Gjuha fyese ndaj Malit, nëna e banorit thirrje produksionit të BBVA

Këngëtarja Violetë Kukaj i është drejtuar me një letër publike produksionit të Big Brother VIP, pas deklaratave të rënda të banorit Rogert Sterkaj ndaj djalit të saj, Malit.

Sipas reagimit, gjuha e përdorur nga Rogerti, që preku identitetin dhe origjinën e Malit, ka kaluar çdo limit të lojës dhe debatit.

Familja kërkon që produksioni të veprojë me përjashtim, duke theksuar se fjalët që cenojnë integritetin personal dhe familjar janë të papranueshme.

Ata bëjnë thirrje që të respektohet dinjiteti njerëzor dhe të sigurohet një ambient ku nuk tolerohet gjuha denigruese, duke kërkuar masa urgjente për sjelljet që bien ndesh me normat shoqërore. /Prive By Liberta Spahiu

“Shqiptarët sulmojnë në aktin e tretë”, Vulin frikësohet nga ushtria e Kosovës: Një armë që do qëllojë

Serbia gjithnjë e më shumë i druhet Ushtrisë së Kosovës, ndërsa në të njëjtën kohë përpiqet që të ndryshojë narrativën duke shitur një propagandë sikur është viktimë, shkruan A2.

Aleksandër Vulin, ish zëvendëskryeministër dhe aktualisht drejton një zyrë të Rusisë në Beograd, pretendon se armatosja e FSK-së nga perëndimi do të çojë në një përplasje të pashmangshme teksa citon dhe “armën e Çehovit”.

“Nëse në aktin e parë të një drame ka një armë të varur në mur, në aktin e tretë duhet të qëllojë. Nëse në aktin e parë i armatosni shqiptarët, në aktin e tretë duhet të qëllojë”, theksoi Vulin për median ruse, RIA Novosti.

Ai pretendoi sërish se Serbia kërcënohet nga NATO, që sipas tij e ka rrethuar atë.

“Nuk mund të ketë ushtri në Kosovë përveç KFOR-it, domethënë forcave të armatosura të OKB-së ose NATO-s. Dhe kaq. Megjithatë, tani ekzistojnë të ashtuquajturat Forca të Sigurisë së Kosovës.

Kjo është një ushtri. Një ushtri e pajisur nga Perëndimi dhe e pajisur vetëm për një qëllim: luftën kundër serbëve, dhe për asgjë tjetër”, pretendoi Vulin. (A2 Televizion)

Balluku drejt arrestimit? SPAK me prova të reja, Kushtetuesja në “provë zjarri”, ja çfarë pritet të ndodhë

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet ditën e nesërme pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese për “Çështjen Balluku”, ndërsa pritet që të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres.

Socialistët nuk pranuan të shqyrtojnë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit e Ballukut në Këshillin e Mandateve, deri sa Gjykata Kushtetuese të dilte me një vendim.

Por burime për Report Tv bëjnë me dije se “Kushtetuesja” ka kërkuar më shumë kohë në vlerësimin e kësaj çështje. Kushtetuesja u mblodh sot, por siç mësoi gazetarja e Report Tv Esiona Konomi nuk ka dalë me një vendim për ankimin e qeverisë.

Mbetet për tu parë nëse Këshilli i Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, apo njëjtë si “Kushtetuesja” do të kërkojnë më shumë kohë.

GJKKO, me kërkesë të SPAK pezulloi nga detyra zv/kryeministren Balluku e pandehur për abuzime me tenderin e Llogarasë, por Kryeministri Rama e cilësoi këtë si një shkelje të kompetencave të tij.

Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen Balluku, me argumentin se GJKKO ka shkelur kufirin e një tjetër pushteti, atij ekzekutiv duke marrë kompetencat e tij si kryeministër për pezullimin ose shkarkimin e një anëtari qeverie.

Pas kërkesës së kryeministrit Rama, gjykata riktheu përkohësisht në detyrë Ballukun deri sa çështja e saj të shqyrtohej në themel nga “Kushtetuesja”.

E pandehur për shkeljet në tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 7 procedura të tjera prokurorimi lidhur me ndërtimin e lotëve të Unazës së Madhe, SPAK ka dyshime se Balluku duke qenë në detyrë, rrezikon të prishë provat hetimore dhe të intimidojë dëshmitarët.

