Agron Shehaj humb njeriun më të dashur

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare babai i kryetarit të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.

Siri Shehaj, i cili kohët e fundit kaloi edhe një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta në Itali, ndërsa gjithçka u mor vesh mbrëmjen e djeshme kur Shehaj duhet të ishte present në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, kur moderatori tha se kryetari i partisë Mundësia nuk mund të ishte prezent për shkak të një fatkeqësie të ndodhur.

Z.Siri Shehaj është ndarë nga jeta afër familjarëve të tij në Itali.

Agron Shehaj ka folur publikisht për të atin e tij, Siri Shehaj në një nga konventat e partisë Mundësia. “Edhe unë kam pasur një hero, një njeri që më ka mësuar, frymëzuar të mos dorëzohem kurrë. Ky njeri është babai im. Më kujtohet qartë mprehtësia e mendimit të tij, intuita dhe aftësia për të parë përtej asaj që dukej në sipërfaqe. Nga ai mësova të shoh gjërat ndryshe, të mendoj ndryshe. Mësova një të vërtetë të madhe që me punë e këmbëngulje, asgjë nuk është e pamundur. Ndaj jam sot këtu. Për këtë u jam mirënjohës prindërve të mi”, ishte kujtesa e jashtëzakonshme e Agron Shehajt në konventën e prillit 2025, kur babain e kishte akoma në jetë.

Gjyshi i Agron Shehajt ka vdekur në burgun e Burrelit si i burgosur politik, duke lënë Siriun më moshë fare të vogël. Ai u rrit në Vlorë ku edhe krijoi familje.

Siriu, në mars të vitit 1991 u largua nga Shqipëria me Agronin e vogël (foto e të cilit ka bërë xhiron e medias) drejt Italisë me një anije nga Himara. Prej andej, marrëdhëniet e Siri Shehajt me Shqipërinë, kanë qenë të kohëpaskohshme.

Anjeza Shahini reagon fuqishëm në mbrojtje të Mirit: Ata që sot hedhin balt mbi ty, do kërrusen para …

Anjeza Shahini ka dalë hapur në mbrojtje të Mirit, pas akuzave dhe komenteve të babait te Selin, gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Albania. Përmes një reagimi të gjatë, këngëtarja ka dhënë një mesazh të fortë kundër linçimit publik dhe dhunës mediatike.

Artistja zbulon se rreth 20 ditë para hyrjes së Mirit në shtëpinë e Big Brother-it, ata kanë pasur një bisedë të sinqertë, ku Miri kishte shprehur qartë se nuk kërkonte as mbështetje dhe as ndihmë, por vetëm të vlerësohej për atë që është.

Sipas Shahinit, Miri ende beson se njerëzit nuk shajnë, nuk paguhen për komente të shëmtuara dhe nuk bashkohen për të denigruar një qenie njerëzore deri në palcë.

Në reagimin e saj, Anjeza thekson se Miri është një person që zgjedh të zihet dhe të mbrojë të dobëtit, që pyet para se të përqafojë dhe që vendos veten në rrezik për të mbrojtur të tjerët. Ajo ndalet edhe te akuzat e rënda që, sipas saj, i janë bërë nga një prind i një vajze të rritur, duke e cilësuar këtë situatë si të padrejtë dhe thellësisht të dëmshme.

“Ta etiketosh një njeri me zemër të artë si Mirin me epitete të tilla është kriminale,” shkruan Shahini, duke shtuar se këto sulme nuk kanë vend në një shoqëri që pretendon të jetë e drejtë dhe humane. Ajo nënvizon se Big Brother është vetëm një lojë televizive, e cila në shumë vende të botës nuk shihet me aq seriozitet sa të harrohen ndjenjat njerëzore.

