Nis braktisja e madhe? Majko, Braçe, Xhafaj dhe të tjerët braktisin Ramën? Mesazhi i forte qe i derguan

Drejtuesit dhe ekipi i Partisë Socialiste të Tiranës ka trokitur gotat në prag të ndërrimit të viteve, në një ceremoni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme të Pallati i Brigadave, me praninë edhe të vetë kryeministrit Edi Rama.

Mirëpo, nëse për disa ka qenë festë, për të tjerët e djeshmja ishte një braktisje e “anijes socialiste”, e cila ndodhet në momentet e saj më të vështira për shkak të goditjeve të figurave më të larta të saj nga institucionet e drejtësisë, raporton newsbomb.al.

Drejtuesit e Tiranës dhe Kombinatit janë kujdesur që të shpërndajnë pamje nga ceremonia pompoze në Pallatin e Brigadave, duke uruar suksese mes veti për objektivat e 2026, mirëpo vëmendjen e kanë marrë pikërisht ata që nuk ishin në festë.

Dhe nuk janë pak. As të papërfillshëm!

Bëhet fjalë për “skalionin” e vjetër të Partisë Socialiste, të cilët kanë zgjedhur të mos i bashkohen trokitjes së gotave për fundvit, duke përforcuar zërat se situata në kampin socialist nuk është aq e qetë sa prezantohet.

Me aq sa newsbomb.al ka mundur të identifikojë nga pamjet që kanë ndarë vetë drejtuesit e ekipit socialist të Tiranës, në Pallatin e Brigadave nuk kanë shkuar Pandeli Majko, Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Arben Pëllumbi, Ermonela Felaj, Etjen Xhafaj, Mimi Kodheli dhe Plarent Ndreca.

Veç situatës së krijuar nga goditjet e Prokurorisë së Posaçme, Partia Socialiste e Tiranës ndodhet në situatë të vështirë edhe për shkak të tentativës së një pjese të partisë për të larguar nga drejtimi i bashkisë kryetarin Erion Veliaj.

Ndërkohë, përsa u përket të pranishmëve, atje kanë qenë pothuajse të gjithë anëtarët e kabinetit, dy nga bashkëdrejtuesit e qarkut, Blendi Gonxhe dhe Ogerta Manastirliu, zëvendësministri Xhemal Qefalia, Halit Valteri dhe pjesa më e madhe e rishtarëve në strukturat e ekipit socialist të kryeqytetit.

Karamuço: Politikanë dhe zyrtare të perfshirë, në 2026 do ndodhë ajo që nuk imagjinohej kurrë

Në një diskutim televiziv mbi zhvillimet e pritshme të drejtësisë, eksperti i kriminologjisë Ervin Karamuço ka paralajmëruar se Shqipëria po shkon drejt zbardhjes së asaj që ai e cilëson si “vjedhja e shekullit”. Sipas tij, bëhet fjalë për abuzimet me kompaninë Bankers Petroleum, një dosje që në përmasa tejkalon çdo skandal tjetër të njohur deri më sot, përfshirë inceneratorët apo vjedhjen e thesarit të shtetit.

Karamuço zbuloi se kjo çështje, e cila ka në fokus rezervat nëntokësore të naftës, nisi fillimisht nga Prokuroria e Fierit. Megjithatë, sapo hetimet hasën në emra funksionarësh publikë, dosja u transferua në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Aktualisht, kjo dosje po ndiqet nga prokurorja Jella (dhe mundësisht një tjetër koleg), ku çdo ditë po dalin në dritë subjekte, politikanë dhe zyrtarë të përfshirë në devijimin e fondeve dhe keqpërdorimin e pasurisë kombëtare.

Sipas burimeve të cituara nga Karamuço, nëntoka shqiptare është trajtuar si “bakshishi” më i madh i një shekulli. Ndërsa opinioni publik është përqendruar shpesh te vjedhjet “mbi tokë”, hetimi i ri po synon të nxjerrë në dritë se kush ka përfituar nga pasuritë që gjenden nën tokë, duke e cilësuar këtë si një njollë të rëndë për shtetin shqiptar.
Përveç skandalit të naftës, një tjetër front i nxehtë për SPAK është hetimi mbi Gjykatën Kushtetuese.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Brahu, po verifikon vendimmarrjet e anëtarëve të kësaj gjykate për të parë nëse ka pasur ndikime të jashtme, korrupsion, premtime apo favore në këmbim të vendimeve të caktuara. Nëse sigurohen prova mjaftueshme, kjo pritet të jetë një tjetër çështje tejet e bujshme.

