Titullar ndaj United, por për Brojën është “treni i fundit”

Shënimi i golit duket se ka “kuruar” Armando Brojën, i cili është aktivizuar si titullar në disa ndeshje radhazi me Burnley. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Broja do të jetë sërish nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Manchester United.

Gjithsesi, për 24-vjeçarin presioni është i lartë, pasi në këtë takim duhet të shkëlqejë, në mënyrë që të konfirmohet si titullar i skuadrës, në të kundërt trajneri Parker është gati të zgjedhjë alternativa të tjera.

Familja e Mateos tallet keq me pergjigjjen e Brikenës ne “BBVA

Një raport nga e kaluara po vazhdon të diskutohet edhe sot në “BBVA”.

Brikena po e mohon kategorikisht një lidhje të mundshme me Mateon, kurse ai thotë se kishte pëlqim dypalësh, shkruan Kosovarja.

Por, në Instagramin e Mateos sot bëhet repost, një video ku familja që menaxhon rrjetin social të tij tallet me Brikenën, duke e konsideruar se ndihet në siklet derisa flet për këtë raport.

A është një konfirmim që familja e tij po e pranon se kishte diçka më shumë?

E papritur në Big Brother VIP 5, ndodh puthja e parë në shtëpi (VIDEO)

Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri kanë lënë mbrëmjen e së hënës ‘Akuariumin’ dhe janë bashkuar me pjesën tjetër të banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas një vendimi të Vëllait të Madh.

Megjithatë, dalja nga izolimi erdhi me një kusht të rreptë: gjashtë banorët nuk duhet të komunikojnë me asnjë prej banorëve të tjerë të shtëpisë, përveçse mes tyre. Thyerja e këtij rregulli do të sillte rikthimin e menjëhershëm të të gjithëve në ‘Akuarium’ për një kohë të pacaktuar.

Sapo u bashkuan me banorët e tjerë, tensioni dhe provokimet nuk munguan. Pjesa tjetër e shtëpisë u përpoq vazhdimisht t’i vërë në siklet dhe t’i nxisë që të flasin, duke rrezikuar humbjen e sfidës.

Një nga momentet më të komentuar ndodhi në oborr, ku banorët po qëndronin të ulur. Selin iu afrua Gretës dhe, duke mbajtur një buzëkuq në dorë, nisi t’i lyente buzët, për t’i dhënë më pas edhe një puthje.

Pavarësisht situatës, Greta tregoi vetëpërmbajtje dhe nuk komunikoi me Selin, duke respektuar rregullin e vendosur nga Vëllai i Madh. Ajo iu përgjigj vetëm banorëve që kishin qenë me të në ‘Akuarium’.

Trump: Industria amerikane e naftës është gati të operojë në Venezuelë brenda 18 muajsh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se industria amerikane e naftës mund të nisë operacione në shkallë të gjerë në Venezuelë në më pak se 18 muaj, duke pasur parasysh “shumën e madhe të parave” që do të investonin kompanitë amerikane, të cilat mund të rikuperoheshin përmes të ardhurave ose rimbursimeve nga administrata amerikane.

Në një intervistë me NBC News, Trump theksoi se do të ishte një “investim i madh”, por nuk dha një afat kohor specifik për kostot. Sipas presidentit, një prodhues nafte nga Venezuela do të ishte përsëri i dobishëm për Shtetet e Bashkuara sepse do të ndihmonte në mbajtjen e çmimeve të ulëta të energjisë.

Trump deklaroi gjithashtu se kompanitë e naftës, pavarësisht se nuk ishin njoftuar paraprakisht për operacionin që çoi në kapjen e Nicolás Maduro, e dinin se diçka ishte duke u zhvilluar dhe do të ishin gati të ndërhynin.

Presidenti përsëriti se përparësia e tij mbetet “rregullimi” i vendit dhe ringjallja e sektorit të naftës, në vend që të promovojë menjëherë një tranzicion demokratik.

Më herët, Trump është shprehur se Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me Venezuelën.

Megjithatë, Trump nuk e përjashtoi një sulm të dytë dhe shpjegoi se nuk beson se miratimi i Kongresit është i nevojshëm.

