“Me Ramën nuk…”/ Ilir Vrenozi zbulon POLITIKANËT e tjetër që e kanë kontaktuar pas daljes nga BBVip 5: Berisha…

Ilir Vrenozi është një nga ish-banorët më të komentuar të këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP”. Ditën e sotme, ai ishte i ftuar në emisionin “Fan Club”, ku zbuloi se pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, është kontaktuar nga disa figura të njohura të politikës shqiptare.

Vrenozi tregoi se dy deputetë, Ervin Salianji dhe Bujar Leskaj, e kanë telefonuar personalisht për ta përgëzuar për qëndrimin dhe sjelljen e tij gjatë qëndrimit në reality show.

Sipas ish-banorit të BBVip , telefonatat kanë qenë të drejtpërdrejta dhe mbështetëse, duke i dhënë komplimente për mënyrën se si u përball me situatat dhe debatet në shtëpi.

Vrenozi tregoi po ashtu se ka folur edhe me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Me Berishën kam folur po me Ramën s’kam lidhje. Ervin Salianji dhe Bujar Leskaj më kanë marrë në telefon. Po ashtu edhe Myslym Murrizi. Më komplimentuan, më thanë ‘bravo, bravo’”, u shpreh Vrenozi gjatë bisedës në studio, duke shtuar se ishte i surprizuar nga ky interes dhe vlerësim nga figura politike.

Përkrahja e hapur nga deputetë të njohur shihet si një tjetër dëshmi e popullaritetit që Vrenozi arriti të fitojë gjatë eksperiencës së tij në BBV.

Tre vëllezërit Prekaj bosat që ia “zbrazën xhepat” europianëve, ZBARDHEN EMRAT, gazetari italian iu fut në “shtëpi” dhe i mashtroi (DETAJE)

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i ndërmarrë dy ditë më parë nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane, me qëllim “zbërthimin” dhe goditjen e një prej grupeve kriminale të cilat mashtronin shtetasit europianë dhe u merrnin atyre shuma të ndryshme monetare. Lidhur me këto operacion, ranë në pranga Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, aktiviteti kriminal nuk ishte i përqendruar vetëm në kullën luksoze “Atti Tower”, përballë Katedrales Ortodokse, por shtrihej edhe në një godinë tjetër prestigjioze të kryeqytetit, “Downtown One”, ku po ngrihej një qendër e “Call-Cetneri”.

Saakq burime për mediat bëjnë me dije se hetimet kanë nxjerrë në pah se skema mashtruese drejtohej nga tre vëllezër, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, të cilët dyshohen si organizatorët kryesorë dhe aktualisht janë në kërkim.

SPAK sqaroi më herët se hetimet nisën pas dorëzimit të materialeve filmike nga emisioni investigativ italian “Le Iene”, ku një gazetar i infiltruar si punonjës kishte dokumentuar nga brenda funksionimin e call center-it.

Pamjet treguan një strukturë të mirëorganizuar, të shtrirë në dy kate të “Atti Tower”, me role të përcaktuara dhe staf që komunikonte në disa gjuhë të huaja për të joshur viktimat në Itali dhe vende të tjera evropiane.

Sapo autoritetet nisën veprimet hetimore, grupi kriminal dyshohet se u vu në dijeni përmes një sistemi të sofistikuar sigurie dhe vëzhgimi. Mbrëmjen e 15 janarit, pas përfundimit të punës, pronarët u paralajmëruan për një ndërhyrje të mundshme, çka çoi në boshatisjen e zyrave dhe largimin e pajisjeve gjatë orëve të para të 16 janarit.

Hetuesit e BKH-së gjetën ambientet e “Atti Tower” të zbrazura, por falë gjurmimit të mjeteve që transportuan pajisjet, arritën të kapin në flagrancë disa persona që po i zhvendosnin ato drejt “Downtown One”.

Në katin e pestë të kësaj kulle u zbulua një tjetër call center në ndërtim e sipër, ku u sekuestruan kompjuterë, telefona, hard disqe, karta SIM, dokumente dhe materiale të tjera të lidhura me aktivitetin kriminal.

Pas ndërhyrjes së Policisë së Tiranës, u finalizua arrestimi i gjashtë personave, ndërsa dy të tjerë u ndaluan si të dyshuar për mashtrim kompjuterik. Një ditë më pas, SPAK lëshoi urdhër-ndalimet edhe për tre vëllezërit Prekaj, të cilët dyshohet se drejtonin të gjithë skemën.

Në kuadër të hetimeve janë kontrolluar 28 ambiente të ndryshme dhe janë sekuestruar qindra pajisje elektronike, serverë, sisteme monitorimi, automjete dhe një mjet luksoz tip Ferrari.

