TRAGJIKE/ Ishte shpallur i zhdukur, i mituri dërgohet në spital pa shenja jete

Ka vdekur Zejn Zejnullahu, vogëlushi i cili u gjet pak orë pasi ishte shpallur i humbur nga familja në Gadime të Lipjanit.

Pasi u gjet, ai u dërgua për trajtim në QKUK, por nuk ia doli.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga mjekja kujdestare Dafina Basholli.

“Pacienti u pranua pa shenja jete.

Përkundër masave reanimuese, ai nuk ia doli”, deklaroi ajo për Klankosova.tv.

Vetëm 17-vjeç, kush është talenti shqiptar që bindi Spaletin ta grumbullonte në ndeshjen kundër Napolit

Juventusi mposhti me rezultatin 3 me 0 Napolin, në supersfidën e javës në Serinë A.

Mes lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Spaletti për ndeshjen kundër skuadrës së Kontes, ishte dhe një risi nga skuadra Primavera e drejtuar nga Simone Padoin. Bëhet fjalë për talentin shqiptar, Raffaele Huli. I lindur në vitin 2008, portieri i ri është thirrur për herë të parë nga trajneri toskan dhe u ul në stol në vend të Carlo Pinsoglio, i cili pak ditë më parë festoi lindjen e djalit të tij të dytë, Noah dhe sot mungoi për shkak të gripit.

Vetëm 17-vjeç, Huli ka qenë protagonist si në kampionat ashtu edhe në Youth League, duke zhvilluar disa paraqitje të rëndësishme; e fundit pikërisht në kampionat, në Derbin e Italisë kundër Interit. Deri më tani, portieri shqiptar ka luajtur gjithsej 21 ndeshje, duke e mbajtur portën të paprekur në gjashtë raste.

E ardhmja e tij pritet të jetë e ndritur. Talenti shqiptar gjithashtu numëron 4 ndeshje me Kombëtaren U19 të Shqipërisë si dhe 10 me Kombëtaren U17

“Merr armët më vrit”/ Mbyllja e tregut revolton qytetarët në Vlorë, mësyjnë brenda bashkisë

Një situatë e paprecedentë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Bashkinë e qytetit të Vlorës.

Dhjetëra tregtarë kanë mësyrë brenda bashkisë, pas paralajmërimit për mbylljen e tregut industrial të qytetit.

Tregtarë janë futur me forcë brenda institucionit, në shenjë revolte ndaj vendimeve që po i nxjerrin sipas tyre në rrugë dhe po i lënë pa punë.

“Po na nxjerrin në rrugë, jemi hallexhinj, na lanë pa punë”, dëgjohen të thonë tregtarët, të cilët akuzojnë Bashkinë e Vlorës për mungesë dialogu.

“As s’kam vrarë, as s’kam prerë, as me drogë s’i kam marrë. Vetëm me djersën e ballit,” tha ajo, duke këmbëngulur se nuk do të largohet nga vendi i saj i punës në asnjë rrethanë. “Aty ku jam, aty do të qëndroj dhe nuk lëviz. Merr armët dhe më vrit!”,- thotë një tjetër qytetare për mediat.

Tregu Industrial në Vlorë pritet të mbyllet, pasi bashkia u ka dhënë tregtarëve afat tre ditë për t’u larguar nga ambientet aktuale.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë zonë është parashikuar të ndërtohet një treg i ri, por tregtarët shprehen të shqetësuar se projekti mund të mos realizohet, ndërsa kanë akuzuar autoritetet për mungesë transparence dhe përgjegjësie.

Publikohet fotoja e Gretës me të dashurin, vëllanë e Selinës

Selin dhe Greta janë kthyer në dy banoret më të komentuar që prej javëve të para në shtëpinë e Big Brother VIP, jo vetëm për afrimitetin mes tyre, por edhe për lidhjen që i bashkon jashtë kamerave: vëllai i Selin, i cili është njëherësh partneri i Gretës.

I riu është DJ dhe përdor emrin e artit “ONNO”. Një detaj që bie në sy është prania e ulët e çiftit në publik. Në profilin e ONNO-s nuk shfaqen fotografi të përbashkëta me Gretën, edhe lidhja e tyre është e konsoliduar prej më shumë se një viti.

Por, ditën e sotme është publikuar fotoja e parë e çiftit bashkë. Ata shfaqen të dashuruar duke buzëqeshur. vox news

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Gramsh, kjo është infermierja 43-vjeçare! Urdhri i Infermierit në zi: Shërbeu për vite me dinjitet dhe humanizëm!

