‘Do ta hajë dhe Damiani! Nxorrën 79 faqe hetimi për Gjiknurin! ‘Hakeri’ pati akses 1 muaj në materiale (edhe sensitive) të SPAK

Hakeri Arnold Rrokaj ka pasur akses në materialet e SPAK për gati një muaj, zbulohet në dosjen e SPAK dërguar në GJKKO ndaj ish drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni, punonjës i burgjeve të cilën gazetari i Syri TV Fatjon Gjinaj ka arritur ta sigurojë.

.Nga verifikimi i celuarit të Rrokajt më 19 mars 2025, ka rezultuar se ka pasur akses në sistemin e SPAK nga data 11 shkurt 2025 – 12 mars 2025 duke shkarkuar materiale të shumta të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në rubrikën e telefonit “Documents”, janë evidentuar një sërë dokumentash në formatin ëord, të cilat mbajnë emërtime të procedimeve të ndryshme penale në hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, apo dhe emërtime të dokumenteve me emra personash, të cilët kanë statusin e personave nën hetim apo të dyshuar nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Po kështu një numër i madh dokumentesh cvs documents; excel; pdf) materiale hetimore sensitive të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë gjetur në laptonin e tij,por këto nuk rezulton të jenë shpërndarë tek palë të treta thotë SPAK.

SPAK sqaron se ”përmbajtja e dokumenteve të konstatuara në kompjuterin e të hetuarit Arnold Rrokaj, për shkak të rëndësisë dhe sensitivitetit të tyre (duke qenë se janë dokumente në proces/verifikimi dhe/apo pjesë e hetimeve penale në ndjekje), nuk janë printuar dhe nuk i janë bashkangjitur procesverbalit të këqyrjes”

Nga materialet e gjetura në aparatin celular të të hetuarit Zambak Gjoni, evidentohet fakti se i hetuari Arnold Rrokaj kishte arritur tashmë të aksesonte email-et e disa prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe se kishte marrë disa dokumenta nga email-et e tyre.

Hyri në email e Kaçkinit

Madje Rrokaj ka arritur të ketë akses dhe në përgjime të sky ECC të cilat i kishte marrë nga emaili i prokurories Elida Kaçkini.

Gjatë dëshmisë më 21 mars 2025, Arnold Rrokaj ka shpjeguar se: “Gjithashtu, sqaroj se nga email i prokurores Elida Kaçkini, kam shkarkuar një skedar që përmbante disa pin të Sky Ecc. Këto i kishin ardhur nga një link i një faqeje franceze. Këto materiale, pasi i kam shkarkuar në telefon, i kam kaluar në kompjuter, nëpërmjet sinkronizimit të aparatit celular me kompjuterin, dhe pasi kam hapur një prej tyre, nuk më janë dukur shumë interesante, dhe i kam fshirë nga kompjuteri. Këto materiale nuk ja kam dërguar askujt dhe ju garantoj për këtë gjë…”

Shume shpejt Klod Brahon

Arnold Rrokaj ka synuar dhe emailet e prokurorit të SPAK, Klodian Braho, aktualisht kreu i SPAK.

“I hetuari Arnold Rrokaj gjithashtu informon mbi faktin se shumë shpejt do të aksesojë email-et e një prokurori tjetër dhe konkretisht, më datë 18.02.2025, ora 21:56:28 ai i shkruan të hetuarit Zambak Gjoni sms me përmbajtje: “Shume shpejt Klod Brahon”.

SPAK ka bindjen se Zambak Gjoni jo vetëm që kishte ardhur në dijeni të plotë të faktit se Arnold Rrokaj kishte aksesuar të dhëna nga email-et e prokurorëve të SPAK, por edhe i kërkonte atij të orientonte kërkimin në drejtim të emrave të posaçëm.

Rrokaj i dërgon disa dokumente të hetuarit Zambak Gjoni, të cilat ata i diskutojnë edhe përgjatë datës 20.02.2025, informacione për lejime kontrolli vendesh; këqyrje aktesh ekspertimi; informacione mbi ecurinë e procedimeve penale

Informacion mbi ecurine_Damiani.docx

Arnold Rrokaj kishte arritur të nxjerrë nga SPAK dhe dokumente për Damian Gjiknurin, aktualisht deputeti i PS-së.

Mësohet se Dokumenti “Informacion mbi ecurine_Damiani.docx” 79 faqe ky dokument i është dërguar nga Zambak Gjoni tek Ismaili por dhe personave të tretë.