Viti 2026 parashikohet të jetë periudha kyçe kur këto procese do të arrijnë kulmin e tyre. Karamuço theksoi se shoqëria shqiptare ka krijuar tashmë një lloj “varësie nga adrenalina” e arrestimeve të bujshme, duke pritur çdo ditë lajme të reja nga fronti i drejtësisë.

Për ta kuptuar më qartë këtë situatë, kjo është sikur një familje të debatojë gjatë gjithë kohës për vjedhjen e disa orendive nga shtëpia, ndërkohë që dikush tjetër po nxjerr fshehurazi të gjithë arin dhe pasurinë që ndodhet në themelet e asaj shtëpie, duke e lënë godinën të pambrojtur nga brenda.

E RËNDË PER QYTETARET! Rama tregon vendimin për vitin tjetër! Do të hiqen të gjitha makinat që…

Kryeministri Edi Rama njoftoi masa të reja për territorin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke bërë të ditur se të gjitha automjetet e parkuara në oborrin e QSUT-së do të largohen, me përjashtim të mjeteve të shërbimit dhe stafit spitalor. Sipas tij, hapësira aktuale e mbushur me makina do të transformohet në një park të madh publik brenda kompleksit spitalor.

Rama theksoi se parkimi brenda territorit të spitalit do të ndërpritet, ndërsa automjetet do të zhvendosen në një parkim multifunksional të posaçëm.

“Të gjitha makinat nga territori i QSUT do të hiqen, do të bëhet park. Të gjitha automjetet, përveç atyre të punës, do të kenë vendin e tyre në parkimin e madh multifunksional të qendrës,” deklaroi kryeministri, duke shtuar se synimi është krijimi i më shumë hapësirave të gjelbra dhe një ambienti më funksional për pacientët dhe vizitorët.

Sipas qeverisë, projekti synon të eliminojë trafikun e brendshëm, kaosin e parkimit në oborrin e spitalit dhe të përmirësojë qarkullimin e emergjencave.

🔹 Investime dhe ndërtime të reja në infrastrukturën spitalore

Në vijim të deklaratës, Rama përmendi edhe disa projekte që, sipas tij, janë në ndërtim ose në fazë kolaudimi:

Godina e re e “Mbretëresha Geraldinë”

Spitali i ri i Kardiologjisë në QSUT

Rindërtimi i spitalit të Peqinit

Rindërtimi i spitalit të plastikës

Qendra “back-up” në Vlorë

Ndërtimi i disa pavijoneve të tjera spitalore

Ai theksoi se këto ndërhyrje janë pjesë e një programi modernizimi të sistemit shëndetësor publik.

🔹 Rritje pagash dhe njohje e vjetërsisë për mjekët dhe infermierët

Në fund të fjalës së tij, kryeministri njoftoi gjithashtu se paga e mjekëve do të rritet edhe me 135 euro, ndërsa për personelin shëndetësor do të n jihet vjetërsia e punës, e cila pritet të reflektohet në përfitimet financiare.

Rama u shpreh se këto masa synojnë të rrisin motivimin e bluzave të bardha dhe të forcojnë shërbimin publik shëndetësor.

Koço Kokëdhima kërkon azil politik në Indi për Edi Ramën? Cili eshte Mesazh i koduar i Kryeministrit ndaj të huajve

Pajtimi i vjetër i dy ish-aleatëve lexohet si sinjal tërheqjeje, borxhesh dhe pazari politik për një dalje të qetë nga skena…

Një ditë pas lajmit për drekën e pajtimit ndërmjet Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës, qarkulluan fotografi të këtij të fundit në Indi, i zbathur, duke kërkuar qetësi shpirtërore.

I njohur si hedonist, nëse i referohemi përcaktimit të avokat Ngjelës se Koço ka armik sapunin dhe briskun, kjo shfaqje duket si një përpjekje për të gjetur një strehë shpirtërore, e cila nuk është e panjohur.

Ateistët evropianë, në pjesën më të madhe ata që vinin nga lëvizjet e majta revolucionare, gjetën te budizmi dhe hinduizmi, pra në vendet e nënkontinentit indian, terrenin e thirrjes shpirtërore. Ky qytetërim ofron një qasje spirituale pa ndalime spartane dhe moraliste, tipike për fetë monoteiste, veçanërisht krishterimin perëndimor, të cilin e majta historikisht e ka parë si kundërshtar që nga Revolucioni Francez.

