Amnistia e fundvitit/ Lirohen 380 të burgosur, ulet dënimi për 900 të tjerë. Kategoritë që nuk përfitojnë

Nga amnistia, bëhet me dije se do të lirohen në total 380 të burgosur, si dhe do të ulet dënimi për 900 persona të tjerë

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar fjalën e ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari, në lidhje me nismën e amnistisë penale, me rastin e festave të fundvitit.

Nga amnistia, bëhet me dije se do të lirohen në total 380 të burgosur, si dhe do të ulet dënimi për 900 persona të tjerë.

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, në fjalën e tij tha se nisma e amnistisë, niset nga parimi i humanizmit.  Ai shtoi se nga amnistia nuk përfitojnë persona, që kanë kryer krime të rënda apo korrupsion.

“Të dashur qytetarë. Në mbyllje të këtij viti, qeveria shqiptare ka ndërmarrë nismën për të miratuar një amnisti penale, një akt ligjor ky, që bazohet tek humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet evropiane të drejtësisë. Ky lajm i mirë për përfituesit direkt dhe për familjet e tyre është me siguri urimi më i mirë i këtij fundviti. Kjo amnisti, që ne do të miratojmë, nuk është kurrsesi një lëshim politik, por një politikë penale moderne.

Një shtet i fortë nuk ka nevojë të mbajë në burg, njerëz pa rrezikshmëri reale, por të investojë në rehabilitim dhe në siguri afatgjatë. Drejtësia evropiane nuk matet me numrin e të burgosurve, por me parandalimin, rehabilitimin dhe uljen e përsëritjes së veprave penale”, tha ndër të tjera Lamallari.

Mesazhi i ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari:

Të dashur qytetarë, në mbyllje të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë nismën për miratimin e një amnistie penale, një akt ligjor ky i bazuar te humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet evropiane të drejtësisë.

Ky lajm i mirë për përfituesit direkt dhe për familjet e tyre është me siguri urimi më i mirë i këtij fundviti. Kjo amnisti që ne do të miratojmë nuk është kurrsesi një lëshim politik, por një politikë penale moderne.

Një shtet i fortë nuk ka nevojë të mbajë ne burg njerëz pa rrezikshmëri reale, por të investojë në rehabilitim dhe siguri afatgjatë. Drejtësia evropiane nuk matet me numrin e të burgosurve, por me parandalim, rehabilitim dhe uljen e përsëritjes së veprave penale.

Amnistia që ne do të miratojmë në Këshillin e Ministrave nuk është një vendim i rastësishëm. Ajo vjen pas një analize të detajuar të situatës në sistemin e drejtësisë penale, në bashkëpunim me organet përgjegjëse, dhe adreson një shqetësim madhor; përdorimin e lartë të masës së paraburgimit dhe nevojën për një qasje më proporcionale dhe më humane.

Sot, për fat të keq, në sistemin e burgjeve ndodhen rreth 5 mijë persona, nga të cilët një pjesë e konsiderueshme, konkretisht më shumë se gjysma e tyre janë të paraburgosur. Kjo situatë kërkon ndërhyrje të përgjegjshme dhe të mejëhershme, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.

Paraburgimi i tepruar është një shqetësim persistent në sistemin tonë penitenciar, shqetësim i ngritur në mënyrë të përsëritur nga Këshilli i Europës si dhe nga partnerët tanë evropianë. Mbipopullimi në burgje nuk është forcë e shtetit, është dobësi e sistemit. Kjo amnisti e korrigjon në një farë mënyrë atë dobësi teksa ne kemi ende punë përpara për një politikë penale moderne që i përgjigjet stadit në të cilin Shqipëria është sot dhe nesër si vend anëtar i Bashkimit Europian.

Përmes kësaj amnistie qeveria po ndërmerr një tjetër akt parandalues dhe human, përpara se problemi të kthehet në krizë sistemike.

