Çfarë po ndodh në Atlantik? Nafta venezueliane, Rusia dërgon anije luftarake për të mbrojtur tanker-in e ndjekur nga SHBA

Rusia ka dislokuar anije të marinës ushtarake për të shoqëruar një tanker nafte që po ndiqet paralelisht nga forcat amerikane në Atlantik.

Lajmi u bë i ditur nga CBS News, partner mediatik i BBC në SHBA, duke sinjalizuar një tension të ri mes Moskës dhe Uashingtonit vetëm pak ditë pas operacionit tronditës për arrestimin e Nicolás Maduro.

Tanker-i, i quajtur tashmë “Marinera”, aktualisht nuk transporton ngarkesë, por historikisht ka bartur naftë të rëndë venezueliane. Të martën mendohej se ndodhej në hapësirën detare mes Skocisë dhe Islandësm zonë ku moti i keq dhe distanca e madhe e bëjnë të vështirë hipjen në bord.

Muajin e kaluar, Roja Bregdetare amerikane u përpoq ta kontrollonte të njëjtën anije në Karaibe, kur ajo njihej si “Bella 1” dhe mbante flamur të Guajanës. SHBA kishin një mandat sekuestrimi, duke e akuzuar tanker-in për shkelje të sanksioneve dhe transport të naftës iraniane.

Sipas burimeve amerikane, anija ndryshoi në mënyrë dramatike kurs, emër dhe regjistër, duke kaluar nën flamurin rus. Ekspertët detarë theksojnë se këto ndryshime mund të kenë pak efekt juridik, pasi veprimi i SHBA bazohet te numri IMO, pronësia reale dhe historiku i sanksioneve, jo te flamuri i pretenduar.

Rusia deklaron se po e monitoron situatën “me shqetësim” dhe këmbëngul se tanker-i lundron në ujëra ndërkombëtare në përputhje me ligjin detar. Megjithatë, dy zyrtarë amerikanë thanë për CBS se Uashingtoni po planifikon hipje në bord dhe preferon sekuestrimin e anijes, jo fundosjen e saj.

Komanda Jugore e SHBA postoi në rrjete sociale se mbetet e gatshme të veprojë kundër “anijeve të sanksionuara”, me mesazh të qartë se operacionet e bllokadës së urdhëruar nga Trump do të vazhdojnë.

Ministria britanike e Mbrojtjes nuk pranon të komentojë aktivitetet ushtarake të vendeve të tjera, ndërsa sipas praktikës, SHBA pritet të informojnë Londrën para çdo operacioni që mund të niset nga territori i Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo përballje e mundshme në Atlantik rrit frikën për një krizë më të gjerë energjetike dhe diplomatike, teksa sasia e madhe e naftës venezueliane është kthyer në mjet presioni mes superfuqive. Deti i Veriut po shndërrohet në skenë tensioni, me Moskën që mbron interesat e saj dhe SHBA që këmbëngulin për zbatimin e sanksioneve “me çdo kusht”./Top Channel

Mateo plas “b●mbën” dhe nxjerr blof Brikenën: Ja çfarë bëmë kur u takuam, jemi puthur, jemi … (Video)

Telenovela mes Mateos dhe Brikenës ka marrë një kthesë të papritur ditën e sotme.

Ndërsa Brikena ka këmbëngulur se mes tyre ka pasur vetëm një njohje online dhe një darkë të thjeshtë pa asgjë më tepër, Mateo ka vendosur të tregojë versionin e tij të së vërtetës.

Gjatë një bisede me Kristin, Mateo ka hedhur poshtë kategorikisht fjalët e saj, duke zbuluar se intimiteti mes tyre ka shkuar përtej një takimi miqësor.

“Ne flisnim me mesazhe, në telefon, me kamera. Jemi takuar, jemi puthur,” ka rrëfyer ai, duke konfirmuar kontaktin fizik që Brikena e mohoi.

Edhe pse zgjodhi të mos e bënte këtë deklaratë gjatë Prime-t kur shikueshmëria është maksimale, ai theksoi se nuk ka pse ta fshehë realitetin: “Nuk është ndonjë gjë e madhe, por nuk kam pse e them me zë të lartë [në Prime].”

VIDEO

‘Rusia dhe Kina kanë frikë’, Trump: Ne do të jemi gjithmonë aty për NATO-n edhe nëse ata…

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se SHBA do të jetë gjithnjë aty për NATO-n, edhe nëse vendet aleate nuk do të vendosen në ndihmë të SHBA-ve.