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka reaguar me dhimbje dhe trishtim të thellë pas humbjes tragjike të jetës së koleges së tyre, infermieres Dëshira Hoxha, e cila u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur dje në një zonë malore të Gramshit (26 janar).

“Dëshira Hoxha ishte një profesioniste e përkushtuar, bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëve, e cila për pesë vite me radhë shërbeu me dinjitet, humanizëm dhe përgjegjësi të lartë profesionale ndaj komunitetit të fshatit Kabash, në Bashkinë Gramsh. Përkushtimi i saj ndaj pacientëve dhe misionit fisnik të infermierisë e bëri atë një figurë të respektuar dhe të dashur, si nga kolegët, ashtu edhe nga banorët e zonës ku shërbente”, shprehet Urdhri për të ndjerën.

Në mesazhin e tij zyrtar, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e saj, të afërmit dhe kolegët, duke theksuar se “kujtimi dhe vepra e Dëshira Hoxhës do të mbeten të gjalla dhe të paharruara në komunitetin infermieror dhe përtej tij”.

Një humbje e parakohshme që lë pas dhimbje, por edhe një shembull të rrallë përkushtimi dhe humanizmi.

Në aksidentin e djeshëm, pas daljes së kamionçinës nga rruga Gramsh-Poroçan, pranë fshatit Bardhaj, mjeti ra në humnerë me thellësi 70 metra duke u rrokullisur disa herë.

Për pasojë humbi jetën 43-vjeçarja Hoxha dhe u plagosën rëndë mësuesja Albana Boja dhe shoferi Shaban Kotorri, që po trajtohen në spital. Policia Rrugore po vijon hetimet për shkaqet e humbjes së kontrollit të mjetit dhe aksidentit.

Prej 10 vitesh fshihej në Tiranë! Ky është Besim Sherifi që u arrestua te Liqeni i Thatë për vrasje të trefishtë

Besim Sherifi prej 10 vitesh dyshohet se fshihej në Tiranë. Ai përdorte identitetin e një kosovari, dokumente të cilat iu sekuestruan pas arrestimit dhe që dyshohen se mund të jenë të falsifikuara.

Fillimisht, dy muaj më parë, forcat Operacionale kishin marrë informacion në rrugë operative se një person i skeduar për vrasje fshihej në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë.

Pasi kanë bërë identifikimin e tij, pala shqiptare ka kërkuar informacion tek autoritetet në Maqedoninë e Veriut dhe kanë konkluduar se 52-vjeçari Besim Sherifi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pasi Operacionalja ndërhynë në banesën që ai qëndronte me qira, 52-vjeçari u ka thënë nuk jam unë personi që kërkoni. “Nuk kam kryer asnjë vrasje, jam shqiptar kosovar.”

Por sipas burimeve, shenjat e gishtave zbuluan se personi në fjalë ishte Besim Sherifi. Vrasja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në vitin 2007 në fshatin Kopanica, në Shkup ku janë vrarë 3 persona.

Për të gjykata kishte caktuar arrest në burg në mungesë, që sipas legjislacionit penal në Maqenoninë e Veriut parashikon dënim me burgim të përjetshëm.

Berisha nga Strasburgu: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës! Ergys Agasi ka eksportuar të gjitha të dhënat tek klanet kriminale dhe armiqtë e NATO-s!

Gjatë debatit në grupin parlamentar të EPP-së në Strasburg, mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin për ‘terapinë konvertuese’, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paraqiti situatën në vendin tonë si një rrezik serioz për sigurinë e Europës, duke e cilësuar atë si ‘narkoshtet’ të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Berisha u shpreh se, kartele të drogës, të lidhura drejtpërdrejt me Ramën, dominojnë tregjet e drogës në Europë dhe se Shqipëria është kthyer në një qendër të madhe të pastrimit të parave përmes ndërtimeve dhe resorteve turistike.

Në një debat tjetër, kryedemokrati Sali Berisha kritikoi ashpër raportin mbi ‘terapinë konvertuese’, duke e cilësuar atë si një praktikë çnjerëzore dhe agresion ndaj fëmijëve.

