Shqipëria kërcënim për ekzistencën e Serbisë!Rendi botëror ka rënë, pas MadurosVuçiç reagon jalarmuar, ja cfarëdo na bējnë shqiptarët

“Rendi botëror ka rënë!”. Kështu u shpreh presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pas një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku diskutoi me tonë kritike për operacionin amerikan për kapjen e mikut të tij në Venezuelë, Nikolas Maduro.

“Pas veprimeve në Venezuelë, është plotësisht e qartë se rendi publik ndërkombëtar dhe Karta e OKB-së nuk zbatohen”, theksoi Presidenti serb, duke shtuar se ligji i forcës dhe ligji i më të fortit po dominojnë botën.

“Pra, ju e shihni që nuk ka parime. Kjo është arsyeja pse ne jemi veçanërisht të shqetësuar për armatimin e mëtejshëm të Prishtinës, në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244, e cila është pezulluar de facto, por jo de jure, nga fuqitë e mëdha, siç është Turqia.

Ato po e armatosin me shpejtësi Prishtinën. Një kërcënim i veçantë për sigurinë e Serbisë është aleanca ose bashkimi i sapokrijuar i Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit, i cili po zhvillohet në një fushë të gjerë që përfshin zhvillimin e përbashkët të sistemeve komplekse luftarake nga automjetet katër me katër deri te armët dhe mjetet më të fuqishme”, tha Vuçiç, duke shtuar se Serbia po e monitoron nga afër këtë dhe po përgatitet për mbrojtje kundër atyre që pretendoi se tani po bëjnë “kërcënime të hapura” ndaj Serbisë.

Çfarë po ndodhi!/ Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Japonisë pas arrestimit të Maduros nga SHBA-të

Koreja e Veriut lëshoi ​​të paktën dy raketa balistike në Detin Lindor, ose Detin e Japonisë, testi i parë i armëve të vitit, një ditë pasi ushtria amerikane kapi presidentin e Venezuelës, në një plan që Pheniani e ka akuzuar prej kohësh Uashingtonin se po përpiqet ta përdorë kundër udhëheqësve të vet.

“Ushtria jonë lëshoi një raketë balistike në Detin Lindor nga periferia e Phenianit rreth orës 7:50 të mëngjesit (00:50 GMT)”, tha Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.

Ministria japoneze e Mbrojtjes tha gjithashtu se kishte zbuluar lëshimin e një rakete të dyshuar balistike, e cila u ul rreth orës 08:08 (ora lokale), pa specifikuar se ku.

“Zhvillimi i armëve bërthamore dhe raketave balistike nga Koreja e Veriut kërcënon paqen dhe stabilitetin e vendit tonë dhe të bashkësisë ndërkombëtare dhe është absolutisht i patolerueshëm”, u tha gazetarëve Ministri japonez i Mbrojtjes, Shinjiro Koizumi.

Testi “ndoshta pasqyron presionin e madh që Pheniani po ndien për shkak të situatës në Venezuelë”, tha për AFP Hong Min, një analist në Institutin Korean për Unifikimin Kombëtar.

Ushtria amerikane pushtoi vendin e Amerikës Latine herët të shtunën në mëngjes dhe kapi Presidentin Nicolas Maduro, i cili më pas u dërgua në territorin e SHBA-së ku administrata e Donald Trump synon ta nxjerrë atë në gjyq për “narkoterrorizëm”.

Presidenti Trump tha se Uashingtoni synon të “qeverisë” vendin – ai nuk shpjegoi se si – derisa të ketë një “tranzicion të sigurt, të rregullt dhe të drejtë”.

Koreja e Veriut ka akuzuar vazhdimisht SHBA-në për komplot për të përmbysur qeverinë e saj.

“Edhe pse specifikimet e raketave janë ende duke u verifikuar, mesazhi themelor (i testit) është i mundshëm që sulmi ndaj Koresë së Veriut nuk do të ishte aq i lehtë (…) sa sulmi ndaj Venezuelës”, përfundoi Hong Min.

Lee Il-kyu, një ish-këshilltar politik në ambasadën e Koresë së Veriut në Kubë, i cili dezertoi në vitin 2023 dhe tani jeton në Korenë e Jugut, komentoi në Facebook se shpresonte që Seuli të “nxirrte të paktën një mësim nga zgjedhjet, vendimet dhe veprimet e fundit të SHBA-së”.

Në Korenë e Jugut, presidenca njoftoi se këshilli i sigurisë kombëtare ishte mbledhur urgjentisht dhe i bëri thirrje Koresë së Veriut të ndalonte “veprimet provokuese që shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit”.