Presidenti amerikan tha se pa impaktin e tij, “Rusia do ta kishte marrë të gjithë Ukrainën tani”.

Dëshira e Trump për të blerë Groenlandën nga Danimarka ka çuar në tensione midis SHBA-së dhe anëtarëve evropianë të NATO-s këtë javë, me kryeministren daneze që madje paralajmëroi se veprimi i SHBA-së për të marrë Groenlandën do të thoshte fundi i aleancës.

“Unë i vetëm i dhashë fund 8 luftërave dhe Norvegjia, një anëtare e NATO-s, zgjodhi në mënyrë të pamend të mos më jepte Çmimin Nobel për Paqen. Por kjo nuk ka rëndësi! Ajo që ka rëndësi është se unë shpëtova miliona jetë”, shtoi ai.

Trump theksoi se Rusia dhe Kina nuk kanë frikë nga NATO pa Shtetet e Bashkuara, ndërsa nënvizoi se të gjithë janë me fat që ai ka rindërtuar ushtrinë amerikane në mandatin e parë.

Çfarë ndodhi? Rama mbledh ‘urgjentisht’ Qeverinë të premten, ja arsyeja

Kryeministri Edi Rama do të thërrasë në një mbledhje kabinetin qeverisës, për herë të parë në këtë vit.

Mësohet se mbledhja do të mbahet të premten (më 9 janar).

Teksa në fokus të takimit do të jenë objektivat kryesore dhe prioritetet e qeverisë për vitin 2026, si dhe përcaktimi i drejtimit strategjik të punës për muajt në vijim.

Mbledhja pritet të mbahet në Pallatin e Brigadave dhe do të shërbejë për një analizë të projekteve dhe reformave që qeveria synon të çojë përpara gjatë këtij viti.

Cisterna e sekuestruar nga SHBA-ja, vjen reagimi i ashpër i Rusisë

Rusia ka reaguar ashpër pas sekuestrimit nga autoritetet amerikane të cisternës Bella 1 (Marinera), e cila lundronte nën flamurin rus, duke e cilësuar veprimin si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria ruse e Transportit akuzoi Shtetet e Bashkuara për shkelje të Konventës së OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982, duke theksuar se “asnjë shtet nuk ka të drejtë të përdorë forcë kundër anijeve të regjistruara ligjërisht në juridiksionin e shteteve të tjera”.

Sipas autoriteteve ruse, cisterna kishte marrë një leje të përkohshme për të lundruar nën flamurin rus më 24 dhjetor. Moska thekson se anija ishte e regjistruar në përputhje me rregullat ndërkombëtare, duke e konsideruar sekuestrimin si të pajustifikuar.

Ngjarja pritet të shtojë tensionet mes Rusisë dhe SHBA-së, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të acaruara për çështje të shumta gjeopolitike./Top Channel

Afera 230 mln euro me call-centerat e Olsi Ramës dhe Amant Josifit/ Gjermania ngre aktakuzë për kreun e grupit

Prokuroria gjermane ka ngritur aktakuzë ndaj një personi që dyshohet si kreu i një rrjeti mashtrimi përmes të ashtuquajturave call-centera. Sipas medieve gjermane, dëmi arrin deri në 230 milionë euro vetëm në vendet gjermanishtfolëse.

Ndërkohë, i akuzuari Mikheil B. drejtoi për të paktën 5 vite një call-center në Shqipëri me 600 punonjës. Lajmi fillimisht u raportua në vitin 2020. Partneri i tij ishte Amant Josifi, një njeri i afërt i Olsi Ramës, vëllait të Edi Ramës.

Nga Konstantin Kraft, FRANKENPOST

Prokuroria e Përgjithshme e Bambergut, Zyra Qendrore për Krimin Kibernetik të Bavarisë, ka ngritur aktakuzë kundër një personi të dyshuar si kreu i një rrjeti mashtrimi që vepronte ndërkombëtarisht, i njohur si “Milton Group”. Personi 50-vjeçar, shtetas izraelit dhe gjeorgjian, akuzohet se ka shkaktuar një dëm financiar prej rreth 230 milionë eurosh. Kjo bëhet e ditur në një njoftim të Zyrës Qendrore për Krimin Kibernetik të mërkurën.