Më konkretisht, nga zbatimi i kësaj amnistie në vlerësimet paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm; dhe rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi, ndërsa numri real i përfituesve është edhe më i lartë, duke përfshirë ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale si dhe masat alternative.

Jam vecanërisht i lumtur që në këto kategori përfituesish përfshihen të mitur, gra dhe persona të dënuar për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore.

Efekti është konkret dhe i menjëhershëm:

-popullimi në burgje ulet me gati 7%

-përmirësohen kushtet e trajtimit, sigurisë dhe rehabilitimit

-si dhe garantojmë më shumë respekt ndaj dinjitetit njerëzor

Sigurisht që nga kjo amnisti nuk mund të përfitojnë ata që kanë kryer krime të rënda, korrupsion apo vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kurrsesi jo subjekte që janë hetuar nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO.  Nuk ka amnisti selektive dhe as favorizime, por kritere ligjore të qarta dhe transparente. Kush e sheh amnistinë si dobësi, ngatërron ndëshkimin me drejtësinë.

Kjo amnisti nuk është falje e shkeljes së ligjit, por një shans i dytë, i dhënë me përgjegjësi, për ata që mund dhe duhet të rikthehen në shoqëri dhe pranë familjeve të tyre. Ne besojmë në një drejtësi të drejtë, jo për statistikë dhe as në kurriz të të pamundurve, një drejtësi që nuk humbet kurrë humanizmin, dhe që në frymë dhe shpirt udhëhiqet nga standarde të panegociueshme demokratike. Faleminderit dhe gëzuar festat.

Erion Braçe tregon me VIDEO skandalin me cigaret IQOS: Brenda cigares ka flet metalike, e kuptoni çfarë po pini?!

Deputeti socialist Erion Braçe ka ndërmarrë prej disa ditësh një fushatë në mbrojtje të shëndetit të fëmijëve.

Sot, Braçe ka denoncuar skandalin me cigaret IQOS. Duke publikuar një video në rrjetet sociale, Braçe zbulon se brenda cigares ka fletë metalike.

Braçe vë në dukje se duhani elektronik është i ndaluar me ligj t’iu shitet fëmijëve, por sipas tij kompania “Philip Morris” parave nuk pyet për asgjë. Braçe kërkon ndërhyrjen e shtetit që të bëjë detyrën.

“ALARMI PER FEMIJET;

BRENDA DUHANIT ELEKTRONIK!

JA CFARE KA!

Dhe ky ju shitet femijeve!

U shpik e shitet per teknologji, luks, “me pak i demshem”, nderkohe qe krijon varesi te qarte dhe demton pafund mushkerite;

Vecanerisht te FEMIJEVE!

E kemi ndaluar me ligj tu shitet femijeve, kemi ndaluar reklamen per te kudo, por paraja e madhe e PHILIP MORRIS nuk pyet, po fare fare fare!!”, shkruan Braçe bashkangjitur videos denoncuese.

SHIKO VIDEON KËTU

Edon Zhegrova “ndryshon” Juventusin, Spalleti: Më pëlqeu, luan me ‘fitilin e ndezur’

Juventusi vazhdon momentin pozitiv në Serinë A, duke koleksionuar fitoren e tretë radhazi për t’u afruar ndjeshëm me kreun e klasifikimit.

Këtë herë “Zonja e Vjetër” triumfoi kundër Pizës 0-2 në një ndeshje që nuk ishte aspak e lehtë. Madje ishin vendasit ata që sulmuan në pjesën e parë dhe në fillimin e së dytës, duke goditur dy herë shtyllën.

Edhe bardhezinjtë iu afruan golit me anë të Kelly-t. Aktivizimi i Zhegrovës në pjesën e dytë i dha një tjetër impuls ekipit të Spallettit dhe Juventusi gjeti golin. Kalulu provokoi kundërshtarin brenda zonës, i cili u detyrua ta shtynte vetë topin në rrjetë. Kenan Yildiz mbylli llogaritë me golin në fund për t’i dhënë 3 pikët e arta skuadrës së tij.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës pati ndikimin e tij te goli i avantazhit.

