Sekser në tenderat mln euro? “Loja” e dyshimtë e baxhanakut të Edi Ramës me ankimet në KPP (Dokumente)

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ritheksoi akuzat e tij se baxhanaku i kryeministrit Edi Rama, biznesmeni Armand Frangu është përfituesi kryesor i tenderave dhjetra milionë euro të zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Në një intervistë për “Çim Peka Live”, të publikuar të hënën e kësaj jave (27 janar 2025), Ahmetaj deklaroi se Frangu fsheh interesat monetare nëpërmjet tenderave që fitohen nga kompanitë “First”, “Advanced Bussines Solution-ABS” dhe “Artificial Intelligence Business Solutions-AIBS”.

Në foto: Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj

“Boldnews.al” verifikoi të dhënat zyrtare mbi pronësinë e këtyre kompanive. Shoqëria “First” është në pronësi të Gëzim Hoxha. Ndërsa dy shoqëritë e tjera, “ABS” dhe “AIBS” zotërohen nga Gerond Meçe.

Armand Frangu dhe Gerond Meçe kanë qenë ortak të hershëm në kompaninë “B360”. Por, prej vitit 2012, Meçe është larguar dhe kompania me objekt shërbimet teknologjike është e gjitha në pronësi të Frangut.

Sipas verifikimeve të kryera nga “Boldnews.al” në portalin informativ “open.data”, kompania “B360” e Armand Frangut nuk rezulton të ketë fituar tendera publikë, të paktën që prej vitit 2019.

Në foto: Biznesmeni Armand Frangu (foto e marrë nga interneti)

Megjithatë, një kërkim më i thelluar zbuloi një situatë tejet të dyshimtë.

Kompania “B360” e Frangut është një ankimuese serial e tenderave që zhvillohen nga institucione të ndryshme qeveritare.

Në të gjithë rastet e evidentuar nga redaksia-të paktën 10 të tilla- kompania e Frangut ankimon në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) kriteret e vendosura nga autoritetet shtetërorë. Ky lloj ankimimi i përket fazës fillestare të tenderave, në të cilat kompanitë e interesave pretendojnë se kanë konstatuar parregullsi në hartimin e specifikimeve teknike.

Në të gjithë rastet e evidentuara nga “Boldnews.al”, KPP i ka dhënë të drejtë ankesave të dorëzuara nga “B360” shpk, duke detyruar autoritetet kontraktore që të modifikojnë kriteret e tenderave.

Por, sipas verifikimeve të kryera, rezulton se kompania e Armand Frangut, nuk ka marrë pjesë në asnjë prej këtyre tenderave, megjithëse ka pasur një impenjim të madh paraprak, përsa kohë është angazhuar për modifikimin e kritereve të tenderave.

Në përfundim, në shumicën dërrmuese të këtyre tenderave, pjesëmarrës ka qenë vetëm një operator ekonomik (i ndryshëm nga “B360”), i cili është shpallur fitues.

Për ta thjeshtuar situatën-autoriteti kontraktor shpall tenderin. “B360” ankohet pranë Komisionit të Prokurimit Publik për të modifikuar kriteret e tenderit. Në përfundim, kompania “B360” e Frangut nuk merr pjesë në tender. Ndërkohë, procedura fitohet nga kompani të tjera, kryesisht në mungesë të garës.

Rastet

Në vijim janë të detajuar disa nga rastet më specifike. Fondi limit total i këtyre procedurave arrin në rreth 3.5 milionë euro.

1. Në korrik të vitit 2023, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) shpall tenderin me objekt “Upgrade Hardëare Softëare i sistemit të kontrollit-monitorimit të Nënstacionit 220 kV Tirana 1”, me fond limit 36.900.000 lekë të reja.

Kompania “B360” shpk e Armand Frangut ankohet pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), duke kërkuar modifikimin e dokumenteve. KPP, me vendimin nr. 744, datë 8 Gusht 2023 vendos “të pranojë pjesërisht ankesën e B360” dhe detyron autoritetin kontraktor të modifikojë dokumentat.

Pas modifikimit të dokumentave, rezulton se në tender nuk ka marrë pjesë “B360”. Në garë ishte vetëm një konkurent, bashkimi i operatorëve “EMC Group” dhe “First”, kjo e fundit e përmendur edhe nga Ahmetaj. Bashkimi i operatorëve u shpall fitues me ofertën 36.348.200 lekë ose 99 përqind të fondit limit.

