Emrat/ Operacioni te “Myslym Shyri”, kokat e Call Center-it 3 vëllezër nga Tropoja; shkon në 12 numri i të arrestuarve

12 persona janë arrestuar deri më tani.

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane, të cilët goditën një grup që mashtronin qytetarët e BE përmes call centerave dhe u zhvatën dhjetëra miliona euro.

Mësohet se janë shpallur në kërkim 3 vëllezër nga Tropoja, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale.

Nga kontrollet, të paktën 12 persona janë arrestuar deri më tani.

Aksioni i Byrosë Kombëtare të Hetimit, policisë dhe autoriteteve italiane ka nisur prej ditës së djeshme. Mbrëmë oficerët e policisë dhe të BKH-së, përfshirë kreun Joni Keta, zbarkuan në disa kulla luksoze në Tiranë.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan kompjuterë dhe portofole kriptomonedhash, të cilat dyshohet se lidhen me mashtrimin e qytetarëve të BE. Hetimet në Shqipëri po ndiqen nga prokurori i SPAK, Ened Nakuci dhe një prokuror i huaj.

Mësohet se ky grup përdorte një skemë të mirë menduar për të humbur gjurmët, duke ndërruar herë pas herë ambientet me qira ku ushtronte aktivitetin e paligjshëm.

Hetimet kanë pasur si indicie edhe një investigim të bërë nga emisioni italian “Le Lene”, ekipi i të cilëve ishte dje në Tiranë gjatë aksionit.

Ekipi kishte infiltruar një person, i punësuar si operator në një call center që ndodhej në katin e 13 të kullës ‘4Ever Green Tauer’, pranë Gjykatës së Lartë në qendër të Tiranës. Por kur zbarkoi BKH dhe policia, aktiviteti i paligjshëm ishte zhdukur.

Sipas investigimit italian, i përfshirë në këtë rrjet është edhe një polici italian i cili rekrutonte të rinj në Itali të cilët më pas dërgoheshin për të punuar si operatorë në call centerat mashtruese në Tiranë, dhe disa shtete të tjera.

Skema bazohet në telefonata që përmes një investimi fillestar 250 euro, premtohen fitime të lehta dhe platforma dixhitale që simulojnë investime në situata të cilat në fakt nuk ekzistojnë.

Prag tragjedie në vend, rrëshqitje masive të tokës! Dhjetëra banesa të dëmtuara, rrezik për katastrofë

Një situatë e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Spatharë, në Njësinë Administrative Qendër, të bashkisë së Librazhdit, ku janë shënuar rrëshqitje masive të tokës që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë.

Sipas të dhënave paraprake nga terreni, rrëshqitjet e para janë vënë re rreth orës 14:30, ndërsa pas rreth një ore fenomeni është riaktivizuar, duke zhvendosur sipërfaqe të mëdha toke.

Në orët e vona të pasdites, rrëshqitja është përshkallëzuar edhe më tej, duke përfshirë një bllok të madh banimi, ku janë dëmtuar lehtë dhjetëra shtëpi dhe shtatë të tjera rëndë.

Mësohet se rrëshqitjet kanë prekur më së shumti Lagjen Hoxha, si dhe të gjithë zonën ku dikur ndodhej depo e furnizimit me ujë të qytetit të Librazhdit, duke rritur rrezikun për banorët dhe infrastrukturën përreth.

Ky nuk është rasti i parë që fshati Spatharë i Librazhdit përballet me fenomene të tilla, pasi edhe vite më parë janë regjistruar rrëshqitje masive, çka e bën zonën të njohur për problematikat gjeologjike.

Autoritetet vendore janë informuar për rrëshqitjet masive dhe dëmet e shkaktuara dhe janë në ndjekje të situatës, ndërsa pritet një vlerësim i plotë i dëmeve dhe marrja e masave për garantimin e sigurisë së banorëve.

“Ajo është çik më k¤rνë se ty”, debati mes Limit dhe Albës degradohet në shtëpinë e BBVK (Video)

Një video shqetësuese po qarkullon në rrjetet sociale nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, pas një përplasjeje të fortë mes Limit dhe Albës.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale dhe nuk janë transmetuar në asnjë Prime apo në kanalet zyrtare të spektaklit. Videoja tregon një moment mjaft të tensionuar, i cili ka ngjallur reagime dhe shqetësim të madh te ndjekësit.