Trajneri Spalletti vlerësoi maksimalisht Zhegrovën.

“Në pjesën e dytë, kishim më shumë cilësi, ishim më krijues, Zhegrova dhe David bënë mirë, duke na dhënë më shumë cilësi në metrat e fundit. Arritëm të shënonim dhe në atë moment të lojës ndjeva se ishte e merituar, pasi po krijonim hapësira në zonë.

Zhegrova kishte grip dhe tri ditë me temperaturë të lartë, prandaj kisha dyshime nëse mund të përballonte 35 minuta. Por duhej ta rrezikonim, sepse po kishim vështirësi në krijimin e atyre hapësirave, dhe ai, siç e pamë, është dikush me ‘fitilin e ndezur’, di të kalojë kundërshtarët dhe të bëjë zgjedhjet e duhura”, u shpreh Spalletti.

Bardhezinjtë kanë 32 pikë, vetëm 1 më pak sesa Interi, që duhet të rikuperojë 2 ndeshje. Zikaltrit sot në mbrëmje do të përballen me Atalantën.

Sheila mund të shkojë në Eurovision 2026, por jo për të përfaqësuar Shqipërinë, por këtë shtet europian

Duket se përpjekjet e Sheila Haxhiraj për të qenë pjesë e Eurovision Song Contest 2026, nuk kanë përfunduar në Festivalin e Këngës.

Kënga “Zemra e Tokës”, do të jetë pjesë e festivalit të San Marino-s. Në listën e këngëtarëve që pritet të performojnë në atë skenë, ndodhet edhe emri i Sheila Haxhiraj.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ajo vetë përmes disa story-ve të publikuara në Instagramin e saj.

Sheila mund të shkojë në Eurovision 2026, por jo për të

San Marino është një mikroshtet në Itali me rreth 34.000 banorë, pra relativisht më pak se zona e Astirit në Tiranë. Për pasojë, edhe skena muzikore atje është në nivele micro, ndaj San Marino-s i është dashur të huazojë këngëtarë nga vende të tjera të botës, për ta përfaqësuar në Eurovision.

Sheila mund të shkojë në Eurovision 2026, por jo për të

Në Shqipëri, kënga e saj u vlerësua me çmimin e tretë. Vendi i dytë shkoi për Inis Nezirin me këngën “Ta kam fal”, ndërsa fitues u shpall Alis me këngën “Nan”.

Galeria fotografike (

1 / 2

)

Ε mori të varfër dhe e bëri milionere.Babai i Mal i nxjerr bojën pasi djali se takoi! Violeta Kukaj ta shijojë rehatine se une.(video)

Pas refuzimit të Mal Retkoceri për tas takuar gjatë spektaklit të djeshëm, babai i tij, ka folur për mikrofonin e Fan Club, pasi doli nga studio.

Ai ka hedhur akuza të forta ndaj ish bashkëshortes së tij, këngëtares së njohur nga Kosova, Vikoletë Kukaj, duke thënë se ajo nuk e ‘lejon’ të birin që të takohen. Ai më tej ka shtuar se është i gatshëm që të bashkohet me familjen, por se është ish-gruaja e tij që sipas tij nuk dëshiron.

“Ktheu jetës së mbarë, realitet, mbarësisë, rehatllëkut”, tha ai kur u pyet se cili është mesazhi i tij për të.

Ndërkohë ai tha se ka qenë ai që e ka bërë ‘yll’ të skenës.

“Unë e kam bërë yll. Kur e kam marrë për nuse, ajo kishte vetëm një këngë të incizuar. Unë ia kam incizuar mbi 300 këngë, me ajkën e Kosovës dhe Shqipërisë… ajo vinte nga një familje e dobët ekonomikisht para se të martohej me mua”, shprehet ai.