Në foto: Rezultatet e tenderit të zhvilluar nga OST

2. Në korrik 2023, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) shpall tendering me objekt “Upgrade Hardware Software i sistemit të kontrollit të nënstacionit 220 Kv Babicë”, me fond limit 38.200.000 lekë të reja.

Kompania “B360” e Armand Frangut ankohet pranë KPP, ku kërkon modifikimin e kritereve. KPP, me vendimin nr. 725, datë 3 gusht 2023, pranon ankesë dhe detyron autoritetin kontraktor që të modifikojë dokumentet.

Në tender rezulton se ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik, “Start Co”. Kjo kompani është shpallur fituese, duke paraqitur ofertën në vlerë 37.129.000 lekë ose mbi 97 përqind të fondit limit.

3. Në qershor të vitit 2019, ndërmarrja “Agrokredit” sha shpall tenderin me objekt “Blerje pajisje dhe shërbimi IT”, me fond limit 17.818.000 lekë të reja. Kompania “B360” ankohet në KPP për modifikim dokumentash. KPP, me vendimin 513, datë 11 nëntor 2020, e pranon ankimin.

“Boldnews.al” nuk arriti të gjejë dokumentat e zhvillimit të tenderit. Megjithatë, në një raport auditimi të zhvilluar nga KLSH në shoqërinë publike “Agrokredit” sha në vitin 2020, është marrë në shqyrtim edhe kjo procedurë prokurimi publik. Sipas të dhënave të raportit të KLSH-së, në këtë tender kanë marrë pjesë shoqëritë e identifikuara me iniciale, “A..” sha dhe “C.P” shpk. Pra, rezulton se “B360” nuk ka marrë pjesë as në këtë procedurë.

Në foto: Operatorët pjesëmarrës në tenderin e “Agrokredit”, sipas raportit të KLSH-së

4. Në gusht të vitit 2018, Ujësjellësi i Tiranës shpall tenderin me objekt “Blerje kamerash”, me fond limit 51.969.924 lekë pa tvsh. Kompania e Armand Frangut, “B360” shpk ankohet në KPP për modifikimin e dokumentave. Ankimi pranohet nga KPP me vendimin nr. 755, datë 9 nëntor 2018.

Në këtë rast, “B360” merr pjesë në tender, por skualifikohet pasi nuk paraqiti ofertë. Në garë marrin pjesë 3 konkurentë të tjerë. Fitues shpallet bashkimi i operatorëve “ITE-Fastech-Abcom”, me 39.000.000 lekë të reja.

Në foto: Kompania ‘B360” shpk paraqitet me ofertë “zero lekë” në tenderin e Ujësjellësit Tiranë

Po ashtu, janë edhe disa procedura të tjera, në të cilat “B360” ka ankimuar dokumentat e tenderit, ka marrë vendim pozitiv nga Komisioni i Prokurimit Publik dhe, në përfundim, nuk ka marrë pjesë në procedurë.

– KPP, me vendimin nr. 636, datë 1 Tetor 2018, ka pranuar ankimin e “B360” për modifikimin e dokumentave të tenderit “Instalim rrjeti dhe vendosje kamera sigurie në godinat e Universitetit Elbasan”, me fond limit 10.759.650 lekë. Rezulton se “B360” nuk ka marrë pjesë në këtë procedurë.

– KPP, me vendimin nr. 51, datë 29 janar 2021, ka pranuar ankimin e “B360” për modifikimin e dokumentave të tenderit “Blerje Pajisje dhe vendosje për Rimodelimin e Dhomës së Serverit, për nevoja të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë”, me fond limit 5,000,000 lekë. Kompania “B360” shpk nuk ka marrë pjesë më tej në këtë procedurë.

– KPP, me vendimin nr. 59, datë 3 shkurt 2021, pranon ankimin e “B360” shpk për modifikimin e dokumentave në procedurën tenderuese “Automatizim i komandimit në distancë RTU”, me fond limit 187.809.333 lekë, shpallur nga Drejtoria Rajonale e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), Tiranë. Edhe në këtë procedurë, “B360” shpk nuk ka marrë pjesë./Marrë nga Boldnews.al

Dëshmitë tronditëse për zjarrin tragjik me 40 viktima në Zvicër: Kamerieri hipi në supin e kolegut dhe hodhi fishekzjarrin në… (Video)

Zvicra është zhytur në zi pas një shpërthimi vdekjeprurës në orët e para të mëngjesit të sotëm, në resortin luksoz të skive Crans-Montana.