Koço Kokëdhima, përfaqësues i kastës së vjetër subkomuniste të Komitetit të Rinisë Komuniste, u shndërrua në një nga pionierët e kapitalizmit postkomunist. Siç ndodhi me shumicën e këtij brezi, përfundimi ishte katastrofik. Ai dhe bashkëudhëtarët e tij çuan drejt falimentimit sektorë të tërë të ekonomisë shqiptare, edhe pse përfituan asetet më të mira të pronës publike.

Kur Koço hyri në operacionin që e shndërroi në oligark në vitet 2000, ai ishte njeriu që mbështeste dhe mbështetej nga Edi Rama. Një nga vendimet e para të Ramës si ministër i Kulturës ishte dhënia e gazetës “Sporti Popullor” Kokëdhimës, fierakut nga Qeparoi, i cili nuk kishte pasur asnjë lidhje reale me sportin apo tifozërinë.

Pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2013, Edi Rama, përmes një manovre politike të qëllimshme, e shndërroi Koçon në të ashtuquajturin “Pasha i Jugut”, një deputet me ndikim të gjerë territorial. Rama i dha atij hapësirë të përplasej me Gramoz Ruçin, një përplasje që Koço jo vetëm e humbi, por që i kushtoi edhe përjashtimin përfundimtar nga politika aktive.

Para se Rama të jepte miratimin për largimin e Kokëdhimës, në një takim në Qeparo, ai foli me ironi për pleqërinë e tyre të ardhshme, që do ta kalonin në fshatrat e Bregut.

Pajtimi i fundit mes Koços dhe Edit duket si një bashkim interesi për fazën e tretë të jetës së tyre politike dhe personale. Fotografitë e Kokëdhimës nga India lexohen si kode për kërkimin e një azili të qetë pleqërie për dy ish-aleatë.

Ky mesazh duket se synon edhe ndërkombëtarët. Rama sinjalizon se është gati të largohet nga politika, me kusht që presioni ndaj tij të zbutet. Një shpjegim tjetër vështirë se qëndron, sidomos kur sheh Koçon, të mbytur në borxhe, duke shpresuar se hallet do t’ia zgjidhë miku i vjetër./Pamfleti

LAJM I FUNDIT/ Legjenda Roberto Carlos pëson infarkt

Ish-futbollisti i njohur i Real Madridit dhe legjenda e futbollit brazilian, Roberto Carlos, është transportuar me urgjencë në spital pasi ka pësuar një infarkt, teksa ndodhej në Brazil.

Lajmi u bë i ditur nga emisioni i mëngjesit Espejo Público i televizionit spanjoll Antena 3, ku prezantuesja ndërpreu transmetimin për të informuar mbi zhvillimet e fundit. Sipas gazetarit dhe komentatorit Kristóbal Soria, ish-lojtari i kombëtares braziliane iu nënshtrua një ndërhyrjeje të menjëhershme mjekësore.

Roberto Carlos ndodhej në Brazil së bashku me bashkëshorten dhe një nga fëmijët e tij, kur ka ndier shqetësime shëndetësore. Ai u dërgua menjëherë në një spital në Sao Paulo, ku mjekët konstatuan se kishte pësuar infarkt të miokardit.

Operacioni, i cili fillimisht ishte planifikuar të zgjaste rreth 40 minuta, u zgjat për afro tre orë për shkak të një komplikacioni të shfaqur gjatë ndërhyrjes.

Sipas informacioneve të fundit, Roberto Carlos ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por po qëndron i shtruar në spital nën mbikëqyrje të rreptë mjekësore.

© Panorama.al

E fundit! Nuk po e gjejnë dot! Shpallet në kërkim milioneri shqiptar (Foto)

Pronari i Megatek, Dionis Teqja, prej më shumë se tre javësh kërkohet nga drejtësia shqiptare përkatësisht Gjykata e Tiranës. Shkak është mosgjetja e tij për të firmosur fletëthirrjen ndaj tij.

Një proces civil mes aksionerëve të një prej kompanive ku Teqja është aksioner, ka bërë që ai të njoftohet me një shpallje publike.

Sipas argumentimit të gjykatës, siguruar nga Weblajm, mosparaqitja e tij në seancë dhe pamundësia e njoftimit me postë e kanë detyruar gjykatën të bëjë shpallje publike. Teqja është paditur nga një prej ortakëve të tij në kompaninë postare TNT Express Albania” sh.p.k.

Sipas të dhënave zyrtare, çështja civile mban numrin 1234 dhe daton më 10 dhjetor 2025. Paditës është Thanas Hyseni, ndërsa të paditur rezultojnë Ferdinand Haxhiaj, Dionis Teqja, shoqëria “RADMAIL” sh.p.k. dhe “T.N.T Express Albania” sh.p.k. Palë e tretë në proces është përfshirë edhe Qendra Kombëtare e Biznesit. Objekti i padisë lidhet me pavlefshmërinë e një vendimi të asamblesë dhe kërkesën për sigurim padie.

