“Sugar daddy, kush ti blen rrobat?”/ Pas akuzave të FORTA të Rogertit, REAGON familja e Selin

Mbrëmjen e djeshme Selin ka patur një debat të fortë me Rogertin, i cili i është drejtuar banores duke i thënë se ka “sugar daddy”, si dhe e ka pyetur se kush i ka blerë rrobat.

Gjithashtu Rogerti i ka përmendur Selin edhe një teze që ajo ka në Londër, ku sipas banorit, ajo dhe gruaja e tij janë shoqe.

Lidhur me akuzat e rënda që ka bërë Rogerti ndaj Selin, ka reaguar familja e balerinës. Sipas tyre, këto deklarata të banorit kanë prekur drejtpërdrejt nderin, dinjitetin dhe integritetin e saj si grua dhe profesioniste.

Familja shton se përdorimi i fjalës “sugar daddy” është shpifje e pastë dhe cenon rëndë figurën e saj morale.

Familja kërkon që të merren masat a duhura për Rogertin, që sipas tyre, ai ka vënë në dyshim dhe integritetin e saj profesional, duke sulmuar aftësinë e saj si balerinë.

“Selin ka hyrë në këtë eksperiencë me dinjitet, korrektësi dhe respekt për rregullat. Presim që i njëjti standard të ruhet dhe ndaj saj”, e mbyll deklaratën familja e banores së “Big Brother VIP 5”.

Postimi i plotë i familjes së Selin:

‼️REAGIM‼️

Si familje e Selines, ndjejme detyrimin moral dhe njerezor te reagojme publikisht lidhur me situaten e rende dhe te papranueshme qe ka ndodhur gjate oreve te fundit ne shtepi.

Duke nisur qe pas Prime te mbremshem, nje banor tjeter ka nisur nje seri akuzash, denigrimesh dhe shpifjesh te vazhdueshme ndaj Selines, duke e cuar debatin ne nje nivel te agravuar dhe thellesisht fyes. Keto deklarata kane prekur drejtperdrejt nderin, dinjitetin dhe integritetin e saj si grua dhe si profesioniste.

Jane hedhur akuza te renda dhe te paverteta, perfshire insinuata per “sugar daddy”, qe perbejne shpifje te pastra dhe cenojne rende figuren e saj morale. Po ashtu eshte vene ne dyshim integriteti i saj profesional, duke u sulmuar aftesia e saj si balerine, gje qe eshte jo vetem fyese, por edhe totalisht e pabazuar, duke qene se karriera dhe puna e saj flasin vete prej vitesh.

Me tej, jane hedhur akuza te paverteta ndaj produksionit, duke pretenduar se Selin ka pasur telefon gjate karantines ne hotel dhe se ka shkelur rregulloren e programit. Keto jane deklarata shume te renda, qe jo vetem demtojne imazhin e Selin, por vene ne diskutim edhe seriozitetin dhe korrektesine e produksionit.

Si familje, jemi te lenduar dhe te indinjuar nga kjo situate. Askush nuk ka te drejte te ngreje shpifje, te ul integritetin e nje vajze dhe te perdore fjale qe demtojne rende personalitetin dhe reputacionin e saj, per arsye loje apo strategjie.

Kerkojme nga produksioni qe kjo situate te trajtohet me seriozitetin maksimal dhe te merren masat perkatese sipas rregullores, per te ndalur gjuhen e denigrimit, shpifjet dhe sulmet personale qe tejkalojne cdo kufi te lojes dhe respektit njerezor.

Selin ka hyre ne kete eksperience me dinjitet, korrektesi dhe respekt per rregullat. Presim qe i njejti standard te ruhet edhe ndaj saj.

Me respekt,

Familja.

Ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Eria Ago kërkon lirinë! (Çfarë e trdht¤i ish-misin dhe të “FORTIN” e Shkodrës)

Ish-partneria e Safet Bajrit, Eria Ago ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Lartë.

Kërkesa vjen pasi më herët ndaj saj Gjykata e Posaçme e Apelit zbuti masën e sigurisë nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’.

Prej muajsh, Eria Ago mbahej në paraburgim në Pojskë, pasi dyshohej se ndihmoi Bajrin per tu larguar në vrasjen e Fatbardh Licit.