Lidhur me mundësinë e zgjedhjeve, ai sqaroi se nuk do të ketë zgjedhje në 30 ditët e ardhshme, sepse duhet kohë.

Nuk është Venezuela! Prokurori italian rrëzon mitin: Ja cilat janë vendet kryesore të narkotrafikut ndërkombëtar

Prokurori i Përgjithshëm i Napolit, Nicola Gratteri, një nga figurat më të njohura në luftën kundër krimit të organizuar, mohon kategorikisht që Venezuela të ketë një rol qendror në trafikun ndërkombëtar të drogës.

“Roli i Karakasit në narkotrafik është i vogël krahasuar me rrugët kryesore globale”, thotë ai. Sipas Gratterit, çdo pretendim i kundërt shpesh bëhet për qëllime politike.

Cilat janë rrugët kryesore të trafikut të drogës?

“Qendra e Amerikës dhe Meksika mbeten nyjet kyçe për hyrjen e drogës në tregjet e SHBA dhe Evropës”, shpjegon ai.

Presidenti Donald Trump e ka akuzuar Venezuelën për furnizim me fentanyl të rrugëve amerikane. Gratteri e konsideron këtë propagandë. “Nuk ka të dhëna të pavarura që tregojnë Venezuelën si qendër prodhimi të drogërave sintetike. Shumica e fentanylit dhe opioideve sintetike prodhohet në Meksikë.”

A ka Karakas ndonjë rol në këtë trafik?

“T’i atribuosh Venezuelës një rol qendror do të thotë të përzihen fenomene të ndryshme, më shumë për narrativë politike sesa bazuar në të dhëna reale”, thotë Gratteri.

Pra, është bërë një portretizim i instrumentalizuar i situatës?

“Ekzagjerimi i rolit të Venezuelës si qendër e narkotrafikut global duket i tepruar dhe shërben më shumë për të justifikuar presione diplomatike dhe veprime të detyruara sesa për të përshkruar realitetin e rrjetave kriminale transnacionale.”

Karteli venezuelan “Tren de Aragua” ka ndikim?

“Është një organizatë kriminale që ka depërtuar në disa vende të Amerikës Latine dhe SHBA, por aktiviteti i saj kryesor është trafiku dhe shfrytëzimi i emigrantëve, jo trafiku ndërkombëtar i drogës.”

Politika e Trump është një strategji reale kundër narkotrafikut apo ka motivime gjeopolitike?
“Nëse qëllimi i arrestimit të presidentit Maduro do të ishte vërtet lufta kundër drogës, SHBA do të duhej të përqendronte vëmendjen tek vendet që prodhojnë kokainë dhe opioide sintetike, jo tek një shtet që shërben kryesisht si pikë tranziti.”

Sulmet e gjera nuk mund të jenë strategji e suksesshme?

“Historikisht, nuk është kështu që luftohet narkotrafiku: nuk mund të godasësh nyjet më pak të rëndësi duke lënë të paprekur qendrat e prodhimit. Përveç nëse arsyeja antinarkotike përdoret thjesht si justifikim për qëllime të tjera.”

Jeni skeptik, apo gaboj?

“Dyshimi është se këtu hyjnë interesat gjeopolitike dhe ekonomike më të gjera.”

Si, për shembull?

“Kontrolli apo menaxhimi indirekt i rezervave të mëdha të naftës venezueliane, një ndër më të mëdhatë në botë.”

Gratteri kujton se shpesh “lufta kundër drogës” është përdorur si pretekst për të arritur qëllime strategjike, energjetike apo influencë rajonale.

Kush janë sot protagonistët e narkotrafikut ndërkombëtar?

“Meksika është qendra kryesore e prodhimit të fentanylit dhe opioideve sintetike, falë marrëdhënieve të ngushta të kartelëve me furnizuesit e prekursorëve kimikë, shumica nga Kina. Kolumbia, së bashku me Perunë dhe Bolivi, mbeten prodhuesit kryesorë të kokainës. Ekuadori dhe Brazili luajnë një rol gjithnjë e më të madh si platforma logjistike për eksportin drejt tregjeve kryesore: SHBA, Evropë, Azi dhe Oqeani.”