“Ρerυers, z higoΙo”/ Vajza e Dr. Florit ka diçka për të thënë për Mirin: Nuk ka ndodhur KURRË që ai të…

Një ditë më parë, në një bisedë telefonike për “Shqipëria Live”, babai i banores së “Big Brother VIP 5”, SelinA, Jeton Bollati, nuk u kursye aspak për marrëdhënien që vajza e tij ka krijuar me Mirin, duke e quajtur këtë të fundit një mashkull pervers dhe madje zhigolo.

Lidhur me këto deklarata të forta nga ana e babait të banores kanë reaguar familjarë, të afërm dhe miq të këngëtarit të njohur, duke i dalë në mbrojtje dhe duke treguar se çfarë personi është ai.

Madje edhe vajza e këngëtarit të ndjerë, Dr. Flori, ka bërë një postim në “Instastory”. Kaltrina shprehet Miri nuk ka cenuar privatësinë e askujt dhe nuk ka ndodhur kurrë që ai të kalojë limite.

Sipas saj, Miri është person që di të dëgjojë, të ndihmojë dhe të qëndrojë pranë kur ke nevojë.

Reagimi i Kaltrinës:

Si një e afërme dhe ndjekëse e rregullt e Big Brother, mendoj se shumë njerëz po harrojnë thelbin e këtij formati dhe mënyrën se si situatat brenda tij mund të perceptohen gabim nga jashtë.

Miri është ai person që di të dëgjojë, të ndihmojë dhe të qëndrojë pranë kur ka nevojë. Asnjëherë nuk është cenuar privatësia e askujt dhe nuk ka ndodhur kurrë që Miri të kalojë limite, sepse është një burrë me parime, me kufij të qartë dhe gjithmonë xhentil në sjelljen e tij.

Është e rëndësishme të mos harrojmë se gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet për të thyer imazhin e dikujt nuk dëmtojnë vetëm personin në fjalë, por prekin drejtpërdrejtë edhe familjen dhe njerëzit e tij më të afërt.

Bonusi mujor i pensionit me kushte, kush merr mbi … nuk përfiton! Ja si do funksionojë skema e re me 727 mijë përfitues

Vendimi, i miratuar në 30 dhjetor, zbuloi një sërë kufizimesh për përfitimin e bonuseve. Kush ka një pension mbi 40 mijë lekë nuk do të ketë asnjë qindarkë shtesë. Bëhet fjalë për afro 36 mijë pensionistë.

Bonusin 1800 lekë në muaj do ta marrin vetëm ata që kanë pension deri në 40 mijë lekë, ku përfshihen pensionet urbane të plota, nënat me shumë fëmijë, dhe ata që marrin pension për profesion të vështirë si minator, naftëtar apo metalurg.

Kategoria e dytë me 800 lekë bonus në muaj, përfitohet nga ata që kanë të pension deri në 22 mijë lekë, ku bëjnë pjesë pensionet e pjesshme urbane apo pensionet sociale që përfitohen pasi mbushet mosha 70 vjeç.

1 mijë lekë do të marrin ata me pension deri në 18 mijë lekë, ku futen pensionet rurale, kurse ata që do të përfitojnë 600 lekë ose pensionet familjare nuk duhet të kenë të ardhura mbi 30 mijë lekë, si dhe grupi i fundit i përfituesve, ata me pension invaliditeti duhet të kenë deri 18 mijë lekë pension që të marrin shpërblimin mujor 700 lekë.

Nga ana tjetër, këto tavane, për përfitimin e bonusit, përbëjnë një kufizim më vete, për ata që kanë pensione në vlera të afërta me tavanet. Këta pensionistë nuk do e marrin të plotë kompensimin mujor. Për shembull, nëse një qytetar ka pension 39 mijë lekë, e për pasojë do duhet të ishte përfitues i bonusit 1800 lekë në muaj, ai në të vërtetë, do të marrë vetëm 1 mijë lekë nga bonusi, në mënyrë që të mos kalojë tavanin prej 40 mijë lekësh. E po kështu dhe për rastet e ngjashme me tavanet e tjera.

