Genci Sadiku dhe Vasil Palo janë 2 viktimat e aksidentit tragjik në Rumani, siç raporton gazetari i Top Channel Artur Bibe.
Video që po bë xhiron e mediave europiane pasqyron një aksident të tmerrshëm rrugor në Rumani që ka tronditur mbarë Greqinë. Është një furgon me tifozë të ekipit grek PAOK të Selanikut ,të cilët udhëtonin drejt Francës për të ndjekur ndeshjen kundër Lionit në Europa League, i cili siç duket përfshihet në një përplasje fatale në autostradën pranë qytetit Lugoj.
Bilanci është tragjik, 7 persona humbën jetën dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Të gjithë udhëtarët ishin me nënshtetësi greke, të moshës 25 deri në 30 vjeç.
Pesë prej viktimave ishin nga Aleksandria e Imathias, dy nga Katerini, ndërsa tre nga Selaniku. Sipas informacioneve, ende të pakonfirmuara të paktën një prej viktimave thuhet se ishte shqiptar me origjinë nga Korça, me inicialet V.P.
Sipas autoriteteve rumune, furgoni tentoi të parakalonte një kamion-cisternë, por gjatë rikthimit në korsi u përplas fillimisht me të dhe më pas u hodh në krahun e kundërt të rrugës, ku u përplas me një kamion tjetër. Në aksident u përfshinë gjithsej katër mjete.
Gjashtë nga viktimat humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër ndërroi jetë gjatë transportit drejt spitalit. Dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike, ndërsa një i tretë ka dëmtime më të lehta dhe ishte ai që njoftoi autoritetet për aksidentin.
Helikopterët e emergjencës nuk mundën të ndërhyjnë për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin e qytetit Lugoj.
Ministria e Jashtme e Greqisë dhe ambasada greke në Bukuresht ndodhen në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet rumune, për identifikimin e viktimave dhe mbështetjen e familjarëve. Klubi i PAOK ka shpallur zi dhe ka njoftuar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet për kthimin e trupave dhe ndihmën ndaj të plagosurve.
Ndërkohë kërkesa për anulimin e ndeshjes nuk është pranuar nga federata europiane Futbollit. /Top Channel/
Ana Dajko është deputetja e cila doli nga listat e Partisë së Adriatik Lapajt, Nisma Shqipëria Bëhet, edhe pse u bënë disa tentativa që mandatin e saj ta merrte vajza e tezes së Lapajt, por KAS vendosi se i takonte asaj.
60-vjeçarja është nëna e anëtarit të kryesisë së “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko dhe kushërira e Lapajt. Ajo ka kryer arsimin e mesëm dhe është e vetëpunësuar.
Sikur çdo deputet, edhe Dajko ka plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë, e cila vlerësohet në rreth 1.19 milionë euro, pasuri e përbashkët me bashkëshortin.
Në deklaratën e saj të pasurisë pranë ILDKPKI, ajo dëshmon se një pjesë e madhe e pasurisë së saj vjen nga aksionet në shoqërinë “Dajko-Koci SHPK”, së bashku me të shoqin, Spiro. Në këtë pasuri, vetëm në emrin e saj, me total pasuri në euro 394 mijë euro, pasuri në lekë 24,403,449.92 (rreth 253 mijë euro), pasuri në dollarë 126.063.48 (rreth 107 mijë euro) ajo zotëron 16 llogarive bankare, disa apartamente, tokë, ullishte, pemëtore, etj.
Vlera totale e akumuluar e pasurive të deklaruara nga subjekti dhe bashkëshorti është përafërsisht:
Bardhul Kila, një emër i dashur dhe i respektuar i muzikës shqiptare, i cili për vite me radhë i dha zë, shpirt dhe dinjitet skenës artistike, ka ndërruar jetë dje, më 26 Janar, në Elbasan.