Sipas pamjeve, gjithçka nis nga një deklaratë fyese e Limit ndaj Albës, ku ai përdor fjalor denigrues, duke u shprehur: “Ajo është çik më kurvë se ty”.

Kjo deklaratë shkakton reagimin e menjëhershëm të Albës, e cila shpërthen në lot dhe dëgjohet duke bërtitur, ndërsa disa prej banorëve të tjerë ndërhyjnë për të qetësuar situatën.

E tensionuar dhe me lot Alba i drejtohet Limit me tone të ashpra duke i kërkuar shpjegime për fjalët e tij, ndërsa e quan atë “të poshtër”.

VIDEO

Rama deklaroi se do të mbyllë televizionin publik, Linda Rama del në RTSH! Çfarë do të thotë në ekranin e shqiptarëve?

Pas deklaratave të forta të kryeministrit Edi Rama drejtuar Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) duke arritur deri në opsionin e mbylles së shërbimit për shkak se e konsideron si “institucion të dështuar”, duket se bashkëshortja e tij Linda Rama “nuk ka të njëjtin mendim”.

Kjo pasi këtë të dielë ajo është e ftuar në një prej programeve të Radio Televizionit Shqiptar “Aromë Gruaje”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë RTSH përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruhet: “Të dielën, në Radio Televizionin Shqiptar, një rrëfim i veçantë dhe intim i aktivistes, pedagoges, bashkëshortes, gruas… përtej veprimtarisë së përditshme!

Linda Rama… rikthimi pas 3 dekadash në median publike! Kujtimet dhe besimi i thellë në misionin e jetës, në një portret të sinqertë e njerëzor!”

Kujtojmë se deklarata e kryeministrit Rama e dhënë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së ka nxitur jo pak debate e diskutime mes artistësh e politikanësh opozitarë.

Po i afrohej hapësirës ajrore të Detit Baltik, Komanda Ajrore e NATO-s: Italia kap avionin rus BE-200

Komanda Ajrore e NATO-s deklaroi se avionët italianë Eurofighter Typhoon me bazë në Estoni, u ngritën në qiell dhe kapën avionin rus BE-200, ndërsa ai po i afrohej hapësirës ajrore të Detit Baltik.

“Dje në orën 11:30, avionët Eurofighter Typhoon të vendosur në Amari, Estoni u ngritën në ajër për të kapur një avion rus BE-200 që po i afrohej Detit Baltik.

Në vitin 2025, mbi 500 fluturime janë ekzekutuar në të gjithë hapësirën ajrore të NATO-s.

Policia Ajrore dhe aktivitetet e përforcuara të Vigjilencës sigurojnë sigurinë e Aleatëve 24/7”, thuhej në njoftim.

https://x.com/NATO_AIRCOM/status/2012222526965813264?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2012222526965813264%7Ctwgr%5E230a82d085112d21c9871b938ba04501e8173a52%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Facnevulgaristreatments.com%2F2026%2F01%2F17%2Fpo-i-afrohej-hapesires-ajrore-te-detit-baltik-komanda-ajrore-e-nato-s-italia-kap-avionin-rus-be-200%2F

“Ndaj e qëllova”/ Vr¤u b. υrrin e ish-të dashurës, zbardhet dëshmia e shqiptarit: U tremba mos më sulmonte

Greqia është tronditur nga vrasja e kryetarit 51-vjeçar të komunitetit Lithovouni, Kostas Alexandris.

Mediat greke shkruajnë se hetimet e Policisë po zbulojnë se gjithçka ndodhi për një motiv erotik.

Sipas protothema.gr, nga provat dhe deklaratat e deritanishme duket se autori dyshohet se ka pasur mosmarrëveshje personale me viktimën, të cilat ndoshta lidhen me një grua.

Në të njëjtën kohë, autoritetet policore duken të kujdesshme ndaj akuzave të të dyshuarit, i cili përpiqet ta justifikojë aktin e tij duke folur për frikë dhe vetëmbrojtje.

“Ai po më bënte me shenjë nga brenda makinës dhe unë u frikësova”, tha autori i vrasjes brutale të 51-vjeçarit në Aitoloakarnania.

Autori 45-vjeçar pretendon se në kohën e incidentit, e pa viktimën duke e drejtuar nga brenda makinës së tij, gjë që e bëri të trembej dhe të godiste i pari.