Ago ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj, duke thënë se nuk ka dijeni në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodër, ku u vra Fatbardh Lici.

Sipas saj ditën kur ka ndodhur vrasja e Fatbardh Licit, ka qenë në Tiranë dhe pretendon se nuk e ka përdorur asnjëherë makinën e Astmer Bilalit.

Mirëpo, sipas dosjes së SPAK rezulton e kundërta. Eria Ago akuzohet se ka transportuar nga Shkodra në Tiranë, Astmer Bilalin.

Më 10 gusht të vitit 2018, Eria ka qenë në timonin e mjetit dhe ka ndihmuar në arratisjen e Astmer Bilalit, duke e sjellë nga Shkodra në Tiranë.

Ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Eria Ago kërkon lirinë!

Ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Eria Ago kërkon lirinë!

Rogerti provokon Dj Gimbon me vëllain e ndjerë të Gjestit, ndezet situata në BBVA (Video)

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ka ndodhur një moment mjaft tensionues.

Rogerti ka prekur një temë shumë të ndjeshme për DJ Gimbo, duke përmendur tragjedinë familjare të mikut të tij të ngushtë, këngëtarit Gjesti, i cili humbi vëllain e tij kohët e fundit.

Kur Rogerti është duke diskutuar për ngjarjen, DJ Gimbo ka ndërprerë menjëherë, duke i thënë qartë se nuk dëshiron që kjo temë të diskutohet, sidomos përpara kamerave të spektaklit.

Ai është shprehur se preferon të mos hapë këtë bisedë dhe ka kërkuar që të mos diskutohet rreth kësaj tragjedie brenda BBV.

Ky moment është komentuar gjerësisht nga shikuesit dhe ka ndezur debat në rrjetet sociale, teksa ka bërë që disa nga fansat të mendojnë për kufijtë e respektit ndaj jetës private edhe brenda një reality show-je.

VIDEO

U dhυnυa b¤rba risht në mes të rrugës, Elton Tozaj kërcënohet sërish! I lyejnë shtëpinë me benzinë, gazetari reagon ashpër

Gazetari Elton Tozaj i cili vetëm 1 muaj më parë u rrah barbarisht, ka treguar së fundmi se është kërcënuar përsëri.

Me anë të një reagimi në ‘InstaStorty’ ai ka shkruar se nuk mund t’ja mbyllin gojën kërcënimet apo dhuna.

“Mund të më intimidoni rrihni ose kërcënoni, por kurrë nuk do mbyllni gojën e një gazetari të lirë të një vend të lirë“, shkruan ai.

Një detaj i bërë i ditur përsëri në rrjetet e tij sociale është se këtë herë gazetarit i është lyer shtëpia me benzinë nga persona të paidentifikuar.

Sipas Tozajt,i cili foli disa ditë më parë në emisionin “Me zemër të hapur”, sulmi i më 26 dhjetor 2025,erdhi pas publikimit të disa materialeve filmike që, sipas tij, provonin lidhje të rrezikshme mes personazheve të njohur të ekranit dhe individëve të botës së krimit.

Ai rrëfeu se mbrëmjen e ngjarjes ishte takuar me dy persona që i njihte, pa e ditur se takimi do të përfundonte në një akt dhune ekstreme. Nga momenti i sulmit, gazetari thotë se nuk mban mend asgjë, pasi ka humbur ndjenjat nga goditjet e forta.

“Misioni i gazetarit është të thotë të vërtetën, unë bëj showbizin, në dukje e lehtë. Por showbiz në Shqipëri është çdo gjë. Çdo gjë që unë bëj e ka një qëllim. Shpresoj shumë që ata që përdorin showbiz për tu pasuruar, të hetohen.”

Ai ka treguar se arsyeja pse nuk e denoncoi menjëherë sulmin lidhet me një precedent të krijuar vite më parë, ku sipas tij u kërcënua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë i asaj kohe.

Tozaj ka theksuar se ndaj tij nuk ekziston asnjë çështje penale për shkrimet që ka publikuar gjatë karrierës.