Cili është roli i mafias italiane?

“’Ndrangheta është organizata italiane më e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Por edhe Camorra, Cosa Nostra dhe klanet pugliase mbajnë pjesë të rëndësishme të tregut. Krahas familjeve tradicionale, po shfaqen aktorë të rinj kriminalë transnacionalë, veçanërisht klanet shqiptare.”

Problemi i drogës nuk është vetëm shëndetësor apo kriminal, por edhe ekonomik.
“Sot kapim vetëm 10-12% të substancave që hyjnë në treg, ndërsa konfiskojmë më pak se 1% të fitimeve nga narkotrafiku.”

Politikat aktuale kanë dështuar?

“Goditja e mallrave pa prekur seriozisht rrjedhën financiare lë të paprekur motorin e sistemit. Strategjitë alternative ekzistojnë: gjurmimi ndërkombëtar i kapitalit, bashkëpunimi fiskal dhe gjyqësor, lufta kundër parajsave fiskale, forca e njësive anti-pastrim parash dhe përgjegjësia e ndërmjetësve ekonomikë. Por këto aspekte të mëdha ekonomike dhe financiare shpesh injorohen, ndërsa insistohet tek qasje që kanë treguar kufizimet e tyre.”

Reformën në drejtësi e bënë amerikanët, Rama fton francezët për ta korrigjuar

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris për të marrë pjesë në samitin e koalicionit të vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga presidenti francez, Emanuel Macron. Para mbajtjes së Samitit, Rama ka zhvilluar takime me politikanë francezë, mes të cilëve edhe Ministrin e Drejtësisë, Gerald Darmian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Qeverisë shqiptare ndau disa foto nga takimi me Darmian, teksa në shënimin shoqërues nuk përjashton mundësinë që francezët të analizojnë me ekspertë problematikat e politikave penale në Shqipëri, si dhe të ndihmojnë në hartimin e kodit të ri penal.

“U takuam me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standartet e me praktikat më të mira europiane”, shkruan Rama.

Një prej problematikave penale, që Ministria e Drejtësisë dhe përfaqësues të qeverisë e mazhorancës socialiste kanë theksuar këto kohë janë edhe masat e larta të arrestit me burg për individët e akuzuar për një vepër penale, por të padënuar nga gjykatat.

Begaj dekreton ligjin për rivlerësimin e pronave me 5%, ja kur hyn në fuqi

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për rivlerësimin e pronave. Pas dekretimit dhe botimit në fletore zyrtare ky ligj do të hyj në fuqi menjëherë duke i hapur kështu rrugë rivlerësimit të pasurive ta paluajtshme.

Nga janari deri në dhjetor të vitit 2026, i gjithë vendi do të përfshihet në fushatën e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Ky proces do të bëhet përmes një norme tatimore prej 5%, ndryshe nga sa është aktualisht prej 15% nëse shitet prona.

Kjo është norma më e lartë tatimore e aplikuar ndonjëherë për këtë proces, që prej kur ka ndodhur rivlerësimi i parë, që është e njëjtë si për bizneset dhe për individët. Tatimi paguhet për diferencën e vlerës mes asaj të regjistruar në kadastër dhe asaj me të cilën shitet.

Për herë të parë në rivlerësimin e pasurive të paluajtshme do të njihet edhe amortizimi i pronave, pra vjetërsia e pronës, sa më e vjetër të jetë prona aq më pak do të paguhet tatim pas procesit të rivlerësimit.

Po ashtu këtë vit, me përjashtim të Tiranës, vlera e pronës në të gjithë vendin do të rritet, pasi hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës, që janë konsultuar gjatë këtij vit

I fundit rivlerësim u bë në periudhën 2020-2022, që pati normë tatimore 3%, dhe në total u afruan me çmimet e tregut 94 mijë pasuri të paluajtshme, të qytetarëve shqiptar apo bizneseve.