Megjithatë, ky version nuk e ka bindur policinë që po heton çështjen, e cila aktualisht po shqyrton të gjitha faktet e çështjes.

Po ashtu, 45-vjeçari, i tha policisë se ishte një krim pasioni, pasi midis tyre kishte një rivalitet romantik.

Konkretisht, gruaja e viktimës kishte zhvilluar një lidhje jashtëmartesore me autorin e krimit dhe ishte larguar nga shtëpia e saj, duke jetuar në Patra, derisa më në fund vendosi të “pajtohej” me bashkëshortin e saj dhe të kthehej tek ai.

Horoskopi për ditën e sotme, 18 janar 2026

Parashikimet që Paolo Fox publikon ekskluzivisht në Radio Lattemiele u tregojnë pasionantëve të astrologjisë se si yjet do të ndikojnë në ecurinë e ditës së tyre.

Siç këshillon vetë Paolo Fox, horoskopi duhet lexuar duke u përshtatur me karakterin dhe rrethanat personale të secilit dhe nuk duhet konsideruar si një orakull absolut.

Dashi (21 mars – 19 prill)

Sipas Paolo Fox, hapet një e diel e qetë, pothuajse çliruese, që shënon fillimin e një faze dukshëm më pozitive krahasuar me javët e kaluara. Dashi rikthen ndjesinë e stabilitetit dhe, nëse dikush është përpjekur ta vërë në provë, tani ka forcën t’i përgjigjet siç di: drejtpërdrejt, me vendosmëri, por gjithmonë me atë klasën e lindur që e dallon. Dëshira për të folur dhe për të sqaruar është e fortë, sidomos pas një periudhe kur është ndier i tërhequr nga rrjedha e ngjarjeve pa mundur të shprehë mendimin e tij. Orët e fundit nuk kanë qenë të lehta, me pak nervozizëm edhe në ndjenja, por tani energjia ndryshon: nis një etapë e re me grintë, pasion dhe besim të ripërtërirë në çdo fushë të jetës.

Demi (20 prill – 20 maj)

Për Demin është koha të ndalet pak dhe të vendosë rregull, sidomos në çështjet praktike dhe financiare. Diçka duhet rishikuar, veçanërisht nëse ka pasur tensione me ortakë apo bashkëpunëtorë, ose nëse është planifikuar një shpenzim i rëndësishëm. Ditët në vijim nuk do të jenë shumë të thjeshta dhe do të kërkojnë kujdes të madh në fjalë, sepse mes së hënës dhe së martës ekziston rreziku për të thënë më shumë seç duhet. Gjysma e dytë e janarit vë në provë durimin, por nuk është momenti për të hequr dorë: shkurti do të sjellë një ndryshim të vërtetë ritmi, me zgjidhje konkrete dhe mundësi të reja që hapin rrugën për një rifillim real.

Binjakët (21 maj – 21 qershor)

Qielli i Binjakëve mban aromë emocionesh dhe mundësish, por pyetja kryesore është një: a janë vërtet gati të lëshohen? Ky është një nga momentet më të mira për të dashuruar, për të guxuar, për të thyer skema të vjetra dhe për të parë përpara pa pendesa. Paolo Fox thekson se e shkuara nuk mjafton më; nevojitet diçka e re, stimuluese, ndryshe. Kurioziteti – aleati i madh i kësaj shenje – shtyn drejt horizonteve të papritura, edhe larg atyre që deri dje dukeshin të sigurta. Shumë po mendojnë për një ndryshim rrënjësor në jetë: besimi tek intuita dhe mendja e hapur mund të jetë çelësi për të ndërtuar diçka vërtet surprizuese.

Gaforrja (22 qershor – 22 korrik)

Tensioni nuk është zhdukur plotësisht, por ajri fillon të bëhet më i lehtë. Pas dy ditësh të vështira me Hënën kundër, Gaforrja mund të marrë frymë më lirshëm: më e keqja ka kaluar. Venusi nuk është më armiqësor dhe së shpejti edhe Marsi do të ndalë së krijuari përplasje, duke hapur rrugën për marrëdhënie më të qeta dhe stimuluese. Pikërisht nga sot, lidhjet me të tjerët – në çdo fushë – mund të marrin hov të ri. Gjysma e dytë e muajit premton zhvillime pozitive: diçka po lëviz, diçka po ndryshon. Është momenti i duhur për të lënë pas lodhjet e fillimit të janarit dhe për të parë përpara me besim dhe vendosmëri.

