë, miq, të afërm dhe të gjithë ata që e njohën e nderuan në lamtumirën e fundit.

Së fundmi, Ahmed Kalaja ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale, ku ka akuzuar mediat se nuk kanë treguar të vërtetën rreth asaj se kush u mor me transportimin e trupit të Shpatit për në Tetovë.

Sipas tij, ka qenë Mariglen Shehai, babai i Amarit, ai që është marrë me të gjitha shërbimet para dhe pas vdekjes së këngëtarit, si edhe me transportimin e trupit të tij.

 “Mediat nuk thanë të vërtetën kryesore se:
Mariglen Shehaj babai i Amarit. Vllai ynë Mariglen Shehaj është marrë me të gjitha shërbimet para edhe pas vdekjes së si edhe teansportimin e tij për në Tetovë. Zoti e shpërbleftë. Gjest madhështor. Mbarësi e Bekime e Udhëzim. Amin!
Nuk mohojmë faktin qe mund të ketë kontribues të tjerë për efekte proçeduriale ndërsa të mirat matreale ( shpenzimet) jane hedhur nga vellai ne fjale. Natën!” shkruan Ahmed Kalaja.

Nje mesazh direkt ndoshta dhe per familjen e Shpatit, e cila sot falenderoji publikisht Igli Taren, bëri të mundur sjelljen e trupit të tij në Shqipëri, në fakt për të gjithë ato që nuk i dijnë proçedurat, sjellja e shpejtë e një trupi të pajetë kërkon shumë proçedura, që nga spitali, shteti italian, dhe autorizimi nga ambasada e Maqedonisë, proçedura që Igli Tare ka ndërhyrë për tu realizuar shumë shpejt, por Ahmeti ka dëshirë të madhe tu japë rëndësi personave të rrethit të tij, dhe të ulë të tjerët, fix siç nuk i takon një njeriu të fesë.

VIDEO