Komanda e përbashkët amerikane përgjegjëse për rajonin e Azi-Paqësorit (INDOPACOM, “Komanda Indo-Paqësore”) tha se testi “nuk përbën asnjë kërcënim të menjëhershëm për personelin ose territorin amerikan”, duke shtuar, megjithatë, se Uashingtoni po monitoronte zhvillimet në “koordinim të ngushtë” me aleatët e tij në rajon.

Raketat udhëtuan rreth 900 kilometra para se të binin në det, sipas Seulit.

Testi i Koresë së Veriut ndodhi

disa orë para se Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, të nisej për në Kinë për t’u takuar me homologun e tij Xi Jinping.

Ai shpreson që Pekini, afër Phenianit, do të përdorë ndikimin e tij për ta ndihmuar atë të shtyjë përpara një shkrirje të marrëdhënieve dypalëshe, të cilat kanë qenë në pikën e tyre më të ulët.

Testi vjen gjithashtu ndërsa udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka qenë gjithnjë e më i zëshëm në përpjekjet e vendit të tij për të forcuar dhe modernizuar arsenalin e tij.

Ai vizitoi një kantier detar ku po ndërtohet një nëndetëse me energji bërthamore, urdhëroi një rritje të prodhimit vendas të raketave dhe ndërtimin e fabrikave për të prodhuar pajisje ushtarake, mbikëqyri testimin e dy raketave lundruese me rreze të gjatë veprimi dhe vlerësoi fuqinë e raketahedhësve të rinj të shumëfishtë.

Në përgjithësi, Pheniani ka përshpejtuar testimin e armëve të tij në vitet e fundit.

Ai kreu testin e mëparshëm të raketave balistike më 6 nëntor pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha dritën jeshile planit të Koresë së Jugut për të ndërtuar nëndetësen e vet me energji bërthamore.

Pheniani, thonë analistët, synon të përmirësojë aftësitë e tij të goditjes me precizion, të testojë armë për eksport në Rusi dhe të tregojë sfidën e tij ndaj SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Kongresi i parë i Partisë së Punëtorëve të Koresë, i vetmi i Koresë së Veriut në pesë vjet, pritet të mbahet në javët e ardhshme, duke u përqendruar në politikat ekonomike dhe të mbrojtjes.

Z. Kim vizitoi një fabrikë që prodhon armë taktike të drejtuara të hënën, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve KCNA, duke shtuar se ai urdhëroi që kapaciteti i prodhimit të rritet 2.5 herë.

Adriatik Lapaj zbulon emrin e intelektualit që mund të udhëheqë qeverinë e tranzicionit për 12 muaj: Po fitoi prapë Rama…

Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj zbuloi dy emra që sipas tij mund të udhëheqin një qeveri tranzitore për 12 muaj.

Ai u shpreh se mjeku në pension, Tritan Kalo mund të organizojë zgjedhje model në Shqipëri.

Mjeku Tritan Kalo

Po ashtu ai përmendi edhe emrin e profesorit Përparim Kabo.

Profesor Përparim Kabo

Sipas tij këta dy emra mund t’i japin Shqipërisë qeveri përtej palëve dhe zgjedhje të lira dhe demokratike, duke theksuar se më pas do të ketë efektin domino dhe do ketë garë në çdo nivel.

“Jo të jesh ti kryeministër, sepse je provuar që je hajdut. Me qeveri tranzitore, të mbledhim intelektualët më të mirë, sepse kemi. Një qeveri tranzitore për 12 muaj, më vjen në mendje profesori Tritan Kalo, është pensionuar është në Kanada dhe mund ta udhëheqë një qeveri tranzitore 12 muaj. Jam i bindur që është një njeri që zgjedhjet do ti organizonte model. Profesori Përparim Kabo…pra le ti japim njerëzve një qeveri përtej palëve 12 muaj me një mandat të qartë, të organizojmë zgjedhje demokratike. Pastaj po fitoi ky dakord, por me zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Lapaj për News24.

Erjola Doçi shpërthen kundrejt Mirit: “M¤n iak, të isha un babai i Selinës …”

Ιsh banorja e “BBV”, Erjola Doçi ka komentuar së fundmi në emisionin “Fan Club” raportin e shumëpërfolur mes Mirit dhe Selin.