Nga kjo fushatë e fundit buxheti i shtetit përfitoi 138.6 milionë euro, pasi edhe tatimi ishte më i lartë, por për shkak se edhe çmimet në treg ishin rritur ndjeshëm.

Kapja e Maduro-s me kosto të rëndë njerëzore, 55 ushtarë kubanë dhe venezuelianë u vranë

Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar si “brilant” operacionin ushtarak që çoi në kapjen e liderit venezuelian Nicolás Maduro.

Ndërsa bilancet zyrtare flasin për 55 ushtarë kubanë dhe venezuelianë të vrarë gjatë ndërhyrjes.

Sulmi i zhvilluar në Karakas, i cili kishte në shënjestër Maduro-n dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare dhe ka shkaktuar reagime të forta politike.

Shtetet e Bashkuara e justifikuan operacionin duke iu referuar të kaluarës së liderit venezuelian, si dhe akuzave se ai kishte nxitur dhe organizuar protesta të dhunshme për të mbajtur pushtetin.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga autoritetet përkatëse, Kuba konfirmoi vdekjen e 32 pjesëtarëve të forcave të saj ushtarake, duke bërë publikë edhe emrat e tyre, ndërsa Venezuela raportoi 23 viktima nga radhët e personelit të saj.

Trump e përshkroi bastisjen në rezidencën e Maduro-s si një veprim të guximshëm dhe të suksesshëm, duke e cilësuar atë si një demonstrim të qartë të aftësive ushtarake të SHBA-së. Sipas tij, asnjë shtet tjetër nuk do të kishte qenë në gjendje të realizonte një mision të tillë me të njëjtin nivel efikasiteti.

Duke iu drejtuar republikanëve, presidenti amerikan theksoi se forcat e armatosura të SHBA-së janë “më të fuqishmet, më vdekjeprurëset dhe më të sofistikuarat” në botë. Ai kritikoi gjithashtu demokratët, duke i akuzuar se nuk e kanë njohur suksesin e operacionit dhe rëndësinë e tij strategjike.

Megjithatë, pavarësisht kapjes së Maduro-s, situata në Venezuela mbetet e tensionuar. Disa figura kyçe të regjimit vazhdojnë të mbajnë poste të rëndësishme, ndërsa qytetarët raportojnë se frika dhe intimidimi janë ende të pranishme në rrugë. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë forca policore të armatosura duke patrulluar Karakasin dhe duke brohoritur slogane si “gjithmonë besnikë, kurrë tradhtarë”.

Trump ka deklaruar gjithashtu se protestat që kërkonin lirimin e Maduro-s ishin të organizuara dhe të financuara. Ai e ka akuzuar liderin venezuelian për dhunë sistematike dhe tortura të zgjatura, duke pretenduar se miliona njerëz kanë humbur jetën gjatë regjimit të tij.

Sipas Trump, operacioni ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për të frenuar ndikimin radikal të majtë në rajon.

Si kanë rënë cilësia e mallrave luksoze: Rrobat markave të njohura të modës dikur zgjasnin, tani dëmtohen sapo i blen

Një seri videosh virale në rrjetet sociale kanë rikthyer debatin mbi cilësinë reale të modës luksoze, pasi disa konsumatorë dhe figura publike kanë denoncuar publikisht dëmtime të produkteve shumë të shtrenjta, vetëm pak kohë pas blerjes.

Modeli dhe influencuesi me bazë në New York, Wisdom Kaye, deklaroi se disa veshje që bleu nga marka italiane Miu Miu, me vlerë rreth 18 mijë dollarë, u prishën sapo i hapi në shtëpi. Në video të publikuara në TikTok, ku ai ndiqet nga mbi 13 milionë persona, Kaye tregon se një kopëz u shkëput menjëherë nga një jelek xhins, ndërsa një pulovër kishte zinxhirin e dëmtuar.

Si kanë rënë cilësia e mallrave luksoze: Rrobat markave

Tre ditë më vonë, edhe veshjet e zëvendësuara nga kompania shfaqën të njëjtin problem, duke nxitur reagime të shumta në rrjet. Miu Miu i ofroi influencuesit rimbursim ose zëvendësim të produkteve, ndërsa Grupi Prada, që zotëron markën, deklaroi për CNN se bëhej fjalë për raste të izoluara dhe se norma e kthimit të produkteve pas blerjes është ndër më të ulëtat në tregun e luksit.

