TRONDITËSE në Gjirokastër- 12υjeçarja ¤bυz¤het sksυ¤|isht nga bashkëjetuesi i të ëmës, i njëjti dyshohet se i vrau dhe të atin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht për 2 vite me radhë nga partneri i nënës së saj. Shtetasi Kelmend Krusa, së bashku me të vëllanë e tij, Klodian Krusën, u vunë në pranga pak ditë më parë, si autorë të dyshuar të vrasjes së shtetasit, Artur Lleshi, babait të vajzës së mitur që dyshohet se është abuzuar seksualisht.

E ëma e vajzës së mitur, pas zhdukjes në rrethana të mistershme të bashkëshortit të saj në vitin 2018, i cili më pas u gjet i vrarë, u largua në drejtim të Gjirokastrës, duke bashkëjetuar pikërisht me Kelmend Krusën, ndërsa me vete mori dhe fëmijët e saj. Kelmend Krusa rezulton që të jetë dhe kushëri me viktimat.

“Më datë 26.01.2026, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kelmend Kursa, i datëlindjes 13.02.1987, banues me qera në Gjirokastër, nga Dibra me arsim 12 klasë, pasi shtetasia e mitur A.A.LL,12-vjeç, vajza e bashkëjetueses në një periudhë 2 vjeçare është abuzuar seksualisht dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, bëjnë me dije burimet për ZËRI.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksiont të Përgjithshëm Gjirokastër. Neni 100 i Kodit Penal.

DYSHIMET QË U NGRITËN NGA VËLLAI I VIKTIMËS, XHAXHAI I VAJZËS SË ABUZUAR

Në lidhje me vrasjen, Lulëzim Lleshi, vëllai i viktimës Artur Lleshit, ka lëshuar akuza të forta për ish-gruan dhe ish-kunatën. Lleshi, ka reaguar pas arrestimit të dy kushërinjve të tij, që dyshohet se kanë gisht në zhdukjen edhe vrasjen e vëllait të tij. Lleshi ka deklaruar se dy vëllezërit binjakë, Klodian dhe Klement Krusa, iu morën gratë atij dhe vëllait të tij të ndjerë.

Sipas Lulëzimit, dyshimet e para për ngjarjen janë te gratë, të cilat sipas tij e dinin çfarë kishte ndodhur në shtëpinë e vëllait të tij dhe kanë jetuar më pas me të dy vëllezërit Krusa.

“Në 2018 erdhi vëllai që ishte emigrant në Maqedoni. Të nesërmen humbi vëllai. Piu kafe me kushërinjtë, dhe raki. Ishte mbrëmë. Këta që janë arrestuar janë Klement dhe Klodian Krosa. Me këta piu kafe te shtëpia e vëllait. Kanë ndenjur deri në orët e vona. Kisha shkuar dhe nënën time te shtëpia e vëllait. Kur i ngrita në mëngjes, erdhën këta dy kushërinjtë në mëngjes dhe thanë; hajde pimë kafe te vëllai. Kur shkuam aty ajo tha; burri ka ikur në Gostivar. Kam kërkuar gati 1 vit në Maqedoni, dhe pas 1 muajsh u gjet në tunelin e Gurëz, i vrarë me një plumb. Dyshimet i kam në familjen time. Duhet të arrestohen gratë në radhë të parë. Duhet të arrestohet ish-bashkëshortja ime dhe ish-kunata ime, se ajo ka humbur gjurmët.

Unë i kam kushërinj nga nëna ata. Njëri ka marrë gruan time, tjetri kunatën. Ata u zhduken sapo u zhduk vëllai im. Dyshimet e para i kam te gratë. Ato e dinë se çfarë ka ndodhur në shtëpinë e vëllait tim. Ata vinin si kushërinj në shtëpi. Ata vranë vëllanë, na morën dhe gratë. Dy vëllezërit morën ish-gruan time dhe ish-kunatën time. Ajo po të ishte e drejtë, do të kishte kërkuar për gjurmët e vëllait tim. Ato e dinë, të shtrëngohen nga policia. Ish-gruaja ime iku në Gjirokastër me Klodian Krosën në 1 prill të 2019-ës. Ish-kunata jetonte me qira në Bulqizë, me Klementin. Më thoshin njerëzit që ato kanë marrëdhënie me gratë tuaja.”, tha ai. /ZËRI

TRAGJEDI! Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë ushqimore në Greqi, 3 gra humbin jetën! Shpëtojnë 5 të tjerë, 2 të zhdukur

Një zjarr i madh përfshiu një fabrikë biskotash në Trikala të Greqisë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm. Sipas mediave greke, pesë gra ndodheshin në vendin e shpërthimit.