Më 18 shkurt 2025, SPAK zbulon se i hetuari Zambak Gjoni i dërgon Ismailit, gjithashtu dokumentin me përmbajtje: “Leter porosi_Austrië.doc.”, duke dërguar sms: “Do e haje dhe damiani me duket”, si dhe duke dërguar gjithashtu dhe dokumentin me titull “Informacion mbi ecurine Damian”

Ismaili vetë në dëshminë e tij pranon se ka marrë informacion por ka menduar se ishin material të shpërndaranë media dhe jo të hakeruara nga SPAK

“Një natë, përpara disa kohësh, më solli një material si komunikonim vazhdimisht dhe e pashë, ndërkohë që isha duke punuar. Këtë material e shpërndava pasi e mendova se ishte një lajm që kishte dalë nga mediat dhe nuk e mendova gjatë. Më pas e kam lexuar këtë material dhe i hodha një sy. Materiali kishte të bënte me disa hetime të zhvilluara ndaj shtetasit Damian Gjiknuri dhe nuk e kam diskutuar më me njerëz të tjerë”

Petale trëndafilash nga ajri…/ Zbuloni dy banorët që morën surprizën e veçantë (Video)

Miri dhe Stelina janë dy banorë që kanë krijuar raport të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Ata njihen që nga jashtë, por duket se në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë afruar dhe më shumë si miq.

Ditën e sotme, Stelina i ka qëndruar pranë Mirit, pasi ky i fundit ka patur disa debate të forta me Keijsin, Mateon dhe Erikun.

Por jo vetëm kaq, pasi ata kanë marrë edhe një surprizë të bukur nga ajri. Për Mirin dhe Stelinën erdhi një parashutë me fotografinë e të dyve, e cila hodhi edhe disa petale trëndafilash.

Dy banorët u emocionuan, ndërkohë Stelina shton se kjo dhuratë është nga një shoqe e tyre e përbashkët.

Kujtojmë se kjo surprizë vjen pas deklaratë së Keijsit që Miri u ka blerë lule dashnoreve të tij, te dyqani i luleve të Stelinës. Kjo e fundit e mohoi kategorisht këtë deklaratë të papritur të banorit.

VIDEO

“Blendi Fevziu të nxjerrë faktet ose i bën shërbim Ramës” Andi Bushati bën për ujë të ftohtë Fevziun: Erdhi koha që …

Duke komentuar debatin online mes moderatorit Blendi Fevziu dhe kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së ministrat lënë kronikat e gatshme dhe ikin gjatë fundjavave me pushime, analisti Andi Bushati thotë se Fevziu duhet të nxjerrë faktet, ndryshe i bën shërbim Ramës.

“Duhet të nxjerrë faktet Fevziu, sepse tha se shtatë ministra prodhojnë kronika pa qenë në punë. Rama tha se kanë qenë në punë s’kanë bërë kronika false. Ta godasësh Ramën me fakte të paqena është t’i bësh nderinë më të madh. Fevziu të nxjerrë faktet dhe debati mbyllet, jo hidh e prit.” ,tha Bushati nënë emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Sipas tij, debati nuk vlen nëse nuk nxjerr fakte.

‘Shuhet debati po i nxorre faktet dhe mbaron. Nuk e di çfarë faktesh ka Fevziu, por do të mbyllej debati po të dlinin faktet, as Rama s’fliste më, as Rama nuk i përgjigjej”, shtoi Bushati.

Ndërsa socilogu Ergys Mërtiri u shpreh se Rama këtë shfrytëzon, duke u marrë me muhabete kot për të spostuar vëmendjen.

“Që këta (ministrat) çojnë kaseta kjo dihet. Se ku është ajo se kur e çon ti kasetën ky është muhabet kot. Problemi është pse Rama merret me këtë. Merret me debate pa ndonjë peshë, ndërkohë që i është kapur tjetra te AKSHI, bëhet nami, janë miliona euro dhe ai merret me kaseta. Rama prandaj e shtyn këtë gjë, se të spostojë vëmendjen do ai.” ,tha Mërtiri.

Rama: Të zvogëlohet Parlamenti, të ketë vetëm 100 deputetë

Kryeministri Edi Rama ka hedhur idenë e zvogëlimit të numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, duke propozuar që Parlamenti të reduktohet nga 140 në 100 anëtarë, gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

“Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi Kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi Kuvend me 100 vetë. Publiku do ta mirëpriste këtë dhe do të racionalizoheshin forcat,” tha Rama.