Bardhul Kila ishte xhezbandist, këngëtar dhe një nga pjesëtarët e Ansamblit të Elbasanit të viteve ’98, ansambël që ngriti lart flamurin shqiptar në Kalarasi të Rumanisë, duke interpretuar me mjeshtëri dhe ndjeshmëri, në një kohë kur arti ishte edhe mision përfaqësimi.
Me talentin e tij të spikatur, ai u ngjit në disa skena të Ballkanit dhe mori pjesë në festivale të ndryshme, ku la gjurmë të forta dhe një emër që respektohej.
Ai nuk ishte vetëm një artist i kompletuar, por edhe një njeri me shpirt të butë, me dashuri të rrallë për muzikën dhe për njerëzit. Larg zhurmës, por gjithmonë pranë artit, Bardhul Kila mbeti shembull i përkushtimit dhe i thjeshtësisë fisnike.
Humbja e tij ka prekur thellë miqtë dhe kolegët. Këngëtari i mirënjohur elbasanas Mehdi Zena, në një mesazh prekës, shkruan: “Sot humbëm jo vetëm një mik, por një shpirt të mirë me një zemër të rrallë. Kujtimet, bisedat dhe momentet që kemi ndarë do të jetojnë gjithmonë me mua. Prehu në paqe, mik i dashur Bardhul Kila.”
Ikja e Bardhul Kilës lë një boshllëk të ndjeshëm në artin elbasanas dhe shqiptar, por muzika, kujtimet dhe kontributi i tij do të mbeten të gjalla. Ai prehet tashmë në paqe, ndërsa zëri dhe shpirti i tij vijojnë të jetojnë në kujtesën e atyre që e njohën dhe e deshën.
DJ Gimbo i cili ka vetëm pak ditë në “Big Brother VIP 5”, ka shprehur hapur simpatinë e tij për Selinin, duke e vlerësuar atë si një nga banoret më pozitive të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në një deklaratë në Dhomën e Rrëfimit, Gimbo u shpreh se Selini i transmeton energji shumë të mirë dhe se prania e saj në shtëpi ndihet nga të gjithë banoret e shtepise.
“Është shumë e mirë, ka energjinë e mirë. Unë dal hapur në Prime dhe them: Selini është më e mira në shtëpi”, u shpreh DJ Gimbo, duke mos e fshehur aspak pëlqimin e tij për banoren. Deklarata e tij u publikua ne rrjetin social Instagram të faqes zyrtare te “Big Brother VIP Albania”.
Kjo deklaratë ende nuk është dhënë për banorët e tjerë e ende nuk dihet sesi do jetë reagimi i Selin.
Djali i gazetarit të njohur shqiptar Artan Hoxha, u arrestua të hënën, më 19 janar, në Tiranë, nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar, konkretisht trafikim të qenieve njerëzore.
Geri Hoxha dhe një person tjetër u shpallën në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar, me kërkesë të UNMIK, raporton Klankosova.tv
Lidhur me rastin, Artan Hoxha ka folur ekskluzivisht për Klankosova.tv, duke thënë se ende nuk është i informuar për akuzat konkrete ndaj djalit të tij.
Ai shprehu shqetësim lidhur me akuzat, duke theksuar se në kohën kur pretendohet se janë kryer veprat, djali i tij ka qenë vetëm 13 vjeç.
“Ka disa ditë që ka ndodhur kjo, por unë ende nuk kam parë asnjë dokument apo vendim zyrtar. Është e çuditshme si mund të akuzohet një fëmijë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Kam frikë se po më bëhet padrejtësi”, tha Hoxha.
Sipas gazetarit shqiptar, autoritetet në Kosovë kanë bërë kërkesë për ekstradim, por deri më tani nuk i është dorëzuar asnjë dosje apo dokumentacion zyrtar, raporton Klankosova.tv
“Më kanë thënë se dokumentet do t’u përcillen autoriteteve shqiptare”, shtoi ai.
Hoxha po ashtu deklaroi se në momentin e arrestimit, djali i tij ishte duke shkuar në punë dhe se punon si laborant dentar.