“Nëse ndjehesh i kërcënuar nga deklarata, më hidh në gjyq dhe secili merr atë që i takon, por nuk ka asnjë proces ndaj meje,” tha ai ndërsa shtoi se:“Këtë herë mendova ta ndjek në rrugë ligjore, por ndodhi që në Drejtorinë e Përgjithshme dhe më pas në atë të Tiranës, një nga njerëzit e personit që kam denoncuar punonte aty. Ky person ka kaluar pesë gardhe policie. A është i mbrojtur prej tyre? Ai është personi më i kërkuar për momentin, dhe unë pyes: pse nuk e kapin?”

Ai foli gjithashtu për reagimin e miqve dhe kolegëve pas dhunës ku shtoi se ka marrë mbështetjen e kolegëve dhe jo vetëm:

“Pas incidentit më telefonuan miqtë e mi gazetar, pothuajse të gjithë personazhet e showbizz-it. Më kanë bërë përshtypje dy kolege që nuk më kanë kontaktuar fare. Më vjen shumë keq, sepse, larg qoftë, nëse do t’u kishte ndodhur atyre, unë do t’u isha gjendur publikisht, duke i mbështetur me një story siç bëhen zakonisht në raste të tilla, madje do të isha aty edhe fizikisht.” tha Tozaj.

Statusi-i-gazetarit

Statusi-i-gazetarit

SPAK kërkon ta arrestojë për tendera abuzive, Belinda Balluku bën lëvizjen e papritur, kërkon ….

Në një kohë kur Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, numri dy i qeverisë ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë ku kundërshton ndalimin e udhëtimeve jashtë vendit, pasi me vendim GJKKO pasaporta e saj është e bllokuar.

Ndërkohë lidhur me masën e pezullimit nga ushtrimi i detyrës, Balluku nuk ka ngritur pretendime duke qenë se Apeli e ka pezulluar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Masat ndaj Ballukut janë vendosur nga Prokuroria e Posaçme për shkak të akuzave të ngritura ndaj saj për dyshime mbi abuzime me vlerë miliona euro me tenderat publikë.

Paralajmërim i fortë nga Ambasada e SHBA në Tiranë: Mos rrezikoni të …

Ambasada amerikane në Tiranë ka rikujtuar qytetarët shqiptarë që të respektojnë kushtet e vizës dhe periudhën e qëndrimit në SHBA.

Teksa ka rishpërndarë deklaratën e Departamentit amerikan për Çështje Konsullore, ambasada sqaron se qëndrimi në SHBA përtej afatit të caktuar, mund të sjellë pasoja të rënda, si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen.

Sipas ambasadës, qëndrimi i tejzgjatur ndikon në mundësinë për të udhëtuar, studiuar ose punuar në SHBA.

“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej “Datës së pranimit deri më…” të I-94 mund të çojë në pasoja të rënda si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen. Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara.”, thuhet në njoftim.

Letër zyrtare që trondit “BBVA”-in: Familja e Selin Bollatit ngre akuza të forta

Familja e Selin Bollatit i është drejtuar zyrtarisht Top Channel dhe produksionit të Big Brother VIP Albania, duke shprehur shqetësimin e tyre të thellë për situatën e krijuar pas Prime-it të fundit në shtëpinë e BBVIP.

Në reagimin e tyre thuhet se banori Rogert Sterkaj ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme gjuhë fyese, denigruese dhe shpifëse ndaj Selin Bollatit, duke cënuar rëndë dinjitetin, integritetin dhe figurën e saj si grua dhe profesioniste. Sipas familjes, janë bërë akuza të pavërteta dhe insinuata me natyrë poshtëruese, përfshirë aludime për përfitime financiare dhe vënie në dyshim të aftësive të saj profesionale si balerinë.

Po ashtu, theksohet se nga i njëjti banor janë ngritur akuza të pabaza edhe ndaj produksionit, duke pretenduar shkelje të rregullores nga ana e Selin Bollatit, deklarata që sipas familjes dëmtojnë imazhin e saj dhe vënë në pikëpyetje seriozitetin e programit.