Trump kërcënoi me tarifa/Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda, BILD zbardh prapaskenat: Urdhri i thjeshtë, kthehuni

Ushtria gjermane është larguar nga Grenlanda me nxitim disa orë pas kërcënimeve të Trump. Bild flet për largimin e papritur të ushtarëve gjermanë që mbërritën në Grenlandë vetëm 44 orë pas mbërritjes së tij në ishullin Arktik, duke publikuar foton përkatëse nga aeroporti.

Berlini tha se 15 ushtarët do të qëndronin në Grenlandë më gjatë se sa ishte planifikuar fillimisht. Sipas mediave të huaja, vendimi u mor sot, të dielën, në mëngjes pa i dhënë asnjë shpjegim ushtrisë.

Urdhri ishte i thjeshtë “kthehu”, shkruan Bild, duke shtuar se të gjitha takimet e gjermanëve të planifikuara për sot në Grenlandë u anuluan me nxitim.

Tani për tani, megjithatë, mbetet e paqartë nëse vendimi i Berlinit lidhet me kërcënimet e Trump të shtunën për të vendosur tarifa ndaj 8 vendeve evropiane, përfshirë Gjermaninë që dërguan trupa në Grenlandë apo nëse lidhet me arsye të tjera.

E nxori në nominim, çfarë ka thënë Mateo për Brikenën te Dhoma e Rrëfimit?

Mbrëmjen e djeshme, Brikena si lidere e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” kishte një detyrë të rëndësishme për të bërë.

Teksa zarfi i zi nxori në nominim Erikun, Keijsin dhe Inën, bashkë me këtë të fundit ishte edhe Stelina si një banore e vetme.

Brikena kishte si detyrë të vendoste nëse do linte Stelinën në nominim, ose do e zëvendësonte me një banor tjetër. E ajo e ndërroi atë me Mateon, i cili nuk e priti aspak mirë vendimin e saj.

Mateo në Dhomën e Rrëfimit është shprehur i zhgënjyer dhe ka thënë se nuk e priste aspak një veprim nga ana e Brikenës.

“Ishte diçka që nuk e prisja. Përtej që nuk e prisja ishte zhgënjyese se nuk e prisja kurrë që të isha jo pjesë e këtij nominimi, por të paktën i nominuar nga Brikena. Siç është ajo shprehja që thotë Brikena ‘ti më jep 1 çokollatë unë të jap 10’, unë hyra duke i dhënë një çokollatë dhe mora mbrapsht thikë. U mërzita shumë me thënë të drejtën, nuk e prisja. Më ka ardhur shumë keq”, ka thënë Mateo.

Merrni masat/ Meteorologia paralajmëron: Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës

Meteorologu Hakil Osmani, tha se moti deri ditën e martë, në orët e mesditës, do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku do të kemi intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave.

Sipas tij, gjatë orëve të vona të ditës së martë do të kemi prezencë të lartë të vranësirave, duke bërë që në zonat jugore kryesisht të ketë reshje shiu në disa qytete.

“Jo vetëm orët e vona të mbrëmjes, por edhe dita e mërkurë dhe pjesërisht dita e enjte do të sjellin prezencën e reshjeve, kryesisht në zonat jugore. Do të kemi gjithashtu prezencë dhe të reshjeve të dëborës në zonat e thella malore.

Nuk do të jenë reshje problematike, por me intensitet mesatar. Sinjalet tregojnë për përmirësim të kushteve të motit në zonat jugore, ndërsa zonat e tjera mbeten nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Dita e premte dhe dita e shtunë sjellin një përmirësim të përkohshëm, ndërsa ka sinjale që gjatë ditës së dielë reshjet të kthehen në vendin tonë.

Përsa i përket temperaturave, relativisht do të jenë të larta, por do të vijojnë me rënie në fillim të javës. Duke qenë se do të kemi masa ajrore të lagështa, temperaturat e ajrit do të rriten, por duke filluar nga mesjava deri në fundjavë do të rikthehen përsëri, rreth -1 dhe -2 gradë Celsius, kryesisht në orët e para të mëngjesit. Sinjalet për reshje në vendin tonë priten gjatë javës së fundit të këtij muaji”, u shpreh meteorologu.

A janë ndarë? Vjen REAGIMI i parë i bashkëshortes së Erik Lloshit: I thashë do marr valixhet dhe do të iki…

Bashkëshortja e Erik Lloshit ka qenë sot e ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka sqaruar njëherë e mirë nëse është ndarë nga banori i “Big Brother VIP 5” apo jo.

Romina u shpreh se nuk ka ndarje, por e mbështet këngëtarin e njohur në rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Bashkëshortja e Erikut tregoi arsyet se pse ajo nuk dëshironte që bashkëshorti i saj të hynte në “Big Brother VIP 5”. Sipas saj, ai ka temperament të vështirë si dhe i merr gjërat shumë afër zemrës.