Sipas shifrave të fundit, autoritetet lokale vlerësojnë se rreth 40 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në barin Le Constellation, i cili u përfshi nga flakët rreth orës 01:30 të mëngjesit të ditës së Vitit të Ri.

Incidenti ndodhi në një kohë kur dyqani ishte plot me njerëz që festonin ardhjen e vitit të ri.

Sipas një rrëfimi të një dëshmitari okular, të raportuar nga Daily Mail, zjarri duket se ka filluar kur një kamerier, i cili po kërcente mbi supet e një kolegu, mbajti një fishekzjarr të ndezur, si ato që vendosim në tortat e ditëlindjes, shumë afër tavanit.

“Shënjestra u afrua shumë dhe brenda pak minutash tavani u përfshi nga flakët”, tha gruaja që ishte në vendngjarje, duke përshkruar momentet para shpërthimit.

Një grua tjetër që arriti të shpëtonte përshkroi panikun që pasoi:

“Shkallët e daljes nga klubi i natës ishin jashtëzakonisht të ngushta. Njerëzit shtyheshin me turma. Ne arritëm të dilnim në minutën e fundit.”

Fakti që zjarri filloi në bodrumin e barit u konfirmua nga kreu i policisë lokale, Frederick Giesler, duke vënë në dukje se pasoi një rrëmujë, ndërsa klientët përpiqeshin me dëshpërim të shpëtonin nga shkallët e vetme që të çonin në katin përdhes dhe jashtë.

Një tjetër dëshmitare okulare me emrin Emma tha se zjarri filloi pasi njerëzit filluan të festonin duke mbajtur shishe shampanje me fishekzjarrë të ngulur brenda.

“Disa nga shishet ishin afër tavanit dhe ato morën flakë. I gjithë tavani u përfshi nga flakët dhe zjarri u përhap tepër shpejt. Brenda sekondash ne po vraponim jashtë duke bërtitur dhe duke qarë”, tha ai.

Një vajzë tjetër, Victoria, dha një rrëfim të ngjashëm, duke thënë se “fishekzjarrët në shishe shampanje shkaktuan shpërthimin”, duke shtuar se “i gjithë tavani i barit u përfshi nga flakët”.

Ajo tha se dritaret ishin të nxirë nga tymi dhe beson se shumë nga të pranishmit vdiqën nga mbytja.

“Disa njerëz po thyenin dritaret për të lejuar ajrin të hynte. Unë ende po dridhem; shumë po qanin ndërsa dilnin. Pati panik masiv”, përfundoi ajo.

Autoritetet po hetojnë incidentin, ndërsa shërbimet e emergjencës ende po mbledhin informacione rreth shkaqeve të sakta të tragjedisë dhe numrit përfundimtar të të vdekurve.

Bëhuni gati! IGJEUM paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë me motin ditët e para të vitit

Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të pasdites së sotme, e enjte (1 janar), dhe nesër, e premte (2 janar).

Sipas parashikimit, temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë ngrica, veçanërisht në zonat malore dhe kodrinore, duke krijuar vështirësi në transportin rrugor.

Parashikimi i reshjeve:

Sot pasdite nuk priten reshje të konsiderueshme. Nesër, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në qarqet Dibër, Lezhë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta deri mesatare, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta.

Në zonat e Alpeve pritet dëborë e dendur, ndërsa në Veri, Lindje dhe Juglindje, në lartësitë mbi 600 metra nga niveli i detit, parashikohen reshje të dobëta dëbore.

Temperaturat:

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale pritet të jenë:

Në bregdet: 2 / 13 °C

Në vendet e ulëta: 0 / 13 °C

Në vendet malore: -5 / 5 °C

Era:

Sot pasdite era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër në bregdet pritet të fryjë mesatare deri e fortë.

Bluzat e bardha në zi/ E trishtë, ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare mjeku shqiptar

Një lajm i trishtë ka ardhur në ditën e parë të vitit nga bota e mjekësisë në vendin tonë!

Mjeku Eduart Shqalsi është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Shqalsit, e ka dhënë nëna e tij, Maria përmes një postimi në Facebook, e cila bën me bije se 59-vjeçari,ka ndërruar jetë në Angli.