Kur vjen fjala te Kushtetuta e Shqipërisë duhet ngritur një grup që pastaj të hapë një proces, është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, kërkon shumë më tepër hapësirë angazhim, burime. Ambicia do jetë duhet të jetë që në fund të mandatit të kalojmë edhe një Reformë Kushtetuese”, tha ai.

Në fjalën e tij, Rama akuzoi opozitën dhe veçanërisht Partinë Demokratike se po pengojnë përpjekjet e qeverisë për integrimin evropian të vendit, duke promovuar jashtë kufijve një imazh negativ të Shqipërisë. Sipas tij, kundërshtarët politikë nuk janë të interesuar për bashkëpunim real në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Puna jonë nuk pret. Do të ishte qershi mbi tortë nëse të tjerët do të ishin të interesuar të bënin të njëjtën punë për integrimin në BE, por nuk janë. Përkundrazi, angazhohen që me çdo mjet të përcjellin jashtë kufijve të Shqipërisë një imazh negativ, duke e paraqitur vendin si narkoshtet,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se mazhoranca mbetet e hapur për dialog dhe bashkëpunim, por sipas tij opozita nuk ka treguar vullnet për një proces të sinqertë politik. “Ne asnjëherë nuk mbyllim derën. Nëse duan të japin alternativë, le të vijnë. Për të tjerat rrugët ndahen: ne përpara, ata mbrapa,” deklaroi Rama, duke përdorur tone të ashpra ndaj kundërshtarëve.

Në të njëjtën mbledhje, kryeministri propozoi ngritjen e një grupi nismëtar për ndryshime kushtetuese, ku një nga pikat kryesore do të ishte racionalizimi i përbërjes së Kuvendit. “Kemi një parlament me 140 vetë dhe fare mirë mund ta kishim me 100 vetë. Publiku do ta mirëpriste këtë dhe do të racionalizonte forcat,” tha Rama.

Deklaratat e kryeministrit vijnë në një kohë kur qeveria po përballet me kritika të vazhdueshme nga opozita dhe partnerë ndërkombëtarë për funksionimin e institucioneve dhe transparencën në vendimmarrje, ndërsa mazhoranca thekson angazhimin e saj për reforma dhe modernizim të strukturave parlamentare.

“Je femra më e bukur në fshatin tonë, shpirt”, motra e policit të akuzuar për dhυnë nxjerr mesazhet e 46-vjeçarit: ‘FB’ s’më lejonte të…

Ka marrë një tjetër rrjedhë historia e dhunimit të babanë e bir në Fier.

Altin Meçaj ka akuzuar Fredi Lamaj (efektiv policie) se i ka dhunuar, pasi i kishte bërë ‘like’ dhe një ‘koment komplimentues’ motrës së këtij të fundit.

Motra e Lamajt, ka reaguar duke hedhur poshtë pretendimet e tij se ka qenë vëllai ai i cili i ka dhunuar.

Ndërkohë ajo ka publikuar edhe mesazhet që ka marrë prej Meçajt, duke thënë se e ka denoncuar për përndjekje, pasi i shkruante vazhdimisht dhe i shprehte dashurinë.

Reagimi i plotë:

Kjo është hera e parë që flas publikisht dhe në media, dhe po e bëj vetëm sepse ndihem e detyruar të sqaroj disa të pavërteta që po përsëriten prej ditësh.

Unë jam motra e Fredi Lamaj dhe dua të sqaroj se akuzat e shtetasit Altin Mecaj, sikur vëllai im e ka dhunuar, nuk janë të vërteta.
Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe kjo mund të faktohet.

Po flas sepse prej më shumë se 6–7 ditësh ky shtetas po del vazhdimisht në media, duke dhënë deklarata të pavërteta dhe duke u paraqitur padrejtësisht si viktimë.

Në mënyrë të veçantë, ai ka deklaruar publikisht se ndaj meje ka bërë vetëm një koment në Facebook, si një kompliment, gjë që nuk është e vërtetë.

Në realitet, unë kam qenë subjekt i mesazheve të shumta private, të vazhdueshme dhe insistuese, të cilat përbëjnë ngacmim dhe përndjekje.

Dua të theksoj qartë se nga ana ime nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj këtyre mesazheve.
Nuk kam komunikuar dhe nuk kam pasur mundësi t’i kthej as përgjigjen e merituar, pasi Facebook nuk më lejonte t’i shkruaja, çka e bën edhe më të qartë faktin se komunikimi ka qenë i njëanshëm dhe i padëshiruar.