Qeveria drejt rritjes së pensioneve? Buxheti me fonde shtesë, zbardhet skema

Akti i fundit normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2025 është diskutuar në seancën kuvendore. Gjatë prezantimit të tij, Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se u adresua mbështetja e shtresave në nevojë, siç janë përfituesit e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar, si dhe u akorduan fondet për indeksimin e pensioneve dhe bonusin.

“Akti normativ adresoi në mënyrë të menjëhershme nevojën e mbështetjes të shtresave më në nevojë si personat me ndihmë ekonomike dhe ata me aftësi të kufizuar. Paralelisht kemi siguruar fondet për pensionet. Kemi synuar rritjen graduale të mbështetjes financiare. Për vitin 2025 mbështetja buxhetore ishte 256 milionë euro për ndihmën ekonomike përfshirë dhe bonusin, ndërsa për pensionistët 120 milionë euro që përfituan bonusin dhe indeksimin. Synojmë transferimin e të gjitha fondeve të buxhetit 2025 që nuk janë përdorur nga institucionet, në llogarinë për pensionistët në Bankën e Shqipërisë.”

Ministri theksoi se fondi që do të kalojë në llogarinë e pensionistëve në Bankën e Shqipërisë llogaritet në 150 milionë euro.

“Shuma që minimalisht do kalojë në llogarinë e pensionistëve në Bankën e Shqipërisë është rreth 150 milionë euro. Përmes kësaj shume synojmë të sigurojmë një mbështetje të qëndrueshme për këtë kategori. Kemi një shtesë fondesh prej 2 miliardë lekë për fermerët për masat e mbështetjes në bujqësi për vitin 2025 dhe fondi total shkon në 6.4 miliardë lekë. Realizimi i fondit për skemat mbështetëse është në masën 90 për qind he për kompensimin e naftës dhe 93 për qind për masat e tjera. Pagesat janë duke vijuar.”

Sa i takon investimeve kapitale, Ministri theksoi se përmes aktit normativ janë rialokuar 10 miliardë lekë me qëllim mbështetjen e projekteve që kanë pasur perfomancë më të mirë dhe 1.2 miliardë lekë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të bashkive.

Del dokumenti: Zbuloshet mosha e vërtetë e Dolces (Foto)

Të gjithë po flasin për të, por askush nuk e dinte të vërtetën deri më tani.

Dolce e Big Brother VIP Kosova ka trazuar rrjetin si asnjë banor tjetër, duke u bërë objektiv i teorive më të çuditshme që keni dëgjuar ndonjëherë.

Çfarë e bën atë kaq misterioze dhe tërheqëse për publikun? Kjo është një pyetje që po shqetëson shumë fansa dhe ndjekës të këtij reality show.

Jeta private e banores më misterioze të këtij edicioni është shoqëruar me pikëpyetje dhe sekrete që po dalin në shesh vetëm tani. Pse ka kaq shumë fshehtësi rreth saj? Këto janë tri teoritë konspirative që kanë pushtuar TikTokun, duke filluar nga mosha e saj, e cila është bërë një temë e nxehtë diskutimi.

Teoria e parë lidhet me moshën e Dolces, ku fansat janë ndarë në dysh: disa thonë se ajo është 37 vjeçe, të tjerë betohen se është 38, ndërsa disa madje pretendojnë se ajo është edhe më e moshuar. Kjo ka krijuar një atmosferë të tensionuar dhe kurioziteti rreth identitetit të saj.

Por, sa vjeç është në të vërtetë Dolce? Prive By Liberta Spahiu ka siguruar dokumentacionin zyrtar i cili vërteton se Dolce ka lindur më 13 dhjetor 1994. Pra, brenda në Big ajo mbushi 31 vjeç dhe ky debat mbyllet këtu. Megjithatë, a do të ndalojë kjo spekulimet?

Nëse menduat se mbaroi me moshën, gaboheni, sepse konspiracioni në rrjet nuk është ndalur me kaq.

Dy teoritë e tjera janë akoma më habitshme, pasi në rrjetet sociale po ziejnë lajmet se Dolce është në të vërtetë e martuar në fshehtësi dhe madje mban statusin e nënës së një fëmije. Këto informacione, nëse janë të vërteta, do të ndryshonin tërësisht perceptimin e publikut për të.

Deri më tani, asgjë nuk është konfirmuar nga familjarët, duke e lënë gjithçka në nivelin e thashethemeve. Kjo situatë ka krijuar një atmosferë tensioni dhe pritjeje për reagimin e Dolces kur të dalë nga shtëpia. A do të përballet ajo me këto akuzat dhe do të zbulojë të vërtetat e saj?