“Eriku ka pak temperament të vështirë, është shumë gjaknxehtë dhe i merr gjërat shumë afër zemrës dhe i përjeton shumë. Kjo ka qenë një nga arsyet që nuk doja që ai të hynte në Big Brother. Loja në Big Brother është një lojë shumë e fortë psikologjike, ku njerëzit luajnë të gjitha kartat e mundshme, të familjes, të jetës personale dhe çdo gjë. Është një person që i merr gjërat shumë afër zemrës dhe shumë i drejtë. Nuk është ai agresiv që përpiqet ta përkufizojë në Big Brother”, tha bashkëshortja e banorit të BBVip 5.

Romina tha duke qeshur se punën e divorcit ja ka përmendur edhe para se ai të futej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por e ka bërë në formë presioni, por në të vërtetë e mbështet.

“Eriku ka marrë ftesë dhe më parë dhe i kam thënë kategorisht jo, këtë herë nuk më dëgjoi. I thashë do marr valixhet dhe do të iki në shtëpi. Tashmë e mbështes totalisht, padiskutim. Tek Eriku ka gjëra që më pëlqejnë dhe disa që nuk i përkrah”, tha Romina.

“Frikë nga Trump”, DW: Ja pse u tërhoqën trupat gjermane nga Groenlanda

Ushtria gjermane është larguar nga Grenlanda me nxitim disa orë pas kërcënimeve të Trump. Bild raportoi largimin e papritur të ushtarëve gjermanë që mbërritën në Grenlandë vetëm 44 orë pas mbërritjes së tij në ishullin Arktik, duke publikuar foton përkatëse nga aeroporti.

Sipas Deutsche Welle vendimi është marrë pasi industria gjermane ka ngritur alarmin për pasojat e rënda ekonomike që pritet të shkaktonin tarifat e reja të shpallura nga Presidenti amerikan Donald Trump, të cilat lidhen me përpjekjen e tij për të marrë kontrollin mbi Groenlandën.

Trump ka njoftuar vendosjen e detyrimeve doganore prej 10% ndaj mallrave nga disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, duke filluar nga muaji shkurt. Këto tarifa do të rriten në 25% në qershor, nëse nuk arrihet një marrëveshje.

VDMA, Shoqata e Inxhinierisë Mekanike, e ka cilësuar këtë si “shantazh” dhe ka kërkuar nga Brukseli përdorimin e Instrumentit Kundër Shtrëngimit. Presidenti Bertram Kawlath paralajmëroi se çdo lëshim nga BE-ja do ta inkurajonte presidentin amerikan të bënte kërkesa edhe më absurde.

VDA, Shoqata e Industrisë së Automjeteve, ka theksuar se tarifat do të sjellin kosto të jashtëzakonshme në një periudhë të vështirë ekonomike. Presidentja Hildegard Müller i bëri thirrje Komisionit Evropian për një përgjigje “të mençur, strategjike dhe të koordinuar”, duke shtuar se SHBA duhet të respektojë të drejtën e Groenlandës për vetëvendosje.

Dhoma Gjermane e Tregtisë ka kërkuar një qëndrim të bashkuar evropian, duke theksuar se presioni ekonomik mund të përballohet vetëm me solidaritet. Volker Treier, kreu i tregtisë së jashtme, tha se “shtrëngimi ekonomik mund të kundërshtohet vetëm me një pozicion të qartë dhe të përbashkët evropian.”

Nuk ndalet Ernest Muçi, sulmuesi kuqezi i jep fitoren Trabzonspor me një supergol (Video)

Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Trabzonspor ka fituar në transfertë përballë Kocaelispor.

Sfida e vlefshme për javën e 18-të të Superligës turke, përfundoi 1-2.

Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ai që shënoi golin e dytë për të tijët, që rezultoi të ishte goli i fitores dhe përmbysjes së madhe. Muçi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 91-të me një super goditje.

Kujtojmë se 24-vjeçari po zhvillon një sezon fantastik.

Ai ia ka dalë që të shënojë 10 gola dhe të asistojë në 3 të tjerë deri tani.

Ligj i ri për emigrantët në Greqi, 90 mijë leje qëndrimi drejt legalizimit

Ministria e Migracionit dhe Azilit në Greqi ka paraqitur një projektligj të ri që sjell ndryshime të rëndësishme në kuadrin e emigrimit ligjor, me qëllim zgjidhjen e problemeve në lëshimin dhe rinovimin e lejeve të qëndrimit, uljen e burokracisë dhe përmbushjen e nevojave të ekonomisë greke për fuqi punëtore.