Këto sjellje më kanë shkaktuar shqetësime serioze emocionale dhe familjare, si për mua, ashtu edhe për familjen time.

Për këtë arsye, kam ardhur ditën e djeshme nga Italia, ku jetoj, për të depozituar kallëzim penal për përndjekje ndaj këtij shtetasi, pasi veprimet e tij kanë sjellë pasoja të rënda në jetën time familjare dhe kanë prekur edhe vëllain tim.

Po ashtu, nga informacione që na janë komunikuar nga persona të ndryshëm, rezulton se këto sjellje nuk janë të izoluara, por të përsëritura edhe ndaj vajzave të tjera.

Sa i përket dhunës që ky shtetas pretendon se ka pësuar së fundmi, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen tonë, dhe sipas dijenisë sonë nuk është shkaktuar nga vëllai im apo persona të afërt me ne, por nga individë të tjerë për të cilët ne nuk kemi dijeni.

Nuk kam pasur asnjë interes të dal në media, por nuk mund të lejoj që gënjeshtrat e përsëritura të dëmtojnë dinjitetin e një personi të pafajshëm dhe të shtrembërojnë të vërtetën.

Kërkoj vetëm që kjo çështje të trajtohet me qetësi, paanshmëri dhe verifikim faktesh, duke respektuar ligjin dhe dinjitetin njerëzor.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Me respekt,
Motra e Fredi Lamaj

Paralajmërimi i fortë: Tre deputetë të PS pritet të thirren së shpejti në SPAK

Analisti dhe gazetari Basir Çollaku ka paralajmëruar se tre deputetë të tjerë pritet të thirren së shpejti në SPAK, pasi dosjet e tyre, sipas tij, janë duke u hetuar prej 5–6 vitesh.

I ftuar në emision në News24, Çollaku tha se bëhet fjalë për disa nga emrat që kryeministri Edi Rama përmendi së fundmi në sallën e Kuvendit.

Ai shtoi se në Parlament do të ketë kërkesa të tjera për heqje imuniteti dhe përballje me drejtësinë.

“Shumë shpejt, emra që përmendi Rama në sallë, do t’i keni tek taksia e trenit sic thotë kryeministri, dosjet e tyre hetohen prej 5-6 vitesh, do të ketë kërkesa të tjera për heqje imuniteti në parlament dhe për tu përballur me drejtësinë.

S’do të bëjë bereqet rezistenca e Ramës me 83 mandate, sado dilemma do të kenë, njësoj si me votimin e reformës në drejtësi do të bëhen jeshil, do të ngrenë kartonin jeshil”, thaÇollaku.

Kur nis vala e re e motit të keq – Çfarë thotë meteorologu për përkeqësimin e ri të motit që është në prag

Për një valë të re moti të keq flet shërbimi meteorologjik për pjesën e mbetur të janarit. Parashihet që kjo valë moti të keq të shoqërohet me rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje bore edhe në zona të ulëta.

Sipas meteorologëve, është konfirmuar një periudhë katërditore që sjell në rajon, Shqipëri dhe fqinjët një valë të ftohti ukrainas, me karakteristika kryesore temperaturat shumë të ulëta, erëra të forta veriore, si edhe borë edhe në zona jo malore.

Temperatura pritet të bjerë deri me 10 gradë Celsius.

Meteorologët vlerësojnë se duke qenë në zemër të dimrit, një zhvillim i tillë i kushteve atmosferike nuk është aspak i pazakontë.

Karakteristikat kryesore të kësaj vale të ftohtë, që vjen nga zona e Ukrainës, janë:

Rënie graduale e temperaturës nga veriu drejt jugut, me ulje që pritet të arrijë në 10 gradë çka e çon nivelin e temperaturave më të ulëta, nga disa gradë nën zero në zonat malore dhe zero në zonat e tjera.

Sakaq erëra veriore shumë të forta, që do të fryjnë me intensitet 8–9 ballë në Detin Egje, priten nga e shtuna 17 janar deri të martën 20 janar.

Në Detin Jon, erërat do të jenë lindore, me të njëjtin intensitet, gjatë të hënës 19 janar dhe të martës 20 janar. /noa.al

Nuk do ta njihni/ Akuzoi Brikenën për ndërhyrje estetike, zbulohen foto e vjetra të Inës së “Big Brother Vip”

Ina, një nga banoret e këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të pamjes së saj të jashtme.

Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një foto e vjetër e saj, e cila ka shkaktuar habi të madhe te ndjekësit për shkak të ndryshimit rrënjësor.

Në imazhin që krahason të shkuarën me të tashmen, Ina shfaqet thuajse e panjohur.

Tiparet e saj në foton e vjetër ndryshojnë dukshëm nga imazhi i kuruar që ajo prezanton sot në ekran, duke nxitur menjëherë aludimet për ndërhyrje të shumta estetike.

Komentuesit në rrjet kanë vënë në dukje ndryshime të mundshme në buzë, mollëza dhe strukturën e fytyrës, duke e akuzuar banoren se ka transformuar plotësisht pamjen e saj origjinale.

SHBA “shpartallon” Ilir Metën/ Letër-porosi e re në SPAK, ish-presidentit i zbulohet aferë 280 mijë dollarë

SPAK ka shtuar “arsenalin” e dyshimeve të ngritura ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, pasi mori në dorë një letër-porosi të mbërritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas materialit të administruar në tetor të vitit të shkuar, Struktura e Posaçme pretendon të ketë zbuluar një shumë të re prej gati 280 mijë dollarësh amerikanë, të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe që lidhen me ish-Presidentin nën akuzë për 3 vepra penale.

Shifra është pohuar si argument për të mos e liruar Metën nga burgu, në seancën gjyqësore të 5 janarit në Gjykatën e Posaçme, në të cilën, Meta dështoi të ndryshonte masën e sigurisë. Referuar vendimit gjyqësor, të siguruar nga A2 CNN, prokurorët e SPAK kanë pohuar se së fundmi është konstatuar një shumë e përfituar nga lobimi.

Bëhet fjalë për kontratën e konsulencës me kompaninë GSIS, që i shtohet shumës fillestare për të cilën ishte ngritura akuza. Sipas SPAK, shumës prej afro 246 mijë dollarë për të cilat akuzohej Meta në një marrëdhënie të dyshuar korrupsioni, i është shtuar edhe shuma e re.

“I është shtuar dhe shuma 279.783 dollarë nga lobimi, e cila është jo vetëm përfitim i paligjshëm, por edhe mënyra e transferimit përbën një shifër të konsiderueshme, sa i përket aspektit të pastrimit të produkteve penale për të pandehurin Ilir Metaj”, citohej pretendimi i SPAK në vendimin e gjykatës.

Në një reagim të bërë pak ditë më parë në lidhje me lobimet, Meta tha se nuk ekzistonte asnjë provë që të ketë shkelur ligjin shqiptar apo atë amerikan, e as të kishte dijeni se dikush tjetër po shkelte ligjin për llogari të LSI. Sipas Metës, letër-porositë e dërguara kanë synuar jo zbulimin e së vërtetës, por mjegullimin dhe fshehjen e të vërtetave.

Tragjike/U konfliktuan për një vajzë, shoku i klasës godet me t hlkë në z emër 18-vjeçarin

Një 18-vjeçar italian me origjinë egjiptiane, i cili u godit me thikë nga shoku i tij i klasës në La Spezia ka ndërruar jetë pas një sherri që ata patën për një vajzë.

I riu u transportua në gjendje kritike në Spitalin Sant’Andrea, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale tepër delikate, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda.

Sulmi ndodhi gjatë pushimit mes orëve të mësimit, në sy të disa nxënësve. Viktima u godit disa herë me thikë dhe pësoi plagë të rënda në gjoks duke i prekur edhe arteriet.

Sipas raportimeve, operacioni kirurgjikal zgjati më shumë se tre orë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu pësoi disa herë arrest kardiak dhe pastaj ndërroi jetë.

Policia arrestoi autorin e dyshuar, një 19-vjeçar, i cili tashmë do të përballet me akuzën e vrasjes, ndërsa dyshohet se sherri lidhej me një vajzë.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Thika e përdorur në sulm është gjetur dhe autoritetet kanë marrë dëshmi nga nxënës dhe mësues të shkollës. Sipas hetimeve paraprake, sulmi mund të ketë qenë kulmi i një konflikti që kishte vazhduar prej disa ditësh mes dy të rinjve, ndoshta për shkak të një vajze.

Debati i fundit thuhet se nisi në tualetet e shkollës, ndërsa sulmi fatal ndodhi në klasë, ku viktima kishte kërkuar të fshihej nga agresori./Top Channel