Top Channel

Video e Eni Cobanit zbardh te věrtetën e Violeta Kukaj në “Big
Brother” Cfare i ka berë bυrrit

Një video e publikuar nga Eni Cobani ka sjellë për publikun të gjithë të vërtetën lidhur me Violeta Kukaj, e njohur si “Mama e Malit” në “Big Brother”.

Sipas videos, ajo dyshohet se ka marrë pasurinë e bashkëshortit të saj duke përfituar nga situata e tij e dobët mendore dhe, më pas, e ka lënë atë në rrugë.

Videoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit po diskutojnë për akuzat dhe historinë që Eni ka bërë publike.

Pas refuzimit të Mal Retkoceri për tas takuar gjatë spektaklit të djeshëm, babai i tij, ka folur për mikrofonin e Fan Club, pasi doli nga studio.

Ai ka hedhur akuza të forta ndaj ish bashkëshortes së tij, këngëtares së njohur nga Kosova, Vikoletë Kukaj, duke thënë se ajo nuk e ‘lejon’ të birin që të takohen. Ai më tej ka shtuar se është i gatshëm që të bashkohet me familjen, por se është ish-gruaja e tij që sipas tij nuk dëshiron.

“Ktheu jetës së mbarë, realitet, mbarësisë, rehatllëkut”, tha ai kur u pyet se cili është mesazhi i tij për të.

Ndërkohë ai tha se ka qenë ai që e ka bërë ‘yll’ të skenës.

“Unë e kam bërë yll. Kur e kam marrë për nuse, ajo kishte vetëm një këngë të incizuar. Unë ia kam incizuar mbi 300 këngë, me ajkën e Kosovës dhe Shqipërisë… ajo vinte nga një familje e dobët ekonomikisht para se të martohej me mua”, shprehet ai.

Top Channel

Ndryshon gjithçka! Qeveria Rama LAJME TË MIRA për pensionistët, pas Janarit…

Shqipëria po hyn në një fazë të re rishikimi të skemës së pensioneve, në një kontekst të shënuar nga plakja e popullsisë, ndryshimet në tregun e punës dhe procesi i integrimit evropian.

Reforma e re synon të garantojë që sistemi i pensioneve të mbetet i qëndrueshëm financiarisht, i drejtë për brezat dhe i aftë të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për një jetë dinjitoze.

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani bëri të ditur se reforma e re e pensioneve do të jetë gati brenda vitit 2026 dhe se ajo nuk prek kontributet e derdhura nga qytetarët, por mënyrën se si sistemi i përgjigjet realiteteve të reja ekonomike dhe demografike.

Si rezultat i kësaj politike mbështetëse, pensioni mesatar urban me vite të plota të punës pritet të rritet nga 27,350 lekë aktualisht në 40,000 lekë te reja. Pensioni urban i pjesshëm synohet të kalojë nga 15,850 lekë në 22,000 lekë, ndërsa pensioni rural nga 11,500 lekë në 18,000 lekë. Në të njëjtin nivel, nga 11,400 lekë në 18,000 lekë, parashikohet të rritet edhe pensioni familjar, ndërsa pensioni i invaliditetit pritet të arrijë nga 20, 000 lekë në 30,000 lekë.

Për të realizuar këto nivele, duke nisur nga janari 2026 do të aplikohet një rritje mujore e të ardhurave të pensionistëve, pa përfshirë indeksimin vjetor.

Rritja mujore në 2026-ën për pensionin urban me vitet e plota të punës do të jetë 1 800 lekë, për pensionin urban të pjesshëm 800 lekë, për pensionin rural 1 000 lekë, për pensionin familjar 700 lekë dhe për pensionin e invaliditetit 600 lekë, rritje që do të vijojnë çdo vit deri në arritjen e objektivave të përcaktuara për vitin 2030.