“Në xhep kishte vetëm 10 mijë lekë. Bashkë me të u arrestua edhe një shofer ambulance. Si mund të lidhet kjo me krim të organizuar?”, e ngriti si pyetje gazetari.
Në fund, Hoxha hodhi dyshime edhe për trajtimin e të birit, duke thënë se nuk i lejohet as kontakti minimal dhe se ka frikë për sigurinë e tij./Klankosova.tv
Ky ishte momenti tragjik i aksidentimit të furgonit me tifozë të skuadrës greke PAOK, në Rumani, ndërsa ishin nisur për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre të zemrës në Francë.
Siç shihet nga pamjet, furgoni i zi, ku ndodheshin 10 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë të identifikuar si Genci Sadiku dhe Vasil Palo (për të cilët ende nuk dihet nëse janë mes tre të plagosurve apo mes 7 viktimave), bën manovra të rrezikshme dhe parakalim të gabuar, duke u përplasur më pas me një kamion.
Genci Sadiku dhe Vasil Palo janë 2 shqiptarët që ndodheshin në makinën e përfshirë në aksidentit tragjik në Rumani, siç raporton gazetari i Top Channel Artur Bibe.
Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa raportohet se nga aksidenti kanë humbur jetën 7 persona, dhe 3 kanë mbetur të plagosur.
Lista e emrave të personave që ndodheshin në mjetin e aksidentuar:
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës neglizhencën e frikshme të drejtuesve dhe personelit mjekësor të Burgut 313 në Tiranë, ku një i paraburgosur humbi jetën.
Në datën 28 tetor 2023, i paraburgosuri Artan Zylyftari, i cili ndodhej në qelinë numër 5, në katin e parë të godinës B të këtij institucioni, është ndjerë keq dhe ka kërkuar ndihmë më të specializuar mjekësore.
Emisioni investigativ ka siguruar videot e plota, ku pamjet e kamerave të sigurisë kanë hedhur dritë mbi abuzimin e këtij personeli, teksa shihet mjaft qartë se infermierja ishte “me duar në xhepa”, ndërkohë që mjeku as nuk ndodhej në vendin e punës.
Në filmim duken disa të burgosur të tjerë, mes të cilëve edhe Geri Zylyftari, vëllai i viktimës, i cili kërkon me ngulm ndihmë mjekësore.
“Në atë datë, në orën 3 e 8 minuta, vëllai im ka pasur shqetësime të zemrës dhe ka rënë përtokë. Në qeli kam qenë unë, vëllai, kushëriri dhe një shok tjetër. E kemi marrë vëllanë në orën 3 e 12 minuta për t’a nxjerrë në korridor. Ka ecur me këmbët e tij deri aty dhe nga ora 3 e 12 minuta e deri në 3 e 30 minuta, na ra dhe s’u çua më. Ne lajmëruam punonjësin që të lajmëronte infermieren dhe mjekun. Polici i lajmëroi, kurse mjeku s’është afruar që t’i japë ndihmë, as infermierja” thotë Geri Zylyftari, në një rrëfim për Fiks Fare.
Në pamje duket se viktima ka qenë i shtrirë në mes të korridorit, ku disa gardianë i japin ndihmën e parë. Ata i bëjnë masazh kardiak. Të paraburgosurit tentojnë t’a ndihmojnë për minuta të tëra. Pranë tyre, asnjë gjurmë të stafit mjekësor. “Infermieres i është dashur 15 minuta për të ardhur në atë korridor. Ka ardhur pas kaq kohësh, s’kishte asnjë lloj gjëje, as medikamente, pajisje e as defribilator. Nëse do kishte pasur këto gjëra, ai s’do vdiste! Për shkak të kësaj, ai ka ndërruar jetë” vijon Geri.