Po ju, a besoni se ajo po fsheh detaje me rëndësi nga e kaluara e saj? Kjo është një pyetje që do të mbetet e hapur derisa Dolce të vendosë të flasë. Publiku është i etur për të ditur më shumë rreth saj, dhe kurioziteti vazhdon të rritet çdo ditë.

Aksidenti tragjik i Gramshit, shoferi i ambulancës në sprovën e jetës, solli te Trauma motrën në gjendje kritike! Historia e Gelsi Bojës mes detyrës dhe dramës familjare

Gelsi Boja, shofer i autoambulancës së Spitalit të Gramshit, është gjendur këtë të hënë përballë provës më të rëndë të jetës së tij ,të ruante qetësinë dhe të kryente denjësisht detyrën për të shpëtuar njerëz, mes tyre edhe motrën e tij.

Aksidenti tragjik në aksin Kabash–Poroçan, ku një kamionçinë ra nga rreth 70 metra në humnerë, shndërroi një ditë pune në një betejë mes detyrës dhe shpirtit të lënduar.

Në mjetin e përfshirë në aksidentin e tmerrshëm ndodheshin mësuesja Albana Besim Boja, motra e Gelsit, infermierja Dëshira Kapo Hoxha dhe drejtuesi i mjetit. Përplasja ishte fatale për infermieren, e cila humbi jetën, ndërsa dy të tjerët mbetën të plagosur rëndë.

Gazetari Fatmir Popja sjell historinë e Gelsi Bojës, i cili dje nuk ishte në vendngjarje thjesht si një shofer ambulance i Spitalit të Gramshit, por si profesionist dhe vëlla që duhet të përballonte tragjedinë, të bënte detyrën dhe të përjetonte nga aq pranë dhimbjen.

Me një qetësi që vetëm sakrifica dhe përgjegjësia e madhe mund ta japin, ai përballoi situatën dramatike si askush tjetër në situata të tilla duke ndihmuar në transportimin e dy të plagosurve, ndërsa e dinte se një prej tyre ishte motra e tij, në gjendje kritike.

Udhëtimi nga vendi i ngjarjes në Gramsh dhe më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë ishte një rrugë e gjatë, jo vetëm në kilometra, por edhe në peshën e dhimbjes emocionale që mbante mbi supe. Gelsi nuk u thye. Ai e mbajti timonin me duar të forta dhe zemrën të mbërthyer, duke vënë mbi gjithçka detyrën për të shpëtuar jetë.

Mësuesja Albana Boja u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtim intensiv, ndërsa drejtuesi i mjetit po ashtu mbeti i plagosur rëndë. Pas kësaj ngjarjeje, përveç bilancit tragjik, mbetet edhe një histori force njerëzore dhe profesionalizmi të rrallë.

Historia e Gelsi Bojës është historia e atyre që, edhe kur jeta i godet pa mëshirë, zgjedhin të mos ndalen. Të atyre që, mes dhimbjes personale, vazhdojnë të bëjnë detyrën me dinjitet, duke u kthyer në shembull heshtur heroizmi, shkruan gazetari Fatmir Popja.

Çfarë basti vendosën? Mateo-Selin: Po të isha i dashuri jot …

Krusita, Selin dhe Mateo kanë biseduar sot me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Në një moment ky i fundit iu drejtua balerinës duke i thënë se ‘mbretëreshë do të bëhet kur të ketë mbretin në krah’.

E kur e pyeti nëse është e lidhur, Selin tha po, por Mateo sërish nuk e besoi. Ata të dy vendosën më pas një bast dhe kur të dalin jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, do të shohin se kush kishte të drejtë.

Mateo duke qeshur iu drejtua Selin duke i thënë se po të ishte ai i dashuri i saj ‘pupupu, që natën e parë në krevat’, duke folur për situatën e natës së parë në BBV 5.

Pjesë nga biseda:

Mateo: Mbretëreshë do të bëhesh kur të kesh mbretin në krahë. Mbret për momentin nuk ke, a je në lidhje? Jo

Selin: Ku e di ti

Mateo: A je në lidhje?

Selin: Po

Mateo: Nuk je, pse gënjen? Mashtron

Selin: A po më pyet?

Mateo: 100 për qind i sigurte

Selin: Bast?

Mateo: Me ça?

Selin: Me ça të duash, si do ta vërtetosh?

Mateo: Kur të dalim jashtë

Selin: O ti do na japësh drekë ne të dyve, o ne të dy do të japim drekë ty

Mateo: Po. Por nuk je e lidhur, nuk ka shans

Selin: Kështu thuaj ti. Pse nuk ka shans?