Aksioneri paditës, i cili zotëron një pjesë minoritare të kompanisë postare, pretendon se janë kryer veprime në kundërshtim me statutin e shoqërisë dhe ka kërkuar ndërhyrjen e gjykatës për pezullimin e efekteve të vendimeve të marra, deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes.

Dionis Teqja

Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për datën 13 shkurt 2026, në orën 13.00, ku pritet që Dionis Teqja të paraqitet ose të përfaqësohet ligjërisht. Në të kundërt, procesi do të vijojë edhe në mungesë të tij, pasi njoftimi konsiderohet i vlefshëm sipas ligjit.

Neni 133 i Kodit të Procedurës Civile parashikon qartë se, kur vendbanimi ose vendqëndrimi i një personi nuk dihet dhe njoftimi nuk mund të kryhet me mënyrat e zakonshme, gjykata ka të drejtë të përdorë shpalljen publike.

Pas afishimit për një periudhë jo më pak se 20 ditë, pala konsiderohet e njoftuar ligjërisht, pavarësisht nëse paraqitet apo jo./ Weblajm

E fundit!Ndodh e keqja në familjen e Gramoz Ruçit ditën e Vitit të Ri

Personi në foto është i ndjeri Anxhelo Ruçi, i cili u nda nga jeta nga një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

27-vjeçari ishte djali i shefit të policisë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit.

Aksidenti që ktheu festën në tragjedi, ndodhi nga përplasja e dy mjeteve.

Mjeti tip Volkswagen ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe mjeti tjetër tip Mercedes Benz me  ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 19 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Top Channel

Një aksidentin i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Bypass.

Nga përplasja e dy mjeteve, mjeti tip Volkswagen me targa AB797VP ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe mjeti tjetër tip Mercedes Benz me targa AB552LV ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 19 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Aksidenti ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të këtij janari.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Zbulohen dokumentat/ Ish-drejtori i ARRSH dhe KESH, miliona euro pasuri të fshehura në Greqi në emër të vëllait

Avokati Arben Llangozi, në një postim në Facebook, deklaron se ish-drejtori i ARRSH dhe KESH, Ergys Verdho, ka fshehur miliona pasuri në Greqi në emër të vëllait, Andrea Verdho.

Avokati i bën thirrje ILDKPKI-së dhe SPAK-ut që të verifikojnë deklarimet e pasurisë të Ergys Verdhos, burimin e fondeve dhe çdo element që mund të përbëjë shkelje të interesit publik.

Shënimi i avokatit Arben Llangozi:

Një tjetër rastësi me miliona euro të dyshuara se janë përfituara nga korrupsioni/Këtë herë ka ngrënë dardha drejtori i Rilindjes Ergys Verdho.

Në Shqipëri, drejtuesit e institucioneve publike rrallëherë zgjidhen për profesionalizëm apo integritet. Më shpesh, emërimet duken si produkt i besnikërisë politike dhe i një rrotacioni të vazhdueshëm ku të njëjtët emra shfaqen herë në një institucion, herë në një tjetër. Sot energjia, nesër infrastruktura, pasnesër transport ndërsa përgjegjësia mbetet gjithmonë pa adresë.

Në këtë realitet, Ergys Verdho, ish  drejtor i ARRSH,  përmendet si një rast që ngre pikëpyetje serioze mbi kontrollin e pasurisë dhe transparencën e zyrtarëve të lartë publikë. Sipas dokumenteve dhe të dhënave që janë siguruar në shtetin grek, ekzistojnë dyshime për lidhje pronësore me pasuri të paluajtshme me vlerë miliona euro.

Nga dokumentacioni rezulton se këto pasuri fillimisht kanë qenë të regjistruara në emër të vëllait të tij, Andrea Verdho, ndërsa më pas ka pasur transferim të tyre, duke ngritur dyshime mbi pronësinë reale përfundimtare dhe mbi mënyrën e justifikimit të burimit financiar. Skema e përdorimit të familjarëve si pronarë formalë është një praktikë e njohur në rastet kur synohet shmangia e deklarimit real të pasurisë.

Nëse këto të dhëna konfirmohen, atëherë kemi të bëjmë me një çështje që kërkon hetim institucional të menjëhershëm, a janë deklaruar këto pasuri sipas ligjit? A përputhen të ardhurat e ligjshme me vlerën e pronave? A ka pasur konflikt interesi apo fshehje pasurie? Pyetje legjitime, të cilat deri më sot mbeten pa përgjigje.