Vetëm në hapësirën gjermanofolëse, mbi 1000 persona thuhet se kanë rënë viktimë e “Milton Group”.

Meqenëse mes viktimave ka edhe persona nga Oberfranken, Inspektorati i Policisë Kriminale në Oberfranken është i përfshirë intensivisht në hetimet që po zgjasin prej vitesh, siç deklaroi Thomas Goger, Kryeprokuror në Prokurorinë e Përgjithshme të Bambergut.

I arrestuar në Armeni

Sipas informacioneve tona, i akuzuari është Mikheil B. Ai u arrestua në gusht 2023 në Armeni dhe në maj 2024 u ekstradua në Gjermani. Që prej asaj kohe ndodhet në paraburgim në një burg bavarez. Se cili saktësisht, nuk bëhet publik për arsye sigurie.

Procesi ndaj 50-vjeçarit do të zhvillohet para Dhomës së Krimeve Ekonomike Kibernetike të Gjykatës Rajonale të Bambergut. Seanca e parë publike është planifikuar për 15 janar, konfirmoi një zëdhënës i gjykatës. Aktualisht janë parashikuar dymbëdhjetë seanca.

Çfarë akuzash rëndojnë mbi të?

Personi, i cili nuk ka dënime të mëparshme në Gjermani, dyshohet se nga viti 2014 deri në një aksion të gjerë kontrollesh në nëntor 2022, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që operonte disa call-centera në vende të ndryshme (Shqipëri, Gjeorgji, Maqedoni e Veriut, Ukrainë), sipas Zyrës Qendrore për Krimin Kibernetik.

Në mashtrimet me cyber-trading, autorët u paraqisnin viktimave platforma digjitale të rreme për tregtimin e instrumenteve të ndryshme financiare. “Kapitali i investuar zakonisht humbiste plotësisht”.

Dëmi i fshehtë, shumëfish më i madh

Mikheil B. thuhet se nga fundi i vitit 2014 deri në maj 2019 ka drejtuar një call-center në Tiranë (Shqipëri) me rreth 600 punonjës. “Ky call-center ka shpërndarë të paktën 28 platforma dhe ka dëmtuar rreth 180 persona nga Gjermania, Austria dhe Zvicra, me një dëm total prej rreth tetë milionë eurosh”, njofton autoriteti gjyqësor.

Dëmi real mendohet të jetë shumë herë më i lartë. Dokumentet e kontabilitetit të sekuestruara tregojnë se vetëm për periudhën janar 2018 – maj 2019, dëmi në Gjermani arrin në rreth dhjetë milionë euro, ndërsa në nivel botëror rreth 50 milionë euro.

Gjithashtu, në vitet 2017 dhe 2018, specialistë IT me porosi të të akuzuarit kanë zhvilluar një program për cyber-trading mashtrues me emrin “PumaTS”.

Mikheil B. thuhet se fillimisht e ka përdorur këtë program në call-center-in e tij dhe më pas – deri në bastisjen e nëntorit 2022 – e ka shpërndarë nga Tbilisi i Gjeorgjisë.

“Në bazë të këtij programi, klientët kanë operuar rreth 400 platforma mashtruese.”

I akuzuari dyshohet se ka kontribuar kështu që 540 persona nga hapësira gjermanofolëse të humbnin rreth 44 milionë euro. Edhe këtu, dëmi i fshehtë mendohet të jetë dukshëm më i madh. Vetëm për periudhën shkurt 2019 – dhjetor 2020, bazuar në dokumentet e kontabilitetit, llogaritet një dëm total prej të paktën 130 milionë eurosh.

Hetime ndaj anëtarëve të tjerë

Në total, Zyra Qendrore për Krimin Kibernetik ia atribuon të akuzuarit një dëm të provuar nga kallëzime penale prej rreth 52 milionë eurosh dhe një dëm të fshehtë prej rreth 180 milionë eurosh. Vetë B. thuhet se ka përfituar rreth 29 milionë euro.

Ai duhet të përgjigjet për akuzat e mashtrimit të kryer në mënyrë të vazhdueshme dhe në bashkëpunim kriminal. Për secilin nga dy komplekset e veprave penale, parashikohen dënime me burg nga një deri në dhjetë vjet.