Projektligji pritet të dorëzohet së shpejti në Komisionin përkatës Parlamentar dhe vjen në një kohë kur çështja e emigracionit po rikthehet fuqishëm në qendër të debatit, si në nivel kombëtar ashtu edhe europian.

Qeveria synon të bëjë një ndarje të qartë mes emigrimit ligjor dhe atij të paligjshëm. Siç deklaroi ministri i Migracionit dhe Azilit, Thanos Plevris.

“Me projektligjin e ri për migrimin ligjor, po i japim fund vonesave kronike dhe bllokimeve burokratike që kanë dëmtuar punëtorët dhe bizneset”, tha ai.

Aktualisht, në Greqi jetojnë rreth 793 mijë emigrantë me dokumente të rregullta, ndërsa afro 293 mijë aplikime për leje qëndrimi mbeten ende në pritje.

Vonesat kanë krijuar pasiguri për përfituesit, pasi shpesh lejet lëshohen pas skadimit, duke sjellë vështirësi në punësim dhe integrim shoqëror. Me rregullat e reja, pritet që rreth 90 mijë leje të zgjidhen menjëherë dhe 90 mijë të tjera brenda dy viteve të ardhshme.

Projektligji përfshin masa që lehtësojnë emigrantët që ndodhen tashmë ligjërisht në vend. Parashikohet rinovimi automatik i disa kategorive të lejeve të qëndrimit, veçanërisht kur emigranti vazhdon të punojë për të njëjtin punëdhënës, duke shmangur dorëzimin e panevojshëm të dokumenteve.

Gjithashtu, çdo leje e re qëndrimi do të ketë një kohëzgjatje minimale prej dy vitesh, në mënyrë që vonesat administrative të mos i dëmtojnë emigrantët dhe të mos çojnë në humbje formale të statusit ligjor.

Një dispozitë e veçantë u jep mundësi emigrantëve që kanë jetuar ligjërisht në Greqi për pesë vjet ose më shumë, të riaplikojnë dhe të pajisen me leje qëndrimi, pasi të korrigjohen mangësitë procedurale.

Ministria do të forcojë gjithashtu administratat që shqyrtojnë aplikimet dhe do të lejojë transferimin e dosjeve mes rajoneve, për të lehtësuar ngarkesën dhe për të përshpejtuar proceset.

Një tjetër masë ka të bëjë me emigrantët mbi 65 vjeç, të cilët kanë jetuar dhe punuar ligjërisht në Greqi për të paktën 20 vjet. Ata do të mund të qëndrojnë në vend pa detyrimin për të punuar, me kusht që të kenë sigurim shëndetësor dhe pensione private.

Një risi në projektligj është mundësia për të ndryshuar punëdhënës pa humbur statusin ligjor të qëndrimit, çka rrit lëvizshmërinë në tregun e punës dhe ul rrezikun e shfrytëzimit./Top Channel

G. rυαja e m. αrtuar: Β.υrri nuk më k. ënaq, ja çfarë i b. ërα…!

Historia e nje gruaje te martuar dhe me dy femije po marros rrjetin. Historia e saj eshte rrefyer per tabloidin britanik “The Sun”.

Ja rrëfimi i 33 vjeçares:Une jam e martuar dhe kam dy fëmijë me burrin tim. Ai është shumë i mirë por jeta se.ksuale është e tm.errshme.

Një natë takova një djalë në një lokal dhe më dha numrin e tij. Kur e thirra pas disa ditës më ftoi për darkë në një vend.

Pas asaj shkuam në banesën e tij dhe aty bëmë se.ks. Më bëri të ndihem më e gjallë, andaj vazhdova ta takoja. 

Një ditë kur dolëm, ishin edhe miqtë e tij dhe njëri nga ta ishte shumë i pashëm. I dashuri mu afrua dhe më pyeti nëse isha për një treshe.

U ndjeva e tu.rpëruar por pranova sepse nuk doja t`ia prishja qejfin atij.Kjo doli të jetë një eksperiencë e imja e paharruar dhe nuk u ndjeva aspak e penduar.

Por, unë isha mësuar që ai të më thërrasë për takimin e rradhës. Megjithatë, nuk dëgjova nga ai për një javë edhe se i dërgova mesazhe.

Një ditë ma ktheu dhe më kërkoi ndjesë që nuk më është përgjigjur por më tha se ka shumë gjëra që po i ndodhin aktualisht në jetë.

A duhet ta lë tashmë dhe të vazhdoj me burrin tim?Ja përgjigja e psikologes:PO, PO dhe PO! Ai është i zënë dhe e ka agjendën e ngjeshur, por që fatkeqësisht ju nuk përfshiheni aty.

Kjo situatë duhet t`iu shtyejë edhe më shumë që të bisedoni me burrin tuaj dhe t`i tregoni që keni një krizë e cila duhet zgjidhur.