Përfitues të këtyre bonuseve do të jenë edhe ata qytetarët të cilët lidhin pensionin gjatë këtij viti, sërish me kusht që mos kalojnë tavanet e caktuara në këtë vendim.

Sipas shifrave të siguruar nga Report TV pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore rezulton se në total do të marrin bonus mujor 727 mijë pensionistë nga në vend janë gati 763 mijë që janë në total. Vetëm 36% e tyre do të marrin 1800 lekë në muaj, pasi pjesa dërrmuese gati 41% do marrin 800 lekë, ndjekur nga 10.3% që do të marrin 1 mijë lekë, e pjesa tjetër janë në vlerat 600-700 lekë.

Nga ky vit gjithashtu rritet mosha e daljes në pension për gratë. Nga 61 vjeç e 10 muaj këtë vit, dalin në pension pasi të mbushin 62 vjeç, kurse për burrat do të vazhdojë të jetë 65 vjeç, deri në 2031. Pas kësaj periudhe rritja do të jetë më një muaj çdo vit derisa të plotësohet pragu prej 67 vjeç. Për të dyja gjinitë rriten edhe vitet e punës për të marrë pension të plotë nga 38 vite e 8 muaj në 39 vite punë.

Mungesa e transparencës dhe e sqarimit për këtë reformë të re e bazuar në bonuse mujore thotë eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli ka nxitur pakënaqësi tek qytetarët, të cilët nuk po marrin vlerën e pritur si kompensim mujor.

“Duhet ta thuash kush përfiton, sepse nuk janë pak, janë rreth 40.000 persona sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore që nuk marrin, pra në rast se ti si qeveri thua 730.000 pensionistë e përfitojnë shtesën mujore, të lutem thuaje të saktë e përfitojnë me limite. Që të mos ngelen njerëzit në radhë të parë pensionistët të pakënaqur”, thotë Çoçoli.

Tavanet e caktuara nga qeveria për pensionistët që do të përfitojnë nga këto bonuse duhet të ishin sqaruar më herët thotë eksperti.

“Duhet t’i kuptojnë mirë këto ndarje. Pra dakord si qeveri në pesë vjet do japësh 1.7 miliard euro por ama në mënyrën se si do t’i japësh duhet t’u shpjegosh njerëzve, sepse i krijon pritshmëri atyre që marrin 40.000 lekë pension, dhe tani do e shohin që nuk do të marrin”, thotë eksperti.

Pavarësisht formulës së ndjekur për këto shpërblime apo tavaneve të caktuara, Çoçoli thotë se ndikimi do të jetë pozitiv, pasi janë para shtesë në duart e pensionistëve.

“Pra jemi në një situatë që realisht po i shtohet fuqia blerëse e pensionistëve. Nuk mund ta quajmë rritje reale pensioni, sepse është çështje emërtimi, duhet të ndryshonte ligji mbi sigurimet po shoqërore, ama shtesë është ajo, rritje e fuqisë blerëse është, para më shumë pensionistët tanë marrin”, tha eksperti.

Duke qenë se qeveria ende nuk ka një vendim se çfarë do të ndodhë me shpërblimin e fundvitit për 2026-ën, pasi do të varet nga ecuria ekonomike e vitit, eksperti Çoçoli sugjeron që vëmendja duhet të jetë tek kategoria e pensionistëve që po përfitojnë më pak nga këto bonuse mujore.

“Pikërisht te këta 41% që marrin nga ky janar vetëm 8.000 lekë të vjetra në muaj, duhet menduar në dhjetor në rast se do të krijohet mundësia për bonusin e fundvitit. Për askënd tjetër”, thotë Çoçoli.

“Kam thënë që të dua shumë…”/ Miri i kthehet Selin: Për kokë të gocës, iki tani nga shtëpia…

Selin ka vendosur që të sqarohet sot me Mirin, në lidhje me të gjitha thashethemet që Juxhini, Angelo dhe Kristi i kanë thënë në lidhje me ata të dy.