Ankesa të ngjashme janë shfaqur edhe nga konsumatorë të tjerë. Në tetor, Tiffany Kim, higjieniste dentare në SHBA, publikoi një video ku tregonte se një xhaketë Miu Miu, e blerë një muaj më parë për rreth 2 mijë dollarë, kishte pësuar dëmtime pas vetëm dy përdorimesh.

Si kanë rënë cilësia e mallrave luksoze: Rrobat markave

Në një rast tjetër, dizajnerja amerikane Elena Qiu kritikoi publikisht këpucët Maison Margiela, pasi zbuloi se taka kishte një brendësi plastike, ndonëse çifti kishte kushtuar rreth 1 mijë dollarë. Marka franceze nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Ekspertë të industrisë vlerësojnë se këto raste pasqyrojnë një problem më të gjerë në modën luksoze. Gazetarja dhe autorja Dana Thomas thekson se çmimet e larta nuk garantojnë më domosdoshmërisht cilësi të lartë, për shkak të uljes së kostove, prodhimit masiv dhe përdorimit të materialeve më të lira.

Si kanë rënë cilësia e mallrave luksoze: Rrobat markave

Sipas raportit “State of Fashion 2026”, tregu i mesëm i modës është aktualisht segmenti me rritjen më të shpejtë, duke përfituar nga rënia e besimit të konsumatorëve ndaj luksit tradicional.

Reagimet në rrjetet sociale po shihen si një sinjal alarmi për industrinë.

Si kanë rënë cilësia e mallrave luksoze: Rrobat markave

“Nëse produktet po prishen para syve të konsumatorëve, atëherë asnjë marketing nuk mund ta fshehë këtë realitet”, shprehen analistë të modës.

Galeria fotografike (

1 / 4

)

Hegseth taiIIet me sistemet mbrojtëse ruse në Venezuelë: Nuk funksionuan, apo jo

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka vënë publikisht në dyshim efektivitetin e sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore të vendosura në Venezuelë, pas një operacioni ushtarak amerikan në Karakas që përfundoi me kapjen e presidentit venezuelas Nicolás Maduro.

Gjatë një fjalimi, në kuadër të turit të tij “Arsenali i Lirisë” në Virginia, Hegseth iu referua drejtpërdrejt sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore, duke ironizuar dështimin e tyre për të ndaluar forcat amerikane.

“Rreth 200 nga amerikanët tanë më të mirë hynë në qendër të Karakasit tre net më parë për të kapur një objektiv të profilit të lartë. Duket se ato sisteme ruse të mbrojtjes ajrore nuk funksionuan edhe aq mirë, apo jo?”, deklaroi ai, sipas komenteve të publikuara nga Pentagoni.

Operacioni amerikan u zhvillua natën e 3 janarit dhe përfshiu goditje ndaj disa objekteve ushtarake dhe qeveritare në kryeqytetin venezuelas.

Hegseth theksoi se gjatë misionit nuk pati asnjë viktimë apo të plagosur nga pala amerikane dhe se operacioni u krye në mbështetje të agjencive amerikane të zbatimit të ligjit.

Venezuela ka marrë për më shumë se një dekadë furnizime të shumta me sisteme ruse të mbrojtjes ajrore, përfshirë sistemet S-300VM të dorëzuara në vitin 2013, si edhe Buk-M2 dhe Pantsir-S1, të cilat sipas raportimeve janë transferuar në fund të vitit 2025.

Më herët, më 3 janar, forcat amerikane shkatërruan një sistem rus Buk-M2E në bazën ajrore La Carlota në Karakas, si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj infrastrukturës ushtarake venezuelase.

Sistemi ishte vendosur për të mbrojtur objektiva strategjikë rreth kryeqytetit dhe ishte pjesë e një batalioni Buk-M2E të dorëzuar Venezuelës në fund të vitit 2025.