Çuditërisht, në atë ditë, orë, minutë e sekondë, asnjë mjek nuk ka shkuar për të dhënë ndihmën e parë. Pranë të paraburgosurit ka shkuar vetëm infermierja. “Burgu ka pasur edhe mjekë por s’ka ardhur. Infermierja vetëm i ka matur pulsin. Pulsi i kishte rënë dhe donte defribilator që t’a kthente në jetë dhe nuk e kishin. Kanë pritur edhe ambulancën, është vonuar deri në 3 e 30 minuta” shton ai.
Në video duket qartë neglizhenca dhe paaftësia e stafit mjekësor të Paraburgimit 313 në një situatë të tillë. Disa gardianë e marrin të paraburgosurin me batanije, për t’a transportuar deri te autoambulanca. “E kanë marrë aty me batanije për t’a çuar në QSUT, s’ka pasur barrelë, asnjë lloj gjëje. E kanë rrëzuar dhe rrugës. Me batanije e morën punonjësit e policisë. Kjo është çdo gjë absurde. Vonesa dhe neglizhenca e atyre i morën jetën atij. S’kanë pasur as barelë dhe asnjë lloj gjëje. S’kanë pasur asnjë lloj kushti, asnjë lloj gjëje” thotë Geri, i cili është edhe dëshmitar okular i asaj që ka ndodhur brenda burgut 313 në Tiranë.
Në dosjen e prokurorisë shkruhet se Artan Zylyftari ka ndërruar jetë në QSUT. “Vëllai im ka ndërruar jetë në institucionin e burgut. Atë e kanë marrë pa barrelë dhe e kanë rrëzuar rrugës. Ka qenë ora 3 dhe doktoresha duhet të ishte prezente se ka ndodhur diçka në institucionin e burgut. Në dijeninë time ka pasur doktorë, por s’ka qenë aty. Për neglizhencën e tyre ka vdekur vëllai im” shton Geri.
Ngjarja e datës 28 tetor 2023 vijon të jetë e pazbardhur nga drejtësia. Prokuroria e Tiranës i ka pushuar dy herë hetimet për këtë ngjarje, pavarësisht se Gjykata ka urdhëruar që të hetohet zinxhiri komandues i asaj kohe i Burgut 313.
“Ne e kemi denoncuar dy herë dhe SHKB-ja, po çështja është mbyllur. Është mbyllur për të pasuar topin njëri tjetrit, për të mbrojtur njëri – tjetrin. Institucioni mbron punonjësit e vetë. Fillimisht çështja u pushua, bëmë ankimim në gjykatë. Gjykata dha urdhër që të rihetohet. Prapë çështja u ndërpre prapë. Prokurori na kthen një përgjigje se mund t’i kishte kapur amnistia punonjësit e institucionit nëse do të ishin në faj. E kemi parë, nuk është bërë asnjë lloj hetimi nga ana e prokurorisë” thotë Geri, teksa shton se familja kërkon që të rihetohet çështja dhe të zbardhet e vërteta.
Në vendimin e pushimit, një kopje të së cilit e disponon Fiks Fare, shkruhet se i paraburgosuri Artan Zylyftari ka ndërruar jetë në urgjencën e QSUT-së. Janë pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit, shtetasit Geri Zylyftari, Erlind Zylyftri, Vladimir Binjaku, Lefter Hysenlika, Malik Peposhi dhe Sadete Kushta. Vetë Geri ka deklaruar për Fiksin se vëllai i tij, ka ndërruar jetë në ambientet e burgut dhe jo në spital!
Prokuroria shkruan në vendim se janë këqyrur pamjet filmike, ndërkohë që është sekuestruar edhe libri i aktivitetit 24 orësh për infermierin në godinën B. Në fund, e ka regjistruar procedimin penal për kundërvajtjen penale, të parashikuar nga neni 97 i Kodit Penal. Ky nen parashikon se, “mosdhënia e ndihmës, pa shkaqe të arsyeshme nga ana e personit që me ligj ose për shkak të detyrës detyrohej ta jepte atë, kur si pasojë e saj është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit, rrezikimi i jetës ose vdekja, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”.