Po ashtu ajo bën me dije se ceremonia e varrimit do të bëhet në Milot.

Postimi i plotë i Maria Shqalsit:

Me hidhërim të thellë njoftojmë vdekjen e papritur, në Angli, të djalit tonë të shtrenjtë, Dr. Eduart Fran Shqalsi, lindur më 07 korrik 1966.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në Milot, data dhe ora do të njoftohen në ditët në vijim.

Presim vizita duke filluar nga data 01/01/2026

Rruga “Xhon Kenedi” ap. 8 Kodra e djellit Tiranë

Me nderim

Familja e Fran Shqalsit

Mjeku Edi Shqalsi dhe nëna e tij, Maria

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muaj

Qiratë ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në muajin nëntor 2025, me 6.7 për qind duke forcuar më tej tendencën që nisi nga vera e këtij viti. Ato ishin përbërësi kryesor i inflacionit në nëntor, duke zhvendosur ushqimet.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë për një trend rritës të fortë gjatë vjeshtës 2025 që po vazhdon. Ekspertët e lidhin ecurinë ë e shtrenjtimit të qirave me një seri faktorësh që lidhen me kërkesën dhe ofertën.

Kryesorja lidhet me faktin se rritja e çmimeve të banesave ka bërë të papërballueshëm blerjen e një apartamenti të ri për shumicën e të punësuarve. Kur blerja e një shtëpie bëhet më e shtrenjtë, njerëzit detyrohen të qëndrojnë më gjatë me qira ose të kërkojnë shtëpi me qira në vend që të blejnë. Kjo rrit numrin e qiraxhinjve dhe për pasojë çmimet ngrihen. Edhe pronarët që kanë kredi të shtrenjta shpesh rrisin qiranë për të mbuluar pagesat e tyre mujore.

Gjithashtu kërkesa për qira po përballet me një presion në rritje për vizitorët e huaj. Shqipëria është atraktive për turistët edhe për shkak se çmimet e qirave ditore janë të lira, me vetëm 50 euro nata në zonën e qendrës. Dhënia me qira ditore e shumë apartamenteve për turistët ka çuar në rritjen e çmimeve për qiratë afatgjata jashtë trendëve normale.

Ekspertët e tregut pohojnë se një pjesë e apartamenteve të shituara janë bosh dhe përdoren vetëm pak ditë në vit nga emigrantët dhe huajt, duke bërë që të mos hidhen në tregun e qirave.

Familjet me buxhete të kufizuara po e shtyjnë blerjen e shtëpisë dhe detyrohen të paguajnë qira gjithnjë e më të larta, ndërsa agjentët imobiliarë pohojnë se edhe në zonat periferike janë të pakta apartamentet me çmime të lira.

Agjentët e tregut të qirasë nënvizojnë se shumë pak prona listohen me çmime 300–350 euro, kryesisht në periferitë “Astir” ose “Fresku”, të cilat merren menjëherë nga qiramarrësit.

Në segmentin e qirave rezidenciale, sivjet çmimet për apartamente 1+1 në Tiranë kanë arritur deri në 900 euro në muaj në zonat më të kërkuara të qytetit. Të dhënat nga agjencitë e pasurive të patundshme tregojnë se tregu i qiradhënies po shënon rritje të vazhdueshme, me çmime që janë rritur mesatarisht 6 deri në 57% në vetëm një vit.

Në Tiranë, zona më e shtrenjtë për qiratë e apartamenteve vijon të mbetet pranë stadiumit “Air Albania”. Për banesa 2+1, çmimi mesatar arriti në 1,800 euro në muaj. Krahasuar me vjet çmimet u rritën me 13%.

Në zonën e ish-Bllokut, çmimi për apartamente 1+1 në shtator të këtij viti arriti 650 euro në muaj. Krahasuar me vjet, çmimet e qirasë janë rritur me 16%. Për apartamentet 2+1, çmimi i qirasë ka arritur 900 euro apo 6% më shumë se 2024.

Në Rrugën e Elbasanit, çmimi i qirave për apartamentet 1+1 është 700 euro në muaj në 2025 apo rreth 8% më shumë se vjet. Rritje të ndjeshme në këtë zonë kanë shënuar qiratë për prona 2+1.

Qiratë për apartamentet 1+1 në zonën e Komunës së Parisit vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtat nivele si gjatë vitit 2024, mesatarisht rreth 650 euro në muaj. Për apartamentet 2+1, çmimet e qirave arritën 800 euro në muaj apo 14% më shumë se në vitin 2024.