Ndërkohë, edhe anëtarë të tjerë të “Milton Group” janë në fokus të ndjekjes penale. Bëhet fjalë për një nga “rrjetet më të mëdha ndërkombëtare të mashtrimit”, ndaj të cilit Zyra Qendrore për Krimin Kibernetik të Bavarisë po heton në fushën e mashtrimeve të organizuara online me investime, sipas Goger.

Vetëm në dhjetor 2025, një drejtues nga një call-center i grupit në Maqedoninë e Veriut është dënuar përfundimisht me katër vjet burg.

Në hetimet kundër këtij rrjeti mashtrimi, përveç Inspektoratit të Policisë Kriminale për Detyra Qendrore të Oberfrankenit, janë të përfshira edhe autoritete nga Saksonia. Gjithashtu, është krijuar një grup hetimor ku marrin pjesë edhe autoritetet e ndjekjes penale nga Shqipëria dhe Gjeorgjia.

“Me Selvijen u bë padrejtësi për…”, halla e këngëtarit: Ja pse u mëzit mamaja e Shpat Kasapit

Këngëtari Shpat Kasapi ndërroi jetë pas një arresti kardiak teksa ndodhej në Itali. Ai u nda nga jeta në moshën 40 vjeç, duke lënë pas një djalë të vogël, Roelin.

Këngëtari e dha frymën e fundit në krahët e bashkëshortes së tij, Selvijes, e cila gjatë kësaj periudhe kohe ka shprehur hapuyr mungesën dhe mallin që ndjen për këngëtarin.

Por pasi Shpat Kasapi humbi jetë, Selvija u “kryqëzua” në rrjetet sociale, çka solli edhe një reagim të nënës së këngëtarit, e cila vlerësonte figurën e nuses së saj, duke treguar edhe raportin e mirë që ato kishin.

Halla e këngëtarit Flora Kasapi, e ftuar në një emision televiziv deklaroi se me Selvijen u bë padrejtësi.

“Le ta urrejmë edhe Shpatin edhe Selvijen, apo edhe le ti duam. Kjo është çështje personale. Vetëm ta kuptosh drejt, një njeri dy metra, i bukur, i adhuruar nga të gjithë, dhe për tre sekonda të ikën në kraharorin tënd. Çfarë mund të thuhet këtu? A duhet të shpjegohet ky moment? Flasim në kontekstin njerëzor. Për të dahsurën e Shpatit është bërë një padrejtësi e madhe. Ku e di ti kush është ajo? Ke jetuar me atë? Jo. Nëse ai e ka zgjedhur për të dashurën e vet, dhe të jetë nëna e djalit të tij, si ka mundësi një popullatrë e tërë të flasë. Zonja Gjylysere e ka parë të arsyeshme për ti mbyllur këto tema të gojave “haxhuze””, tha halla e Shpat Kasapit.

“Rama bllokon Kuvendin për të shpëtuar Ballukun”, Çollaku paralajmëron: Prangat po afrohen, prej 3 ditësh po …

BKH dhe SPAK, prej tre ditësh në terren në mbledhje provash për Ballukun dhe AKSHI-n. Janë sërish veprime me agjentët e Strukturës së Posaçme, për shkak të telasheve të mundshme të dekonspirimit, kur në aksione ka qenë e përfshirë Policia e Shtetit.

Kjo lidhet edhe me faktin se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe drejtoresha e Kibernetikës, Gjana, në Policinë e Shtetit, janë me telefona të sekuestruar, të lidhur me dy dosjet hetimore Balluku–Rama–AKSHI, tashmë si dy organizata kriminale,u shpreh Basir ÇollakU .

Dyshimet flasin edhe për emra të shërbimeve të përfshirë si target hetimi. Kontrolle banesash, zyrash, sekuestrime pajisjesh kompjuterike. Kryesisht biznesmenë të cilët janë të lidhur me hetimin rreth tenderave të lëvruar nga ministria dhe komunikimet favorizuese të zyrtarëve dhe titullares së institucionit.

Numri vjen në rritje dhe emrat janë shumë të njohur. Gjetjet janë të rëndësishme për hetimin. Kjo ka shtuar dyshimet dhe indiciet për emra të tjerë të shumtë, të cilët mund të jenë së shpejti me masa sigurie.