Prokuroria shkruan se në datën 24 prill 2024 ka hyrë në fuqi ligji për dhënie amnistie, ku amnistoheshin çështjet në hetim, gjykim dhe fazë kallëzimi, me dënim deri në 2 vjet. Në fund, akuza shkruan se “rezulton se ky ligj i shtrin efektet edhe për çështjen penale në fjalë, që është regjistruar për një kundërvajtje penale”, duke vendosur pushimin e hetimeve.
Prokuroria nuk i thelloi hetimet për zinxhirin komandues të Burgut 313. Çfarë neglizhuan? Kush dhe ku ishte mjeku? Përse u vonua infermierja? Përse nuk kishte medikamente dhe pajisje? Ata shpërdoruan detyrën, duke mos marrë masa për parandalimin e situatave të tilla. Hetimet nuk u thelluan edhe për ankesat e këtij të paraburgosuri para se të ndodhte ngjarja fatale. Ai është ankuar vazhdimisht për probleme shëndetësore, por askush nuk i mori parasysh!
“Ai ka marrë terapi për zemrën dhe nuk e çuan asnjëherë që t’i bënin ndonjë vizitë. Si mos ti bësh një EKG apo EKO të zemrës. Institucioni këto nuk i ka. Nuk i disponon këto. Nëse do i dispononte këto, as EKO dhe asnjë lloj gjëje. Dy vite e ca nuk i bënë asnjë lloj vizite” thotë Geri Zylyftari, teksa Fiks Fare e pyeti nëse këto shqetësime ia kishte thënë apo jo doktorit të Burgut 313.
“Infermierëve se doktorë s’ka takuar ndonjëherë. Infermieri i thoshte ke të ftohtë. Ai i tregonte se i dhëmb kraharori, ke të ftohtë. Infermieri s’është doktor, s’është kardiolog që t’a caktoj se çfarë ke, ke të ftohtë apo zemër. Ai ka qenë me ilaçe, me terapi për zemrën. S’na kanë dhënë asnjë rekomandim për specialistët. Është ankuar, maste tensionin se ka pasur shqetësime. Ata i thoshin ke të ftohtë, gjithmonë infermierët” përfundon Geri.
Por, si përfunduan 3 pjesëtarët e familjes Zylyftari pas hekurave?!
Në datën 30 janar 2025, Fiksi publikoi denoncimin e Luanit nga fshati Orizaj i Skraparit, babai i Gerit dhe i të ndjerit Artan Zylyftarit. Luani dhe dy djemtë e tij u kapën nga policia gjatë operacionit “Shpirti”, ku pjesë ishte edhe truproja i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Më kanë arrestuar familjarisht në vitin 2021 bashkë me dy djemtë Artan dhe Geri Zylyftari. As e dimë se kush na akuzoi dhe për çfarë na arrestuan, vetëm kur na morën në burg. Na lanë grup i strukturuar dhe s’kishte asnjë provë” tha Luani. Ai shpjegoi se dosja s’ka asnjë provë, por ata u akuzuan për shkak se Luani ka kushëri Ilirjan Duçollarin.
Fiksi hulumtoi në janar 2025 dosjen e operacionit “Shpirti”, ku janë zbardhur të gjitha episodet e trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali nëpërmjet plazhit të Divjakës. Drejtuesi i grupi ishte shtetasi Ilirjan Duçellari, truproja i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili ishte me disa pseudonime “Ilirjan Zaimi, i thirrur Kani kafes, daja, sy bardhi”.
Nga gjithë grupi që akuzoi SPAK-u, në burg mbetën vetëm njerëzit e thjeshtë, banorët e fshatit. Ndërkohë që ish-policët, ish prokurorët, funksionarët e policisë të akuzuar, u hetuan në gjendje të lirë. Kjo ka qenë një nga dosjet e para që ka hetuar Prokuroria e Posaçme. Një akuzë e fortë e Luanit ishte edhe vdekja e djalit të tij, në ambientet e burgut 313. Pamjet e siguruara nga Fiks Fare dokumentuan një situatë serioze neglizhence në trajtimin e një emergjence shëndetësore, ku një i paraburgosur humbi jetën pasi nuk mori ndihmë mjekësore në kohë.