Ndryshime çmimesh janë shënuar edhe për qiratë në zonën e Liqenit Artificial. Çmimet e qirave për apartamente 1+1 arritën në 900 euro në muaj. Krahasuar me vjet, çmimet u rritën 13%. Për apartamentet 2+1, çmimet arritën në 1,400 euro në muaj, nga 1,200 euro në muaj që ishin vjet. Krahasuar me vjet, çmimet janë shtrenjtuar 17%.

Në kontrast, turistët që marrin me qira për periudha afatshkurtra, mund të gjejnë shtëpi me qira në kryeqytet përmes platformave online edhe në 40-60 euro/ditë, shumë më lirë sesa në kryeqytete të njohura europiane, ku mesatarisht në ditë duhet të paguajnë më shumë se 100 euro.

Të dhënat e AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, bënë të ditur se në fund të 2024-s, në gjithë vendin kishte rreth 21 mijë njësi të listuara, nga të cilat rreth 3 mijë në Tiranë.

Inflacioni i përgjithshëm ka luajtur gjithashtu rol. Kostoja e materialeve të ndërtimit, taksat, shërbimet dhe mirëmbajtja e banesave është rritur, dhe pronarët e transferojnë këtë rritje tek qiramarrësit. Në disa qytete, situata rëndohet edhe nga përdorimi i shumë apartamenteve për qira afatshkurtër turistike, të cilat janë më fitimprurëse.

Edhe në vijim çmimet e qirave pritet të vijojnë rritjen për shkak të kërkesës së lartë, dhe mungesës së ofertës të përballueshme.

Nëse qeveria dhe bashkitë nuk ndërhyjnë duke promovuar ndërtim banesash me çmime të përballueshme dhe të aplikohen politika për banesa sociale barra për qiramarrësit nuk do të lehtësohet, përndryshe rritja do të jetë edhe me agresive lajmërojnë aktorët e tregut./Monitor

Parashikimet e frikshme të Nostradamus për vitin 2026!

Me hyrjen në vitin 2026, vëmendja është rikthyer sërish te parashikimet e Nostradamus, astrologut dhe profetit të shekullit XVI, i njohur për vizionet e tij të errëta mbi fatin e njerëzimit.

Edhe pse ai nuk ka përmendur drejtpërdrejtë vitin 2026 në shkrimet e tij, studiuesit e quatrain-eve të tij i referohen vargjeve që mbajnë numrin 26 për të interpretuar çfarë mund të sjellë ky vit.

Sipas interpretuesve, një nga parashikimet më të frikshme flet për rënien e një figure të madhe, e lidhur simbolikisht me rrufenë. Kjo shihet si një paralajmërim për një ngjarje të papritur që mund të tronditë botën politike apo publike, duke shënuar fundin e papritur të një lideri apo figure me ndikim global.

Një tjetër katrenë përmend rrjedhje gjaku në rajonin e Ticinos në Zvicër. Disa e interpretojnë këtë si shenjë dhune ose konflikti, ndërsa të tjerë sugjerojnë një kuptim simbolik, të lidhur me zhvillimet shkencore dhe teknologjitë mjekësore, veçanërisht në fushën e qelizave staminale.

Parashikimet përfshijnë edhe një konflikt të madh detar, ku përmenden anije dhe një luftë vdekjeprurëse në det. Analistët e lidhin këtë me tensionet në Detin e Kinës Jugore, ku disa shtete pretendojnë territore të njëjta, duke e bërë rajonin një nga pikat më të rrezikshme të globit për përshkallëzim ushtarak.

Një nga imazhet më enigmatike të Nostradamus është ajo e një tufe bletësh që ngrihet natën. Kjo metaforë interpretohet nga disa si paralajmërim për rritjen e ideologjive ekstreme, mendësisë kolektive dhe lëvizjeve autoritare që mund të forcohen gjatë vitit 2026.

Anis Mehmeti nuk ka të ndalur, ylli shqiptar e nis me gol vitin 2026 në Angli (Video)

Anis Mehmeti ka nisur vitin 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme në futbollin anglez, duke shënuar një gol të rëndësishëm në ndeshjen e parë të këtij viti me ekipin e Bristol City-t.