Mateo: Të isha unë i dashuri jot, pupu

Selin: E kam shumë liberal

Mateo: Ça liberal, që ditën e parë në krevat, unë isha hedhur nga kati i fundit i pallatit. Ditët e parë unë do isha hedhur nga pallati, ditën e dytë ti do kishe dalë nga Big Brother se do vije të haje pilafin

Selin: Mua më ka thënë shko aty, shijoje, bëj ça të duash, merri më të mirën, ti ça problemi ke?

Mateo: Se besoj fare

Selin: Nuk je ti versioni i këtij djali?

Mateo: Nuk ekziston versioni i këtij djali

Krasita: Ekziston

Mateo: Të hysh në krevat me çunin e huaj dhe ta pranojë për lojë? jo

Selin: Mua më erdhi sfida, Big Brother sfidë është

Mateo: Nuk po them se ke bërë krim këtu brenda, po krim kundrejt atij

Selin: Më ka thënë që nëse duhet të të jap një shenjë që duhet të dalësh jashtë, do të sjell një dron. Droni nuk më ka ardhur

Mateo: Po ik moj mashtruese, nuk ka shanse

Telefoni i Netanyahut ‘trazon’ rrjetin, nga se frikësohet kryeministri izraelit?

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka tërhequr vëmendjen e njerëzve mbarë botës ditët e fundit, jo për luftën në Gaza apo për ndonjë sulm ndaj vendeve fqinje, por për shkak të telefonit të tij.

Në një foto që po bën xhiron e rrjetit, Netanyahu shihet teksa po flet në telefon, por telefoni i tij duket qartë se ka të mbuluara me ngjitëse kamerat dhe sensorët prapa.

Ky veprim ka përhapur frikë dhe kuriozitet te publiku i gjerë në rrejtet sociale, të cilët janë të shqetësuar për të dhënat dhe privatësinë e tyre.

Kjo pasi sipas ekspertëve, kamera e telefonit të Netanyahut është e mbuluar me shirit ngjitës si masë sigurie për të parandaluar hakimin ose mbikëqyrjen në distancë.

Ky veprim është i zakonshme për figurat e profilit të lartë mes rreziqeve të programeve spiune, si Pegasus, i cili është lidhur me Izraelin.

Shumë ekspertë e rekomandojnë atë për privatësi, pasi aplikacione të ndryshme në telefon mendohet se përgjojnë me anë të mikrofonit dhe shkrepin foto me anë të kamerave pa dijeninë e përdoruesve.

Dënohen çunat kuksian të Liverpulit, kokaina iu vinte me avion nga Meksika (EMRAT)

Një grup kriminelësh, përfshirë dy shqiptarë nga Liverpuli, janë dënuar për një plan të sofistikuar të trafikut të kokainës nga Amerika dhe Meksika, me destinacion aeroportin e Mançesterit në Mbretërinë e Bashkuar, pas një hetimi të gjerë të realizuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Sipas NCA të cilës i referohet Top Channel, të dy shqiptarët nga Kukësi, Elton Hallaci (32 vjeç) dhe Artur Iseberi (27 vjeç), ishin pjesë e një grupi kriminal të organizuar (OCG) që morën pjesë në transferimin e kokainës nga kurierët amerikanë. Ky grup, së bashku me disa të tjerë, kishte krijuar një rrjet ndërkombëtar për të kontrabanduar lëndën narkotike nëpërmjet fluturimeve nga Cancun në Meksikë në aeroportin e Mançesterit.

Në vitin 2024, kurierët amerikanë udhëtuan në Mançester pa bagazhe dhe pasuan udhëzimet që merrnin nga një organizator i quajtur “Nate” për të mbledhur valixhe që përmbanin qindra kilogramë kokainë. Pas mbërritjes në aeroport, ata transferuan kokainën te bashkëpunëtorët britanikë, përfshirë shqiptarët Hallaci dhe Iseberi, që ishin të angazhuar në shpërndarjen e drogës brenda Britanisë.

Më 11 maj 2024, tetë valixhe me kokainë mbërritën në Mançester nga Cancun dhe Barbados. Pas mbledhjes së tyre, ato u shpërndanë përmes një sërë takimesh dhe transferimesh, ku Hallaci dhe Iseberi morën pesë prej tyre, ndërsa Hosker dy të tjerë. Megjithatë, një nga kurierët la një valixhe pas, e cila më vonë u hap nga forcat kufitare, ku u gjetën 20 blloqe kokainë të paketuara me një kilogram secili. Hetimi i NCA-së tregoi se në këtë ditë shqiptarët kishin mbledhur 100 kg kokainë.