Ai u shpreh se, në Shqipëri, në kopshte dhe shkolla fillore, po përdoren materiale mësimore që synojnë manipulimin e fëmijëve drejt ndryshimit të gjinisë, duke e lidhur këtë me atë që e quajti propagandë e ekstremit të majtë dhe ndikim të Xhorxh Sorosit.
Sipas kryetarit të PD-së Sali Berisha, kjo qasje synon vendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë në Shqipëri dhe më gjerë.

Ai theksoi se, ndonëse debatet mbi këtë çështje ishin të ndara, në audiencë pati rezerva të mëdha ndaj raportit, i cili sipas tij tentonte të legjitimonte ‘terapinë konvertuese’ ndaj fëmijëve.

Fjala e plotë e Sali Berishës:

“Dje gjatë ditës në debatin e zhvilluar në grupin parlamentar të EPP-së për zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin e ‘Terapisë konvertuese’ paraqita para audiencës rrezikun e madh që përfaqëson narkoshteti shqiptar më në krye Edi Rama apo siç quhet rëndom Ramaduro apo Noriega i Europës për sigurinë e vendeve të rajonit dhe vendeve të Europës.

Në fjalën time, paraqita dominimin e tregut të drogës në Europës, marijuanës, heroinës, kokainës nga kartelet e drogës të lidhura direkt me Edi Ramën, të komanduara direkt prej tij, i cili e ka shndërruar Shqipërinë në një parajsë të larjes së parave të tyre, në qindra kulla, ndërtesa, resorte turistike.

Shpreha kërkesën që vendet anëtare të Këshillit të Europës, parlamentet e këtyre vendeve të ngrenë zërin e tyre ndaj këtij rreziku serioz që u vjen nga një vend i vogël i cili ka të gjitha potencialet e mëdha të zhvillimit dhe e ka zhytur regjimi në drogë, vetëm për qëllime elektorale.

Po kështu, tek rreziku i madh që përfaqëson Shqipëria, u ndala tek AKSHI, kopshti familjar i Edi Ramës, në të cilin koordinatori kryesor i karteleve të drogës me anëtarët e familjes Rama, kanë plaçkitur qindra e qindra milionë euro. Por mbi të gjitha Ergys Agasi ka eksportuar të gjitha të dhënat e internetit që ekzistojnë në Shqipëri, tek klanet kriminale dhe armiqtë e NATO-s dhe kjo është një rrezik i madh që Shqipëria shpërndan në rajon dhe Europë.

Mirëkuptimi ishte i plotë nga audienca.

Përveç kësaj mora fjalën në debatin që u zhvillua për raportin mbi ‘terapinë konvertuese’, terapinë ç’njerëzore, një agresion i vërtetë që bëhet ndaj fëmijëve për të ndryshuar gjinitë.

Ftova të pranishmit që të vijnë në Shqipëri, të shohin pasojat e rënda të transformimit të Shqipërisë në republikën e Xhorxh Soros apo në kopshtin e lulëzuar të këtij të fundit, ku fëmijëve në kopsht dhe në shkolla fillore, u jepen tekste, figurina dhe objekte mësimore për t’i manipuluar në drejtim të ndryshimit të gjinisë.
Theksova se, kjo propagandë është propaganda e ekstremit të majtë që synon rivendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Europë e botë.

Debatet për këtë çështje natyrisht nuk ishin të njëjta, por në tërësi u shprehën rezerva shumë të mëdha për raportin i cili në një farë mënyre kërkonte të legjitimonte ‘terapinë konvertuese’ ndaj fëmijëve për ndryshim gjinie”.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1766370770698884%2F&show_text=0&width=267

Me siguri ju ka SHPËTUAR/ Ja se çfarë ka parashikuar BABA VANGA për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin!

Specialistët kanë përllogaritur se 68% e profecive të saj kanë ndodhur…

Baba Vanga, gruaja e verbër për të cilën thuhet se ka parashikuar shumë ngjarje dhe fenomene botërore përpara se të ndodhin, ka bërë një të tillë edhe për Presidentin e Rusisë Vladimir Putin. E konsideruar si “Nostradamusi i Ballkanit”, së fundmi në shumë media botërore thuhet se në vitin 1979 ajo kishte parashikuar që Vladimir Putin dhe Rusia do të dominojnë botën.

Në një takim që kishte patur me shkrimtarin Valentin Sidorov, BirminghamLive raporton se Baba Vanga i kishte thënë: “Të gjithë do të shkrihen si akulli, vetëm një do të mbetet i paprekur, lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë. Askush nuk mund ta ndalojë Rusinë. Nuk do të ketë asnjë pengesë në rrugën e saj dhe do të bëhet zot i botës”. Specialistët kanë përllogaritur se 68% e profecive të saj kanë ndodhur dhe jo 85% siç pretendojnë ndjekësit në rrjetet sociale.