Tre janë gjetur të vdekura, ndërsa dy të tjerat rezultojnë të zhdukura. Pesë punëtorë të tjerë dhe një zjarrfikës u dërguan në spital. Të gjithë të plagosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas shpërthimit, një pjesë e çatisë u shemb, ndërsa e gjithë fabrika u përfshi menjëherë nga flakët. Arsyet e shpërthimit ende nuk bëhen të ditura.

“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua nga…

Vrasja e 49-vjeçarit Jani Aliaj brenda burgut të sigurisë së lartë në Koridhalo ka marrë një kthesë të re. Hetimet e autoriteteve greke kanë ngritur dyshime të forta se autor i krimit mund të jetë Xhuliano Halili, 44 vjeç, nga Tepelena, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Sipas burimeve hetimore, Halili ndodhej në të njëjtin sektor me viktimën dhe në qeli pranë tij. Ai rezulton i plagosur gjatë ngjarjes, çka ka shtuar dyshimet se ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në vrasje. Fillimisht, përgjegjësinë për krimin e mori përsipër një i burgosur grek, 27-vjeçari Kristos Vardhuniotis, i cili iu vetëdorëzua policisë duke deklaruar se ishte autori. Megjithatë, autoritetet kanë vënë re se në trupin e tij nuk ka shenja përleshjeje, ndërsa i vetmi i dëmtuar fizikisht në vendngjarje ishte Xhuliano Halili.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se brenda komunitetit të burgjeve është përfolur që në orët e para pas ngjarjes se Halili është autori real, ndërsa i burgosuri grek dyshohet se është paguar ose kërcënuar për të marrë përsipër fajin. Këto informacione kanë shtyrë policinë greke të thellojë hetimet dhe të rishikojë versionin fillestar të ngjarjes.

Ndërkohë, burime të tjera bëjnë me dije se Jani Aliaj ishte përmendur prej vitesh në dosje hetimore si person i dyshuar për përfshirje në përplasjet e të ashtuquajturës “Mafia greke”, megjithëse këto dyshime nuk u provuan kurrë zyrtarisht.

Xhuliano Halili, i njohur edhe me nofkën “Niko”, konsiderohet si një prej personazheve më të rrezikshëm të botës së krimit në Greqi. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje me pagesë. Në vitin 2011, në Kalamata, ai akuzohet se vrau Fillim Mesajan dhe djalin e tij të mitur, një krim i porositur për larje hesapesh nga krimineli grek Vasilis Varelas.

Në vitin 2018, Halili u arratis nga Porti i Pireut gjatë transferimit drejt burgut, por u kap pak orë më vonë. Në qershor të vitit 2024, brenda po të njëjtit burg të Koridhalos, ai vrau Alfons Ndocin dhe plagosi një tjetër të burgosur, një ngjarje që dyshohet se ishte porositur nga jashtë.

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e vrasjes së Jani Aliajt dhe për të përcaktuar autorin e vërtetë të krimit.

Ke 2 fëmijë dhe paga nën 1.2 mln lekë? Ja sa lekë të kthen shteti

Rreth 25,4 mijë lekë është shuma e kompensimit që do të përfitojë një individ me të ardhura nën 1.2 mln lekë, dhe me 2 fëmijë të moshës nën 18 vjeç në ngarkim, pas plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA).

“Monitor” sjell shembullin e një individi që sapo ka plotësuar DIVA me të ardhura bruto nën 1.2 mln lekë dhe me 2 fëmijë në ngarkim, të cilit i janë njohur shpenzimet me vlerë 96 mijë lekë për kujdestarinë fëmijëve dhe shpenzimet 100 mijë lekë për arsimin, me qëllim konkretizimin e vlerës së kompensimit.

Nga individi DIVA plotësohet për herë të parë. Deklarata është gjeneruar më të dhënë të plotësuara paraprakisht, përfshirë për të ardhurat vjetore dhe tatimin e paguar. Prej tij është vendosur vetëm numri i i fëmijëve në ngarkim dhe shpenzimi me vlerë 100 mijë lekë për arsimin, duke qenë se të ardhurat e deklaruesit janë nën 1.2 mln lekë në vit dhe disponon dokumentacionet justifikuese për këtë shpenzim. Pas plotësimit të këtyre të dhënave nga sistemi tatimi i mbipaguar, pra kompensimi është llogaritur automatikisht.