Luani (23 korrik – 23 gusht)

Nuk është një e diel për të ulëritur me forcë, dhe Luani e ndien menjëherë. Energjia vjen dhe ikën, humori luhatet dhe ajo pasion që zakonisht ndez çdo betejë duket sikur ka marrë një pushim të shkurtër. Javët në vijim do të kërkojnë më shumë qëndrueshmëri sesa vrull, sepse angazhimet nuk do të mungojnë dhe durimi do të vihet në provë. Kujdes që nervozizmi të mos shndërrohet në fjalë të ashpra: të shfryhesh me njerëz që nuk kanë faj do të ishte vetëm benzinë mbi zjarr. Forca e vërtetë tani është vetëkontrolli. Dhe Luani, kur do, di ta sundojë edhe veten.

Virgjëresha (24 gusht – 22 shtator)

Sipas horoskopit të Paolo Fox, në prapaskenë Virgjëresha po përgatit diçka të rëndësishme. Ende nuk është koha për rezultate spektakolare, por çdo zgjedhje e bërë tani do të ketë peshë vendimtare në muajt që vijnë. Mendja është më e lirë, shqetësimet më pak shtypëse, por megjithatë ka nga ata që përpiqen të kufizojnë autonominë: këtu lind nevoja për të mbrojtur hapësirat personale me vendosmëri dhe qartësi. Sa më shumë t’i afrohemi fundit të shkurtit, aq më e dukshme do të bëhet se ka nisur një fazë e re, pjellore dhe madje revolucionare. Disa tensione mbeten, sidomos me Binjakët: më mirë të vëzhgosh para se të reagosh.

Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Pas një fillimi muaji të paqartë, sikur mendja të kishte mbetur pezull, Peshorja nis gradualisht ta shohë më qartë rrugën përpara. Që nga e hëna, qielli fton për të planifikuar, për të shkruar, për të vendosur dhe për të vënë rregull në mendime dhe projekte. Ankthi nuk zhduket menjëherë, por pushon së bllokuari veprimin. Yjet shpërblejnë idetë e ndërtuara mirë dhe edhe ndjenjat mund të gjejnë një drejtim të ri. Është një periudhë intensive, herë pas here e lodhshme, por në fund Peshorja do ta zbulojë veten më të fortë, më të përqendruar dhe sërish protagoniste.

Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Atmosfera është e tensionuar dhe Akrepi e ndien në lëkurë që para se të shqiptohen fjalët. Dy javët e ardhshme do ta vënë përballë përballjeve delikate, takimeve me konkurrencë të fortë ose personave të gatshëm për të krijuar pengesa. Nervozizmi është real, por ka afat: marsi do të sjellë sqarime dhe kthesa. Ndërkohë, duhet të forcohet ajo që lëkundet, të riparohen çarjet dhe të mos lejohet që zemërimi të drejtojë zgjedhjet. Me qetësi, strategji dhe besim në aftësitë personale, kjo fazë mund të shndërrohet në një provë të kaluar me mjeshtëri.

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

Qielli nis t’i buzëqeshë Shigjetarit dhe shenjat e para ndihen që këtë të diel. Venusi ndez një tranzit të çmuar, ndërsa Hëna premton një rritje emocionale në ditët në vijim. Entuziazmi, megjithatë, duhet dozuar: dëshira për të vrapuar është e madhe, por të detyrosh kohën do të ishte gabim. Mundësitë duhet të lihen të dalin vetë, të dallohen dhe më pas të shfrytëzohen në momentin e duhur. Merkuri në kundërshti i bën emocionet më të sinqerta, herë-herë befasuese, por edhe autentike: është momenti ideal për t’i dhënë hapësirë dashurisë dhe marrëdhënieve të vërteta. Një këshillë e vetme: nëse ka diçka për t’u sqaruar, më mirë prit edhe një ditë para se të flasësh.

Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)

Sipas Paolo Fox, Bricjapi lëviz nën një qiell që e vendos në qendër të vëmendjes, me një forcë që ndihet më shumë se zakonisht. Tensioni i grumbulluar gjatë javëve të fundit nis të shkrihet, megjithatë vëmendja duhet të mbetet e lartë në planin ekonomik, sidomos nëse ka kredi, hua apo shpenzime të rëndësishme për t’u menaxhuar. Yjet forcojnë gjykimin dhe vendosmërinë, cilësi që shenja i ka natyrshëm, dhe ndihmojnë për të kuptuar një gjë thelbësore: nëse pranë është personi i duhur, lidhja ia vlen të mbrohet dhe të ushqehet. Është momenti ideal për të organizuar diçka të thjeshtë, por të veçantë, për ta jetuar së bashku, larg stresit.

Ujori (20 janar – 19 shkurt)

Ujori hyn në një fazë të lëvizshme, pothuajse elektrike, ku gjithçka mund të ndryshojë brenda pak kohe. Mes së hënës dhe së martës emocionet mund të shpërthejnë, duke sjellë vendime drastike, por të nevojshme. Kjo është një periudhë prerjesh të qarta, mbylljesh dhe zgjedhjesh përfundimtare: nëse një person nuk bind më ose një marrëveshje nuk kënaq, ndarja vjen pa shumë rrotullime fjalësh. Ndonjëherë shenja pëlqen ta sfidojë fatin, duke lënë që yjet të bëjnë pjesën tjetër. Dhe në fakt, Venusi në shenjë e shtron rrugën në dashuri: kush kërkon një njohje të re, qoftë serioze apo të lehtë, duhet të dalë, të lëvizë dhe të ekspozohet. Mundësitë nuk trokasin në derë, ato krijohen.

Peshqit (20 shkurt – 20 mars)

Sipas Paolo Fox, Peshqit ndiejnë se diçka e madhe po afrohet dhe nuk është thjesht një ndjesi. Yjet premtojnë një rezultat të rëndësishëm brenda marsit, me një periudhë veçanërisht të favorshme që nis nga shkurti, kur Venusi do të hyjë në shenjë duke sjellë ëmbëlsi, fat dhe mundësi të reja. Lodhitë e fillimit të dhjetorit duken të largëta, pothuajse të harruara, dhe tani mendja është e kthyer nga e ardhmja, projektet dhe ndërtimi i gjërave të reja. Mes së mërkurës dhe së enjtes, Hëna do të ndihmojë në planifikimin e ngjarjeve dhe vendimeve fituese: është momenti i duhur për të qenë krijues, për të përgatitur rikthimin dhe për të besuar plotësisht në atë që po vjen.

“Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim!” Qytetari “çmendet” pas kreut të PD: Nuk ia kam besën askujt tjetër (Video)

Kreu i Partisë Demokaratike, Sali Berisha ka zhvilluar atë që ai e quan “Foltore” në Laprakë. Një nga momentet që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qënë “dashuria” e madhe e një simpatizant të PD kundrejt Berishës.

Teksa ka marrë fajalin ai është shprehur se Berisha sipas tij është i vetmi të cilit ai i beson që mund “ti dali përballë, kësaj të lige, këtyre kriminelëve, që po i pinë gjakun shqiptarëve”

Teksa në fund të fjalës ka thënë: “Të dua shumë Sali Berisha, të dua më shumë se babain tim.”Kjo gjë ka shkaktuar duartokritje në sallë.

Fjala e Plotë e simpatizantit të Partisë Demokratike:

“Ky është një njeri që është i vetmi njeri që mund ti dali përballë, kësaj të lige, këtyre kriminelëve, që po i pinë gjakun shqiptarëve. Nuk ia kam besën dhe nuk ia kam besimin dhe shpresën askujt më shumë se sa ti. Të dua shumë Sali Berisha, të dua më shumë se babain tim.”

VIDEO

Djali i udhëheqësit çeçen plagoset rëndë në aksident! Mister shkaqet, Kadyrov po udhëtonte me autokolonën e babait kur u…

Adam Kadyrov, djali 18-vjeçar i udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov, u plagos në një aksident me makinë në Grozni dhe është shtruar në spital, sipas informacionit të transmetuar nga Radio Evropa e Lirë.

I riu Kadyrov, i cili ka mbajtur pozicionin e Shefit të Shërbimit të Sigurisë së babait të tij që nga nëntori i vitit 2023, thuhet se po udhëtonte në një autokolonë që udhëtonte me shpejtësi të lartë kur goditi një pengesë ende të paidentifikuar.