Gjatë një bisede në lavanderi, banorja i tha këngëtarit se i kanë thënë se ai ka thënë se Selin e ka ‘armë nën brez’. Miri e mohoi një gjë të tillë¸duke i thënë asaj se i ka thënë që të ketë kujdes nga Kristi se është i poshtër.

“Unë them për kokë të gocës, iki tani nga shtëpia, me vrap”, tha banori.

Pjesë nga biseda:

Selin: Po nën brez mban ndonjë gjë? Ça mban?

Miri: Unë?

Selin: Po, ke ndonjë armë?

Miri: Jo

Selin: E ke përdorur si shprehje, apo as këtë nuk e ke thënë?

Miri: Ça thotë?

Selin: Që mos i bje Selin se është arma e vetme që kam në brez

Miri: Për kokë të gocës nëse kam thënë këtë fjalë

Selin: E tha Kristi

Miri: Kristi është mashtrues

Selin: Je i sigurt për këtë fjalën i thashë Kristit

Miri: Unë them për kokë të gocë, iki tani nga shtëpia, me vrap. Do të krijoj tani një situatë, të zihem me të?

Selin: Jo, se nëse do kishte ndonjë gjë për të bërë për këtë nominim, do e kisha bërë. Nuk kam bërë asnjë lëvizje se nuk kam dashur. Do kisha ikur nga krevati, do isha zënë me Malin, i kisha kthyer përgjigje Stines

Miri: Edhe të kam thënë kur dola nga akuariumi kujdes nga Kristi se është i poshtër. Të kam thënë kujdes me të

Selin: Mund të kesh thënë diçka tjetër, të ngjashme

Miri: Në lidhje me ty asgjë, asgjë. Nuk të kam përdorur për asgjë. Kam thënë vetëm se atë vajzë e dua shumë, është shumë e sinqertë, e ka treguar me lojën e saj se sa e fortë është te kjo përballje që i erdhi rastësisht.

Shqiptarët i punojnë “zbor” policisë në Itali! Ndjekje si në filma në mes të autostradës

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pas një aksioni të denjë për skenar filmi.

Sipas mediave italiane, shqiptarët janë pikasur fillimisht në autostradë, në zonën e Toskanës, duke drejtuar një “BMW”.

Ata janë futur me shpejtësi nëpër parakalime e më pas në korsinë e kundërt. Në këtë moment kanë ndërhyrë efektivet, të cilët kanë ngritur bllokada duke tentuar ndalimin e tyre sa më parë, me frikën se mund të shkaktonin aksident.

Në momentin që një prej patrullave ka mundur t’i ndalojë, shoferi fillimisht ka ndaluar makinën, por më pas i ka dhënë sërish gaz duke i ikur policisë.

Ndjekja ka vijuar në ‘zig-zag’ mes autostradës, deri sa ka shoferi ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e shpejtësisë dhe është përplasur në anën e rrugës, në disa fusha.

Edhe pse të aksidentuar, të dy shqiptarët kanë tentuar që të arratisen me këmbë, por janë arrestuar. Në bagazhin e mjetit janë gjetur mjete që dyshohet se përdoren për të vjedhur. Krahas akuzës për tejkalim shpejtësie dhe rrezik dhe qarkullim kundër rregullave, hetimet kanë nisur për të parë nëse ata janë të përfshirë në ndonjë grabitje.

Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol

Altin Dumanit i përfundoi mandati tre vjeçar si kryeprokuror i SPAK dhe tani ai është prokuror i thjeshtë në këtë Prokurori si edhe drejtues i sektorit të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë.

Por jo vetëm kaq. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar një kërkesë të ish kryeprokurorit i cili ka kërkuar miratim për të zhvilluar aktivitet jashtë funksioneve të prokurorisë.