Afati për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës është deri më 31 Mars 2026.

Konkretisht, sipas të dhënave të DIVA-s të sapoplotësuar të ardhurat bruto vjetore të B.SH me profesion arsimtare në një shkollë të mesme publike për vitin 2025 ishin 1,189,374 lekë.

Tatimi i paguar vjetor gjatë vitit 2025 është në vlerën e 107,820 lekëve.

Ajo ka dy fëmijë të moshës 5 dhe 9 vjeç, ku një prej tyre ndjek arsimin e mesëm në shkollë private.

Nisur nga të ardhurat vjetore që janë nën kufirin e 1.2 mln lekëve, individi nuk ka detyrim për plotësimin e Deklaratës të të Ardhurave Vjetore. Por duke qenë se hyrja në fuqi e ligjit të ri “Për tatimin e të ardhurave”, mundëson kompensimin për arsimin e fëmijëve, për herë të parë është plotësuar DIVA.

Pas hapjes së deklaratës së re, të dhënat janë gjeneruar paraprakisht të plotësuara.

Nga individi që ka plotësuar për herë të parë DIVA, në deklaratë është shtuar, vetëm numri i personave nën kujdestarinë e deklaruesit në rubrikën “Persona në kujdestarinë e deklaruesit” dhe te rubrika “Shpenzimet për arsimin e fëmijëve” është shtuar vlera 100 mijë lekë, duke qenë se të ardhurat nuk kalojnë kufirin e 1.2 mln lekëve në vit, pra janë nën 1.2 mln lekë në vit dhe disponon dokumentacionet justifikuese, në këtë rast faturat e shkollës private për shpenzimet e arsimit të fëmijës.

Pas vendosjes së këtyre të dhënave sistemi ka gjeneruar automatikisht tatimin e mbipaguar, apo kompensimin me vlerë 25,481 lekë.

Konkretisht nisur nga të dhënat në DIVA, individi ka përfituar:

-Zbritje nga te ardhurat nga punësimi sipas nenit 22, pika 1, germat a, b dhe c me vlerë 360,000 lekë

-Shumë kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç me vlerë 96,000 lekë (kjo shumë u gjenerua automatikisht nga sistemi pas vendosjes së numrit të fëmijëve)

-Shpenzime për arsimin e fëmijëve me vlerë 100,000 (vlera u shtua nga deklaruesi gjatë plotësimit të DIVA, pasi disponon dokumentacionin justifikues të shpenzimeve në rast kontrolli nga tatimet dhe të ardhurat bruto vjetore janë nën 1.2 mln lekë)

Pas zbritjes së shpenzimeve totali i të ardhurave bruto arrin 633,374 lekë.

Tatimi i rillogaritur pas zbritjes së shpenzimeve është në vlerë 82,339 lekë.

Tatimi i mbipaguar rezulton : 107,820 lekë (tatimi i paguar për 2025) – 82,339 lekë (tatimi i rillogaritur pas zbritjes së shpenzimeve) = 25,481

25,481 është vlera e kompensimit që ky individ përfiton si kompensim për arsimin e fëmijëve.

Shembull kompensimi për arsimin për një prind me 2 fëmijë

Një mësuese në një shkollë të mesme publike me të ardhura vjetore nën 1.2 mln lekë dhe dy fëmijë nën 18 vjeç (ku një prej tyre ndjek shkollën private) plotësoi për herë të parë Deklaratën e të Ardhurave Vjetore (DIVA) për vitin 2025.

Të dhënat kryesore:

-Të ardhurat bruto vjetore: 1,189,374 lekë

-Tatimi i paguar gjatë vitit: 107,820 lekë

-Numri i fëmijëve nën kujdes: 2

-Shpenzime për kujdesin e fëmijëve: 96,000 lekë

-Shpenzime për arsimin e fëmijëve: 100,000 lekë

Si llogaritet kompensimi:

Nga të ardhurat bruto zbriten:

-Zbritje për punësim: 360,000 lekë

-Zbritje për çdo fëmijë nën 18 vjeç: 96,000 lekë për fëmijë

-Shpenzime për arsimin e fëmijëve: 100,000 lekë

-Pas këtyre zbritjeve, të ardhurat bruto vjetore që tatohen bëhen: 633,374 lekë

-Tatimi i rillogaritur mbi këtë shumë: 82,339 lekë

Kompensimi për arsimin:

-Tatimi i paguar më parë: 107,820 lekë

-Tatimi i rillogaritur: 82,339 lekë

-Kompensimi që përfiton prindi = 107,820 – 82,339 = 25,481 lekë /Monitor

U kap në Dubai për llogari të SPAK, del fotoja e Bujar Sefës

Ky është Bujar Sefa (Xaka), 39 vjeçari i cili u kap në Emiratet e Bashkuara Aarabe.