“Shuma do të dyfishohet në janar 2027, do të trefishohet në janar 2028, do të katërfishohet në janar 2029, e do të pesëfishohet në janar 2030”, u shpreh Manjani.

Sipas Manjanit, kjo qasje e dyfishtë – reforma strukturore dhe mbështetja afatshkurtër – synon të sigurojë stabilitet për pensionistët sot dhe një sistem pensioni të drejtë e të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.

Ergys Agasi, gditi me shρυΙΙë ministrin Ulsi Manja në zyrë!

Naim Noka | Opinion| Publik

Je mësuar të flasësh qesim, kuturu, për “kazanë” dhe “llum mediatik”. Publik.al – ti i merr të keqen bashkë me bandat e Gysit. Kjo Media “kazan” sipas teje, paguhet nga shpura jote hajdute me çizme dhe nga fonde publike. Ky është në fakt nderi dhe lavdia jote.

Kur ishe në opozitë, i bëje të fala Sandrit të TV Klan. Sot u çon “selame” me firma resortesh, kullash, tenderash dhe koncesionesh, nga llokma e Shqipërisë, thuajse të gjitha mediave që po vetë i quan llum-kazan. Kështu me Lecjanin Karlo Bolino, me resortet e Top-it dhe të Dulakut, si edhe me TV-të kërpurdhë hibride të bizneseve, ku disa oligarkë të mëdhenj, nën urdhrat e tua, derdhin qesim para për të shplarë trurin e atyre pak shqiptarëve që ende informohen nga këto TV-kioska.

Fakt është se ju nuk e doni median. Në këto 13 vite qeverisje, ju dolët më armiq të medias sesa Berisha me shtypin e shkruar. Ndryshe nga ai, ti je i sëmurë për të qenë kryeraktori i gjithë medias në këtë vend. Ashtu siç ke bërë çorap të gjitha hallkat e shtetit, ke blerë edhe median dhe shoqërinë civile. Ti, që blen ende figura nga opozita, flet për “llum mediatik” dhe “llum politik”.

I dashur Kryeministër, meqë kërkon të vërteta: media e ka detyrë të hetojë, të hulumtojë dhe të informojë. Dhe për të kuptuar kush është llumi e kush jo, po ua tregojmë lexuesve dhe opinionit publik edhe këtë lajm: në njërën nga 130 videot e përgjimit që bënte Ergys Agasi, ky i fundit e thërret në zyrë dhe e godet me shpullë ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. E ke mbajtur jo pak, por plot 7 vite ministër të Drejtësisë.

“Nuk u bë qameti për një shpullë”, do thuash. Në rregull. Por po e tregojmë këtë historinë me video, sepse Gysi i rrihte me shpulla ministrat dhe disa edhe i shkarkonte, kur nuk i zbatonin urdhrat. Që të paktën lexuesit e Publik.al të informohen edhe për shpullën që hëngri Ulsiu.

Dhe tani, se kush është llumi që po bën pis një popull, lexuesit tanë e kanë kuptuar prej kohësh.

Të fala Gysit!

Sepse, siç thua vetë:

“Shqipëria e 700 tenxhereve politike mediatike, ku zien me histeri i gjithë llumi i gjysmë të vërtetave që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, ku linçohen njerëz e familje pa asnjë gajle, për lloj-lloj arsyesh të mosarsyes, nga gjobat e portalexhinjve te ligësitë e poterexhinjve dhe mllefet e pallavraxhinjve…”

Por ndryshe nga sa përpiqesh ta paraqesësh, llumi nuk është ai që investigon – llumi është ai që paguan, shantazhon, rreh dhe blen gjithçka. Ah, se desh harrova: mos e bëj të madhe shpullën e Ulsiut, se kaq duan portalexhinjtë dhe gjobaxhinjtë!publik.al

Dalin provat/ “Gon Shehaj u shit te Rama”Zbulohet skema: Ja si njerëzit e tij u shpërblyen me poste dhe miliona nga AKSHI

Aktivisti Gent Progni ka zbuluar një prapaskenë të llahtarshme për Agron Shehajn. Me një postim në Facebook, ai ka shpjeguar arsyen pse Shehaj nuk bën asnjë reagim publik për skandalin e AKSHI-it.