Sipas Erjolës, Miri nuk është aspak i sinqertë kur deklaron se e shikon si vajzën e tij Selin, përkundrazi e shikon atë si një maniak në pjesë intime. Ndër të tjera Erjola deklaroi se:

Të bësh aleanca brenda një krevati nuk më duket gjë korrekte. Mua babai nuk më ka parë ndonjëherë kur bëj dush.

Mimikat e Mirit pastaj kur lahej Selin, mos të them ndonjë epitet më të rëndë, janë shumë të turpshme.

Kësaj gjëje duhet t’i vihet stop jo me anë të një letre, por po të isha babai i Selinës do të hyja brenda dhe do e merrja vajzën sepse nuk është normale të normalizohen sjelljet e një babai, gati gati, më fal që e them, si një maniak duke e parë në pjesë intime Selinën.

Afrimiteti Miri-Selin, reagon për herë të parë bashkëshortja e këngëtarit!

Që prej hyrjes së tij në BBV, Miri është komentuar shumë për afrimitetin e tij me Selin…

Ditën e sotme në emisionin “Fan Club”, ish banorja e BBV, Françeska Murati ka bërë një deklaratë që i ka habitur të gjithë.

Ajo ka shprehur se bashkëshortja e Mirit, ka komentuar në një video të tij me Selin, duke shkruar “Miri, më i miri.”

Françeska shtoi se profili i komentueses ishte me foton e bashkëshortes së Mirit, edhe pse nuk është se ka prova për ta vërtetuar këtë.

Që prej hyrjes së tij në BBV, Miri është komentuar shumë për afrimitetin e tij me Selin.

Këngëtari ka deklaruar se e shikon si vajzën e tij dhe jo me sy tjetër por të shumtë janë ata që dyshojnë në vërtetësinë e këtij raporti mes banorëve.

“E dua sepse…”, Miri qan për Selinën në dhomën e rrëfimit: Na ndanë (Video)

Gjatë Prime-t të së shtunës, Selin mori një letër nga babai i saj, ku i shkruante të vazhdonte lojën e saj.

Më pas, Miri u zgjodh të kalonte në Akuarium nga Stelina, duke i ndarë në një mënyrë ose një tjetër banorët.

Big Brother VIP ka ndarë momentin kur Miri u fut në dhomën e rrëfimit pas Prime-t, për të komentuar situatat.

Banori nuk i mbajti dot lotët, duke thënë: “S’duhet të kisha ardhur këtu, të paktën sot. Mori letër nga i ati. E dua sepse është super njeri.

E manifestoi gjithë shtëpia, ja na ndanë nga krevati, u kënaqën”.

VIDEO

Tronditëse/ U kthye dy herë nga vdekja, binjaku që lindi nga takimi në burg: Babai u dënua me 13 vite, kur doli u nda nga jeta

Kledioni ka lindur në burg, në periudhën kur babai i tij vuante dënimin. Sipas historisë që 21-vjeçari ndan në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, babai punonte taksist dhe dëshmoi sesi një klient vrau dikë.

Ai nuk e denoncoi në polici dhe u dënua për veprën “moskallëzim krimi” me 13 vite burg. Në atë kohë, e ëma u vendos te gjyshja në pamundësi për të rritur e vetme dy djemtë.

Kledion: Pas dy vitesh, ndërron jetë vëllai i vogël, Klevio, dy vjeç.

Ardit Gjebrea: Mamit i filluan problemet shëndetësore…

Kledion: U detyrua të shtrohej në spital dhe doktorët i thanë që t’i shpëtonin jetën, t’i hapnin vrimë në fyt.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë, ju kishit ardhur në jetë?

Kledion: Po. Nga takimi i mamit që shkonte në burg për të takuar babin, u krijuam ne.

Ardit Gjebrea: Kur thua ne sepse ti nuk je i vetëm…

Kledion: Jam binjak.

Ardit Gjebrea: Si shkon me binjakun?

Kledion: Mirë.

Ardit Gjebrea: Më shumë ziheni apo merreni vesh?

Kledion: Si çdo binjak, zihemi, duhemi. Kur nuk është këtu, më merr malli për të, them të jetë këtu. Kur është, them pse është?

Që në vitet e para të fëmijërisë, Kledioni kujton përpjekjet e vazhdueshme të gjyshes për të siguruar jetesën. Ai e shoqëronte që të shisnin misra, ndërsa sot përpiqet të ndihmojë në shtëpi duke bërë dy punë, si kamerier dhe në call center. Kledioni kujton edhe momentin kur babai doli nga burgu, por që për fat të keq, s’qe aq i lumtur.