Incidenti rezultoi në një aksident të rëndë trafiku, me raportime për shumë të lënduar, por nuk janë dhënë detaje zyrtare për shkaqet e sakta.

Sipas RBC Ukrainës, Adam Kadyrov u transportua me helikopter në Moskë për trajtim në orën 01:10 (ora e Moskës). Të njëjtat burime, duke cituar mediat ruse dhe sistemet e gjurmimit të fluturimeve, raportuan se një aeroplan i dytë, i njëjti që Ramzan Kadyrov e ka përdorur shpesh për udhëtime në Emiratet e Bashkuara Arabe në vitet e mëparshme, u nis nga Grozni pak më vonë.

Çeçenia është një republikë me shumicë myslimane në Kaukazin e Veriut të Rusisë dhe është nën sundimin e rreptë të Ramzan Kadyrov, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.

Incidenti vjen mes spekulimeve të forta rreth shëndetit të vetë Kadyrov. Udhëheqësi çeçen thuhet se u shtrua në spital në Moskë në dhjetor, ndërsa një burim në Shërbimin e Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës i tha gazetës Kyiv Independent më herët në janar se Kadyrov thuhet se kishte pësuar dështim të veshkave.

I njëjti burim tha se diskutimet kanë filluar tashmë rreth pasardhësit të tij, me kandidatë të mundshëm që përfshijnë kryeministrin çeçen Magomed Daudov, komandantin e forcave “Akhmat” Apti Alauddinov, si dhe djalin e madh të Kadyrov, Akhmat Kadyrov. Akhmat Kadyrov, 20 vjeç, mban postin e zëvendëskryeministrit të Çeçenisë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë kanë vendosur sanksione ndaj Ramzan Kadyrov dhe anëtarëve të familjes së tij, duke i akuzuar ata për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në Çeçeni.

“10 punonjës ρolicie d hυn●jnë b¤rb ¤risht të dënυarin 26-vjeçar në burgun shqiptar

E afërmja e një të dënuari që vuan dënimin në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe (IEVP Reç) ka denoncuar për JOQ se 26-vjeçari me iniciale R.Z., është dhunuar fizikisht për herë të dytë nga rreth 10 punonjës policie, për arsye që ende nuk dihen.

E afërmja shprehet se herën e parë i dënuari ka arritur të kontaktojë familjen, duke i informuar për dhunën e ushtruar ndaj tij. Më pas, sipas saj, ai është dhunuar sërish, me arsyetimin se kishte njoftuar familjarët, dhe është dërguar në izolim, ndërsa prej atij momenti familja thotë se nuk ka më asnjë informacion për gjendjen e tij shëndetësore.

Familjarët pretendojnë se i riu ka pësuar goditje në brinjë, stomak dhe kokë, ndërkohë që shprehen se disponojnë edhe dëshmitarë që kanë parë shenja dhune fizike. Nga ana tjetër, ata thonë se një oficer u ka mohuar ushtrimin e dhunës, duke deklaruar se “askush nuk e ka dhunuar”.

“Doja t’ju kontaktoja për një rast urgjent në burgun e Reçit. Një i burgosur është dhunuar fizikisht nga 10 punonjës policie dy herë.

Herën e parë, pasi kontaktoi familjen e tij për dhunën fizike, e kanë dhunuar përsëri sepse kishte njoftuar familjen dhe e kanë dërguar në izolim. Nuk kemi asnjë lloj kontakti me të se si është gjendja e tij. Ju lutem, më ndihmoni sa më shpejt të jetë e mundur që të dimë të paktën gjendjen e tij.

Herën e parë na njoftoi ai vetë dhe na tha që e kishin dhunuar fizikisht 10 policë. Pastaj na mori në telefon një shok i tij dhe na tha se e kanë dhunuar përsëri sepse kishte njoftuar familjen, dhe e kanë dërguar në izolim krahësh. E kanë goditur në brinjë, stomak dhe kokë. Tashmë nuk kemi më asnjë informacion për gjendjen e tij.

Kemi folur me një oficer dhe na ka thënë që nuk e ka dhunuar askush, por ne kemi dëshmitarë që ka shenja dhune fizike.

Inicialet e të dënuarit: R.Z. Mosha: 26 vjeç”- shkruan denoncuesi.