E vërteta është se Shehaj është i përfshirë në këtë skandal me njerëzit e partisë së tij. Ky ka qenë shpërblimi që i ka dhënë Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas asaj që ka zbuluar Progni, gruaja e deputetit të Shehajt, Erald Kapri, ka qenë zëdhënësja e drejtoreshës së AKSHI-t. Më pas ajo u shpërblye nga Edi Rama duke e bërë drejtoreshë tek Euronews, televizioni qeveritar me pronar të famshmin Teo, i cili i bën fresk sistematikisht qeverisë dhe Agron Shehajt.

Me të lexuar këtë denoncim nga Progni, Shehaj ka reaguar me një video duke thënë se disa aktivistë të lidhur me bandat po sulmojnë partinë e tij.

Progni është përgjigjur menjëherë me prova të reja. Ai ka zbuluar se Rama ka bërë drejtor të përgjithshëm të Start Up-eve në Shqipëri njeriun e Agron Shehajt, ose më saktë partnerin e tij të biznesit. Ky drejtor quhet Arjan Ymeri, i cili ka shpërndarë miliona në kompanitë e lidhura me Agron Shehajn.

“Kanë ardhur zyrtarët e FBI dhe DEA-s”, paralajmëron gazetarja

TIRANË – Situata politike në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re dhe tejet të trazuar, jo nga përplasjet në rrugë, por nga dosjet që po hapen në zyrat e hetuesisë. Kështu ka paralajmëruar gazetarja e njohur Anduela Ndreu, gjatë një analize në një studio televizive, ku ka folur për zhvillimet më të fundit në vend dhe rolin e faktorit ndërkombëtar.

Frika nga “tërmeti” amerikan Sipas gazetares Ndreu, mbërritja e ekspertëve të lartë nga agjencitë më të fuqishme amerikane të zbatimit të ligjit nuk është një vizitë kortezie. Ajo theksoi se prania e FBI-së (Byroja Federale e Hetimit) dhe DEA-s (Agjencia Amerikane e Luftës kundër Drogës) në Tiranë është sinjali më i qartë se pandëshkueshmëria po merr fund.

“Fakti që këtu kanë ardhur zyrtarët e FBI-së dhe DEA-s amerikane po trondit dhe do të trondisë politikën në Shqipëri,” – u shpreh Ndreu. Ajo la të kuptohet se këto struktura po asistojnë drejtësinë shqiptare në hetime të thelluara që prekin nivele të larta të politikës dhe lidhjet e mundshme me krimin e organizuar, duke krijuar një klimë pasigurie për ata që deri dje ndiheshin të paprekshëm.

Protestat: Demokraci po, rotacion jo Në analizën e saj, Ndreu u ndal edhe te aksioni opozitar dhe protestat e paralajmëruara. Edhe pse i vlerësoi ato si një instrument jetik për një shoqëri të lirë, gazetarja ishte skeptike sa i takon fuqisë së tyre për të sjellë ndryshimin e pushtetit në mënyrë të menjëhershme.

“Protestat janë një mekanizëm shumë i mirë që i shërben demokracisë, i shërben vendit, por nuk e rrëzojnë qeverinë,” – theksoi ajo.

Me këtë deklaratë, Ndreu nënvizoi se ndërsa rruga dhe sheshet shërbejnë për të mbajtur gjallë reagimin qytetar dhe për të denoncuar aferat, “rrëzimi” i vërtetë i pushtetit ose i individëve të korruptuar duket se do të vijë nga institucionet e drejtësisë, të mbështetura fort nga partnerët strategjikë si SHBA. Mesazhi i saj ishte i qartë: beteja reale po zhvillohet me dosje, jo vetëm me pankarta.