Krahas kësaj, po kqyren edhe lëvizje pasurie bankare dhe të patundshme. Me pengmarrjen e Kuvendit për të mos lejuar mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, Edi Rama po përpiqet të fitojë kohë para se prangat të zbresin në Parlament. Është hera e tretë që Peleshi, me urdhër të Ramës, nuk lejon shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka shërbyer si ndalim i procedurave edhe në Gjykatën e Posaçme. Ndikimi i Ramës ende ka mbetur në Kushtetuese, e cila ka dhënë kohë shtesë deri më 22 janar. Rama po përpiqet, me sajesa procedurash, të kapë kohën tremujore për të rrëzuar kërkesën e arrestit për zëvendësen e tij.

Por materialet e përftuara nga hetimi janë gjithnjë e më të rënda dhe, kur Kuvendi të hapë seancën, 16 mijë faqeve mund t’u shtohen të tjera prova, të cilat nuk do t’u lënë shteg refuzimi deputetëve. Ndonëse socialistët e Ramës po përpiqen ta kthejnë Kuvendin në Gjykatë, ekziston hapësira ligjore që ndaj anëtarëve të Këshillit dhe urdhëruesit të tyre të ngrihet akuzë për pengim të drejtësisë. Deri atëherë, kontrollet dhe mbledhjet e provave vazhdojnë prej tre ditësh, 24 orë në ditë, nga BKH dhe SPAK.

“I kanë të dashurit në kërkim nga Interpoli”, ish-banorja e BBVA “thumbon” vajzat e showbizit

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Dea Vieri, së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli hapur për jetën private të disa personazheve të njohur të shoëbiz-it shqiptar.

Gjatë intervistës, Dea u shpreh se jo të gjithë kanë dëshirë ta ekspozojnë jetën e tyre personale në rrjetet sociale. Ajo ndaloi veçanërisht te vajzat e showbiz-it dhe mënyra se si ato zgjedhin të ruajnë private jetën sentimentale.

Me humor Dea deklaroi: “Shumica e vajzave shqiptare nuk i publikojnë në rrjetet sociale të dashurit e vet, sepse — ‘Zot më fal’ — por i dashuri i vet kërkohet nga Interpoli. Tani, atë tjetrin e kërkon Interpoli dhe ajo ta postojë në Instagram… sikur nuk bën sens”.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke hapur diskutime të gjera mes ndjekësve dhe publikut.

Shqiptari dhe partnerja e tij në Angli, si “Bonnie dhe Clyde”! Vodhën mallra luksi me vlerë 1 milion paund

The Telegraph” ka shkruar sërish një artikull për bandat shqiptare, por këtë herë është ndalur tek një ‘gangster’ që së bashku me të dashurën e tij vodhën mallra luksi me vlerë 1 milion paund.

Në artikull tregohet sesi çifti dhe disa persona të tjerë qëndronin pas vjedhjes prej 1 milion paundësh të bizhuterive, çantave, orëve dhe parave të gatshme, në të paktën 44 vjedhje me thyerje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas “The Telegraph”, grupi vendosi objektiva javore për sasinë e arit që donin të vidhnin dhe më pas ia dërgonin njëri-tjetrit me foto. Gjithashtu në artikull thuhet se Endrit Nikolli, 27 vjeç, Kristian Gropcaj, 30 vjeç, George Lleshaj, 31 vjeç, Krisjian Dedndreaj, 28 vjeç, dhe Sidorjan Lleshi, 26 vjeç, u deklaruan fajtorë në Gjykatë.

Në artikull janë treguar edhe metodat që banda përdorte për grabitjet. Ata përdornin, shkallë për të hyrë me forcë nëpër dritaret e katit të parë dhe ballkonet e shtëpive, dhe pasi hynin brenda, plaçkitnin pronat. Gjithashtu policia arriti të rikuperonte vetëm 13 çanta dore firmato dhe 14 ora dore gjatë bastisjeve në vendet e strehimit të bandës dhe tha se shumica dërrmuese e mallrave të vjedhura ishin shitur.