Mesfushori ofensiv shqiptar vazhdon të shfaqë formë të shkëlqyer, duke realizuar golin e tij të 8-të në këtë sezon gjatë përballjes me Portsmouth, më 1 janar.

Goli i shënuar tregon ambicien e tij për të ruajtur ritmin e lartë të performancës gjatë gjithë kampionatit.

Në minutën e 24-t, Mehmeti goditi nga jashtë zonës dhe gjeti rrjetën, duke dyfishuar shifrat dhe kontribuar në një fitore të rëndësishme për ekipin e tij.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=2006748399287316507&lang=en&maxWidth=560px&origin=https%3A%2F%2Facnevulgaristreatments.com%2F2026%2F01%2F01%2Fanis-mehmeti-nuk-ka-te-ndalur-ylli-shqiptar-e-nis-me-gol-vitin-2026-ne-angli-video%2F&sessionId=d2656042442a9a2a8cf017d0e810f0992acdcdac&theme=light&widgetsVersion=2615f7e52b7e0%3A1702314776716&width=550px

“Ke ardhur gjatë gjithë kohës duke mu fërkuar”/ Debat i ashpër në shtëpinë e Big Brother, Kristi lag me birrë banorin e ri (Video)

Një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5 mes Kristit dhe Keijsin.

Këngëtari filloi të ndiqte nga pas banorin e ri që u bë pjesë e shtëpisë në Prime-n e kaluar dhe më pas e lagu me birrë.

Pjesë nga debati:

Kristi: Sa për ty, të ishe nga ata që dije respektin dhe limitet, nuk merreshe me burrërinë time. Por kjo tregon më shumë për burrërinë tënde duke u marrë me burrërinë time. Ke ardhur gjithë kohës anës siç po të vij unë ty…

Keijsi: Si është ajo shprehja? ‘M**i pas këpucës’? Bravo, ashtu vjen ti.

Kristi: Ke ardhur duke mu fërkuar gjatë gjithë kohës ti mua. Po duhet të dish këtë gjë ti. Mua më fërkon, fërkon, fërkon dhe filloj dhe të derdhem unë pastaj. Filloj dhe të derdhem unë pastaj. Në rregull? Plehrë. Ti tregoj unë limitet ty ku i ke./Topchannel

3 të rinjtë vdiqën në aksidentin FATAL në Gjirokastër/ Aktori i “Portokallisë” bën postimin prekës: Pse m’i more o Zot

Një aksidentin i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Bypass, ku dy mjete, një tip “Volkswagen” dhe një “Mercedes” u përplasën kokë më kokë. Te mjeti i parë udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruçi 28 vjeç, të cilët kanë humbur jetën të dy.

Nga ana tjetër, në mjetin “Mercedes” udhëtonin Martin Dulaj 26 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 20 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar aktori i njohur i “Portokallisë”, Deivis Myslymi. Ai ka publikuar në “Instagram” një fotografi me dy nga viktimat e aksidentit të rëndë.

“Çfarë të shkruar?! Çfarë të them për ju?!

Pse m’i more, o Zot?!

Një “pse” që nuk merr përgjigje…

Ti e di, o Zot, pse.

Të lutem, m’i ruaj atje lart.

Nuk do t’ju harroj KURRË o vëllezër”, janë fjalët prekëse që Myslymi ka shkruar bashkëngjitur me foton e publikuar në rrjetet sociale.

LAJM I FUNDIT/ Zjarri në Zvicër, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Ministria e Jashtme ka reaguar në lidhje me zjarrin tragjik në Zvicër, në barin e VIP-ave, ku 47 persona mbetën të vdekur dhe 100 të tjerë janë plagosur.

Në një reagim

Bëhet me dije se deri më tani nuk ka shqiptarë mes viktimave dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase, të cilat po vijojnë verifikimet për identifikimin e personave që kanë humbur jetën në tragjedinë e Crans-Montana.

Përfaqësia jonë diplomatike në Zvicër është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase të cilat informojnë se po vijojnë me verifikimet për identifikimin e personave që kanë humbur jetën.

Deri në momentin që flasim, nga komunikimet me autoritetet zvicerane nuk ka të dhëna për shtetas shqiptarë mes viktimave të tragjedisë në Crans-Montana.

Përfaqësia jonë diplomatike mbetet në kontakt me autoritetet përgjegjëse në Zvicër për informacione të reja, në orët në vijim”shprehet ministria.