Një muaj më vonë, më 31 maj, 300 kg kokainë me pastërti të lartë u futën në Mançester, të cilat u sekuestruan nga autoritetet. Pjesëmarrësit shqiptarë, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë britanikë, ishin përgjegjës për shpërndarjen e lëndës narkotike nëpërmjet një rrjeti të gjerë në të gjithë vendin.

Në shtëpinë e Hallacit, hetuesit gjetën çelësa për një makinë Jaguar me një ndarje të fshehur për kontrabandën e drogës, si dhe një numër shënimesh që tregonin se si do të shpërndahej kokaina në qytete si Bradford, Londër dhe Birmingham.

Gjatë hetimeve, NCA sekuestroi gjithashtu dy makina Jaguar të tjera, të cilat ishin të pajisura me ndarje të fshehura për kontrabandën. I gjithë operacioni i trafikut u mbikëqyr nga kamerat e sigurisë në aeroport dhe nga hetuesit, të cilët kishin vënë nën mbikëqyrje të dyshuarit.

Përfundimisht, Hallaci, Iseberi dhe Hosker pranuan fajësinë për kontrabandë dhe mbajtjen e kokainës me qëllim shpërndarjen, ndërsa Creen, një tjetër i dyshuar i përfshirë, u dënua për mbajtjen e kokainës, por u shpall i pafajshëm për kontrabandën e saj.

Cat McHugh, komandante e NCA-së, tha: “Këta individë ishin pjesë e grupeve kriminale që lëviznin sasi të konsiderueshme kokainë nëpërmjet Britanisë, duke shkaktuar dëme të mëdha në shoqëri. Hetimi ynë ishte i gjatë dhe kërkoi shumë orë punë, por tani ata po paguajnë për krimet e tyre.”

Të pandehurit pritet të dënohen në një datë të mëvonshme, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të zbuluar të tjera pjesëmarrës në këtë rrjet kriminal. /Top Channel/

Ndërron jetë pas 8 ditësh i riu i aksidentuar në Milot–Mamurras. Familja akuzon për neglizhencë spitalin e Traumës

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës një nga tre të rinjtë e përfshirë në aksidentin e rëndë të ndodhur më 19 janar në autostradën Milot–Mamurras. Viktima është Albert Togu, 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Audi”, i cili ndodhej prej ditësh nën kujdes intensiv mjekësor.

Dy të rinjtë e tjerë që udhëtonin në automjet, Albion Mamli dhe Romario Alija, vijojnë të trajtohen në spital dhe, sipas burimeve mjekësore, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake nga hetimet, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore, gjatë një tentative për të shmangur përplasjen me një mjet tjetër që po lëvizte në të njëjtin segment rrugor.

Ngjarja ka marrë përmasa të tjera pas deklarimeve të familjarëve të viktimës, të cilët hedhin dyshime mbi trajtimin mjekësor të 23-vjeçarit. Babai i tij, Kujtim Togu, ka depozituar kallëzim penal në Prokurori, duke pretenduar se djali i tij ka ndërruar jetë si pasojë e neglizhencës së stafit mjekësor.

Sipas tij, gjendja e të riut është nënvlerësuar dhe komplikacionet janë konstatuar vetëm në fazë kritike, kur ndërhyrja nuk kishte më efekt. Ai ka ngritur gjithashtu shqetësimin se ende nuk është kryer autopsia, për shkak se, sipas pretendimeve të tij, Spitali i Traumës nuk ka vënë në dispozicion kartelën mjekësore të pacientit.

Familja kërkon që trupi i pajetë t’u dorëzohet për kryerjen e autopsisë ligjore, përpara ceremonisë mortore, ndërsa akuzon institucionin shëndetësor për zvarritje dhe mungesë transparence.

Nga ana tjetër, deri në këto momente, Spitali i Traumës nuk ka reaguar zyrtarisht lidhur me akuzat e ngritura, ndërsa pritet që Prokuroria të nisë verifikimet për të sqaruar rrethanat e plota të ndarjes nga jeta të 23-vjeçarit.

Çështja pritet të hetohet si për aspektin e aksidentit rrugor, ashtu edhe për procedurat e ndjekura gjatë trajtimit mjekësor të viktimës, për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje apo përgjegjësi profesionale.