Prokuroria e Tiranës i ka mbyllur dy herë hetimet për këtë ngjarje, ndërkohë që familjarët vijojnë të kërkojnë rihetim dhe verifikim të plotë të përgjegjësive institucionale. Ky rast ngre pikëpyetje të forta mbi funksionimin e shërbimit shëndetësor në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe nevojën për standarde më të larta të trajtimit të emergjencave, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.
Prokuroria e Shtetit e ka vendosur nën hetim për përfshirje në krim të organizuar djalin e gazetarit nga Tirana, Artan Hoxha.
Geri Hoxha, i moshës rreth 25 vjeçare, është arrestuar të hënën e 19 janarit në Tiranë, në bazë të një urdhërarresti të Policisë së Kosovës.
Urdhri ndërkombëtar për arrestimin e Hoxhës është shpallur nga autoritetet kosovare më 13 janar të këtij viti.Siç ka bërë të ditur Policia e Shtetit në Shqipëri, Geri Hoxha dyshohet për përfshirje në krim të organizuar në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, raporton Paparaci.
Bashkë me të, Policia e Shtetit ka arrestuar edhe Reando Bibën, një tjetër të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.
“Në Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve R. B. dhe G. H., banues në Tiranë. Këta dy shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të UNMIK-ut/Kosovë, më 13.01.2026, ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për këta dy shtetas, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal’, në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore”, tha policia shqiptare në një njoftim për media më 19 janar.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, dy të dyshuarit janë ndaluar “me qëllim ekstradimin drejt autoriteteve të Kosovës”.
Arrestimin e djalit të tij e ka konfirmuar të martën gazetari Artan Hoxha për Paparacin. Gazetari, i njohur për trajtimin e temave të botës së krimit dhe mafisë në Shqipëri, ka kërkuar që të mos deklarohet gjerësisht me arsyetimin se nuk e ka pranuar ende dosjen e plotë të rastit.
Ai është shprehur shkurt se, sipas tij, rasti mund të ketë prapavijë politike dhe se po përdoret për ta goditur për shkak të punës së tij si gazetar.
Gjykata e Tiranës pritet të vendosë për ekstradimin e Hoxhës dhe Bibës brenda një afati prej 40 ditësh nga dita e arrestimit.
Brenda këtij afati, autoritetet kosovare kanë mundësi të dërgojnë kërkesën për ekstradim si dhe përshkrimin e provave bazë të rastit.
Ina nuk i ka kursyer ofendimet ndaj Stenaldos gjatë një debati të fortë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Banorja e ka cilësuar këngëtarin si manjak që shikon çdo femër që bëhet pjesë e reality show-t.
Stenaldo po debatonte me Keijsin kur pranë tyre vjen Ina dhe nuk ia kursen ofendimet duke i thënë “i neveritshëm, i ndyrë”. Stenaldo nga ana tjetër, i drejtohet duke i thënë ‘që të shkojë të ndajë ndonjë çift tjetër”.
Pjesë nga debati:
Stenaldo: E palaço, ike 5 minuta
Keijsi: O turp i zi
Ina: Kush është palaço?
Juela: Erdhi ndihma e shpejtë
Ina: Kush është palaço o Stenaldo? O manjak që sheh çdo femër që vjen. Unë atë që desha e mora, ti je manjak, i neveritshëm, i ndyrë
Stenaldo: Nuk të vjen zor, ec shih ndonjë tjetër që të ndash
Ina: Çdo femër që vjen bashkë me fantazinë tënde seksuale, ja ku je ti, manjak mashkull, mashkull i ulët
Keijsi: Ti je mashkulli më turp që përqafëson meshkujt
Stenaldo: Ju të dy jeni komplet zero. Ti ke shkatërruar një vajzë.