Ndërkaq nëse ju është dukur se viti 2025 ka kaluar shumë shpejt, nuk jeni duke gabuar. Nata e Vitit të Ri është gjithmonë një moment për të reflektuar mbi 12 muajt e fundit, dhe për disa njerëz, viti ka kaluar si një “rrufe”, ndërsa për të tjerët, ka ecur ngadalë. Por sipas ekspertëve të kompanisë së zonës kohore TimeAndDate, viti 2025 ishte, objektivisht, pak më i shkurtër se zakonisht. Kjo është arsyeja pse ndoshta nuk e keni vënë re.

Graham Jones, komunikues shkencor, tha për Newsweek se viti i kaluar ka qenë rreth 65 milisekonda më i shkurtër se mesatarja, duke e bërë atë vitin më të shkurtër të regjistruar deri tani. Shkaku është shpejtësia e rrotullimit të Tokës: edhe një ndryshim i vogël mund të bëjë që një ditë të jetë pak më e gjatë ose pak më e shkurtër se mesatarja prej 86,400 sekondash.

Trondit Mikel Ndoji: Ja pse e PLAGOSA me thikë vajzën time!

Është zbardhur dëshmia e 56-vjeçarit Mikel Ndoj, i cili plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare dhe një kalimtar të rastit, paraditen e së hënës në qytetin e Durrësit.

Ndoj është shprehur i penduar, duke theksuar se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit.

Ashtu siç u bë me dije edhe më herët, shkak i konfliktit ka qenë tentimi i 56-vjeçarit për t’u ribashkur me familjen pas 6 vitesh të ndarë, gjë që është kundështuar nga e bija, Xhesika Ndoj.

Sipas dëshmisë, Ndoj ka shkuar të puna e vajzës së tij për të biseduar, por situata ka përshkallëzuar kur është përballuar me reagimine ashpër të vajzës së tij.

Megjithatë, 56-vjeçari shprehet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk mban mend me detaje se çfarë ndodhi në ato momente.

Gjatë dëshmisë, ai shpreh keqardhje dhe pendesë për ngjarjen dhe u kërkon falje vajzës dhe djalit, të cilin sipas tij, as nuk e njihte.

“Shkova te vendi i punës së vajzës pasi nuk po më përgjigjej në telefon. Dua të ribashkohem me familjen por vajza ka ndikuar negativisht. Nuk donte të kishte të bënte më me mua, më shpërfillte, më injoronte. Shkova për t’i thënë se doja të bisedoja me të, por më tha se nuk dua të kem asnjë lidhje me ty, për mua nuk ekziston më. Në këtë moment m’u errësuan sytë, i thashë hajde dalim pak përjashta që të flasim. Ajo më shtyu. Nuk mbaj mend më se çfarë ndodhi. Ishte edhe një djalë aty që ndërhyri në ato momente. Teksa po tentonte të më largonte u pre nga thika edhe ai. Më pas ika dhe u fsheva diku afër repartit të zjarrfikëses. Aty e kuptova çfarë kishte ndodhur. Unë isha në gjendje të rënduar psikologjike dhe kisha konsumuar alkool. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Jam penduar shumë. U kërkoj falje vajzës dhe djalit që u plagos. Djalin nuk e njihja fare. Nuk di çfarë të them, ndihem shumë keq”, ka dëshmuar 56-vjeçari.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm, në lagjen nr.12 të qytetit, ndërsa shkak është bërë refuzimi i vajzës Xhesika Ndoj për t’u mos u bashkuar me të atin.

Prindërit e vajzës ishin divorcuar 6 vite më parë për shkak të dhunës në familje dhe 56-vjeçari ishte larguar në Itali.

Ndoj rezulton një person me precedent penal në shtetin Italian për dhunë, vepër për të cilën kishte kryer edhe disa vite burg.

Mirëpo, së fundmi ai ishte rikthyer për t’u ribashkuar me familjen, gjë që është kundërshtuar nga e reja.

Kaq ka mjaftuar që 56-vjeçari të shkonte te puna e vajzës, me të cilën është konfliktuar dhe më pas e ka goditur me thikë.

Ndërkohë një kalimtar, shtetasi Onard Memlika, ka ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen, por ka përfunduar i plagosur.