Konkretisht siç raporton Anila Hoxha, ish kryeprokurori i posaçëm ka marrë leje për tu angazhuar si ekspert kryesor në trajnimin praktik të masterklasit të nivelit të lartë për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Nga ana tjetër gjatë ditës KLP ka vendosur emërimin e prokurorit Arens Çela në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë Tiranë.

Mandati i zotit Arens Çela është 3- vjeçar dhe përfundon në datë 10.01.2029./Top Channel

JD Vance lëshon një paralajmërim të frikshëm për Danimarkën

Zëvendës presidenti amerikan, JD Vance ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Danimarkës për Groenlandën, duke sinjalizuar se presidenti Donald Trump është “i gatshëm të bëjë çfarë është e nevojshme” për të mbrojtur interesat e SHBA-ve në Arktik.

Deklaratat e tij thellojnë një ndarje tashmë të tensionuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës, një aleat tjetër i NATO-s, mbi këtë ishull strategjik.

Në një intervistë për Fox News, Vance kritikoi menaxhimin europian të sigurisë në Groenlandë, duke targetuar veçanërisht Danimarkën.

Ai tha: “A kanë bërë europianët, a kanë bërë danezët një punë të duhur për të siguruar Groenlandën dhe për t’u siguruar që ajo mund të vazhdojë të shërbejë si një themel për sigurinë botërore dhe mbrojtjen nga raketat – dhe përgjigjja është, natyrisht që jo”.

Vance akuzoi Danimarkën për mungesë investimi në siguri dhe për mosmbrojtje të duhur të territorit. “Ne do të sigurohemi që të mbrojmë interesat e Amerikës”, shtoi ai. “Dhe mendoj se presidenti është i gatshëm të shkojë deri aty ku duhet për ta bërë këtë”.

Groenlanda njihet prej kohësh për rëndësinë e saj strategjike ushtarake dhe gjeopolitike, duke shërbyer si një mundësi qendrore për mbrojtje raketore dhe mbikëqyrje në Arktik.

Tensionet midis SHBA-ve dhe Danimarkës janë shtuar për kontrollin dhe zhvillimin e ishullit, duke ngritur pyetje mbi kohezionin e NATO-s në rajon.

LAJM I FUNDIT/ Kontrolle për çështjen “Balluku”, SPAK “zbarkon” në kompanitë “Salillari” dhe “Senka”

Detaje të reja janë mësuar lidhur me kontrollet e kryera nga SPAK në kuadër të çështjes që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se hetuesit e SPAK kanë ushtruar kontrolle edhe në kompaninë Salillari, në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari.

Sipas saj, kontrolle janë zhvilluar gjithashtu edhe në kompaninë Senka, me seli në Lushnje, e cila zotërohet nga Ylli dhe Donika Senka.

Jepet alarmi/ Shmangni daljet e panevojshme 24 orët e fundit, pritet një stuhi e fortë erërash dhe…

Këtë të shtunë, vendi ynë do të përjetojë kushtet e paqëndrueshme të motit, me vranësira të dendura dhe reshje shiu që do të fillojnë që në orët e para të ditës.

Në veriperëndim dhe jugperëndim, reshjet priten të jenë më intensive, ndërsa në pjesën tjetër të territorit ato do të jenë kryesisht me intensitet mesatar, shpesh të shoqëruara me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike të izoluara.

Në zonat malore, sidomos në Alpe, parashikohen reshje bore në formë stuhish, me borë mbi 100 metër në veri-verilindje dhe mbi 200–300 metër në jug-juglindje, me intensitet deri mesatar.

Në pjesën tjetër të vendit reshjet e borës gjatë pasdites do të jenë më të lehta, ndërsa mjegulla e dendur do të kufizojë dukshmërinë në disa zona.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi drejt jugperëndimit, me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në vijën bregdetare dhe zonat luginore pritet të arrijë deri në 24 m/s.

Autoritetet këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes, veçanërisht në zonat malore dhe përgjatë bregdetit, për shkak të reshjeve dhe erës së fortë.