Artikulli i “The Telegraph”:

Një gangster shqiptar dhe e dashura e tij britanike e përshkruanin veten si “Bonnie dhe Clyde” në letrat e dashurisë, ku flisnin për krimet e tyre. Banda prej pesë burrash shqiptarë dhe gruaja britanike qëndronin pas vjedhjes prej 1 milion paundësh të bizhuterive, çantave të firmave, orëve dhe parave të gatshme nga viktimat e pasura në të paktën 44 vjedhje me thyerje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Grupi vendosi objektiva javore për sasinë e arit që donin të vidhnin në grabitjet e tyre dhe e shfaqnin plaçkën e tyre në fotografi, tha policia. Endrit Nikolli, 27 vjeç, Kristian Gropcaj, 30 vjeç, George Lleshaj, 31 vjeç, Krisjian Dedndreaj, 28 vjeç, dhe Sidorjan Lleshi, 26 vjeç, deklaruan fajtorë në Gjykatën e Kurorës në Chester për konspiracion për të kryer vjedhje me thyerje dhe konspiracion për të poseduar pasuri kriminale.

Nikolli ishte në një lidhje me Jade Tubb, një shtetase britanike 33-vjeçare, e cila mori me qira makinën e përdorur nga banda për vjedhjet e tyre dhe më pas shpenzoi të ardhurat nga krimet e tyre. Detektivët gjetën letrat e shkëmbyera midis Nikollit dhe Tubbit, në të cilat ata e përshkruanin veten si Bonnie dhe Clyde, të jashtëligjshmit amerikanë që u zunë në pritë dhe u qëlluan për vdekje nga policia në Luiziana në vitin 1934, pas një serie krimesh dyvjeçare.

Të mërkurën, Tubb u deklarua fajtor për komplot për të poseduar pasuri kriminale. Banda përdorte shkallë për të hyrë me forcë nëpër dritaret e katit të parë dhe ballkonet e shtëpive, dhe pasi hynin brenda, plaçkitnin pronat. Policia arriti të rikuperonte vetëm 13 çanta dore firmato dhe 14 ora dore gjatë bastisjeve në vendet e strehimit të bandës dhe tha se “shumica dërrmuese” e mallrave të vjedhura ishin shitur.

Detektivët filluan hetimin e tyre në tetor 2024, pasi mësuan për një seri vjedhjesh me thyerje në Macclesfield, Prestbury, Weston dhe Willaston. Oficerët arritën të lidhnin vjedhjet në Cheshire me vjedhje të ngjashme në Derbyshire, Nottinghamshire dhe Staffordshire përmes gjurmëve të këpucëve të lëna në vendet e krimit.

Gjurmë ADN-je nga Nikolli u gjetën gjithashtu në vendin e një vjedhjeje me thyerje në Staffordshire. Grupi takohej rregullisht në një kafene në Lagjen e Argjendarive të Birminghamit. Më 2 korrik të vitit të kaluar, oficerët organizuan një sërë bastisjesh në adresa në Walsall, Sutton Coldfield dhe Birmingham dhe arrestuan Nikollin, Lleshajn, Gropcajn dhe Tubbin.

Dedndreaj u arrestua më vonë në Surrey nga oficerët e Njësisë së Krimeve të Rënda dhe të Organizuara në Policia e Cheshire. Përgjimet e telefonave celularë të bandës zbuluan qindra imazhe të mallrave të vjedhura, së bashku me mesazhe që tregonin se ku kishin ndodhur vjedhjet.

Lleshi, i cili, së bashku me Nikollin, pranoi një akuzë tjetër për vjedhje me thyerje, për dy vepra penale në Staffordshire në mars 2024 dhe dhjetor 2023, pozoi me më shumë se një duzinë orash të varura në duar në fotografi. Njëri nga gangsterët, i veshur me balaklava dhe xhaketa me kapuç, pozoi me një kasafortë të vjedhur në krahë, ndërsa bashkëpunëtori i tij mbante një çekiç.

Rreshterja e Detektivëve Laura Fox, nga Macclesfield Proactive CID, tha: “Të gjitha incidentet u orkestruan me kujdes, me bandën që hulumtonte objektivat e saj para se të kryente krimet, madje duke e zgjeruar përhapjen e krimit në forca të shumta në një përpjekje për të mos u zbuluar. Banda synonte posaçërisht viktimat e pasura, me qëllim vjedhjen e sa më shumë pronave me vlerë të lartë.”

Dedndreaj, Nikolli dhe Lleshaj, nga Walsall, Gropcaj, nga Birmingham, dhe Lleshi, nga Sheffield, janë të gjithë në paraburgim dhe do të dënohen në Gjykatën e Kurorës në Chester më 20 shkurt. Tubb, nga Walsall, është liruar me kusht, por ajo do të dënohet gjithashtu me pjesën tjetër të bandës.