Familja nënvizon se këto veprime nuk përfaqësojnë debat apo lojë, por përbëjnë dhunë psikologjike, bullizëm dhe cenim të rëndë të dinjitetit njerëzor, në kundërshtim me parimet dhe rregulloren e Big Brother VIP.

Në fund, familja kërkon që situata të trajtohet me përgjegjësi të plotë institucionale dhe të merren masat e nevojshme sipas rregullores së programit, për të ndalur gjuhën denigruese, shpifjet dhe sulmet personale që tejkalojnë çdo kufi të lejueshëm.

Dëshmia tronditëse pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna mes lotësh: Hallat e saj duhet të jenë në burg, babai i vajzës…

Një dëshmi tronditëse u dha para pak ditësh për Bleona Matën, vajzën e vogël e cila u zhduk 15 vite më parë në Kukës.

Një i moshuar ka ndarë një sërë informacionesh dhe detajesh që lidhen me rrethanat e rrëmbimit, lëvizje të dyshimta dhe elementë që mund të hapin pista të reja hetimi për fatin e Bleonës.

Në “Ftesë në 5”, nëna e Bleona Matës, Bukuria, u shpreh se dhimbja e 15 viteve pa drejtësi po e vret çdo ditë dhe se hallat e saj duhet të jenë në burg për rrëmbimin që kanë bërë.

“Kjo dhimbje po më djeg e përvëlon. Por shpresat e mia ringjallin dritë që një ditë do e përqafoj me mall. Mendoj që njëherë do t’ia dëgjoj zërin. Ai dinte shumë gjëra ai zotëria, e falënderoj. Kur ka qenë tek ‘Njerëzit e Humbur’, gjithë fshatarët e mbajtën të fshehtë këtë para policisë se kishin frikë.

Atë ditë është parë një makinë me targa Vlorë. Përse vonoi kaq drejtësia, e përjetojmë këtë dhimbje. Ai zotëria ka thënë: jam moshë e vjetër, e kam ditur këtë informacion por nuk më ka lënë familja. Nuk dua të vdes me këtë brengë, ka thënë. Po të ishte drejtësia e mirëfilltë, nuk do ishin bërë 15 vite dhe 5 vajzat të rrinë të lira. Ato të ndëshkohen me burg derisa të flasin të vërtetën. Ato e dinë pse e kanë tregtuar vajzën. Ato duhet të futen atje ku e meritojnë”.

Ajo hodhi akuza edhe mbi babanë e Bleonës, që nuk e ka denoncuar kurrë humbjen e vajzës.

“Po si ta kërkojë babai, ku është turpi. U zhduk vajza, gjithmonë kishin presion nga vëllezërit. Duke marrë presion mos të nxirrte motrën në TV. Unë denonco, ai tërhiq. Nuk e di çfarë babai është, nuk ka zemër të kërkojë evladin e vet” – u shpreh nëna e Bleonës./Top Channel

“Mund të helmoheni. Hiqeni nga mendja qumështin e fshatarit”, eksperti: Qumështi i marketit më i mirë

Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku ka apeluar për më shumë kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve, duke theksuar rëndësinë e konsumimit të produkteve të stinës dhe atyre organike.

Në një prononcim të tij, Pilku u ndal veçanërisht te qumështi, duke paralajmëruar rreziqet serioze që lidhen me produktet e pakontrolluara që shiten në rrugë.

Sipas tij, konsumatorët duhet të zgjedhin vetëm kompani që ofrojnë siguri të lartë dhe standarde të verifikuara. Ai theksoi se qumështi i rrugës duhet përjashtuar plotësisht nga konsumi, pasi nuk ka asnjë garanci për origjinën dhe cilësinë e tij.

“Konsumatori duhet të dijë kush e ka prodhuar qumështin. Vetëm në këtë mënyrë ka gjurmueshmëri dhe produkti duhet të shoqërohet me dokument laboratorik.

Duhet parë edhe ambalazhi, mënyra e tregtimit dhe temperatura e ruajtjes. Kemi parë qumësht që shitet në 45 gradë në rrugë. Ai qumësht mund të shkaktojë helmim”, u shpreh eksperti.