Ministrja e Brëndshme habit! Ja çfarë po u bënte 14 vjeçari policëve që solli arrestimin e tij

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar për herë të parë lidhur me protestën e 24 janarit në Tiranë, ku pati përplasje mes protestuesve të opozitës dhe efektivëve të policisë.

Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, ajo theksoi se Policia e Shtetit ka vepruar në përputhje të plotë me ligjin, duke garantuar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve, por përkundrazi është përballur me to. Sipas saj, efektivët janë sulmuar me molotovë dhe mjete të forta, duke sjellë kështu dhe plagosjen e 11 punonjësve të policisë.

Koçiu shtoi më tej se vetëm pasi thirrjet për ndalimin e dhunës u shpërfillën, policia ndërhyri për shpërndarjen e turmës, sipas procedurave ligjore.

“Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të dhënë dy fjalë për atë që ësh temë dita, pikërisht me protestën që u zhvillua ditën e shtunë dhe rolin e Policisë së Shtetit. Do më duhet ta cek sepse është një diskutim që u bë këtu duke përbaltur punonjësit e policisë së shtetit. Garantoj të gjithë qytetarët që policia e kreu detyrën më së miri dhe përpikmëri.

Policia e shteti nuk ushtroi dhunë ndaj protestuesve, policia u përball me dhunë. Policët u sulmuan me molotovë dhe si pasojë e këtyre akteve pati dhe lëndim, 11 punonjës policie u lënduan, Policia e shteti ka vepruar në përmbajtje të rregullave dhe ligjit, ka bërë thirrje për ndalimin e dhunës, dhe vetëm pasi këto thirrje u shpërfillën, rreziku për jetën e policëve u bë evident atëhere u ndërmorën masa për shpërndarje ne turmës sipas ligjit”, tha Koçiu, teksa sa i përket shoqërimit në Komisariat të një të mituri, ministrja sqaroi se ai është konstatuar duke goditur policinë me gurë dhe sende të forta.

Për këtë arsye sipas saj, ai u shoqërua për verifikim dhe më pas u la i lirë. Ajo theksoi më tej se në asnjë moment 14-vjeçari nuk është dhunuar dhe se është trajtuar në përputhje të plotë me ligjin.

Pjesë nga fjala e ministres:

Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të dhënë dy fjalë për atë që ësh temë dita, pikërisht me protestën që u zhvillua ditën e shtunë dhe rolin e Policisë së Shtetit. Do më duhet ta cek sepse është një diskutim që u bë këtu duke përbaltur punonjësit e policisë së shtetit. Garantoj të gjithë qytetarët që policia e kreu detyrën më së miri dhe përpikmëri. Policia e shteti nuk ushtroi dhunë ndaj protestuesve, policia u përball me dhunë.

Policët u sulmuan me molotovë dhe si pasojë e këtyre akteve pati dhe lëndim, 11 punonjës policie u lënduan, Policia e shteti ka vepruar në përmbajtje të rregullave dhe ligjit, ka bërë thirrje për ndalimin e dhunës, dhe vetëm pasi këto thirrje u shpërfillën, rreziku për jetën e policëve u bë evident atëhere u ndërmorën masa për shpërndarje ne turmës sipas ligjit.

Akuza se Policia ka përdorur forcë të tepëruar apo mjete përtej nevojës janë të pavërteta. Dua të theksoj dhe diçka tjetër e drejta për protestë ështën ëj e drejtë kushtetuese por dhuna nuk është një e drejtë politike. Hedhja e molotovëve dhe policisë nuk është protestë por shkelje e ligjit. Sot duhet të kemi guximin politik për të dënuar dhunën.

Dua të ndalem dhe te rasti që është diskutuar së fundmi për të përdorur opinionin publik dhe manipulim politik, rastin e shoqërimit të nëj të mituri. Faktet janë këto dhe janë të vërtetueshme. Shërbimet e policisë kanë konstatuar një të mitur duke gjuajtur me gurë dhe sende të fort drejt policëve, për këtë arsye dhe me qëllim të vetëm e sigurinë, ai është marrë për verifikime ashtu siç e parashikon ligji.

Nga verifikimet rezulton se ishte 14 vjeç, i mituri në asnjë moment nuk është trajtuar në mënyrë çnjerëzore. Nuk është mbajtur në ambiente me të rritur, ka qëndruar në një ambient të posaçëm. Menjëherë pas mbërritjes së përfaqësuesit ligjor i mituri është lënë i lirë.