Ardit Gjebrea: Kaluan 13 vjet dhe babi doli nga burgu. U gëzuat?

Kledion: Shumë!

Ardit Gjebrea: Filloi një jetë e bukur?

Kledion: Ishte një jetë e bukur, por shumë e shkurtër.

Ardit Gjebrea: Pse?

Kledion: Pas dy vitesh e gjysmë, babai ndërroi jetë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?

Kledion: Duke mbushur 8 vjeç.

Ardit Gjebrea: E mban mend?

Kledion: Shumë pak.

Ardit Gjebrea: Çfarë kujton prej tij diçka të bukur?

Kledion: Unë kam qenë binjaku që i ngjaja më shumë dhe si çdo baba që do fëmijët e vet, me përkëdhelitë e veta…

Ardit Gjebrea: Ti e vizitoje atë kur ai ishte në burg?

Kledion: Po.

Nëna e Kledionit vuan nga probleme të forta shëndetësore, por po ashtu edhe gjyshja Mrikë, të cilën e ka ftuar në program. Pavarësisht sfidave që i ka përballur jeta, Kledioni ka një mirënjohje të thellë ndaj gjyshes që u është gjendur pranë në momente kritike.

Kledion: Unë kam lindur me vdekje klinike, jam kthyer prapë në jetë dhe pas 10 orësh unë kam pësuar prapë vdekje klinike, por fatmirësisht unë ia dola mbanë.

Kemi lindur edhe me astmë, për shkak të saj, fëmijëria jonë ka qenë sa në spital, sa në shtëpi. Pavarësisht kësaj, gjyshja gjithnjë ka ardhur në spital edhe pse ka qenë borë, shi, ka ardhur e na ka vizituar gjithmonë.

La fëmijët dhe iku me të dashurin: Merrej me dr.ogë, donte të më fυste në bor deIIo (Video)

Gjoni është bashkëjetuesi i Julianës, me të cilën përballet në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Ai është njohur me të fillimisht përmes shoqërisë dhe më pas është gjendur midis disa kërcënimeve nga një lidhje e mëparshme e Julianës.

Juliana ka qenë e martuar dhe ka dy djem, të cilët sot jetojnë në një fshat të Përmetit me familjen e burrit. Ajo thotë se pasi jetoi me të shoqin në Janinë, ai e ktheu te prindërit e tij dhe e la vetëm me ta për 12 vjet. Sipas Julianës, ajo është ngacmuar dhe provokuar nga vjehrri dhe është detyruar t’ia mbathë.

Përmes komunikimeve virtuale, ajo u njoh me Julian Gjoçajn, për të cilin pretendon se ka dashur ta shfrytëzojë duke e trafikuar.

Juliana: U gjetëm në telefon si puna e atyre që… u gjetëm! Më tha do të të ndihmoj, nuk më ndihmoI! Do të shkojmë në Suedi, tha. Pse më do mua ti, i thashë unë, për letrat? Më donte për letrat, donte të më shfrytëzonte, fliste në telefon me të tjera!

Ardit Gjebrea: Edhe njëherë?

Juliana: Fliste në telefon me tjetërkënd, me një grua tjetër!

Ardit Gjebrea: Të tradhtonte, jo të shfrytëzonte.

Juliana: Më shfrytëzonte se donte të më fuste në bordello!

Juliana thotë se në Suedi iku bashkë me të dhe përforcon akuzat se ai donte ta trafikonte.

Juliana: Ikëm në Suedi.

Eni Çobani: Ti shkove si gruaja e Julianit.

Juliana: Po, më çoi në shtëpinë e tij. Juliani merrej me drogë, donte të më shfrytëzonte mua!

Eni Çobani: Në ç’kuptim?

Juliana: Donte të më shfrytëzonte, donte të më çonte në bordello për lekë! Ishte i etur për lekë!

Nga Suedia, Juliana nuk u largua e vetme, por bashkë me Julian Gjoçajn dhe vendoset në shtëpinë e tij në Tiranë.

Ardit Gjebrea: Ti ike nga Suedia, nuk ike nga ai se me atë erdhe, bëre gjithë këtë rrugëtim dhe erdhe në Tiranë.

Juliana: Ika pra!

Gjon: Prapë te shtëpia atij!

Ardit Gjebrea: Prapë te shtëpia atij? Po si mund të shkosh te shtëpia e tij kur ai në Suedi donte të të shfrytëzonte?

Gjon: E di koka e kësaj!

Juliana: Unë doja që të lidhej ai, mos të bënte budallallëqe prapë!