Po publikojmë dokumentacionin përkatës të pasurive me vlerë miliona euro dhe i bëjmë thirrje ILDKPKI-së dhe SPAK-ut të verifikojnë deklarimet e pasurisë, burimin e fondeve dhe çdo element që mund të përbëjë shkelje të interesit publik. Sepse në një shtet normal, drejtori nuk duhet të jetë më i pasur se institucioni që drejton.

VIDEO-PREKËSE/ Mehdi Malkaj flet për FITOREN më të madhe: Im biri ka lënë drogën, viti më i bukur i jetës sime…

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka ndarë një nga rrëfimet më të ndjera të jetës së tij, duke e cilësuar këtë vit si më të bukurin që ka përjetuar ndonjëherë.

Arsyeja nuk lidhet me sukseset profesionale apo vlerësimet artistike, por me një fitore shumë më të thellë personale: djali i tij ka hequr dorë nga droga pas shumë vitesh beteje.

Në një dëshmi të sinqertë, Malkaj shprehet se kjo ka qenë sprova më e vështirë e jetës së tij si prind.

Vitet e mbushura me ankth, dhimbje dhe frikë kanë lënë gjurmë të thella, por sot ato janë zëvendësuar nga shpresa dhe lehtësimi që sjell një fillim i ri.

Aktori thekson se varësia është një plagë që prek jo vetëm individin, por gjithë familjen, duke e kthyer çdo ditë në një përballje të heshtur.

Megjithatë, ai beson se asgjë nuk është e humbur, edhe pas shumë vitesh errësirë, nëse ekziston vullneti për ndryshim dhe mbështetja e duhur.

“Ky është viti më i bukur i jetës sime”, shprehet Malkaj, duke nënvizuar se rikthimi i djalit në një rrugë të shëndetshme është dhurata më e madhe që mund të merrte ndonjëherë.

Rrëfimi i tij në emisionin “”Now” të  Erla Mëhillit në Euronews, erdhi natën e ndërrimit të viteve si një mesazh shprese dhe force për prindërit dhe familjet që përballen me të njëjtin realitet, duke treguar se beteja me varësinë është e vështirë, por jo e pamundur. 

Shpallet në kërkim pronari i Megatek

Pronari i Megatek, Dionis Teqja, prej më shumë se tre javësh kërkohet nga drejtësia shqiptare përkatësisht Gjykata e Tiranës. Shkak është mosgjetja e tij për të firmosur fletëthirrjen ndaj tij.

Një proces civil mes aksionerëve të një prej kompanive ku Teqja është aksioner, ka bërë që ai të njoftohet me një shpallje publike.

Sipas argumentimit të gjykatës, siguruar nga Weblajm, mosparaqitja e tij në seancë dhe pamundësia e njoftimit me postë e kanë detyruar gjykatën të bëjë shpallje publike. Teqja është paditur nga një prej ortakëve të tij në kompaninë postare TNT Express Albania” sh.p.k.

Sipas të dhënave zyrtare, çështja civile mban numrin 1234 dhe daton më 10 dhjetor 2025. Paditës është Thanas Hyseni, ndërsa të paditur rezultojnë Ferdinand Haxhiaj, Dionis Teqja, shoqëria “RADMAIL” sh.p.k. dhe “T.N.T Express Albania” sh.p.k. Palë e tretë në proces është përfshirë edhe Qendra Kombëtare e Biznesit. Objekti i padisë lidhet me pavlefshmërinë e një vendimi të asamblesë dhe kërkesën për sigurim padie.

Aksioneri paditës, i cili zotëron një pjesë minoritare të kompanisë postare, pretendon se janë kryer veprime në kundërshtim me statutin e shoqërisë dhe ka kërkuar ndërhyrjen e gjykatës për pezullimin e efekteve të vendimeve të marra, deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes.

Dionis Teqja

Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për datën 13 shkurt 2026, në orën 13.00, ku pritet që Dionis Teqja të paraqitet ose të përfaqësohet ligjërisht. Në të kundërt, procesi do të vijojë edhe në mungesë të tij, pasi njoftimi konsiderohet i vlefshëm sipas ligjit.

Neni 133 i Kodit të Procedurës Civile parashikon qartë se, kur vendbanimi ose vendqëndrimi i një personi nuk dihet dhe njoftimi nuk mund të kryhet me mënyrat e zakonshme, gjykata ka të drejtë të përdorë shpalljen publike.

Pas afishimit për një periudhë jo më pak se 20 ditë, pala konsiderohet e njoftuar ligjërisht, pavarësisht nëse paraqitet apo jo./ Weblajm