Ai akuzohet se ka qenë drejtuesi i një grupi kriminal, i cili në vitin 2020 ka kultivuar bimëve narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi, Krujë.

39 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 23.05.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi po bashkëpunojnë për të kryer procedurat e ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri.

Artan Hoxha në SPAK! Ja PROVA e rëndësishme që dorëzoi për “21 Janarin”

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ku raportohet se ka dorëzuar audiopërgjimin origjinal të 21 janarit.

Prej 15 korrikut 2024 dosja hetimore për vrasjen e 4 protestuesve me 21 janar 2011 është në duart e prokurorëve të SPAK.

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut që e quajti krim shtetëror i hapi rrugë hetimeve nga SPAK, duke regjistruar procedimin penal me datë 15 korrik 2024, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, për 3 vepra penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Në SPAK procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

Pas deklaratës së nënës së Brikenës, reagon familja e Mateos/ FOTO

Familja e Mateos ka reaguar publikisht pas diskutimeve të fundit në “Big Brother”, duke publikuar një deklaratë ku shpreh qëndrimin e saj dhe mbështetjen për banorin, pas deklarates së nënës së Brikenes, e cila tha se gëzon rrespekt për Mateon dhe do i mbështeste nëse do krijonin një lidhje.

Në reagimin e shpërndarë në rrjetet sociale, familjarët theksojnë se që në fillim kanë respektuar ndjenjat dhe zgjedhjet e Mateos, duke i qëndruar pranë me mirëkuptim dhe mbështetje, deri në momentin kur situata u sqarua plotësisht nga dy palët.

Ata shprehin gjithashtu vlerësim për familjen e Brikenës, duke theksuar korrektësinë dhe mirëkuptimin e treguar, ndërsa për vetë Brikenën përdorin fjalë pozitive, duke e cilësuar si një vajzë të edukuar, të ndjeshme dhe me vlera, e cila ka treguar qetësi në një situatë jo të lehtë për t’u përballuar publikisht. Familja i uron asaj qetësi shpirtërore dhe suksese në vazhdim të rrugëtimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”.

Vengu: Kam ftuar Serbinë të na bashkohet në marrëveshjen me Kosovën dhe Kroacinë, nuk i marrim leje askujt se me kë bashkëpunojmë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nuk kanë nevojë t’i marrin leje askujt për të nënshkruar marrëveshjen në fushën e mbrojtjes. I pyetur nga gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi, lidhur me deklaratat e Presidentit Serb, Aleksandar Vuçiç, për këtë marrëveshje, Vengu tha se e ka ftuar Serbinë t’i bashkohet.

“Patjetër kam vënë re herë pas here një sens paniku nga deklarata zyrtare në Beograd. Mund t’ iu them që është një marrëveshje trepalëshe që nuk është ndërtuar kundër askujt. Madje kam qenë unë vetë i pari që kam shprehur edhe ftesë, pse jo, që Serbia, nëse gjykon se rajoni, stabiliteti, qëndrueshmëria dhe e ardhmja euroatlantike e vendeve të rajonit është e rëndësishme, atëherë t’i bashkëngjitet kësaj iniciative. Ja u merr mendja që nuk kam marrë një përgjigje për sa i përket kësaj ftese. Mund t’iu them që Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë filluar në bazë të kësaj marrëveshjeje, qoftë në rrafshin ushtarak, stërvitor, akademik arsimor por edhe të prodhimit ushtarak, të bashkëpunojnë”, tha Vengu.

“Me Kosovën kemi dakordësi për sa i përket mjeteve të blinduara. Dhe kjo vjen për dy arsye:

E para sepse lexojmë rreziqe dhe kërcënime në rajon të njëmendje.

E dyta, nuk besoj se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova, kanë nevojë të marrin leje për saj i përket kësaj pjese.