Ardit Gjebrea: Ti doje që ta rregulloje atë, të bëhej djalë i mirë?

Juliana: Po pra! As djalë i mirë s’u bë dhe është një gjë shumë e keqe për mua në këtë mënyrë!/tvklan.al

Kryeministri grek fton arvanitasit në kryeministri, ia marrin këngës shqip, reagime të shumta në rrjet

Reagime të ndryshme kryesisht në rrjetet sociale ka shkaktuar interpretimi i këngëve të Vitit të Ri nga anëtarë të shoqatës të Liosiotëve të Ilionit të Athinës, të cilët përfaqësojnë traditën arvanitase të zonës, para kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, më 31 dhjetor 2025 në ambientet e Pallatit Maksimos.

Anëtarët e shoqatës interpretuan këngët tradicionale të Vitit të Ri, të shoqëruara me veshje popullore, në një atmosferë festive dhe simbolike.

Por ndërsa pjesa e parë e këngëve ishte në greqisht, pjesa tjetër ishte në gjuhën arvanitase, çka bëri edhe vajzën e kryeministrit që ndodhej aty të përpiqej të kuptonte se çfarë thuhej në vargje.

Ngjarja u publikua zyrtarisht nga Zyra e Kryeministrit dhe u pasqyrua nga disa media greke si një vizitë thjesht ceremoniale dhe tradicionale, në kuadër të zakoneve të festave të fundvitit.

Megjithatë, interpretimi i këngëve nga përfaqësues të komunitetit arvanitas solli reagime dhe diskutime shpeshherë të zjarrta dhe ofenduese në rrjetet sociale dhe në opinionin publik. Pjesa më e madhe e polemikave lidhej me ngatërrimin e qëllimshëm ose të paqëllimshëm mes gjuhës arvanitase dhe shqipes moderne, si dhe me interpretimin e identitetit kulturor të Arvanitasve në Greqi.

Kanë pasuar mijëra komente në rrjetet sociale që e politizuan ngjarjen, duke e paraqitur si çështje kombëtare apo gjuhësore, ndërsa në të kundërt, përfaqësues të shoqatës të Liosiotëve të Ilionit dhe studiues të trashëgimisë kulturore theksojnë në komentet e tyre se gjuha arvanitase është një dialekt tradicional historik, se Arvanitët janë pjesë integrale e historisë dhe shoqërisë greke dhe se ruajtja e traditës nuk ka lidhje me identitete apo pretendime politike.

Nga ana e Kryeministrit dhe autoriteteve zyrtare nuk pati asnjë koment polemik, ndërsa ngjarja u trajtua si pjesë e protokollit festiv dhe e pluralizmit kulturor të vendit. Media kryesore greke, në shumicën e rasteve, e pasqyruan ngjarjen në mënyrë neutrale, duke u fokusuar vetëm në karakterin simbolik të vizitës dhe në atmosferën festive, pa hyrë në debatet që u zhvilluan kryesisht online.

Shoqata në fjalë është një prej më aktiveve sa i përket trashëgimisë kulutrore arvaniotase dhe në aktivitetet e ndryshme gjithmonë flitet dhe këndohet në gjuhën grek dhe atë arvanitase .

Stine merr valixhen e tij dhe drejtohet drejt derës: Dua të largohem

Një situatë e papritur ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ku këngëtari Stine ka vendosur t’u bëjë një rreng banorëve, duke shkaktuar panik dhe reagime të menjëhershme.

Gjatë ditës, Stine mori valixhen e tij dhe u drejtua drejt derës kryesore të shtëpisë, duke deklaruar se kishte vendosur të largohej nga gara.

Veprimi i tij surprizoi banorët, të cilët reaguan menjëherë, duke vrapuar pas tij dhe duke u përpjekur ta bindnin të mos dilte nga shtëpia.

Disa prej tyre shprehën shqetësim dhe habi, ndërsa të tjerë u përpoqën ta qetësonin dhe ta bindnin se largimi nuk ishte zgjidhja e duhur.

Situata krijoi tension dhe emocione të forta brenda shtëpisë, duke bërë që të gjithë të mblidheshin pranë derës.

Megjithatë, pas disa çastesh, Stine zbuloi se gjithçka ishte vetëm një shaka dhe pjesë e lojës së tij.

Ky veprim i këngëtarit solli edhe një herë në vëmendje dinamikat e forta që po zhvillohen brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, ku strategjitë, shakatë dhe surprizat vazhdojnë të mbajnë gjallë interesin e publikut. /Telegrafi