Sipas Pilkut, mungesa e kontrollit dhe kushtet e papërshtatshme të ruajtjes e kthejnë qumështin e rrugës në një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve. /skyweb.al

Horoskopi për ditën e sotme,e enjte 29 janar 2026

Dashi

Natyra juaj sporadike dhe e rastësishme nuk do të vlerësohet nga të tjerët. Bëjuni të ditur njerëzve se cili është plani juaj përpara se të vazhdoni. Përndryshe, mund të rrezikoni produktivitetin e të gjithë grupit. Kushtojini vëmendje udhëzimeve në vend që të shpikni tuajat.
Demi

Ndihesh tepër i ndjeshëm dhe duket se të gjithë të tjerët janë tepër kritikë. Ky nuk është një kombinim i mirë, pavarësisht se si e sheh ti. Mos mbaj pritshmëri shumë të larta. Mbaj një ritëm të qëndrueshëm dhe përpiqu të mos krijosh valë të mëdha.

Binjakët
Gëzimi i djeshëm shuhet kur kupton se ka të meta të natyrshme në një plan që e mendoje të pamposhtur. Kjo nuk është arsye për t’u dorëzuar plotësisht. Bëj modifikime, por mos u dorëzo krejtësisht. Shumë gjëra janë në lojë.

Gaforrja
Më në fund, njerëzit po pajtohen me gjërat që ke thënë gjatë gjithë kohës. Qasja jote konservatore dhe e kujdesshme po të sjell përfitime të mëdha sot. Kjo vërteton se nëse i qëndron besnik vetes, do të arrish madhështi.

Luani
Tendenca juaj mund të jetë të anashkaloni gjërat me shkronja të vogla dhe të lini dikë tjetër të kujdeset për atë departament. Kini kujdes këtu. Nëse ia lini këtë punë të rëndësishme dikujt tjetër, ai ose ajo ka të ngjarë ta kryejë atë duke pasur parasysh interesat e veta.

Virgjëresha
Idetë tuaja më praktike janë ato që do t’ju sjellin më shumë pikë. Njerëzit do ta vlerësojnë qëndrueshmërinë dhe stabilitetin shumë më tepër sesa do t’u përgjigjen fantazive ose spekulimeve. Fitoni favorin e të tjerëve duke e lënë këtë anë tuajën të shkëlqejë.

Peshorja
Njerëzit duan të shohin prova të forta për të mbështetur premtimet që bëtë dje. Tani është koha të flisni hapur. Nëse nuk mund t’u tregoni të tjerëve se jeni të gatshëm ta mbani fjalën tuaj, do të humbni një mbështetje të jashtëzakonshme.

Akrepi
Edhe pse je ndjerë i shkëputur gjatë dy ditëve të fundit, nuk ka arsye të heqësh dorë nga vetja ose nga aftësia jote për të përballuar konkurrencën. Do të zbulosh se situata ka ndryshuar dhe tani je ti ai që merr vendime.

Shigjetari
Mos pretendo se gjithçka është në rregull kur në fakt nuk është. Kur sheh gabime në plan, sigurohu që t’ua tregosh të tjerëve. Nëse nuk i sheh, pasojat në të ardhmen do të jenë të tmerrshme. Kushtoji vëmendje detajeve gjatë të gjitha fazave të lojës.

Bricjapi
Aftësia juaj për të arritur në thelbin e çështjes do të jetë çelësi i suksesit të ditës. Për të zgjidhur problemin në fjalë, do t’ju duhet të ndani pjesët më të mëdha në segmente dhe ta shqyrtoni situatën duke parë pjesët e saj individuale.

Ujori
Puno për të gjetur grackat në planin tënd aktual. Luaj rolin e avokatit të djallit. Zakonisht je aq i përqendruar në anën pozitive saqë nuk arrin ta shohësh anën e errët. Mos ji dritëshkurtër. Përgatitu për më të keqen duke shpresuar për më të mirën.

Peshqit

Produktiviteti juaj do të jetë mjaft i lartë sot. Përballuni me çdo gjë që kërkon përqendrim dhe vëmendje intensive ndaj aspekteve më të imëta. Nëse keni nevojë të bëni ndonjë korrigjim të punës suaj ose të të tjerëve, tani është koha për ta bërë. Përdorni energjinë që ju është dhënë.