E treta: mikpresim edhe vende të tjera të na bashkëngjiten. Është partneritet i hapur. Shumëkush e quan marrëveshje të mbrojtjes. Kemi vënë re që të tre vendet kanë nevoja të ngjashme për sa i përket rritjes së kapaciteteve”. (A2 Televizion)

“Burg përjetë, ose do të bëj vetëgjyqësi”/ Thellohet skandali në Bulqizë, Lleshi: Vëllanë ma vranë…

Pak ditë më parë është raportuar një rast të ndodhur në Bulqizë, ku Lulzim Lleshi, vëllai i të cilit është vrarë në 2018 dhe trupi i të cilit u gjet në një tunel në fshatin Gjuras të Bulqizës, 9 muaj pasi ishte zhdukur pa lënë gjurmë, u shpreh se dy personat e arrestuar si autorë, u kishin marrë edhe gratë.

Sot një skandal tjetër doli në pah, ku një 12-vjeçare, vajza e viktimës, ka denoncuar njerkun e saj Klodian Kruca, një nga të arrestuarit si autor, për ngacmim seksual, gjë që sipas saj vijonte prej 2 vitesh.

Në një reagim, Lulzim Lleshi deklaron se një gjë e tillë ka ndodhur edhe me vajzat e tij.

“Mirë që vëllain ma vranë në një tunel në afërsi të fshatit Zogjaj por na morën dhe dy bashkëshortet, por po abuzojnë dhe me fëmijët e mitur që janë gjaku jonë. Edhe dy vajzat e mia, njëra 15 dhe tjetra 13 vjeç në fund të gushtit të 2025 janë larguar nga Gjirokastra dhe kanë ardhur tek unë. Më kanë thënë se nuk shkojnë më atje sepse i ngacmonte seksualisht partneri i nënës.

Drejtesia t’i dënojë me burg të përjetshëm ose do të bëj vetëgjyqësi. Mire që bashkëshortet na i morën por po na ngacmojnë dhe dy vajzat e mia dhe vajzën e vëllait”, tha Lulzim Lleshi.

ARRESTIMI:

Dy vëllezër nga Dibra Klodian dhe Kelmend Krusa, të dyshuar si të përfshirë në një vrasje në vitin 2018 u arrestuan nga policia në Gjirokastër. Operacioni u krye nga Policia e Dibrës, pasi kishin siguruar prova se dy vëllezërit Krusa të dyshuar të përfshirë në vrasje, strehoheshin në Gjirokastër. Gjatë kontrollit të banesave të dy vëllezërve u gjetën dhe u sekuestruan 2 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 thikë, 3 krehra, municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse janë përdorur për vrasjen e vitit 2018 apo në ngjarje të tjera kriminale. Në drejtimin e Prokurorisë së Dibrës vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vrasjeje, si dhe për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për këtë rast.

A do mërzitej nëse do kishte diçka mes Juelës dhe Mateos? Brikena HABIT me përgjigjen

Juela dhe Mateo kanë krijuar një raport shoqëror brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Banorja është gjithashtu shoqe edhe me Brikenën, e cila para disa vitesh ka qenë në një njohje me banorin.

Gjatë një bisede mes Juelës, Brikenës dhe Kristit, ky i fundit i ka bërë një pyetje Brikenës:

“Po sikur Juela të kishte një gjë me Mateon, do mërziteshe?”.

Brikena u shpreh se të dy banorët janë beqarë dhe kanë gjithë lirinë e botës të bëjnë ça të duan. Banorja shtoi se si person, Juela ka një vend të veçantë tek ajo dhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të jenë shoqe.

Pjese nga biseda:

Kristi: Po sikur Juela të kishte një gjë me Mateon, do mërziteshe?

Juela: O Zot, nuk besoj

Brikena: Unë ja thashë edhe kësaj, ta thashë edhe më herët ty

Juela: Nuk dua absolutisht

Brikena: Unë personalisht e kam shprehur, e kam thënë që nuk kam pëlqim për Mateon. Përderisa Juela është beqare, Mateo është beqar, e kanë gjithë të drejtën dhe lirinë e botës me bërë ça të duan. Unë kurrë nuk kam shkuar te Juela me i thënë ‘pse po flet, ça po bën, pse s’po bën’. Gjithkush e ka lojën e vet këtu, ajo ka lojën e vet, unë kam lojën time. Unë kam thënë, Juela si person ka një vend të veçantë tek unë. Unë e di që jashtë “Big Brother” do bëhem shoqe me Juelën, se më pëlqen si person. Por që për lojën, edhe me ja dasht të mirën një personi, nuk i them bëj kështu. Duhet me qenë i lirë me bërë ça të dojë ajo, unë në asnjë moment nuk kam për ti thënë pse e bëre, pse se bëre.