Një ngjarje e rëndë dhe e papritur ka ndodhur ditën e sotme, ku pre e një sulmi ka rënë moderatori i njohur i formatit “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti.
Pamjet e incidentit kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi në media dhe rrjete sociale.
Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë të një biznesi (publikuar fillimisht nga Indeksonline), shihet momenti kur moderatori është duke ecur në një ambient të jashtëm dhe papritur përballet me një sulm drejt tij.
Në sfondin e videos, pasi ndodh përplasja, dëgjohet Alaudini duke bërtitur drejt personit që e sulmoi: “A je normal ti ej?”
Deri në këto momente, rrethanat, identiteti i personave të përfshirë dhe motivet e këtij sulmi mbeten të paqarta.
Policia pritet të zbardhë detajet e ngjarjes, ndërkohë që vetë Alaudin Hamiti nuk ka bërë ende asnjë reagim publik për të treguar rreth gjendjes së tij pas këtij incidenti.
Protesta e kësaj të premteje, e thirrur nga opozita nën drejtimin e Sali Berisha, është shoqëruar me tensione të forta dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Tubimi, i cili nisi si një manifestim politik kundër qeverisë, në disa momente degradoi në situata të pakontrolluara, duke rritur ndjeshëm nivelin e përplasjes në terren.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, turma e protestuesve u përball me kordonin policor, ndërsa pati hedhje sendesh dhe përdorim të gazit lotsjellës nga ana e forcave të policisë për të shpërndarë turmën. Situata u tensionua veçanërisht në momentet kur disa protestues tentuan të çanin perimetrin e sigurisë, çka solli reagim të menjëhershëm nga efektivët.
Pamje të rënda janë publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku shihet momenti dramatik kur një prej protestuesve goditet në kokë nga një bombol gazi lotsjellës.
Në video duket qartë se i riu rrëzohet menjëherë në tokë, ndërsa personat pranë tij reagojnë me panik. Sipas dëshmitarëve, ai ka humbur ndjenjat për disa minuta, duke shkaktuar shqetësim të madh tek të pranishmit.
Protestuesit që ndodheshin pranë tij kanë nxituar për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa disa prej tyre kanë bërë thirrje për ndërhyrjen e shpejtë të autoambulancës.
Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me gjendjen shëndetësore të të riut, ndërsa nuk dihet nëse ai është transportuar në spital për trajtim të specializuar.
Eurodeputeti gjerman Michael Gahler, pjesë e delegacionit të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET), ka treguar se dy netë më parë bashkë me eurodeputetët e tjerë, kanë qenë të ftuarit e kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, kreu i qeverisë shqiptare është një politikan me shumë përvojë dhe pushtet, dhe është plotësisht i vetëdijshëm për këtë.
“Darka me Kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë. Prej vitit 2013 ai është në krye të qeverisë atje. Ishte në humor të mirë. Ai është një njeri me shumë përvojë dhe është plotësisht i vetëdijshëm për pushtetin e tij.
Ne do të insistojmë që sundimi i ligjit të zbatohet në të gjitha fushat gjatë rrugës drejt BE-së, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Agjencia Antikorrupsion SPAK duhet të forcohet më tej. Në gjendjen aktuale, Shqipëria, megjithatë, nuk është ende një ‘lider’ në këtë proces…”, shkruan eurodeputeti gjerman Michael Gahler dhe ndan fotografinë e mëposhtme nga darka.
Kush jeton në fshat dhe zotëron tokë bujqësore, mund të shlyejë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të papaguara pa kamatvonesa apo penalitete. Detyrimi vjetor për ata që banojnë në zonat fushore është 38 mijë e 400 lekë, ndërsa për ata në zonat malore 29 mijë e 400 lekë në vit.
“Kjo është një lehtësi shumë e rëndësishme për fermerët, sepse u jep mundësinë të rregullojnë vite të tëra detyrimesh të papaguara pa u rënduar nga gjobat dhe interesat. Në praktikë, qytetari paguan vetëm shumën bazë të kontributeve dhe i mbyll përfundimisht detyrimet prapambetura”, u shpreh eksperti Kujtim Hoxha për A2 CNN.
Falja e kamatvonesave dhe gjobave vjen si pasojë e ligjit “Për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime, dogana dhe pushteti vendor” të miratuar fundvitin e shkuar. Ai përfshin periudhën nga 1 janari 2015 e deri më 31 dhjetor 2024. Kjo me kushtin që kontributi i plotë të paguhet brenda datës 31 dhjetor 2026.
“Ligji përcakton qartë periudhën që përfshihet në falje dhe vendos një afat të fundit për pagesën. Kjo do të thotë se kush dëshiron të përfitojë, duhet të shfrytëzojë këtë dritare kohore, përndryshe detyrimet do të mbeten aktive dhe do të vijojnë të rëndohen”, theksoi eksperti për A2 CNN.
Kjo nismë u jep mundësi fermerëve që prej vitesh kanë detyrime të akumuluara t’i mbyllin ato pa kosto shtesë, duke paguar vetëm shumën e kontributeve sipas masës së përcaktuar.
“Për fermerët, pagesa e kontributeve nuk është thjesht një formalitet, por një garanci për të ardhmen. Ajo lidhet drejtpërdrejt me të drejtën e pensionit, me sigurimin shëndetësor dhe me aksesin në shërbime që janë të domosdoshme, sidomos në moshë të tretë”, shtoi më tej Hoxha.
Autoritetet bëjnë apel që fermerët të përfitojnë nga kjo mundësi brenda afatit ligjor, në mënyrë që të sigurojnë vijimësinë e përfitimeve nga skema e sigurimeve shoqërore, përfshirë të drejtën e pensionit dhe mbrojtjen shëndetësore. (A2 Televizion)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se me presidentin Donald Trump është diskutuar edhe për Gjykatën Speciale. Megjithatë, ajo në një intervistë për Klan Kosovën, nuk preferoi të jepte më shumë detaje.
“Kemi diskutuar. Unë ju kisha lutur për mirëkuptimin tuaj. Nuk besoj që është në interesin e Kosovë në qoftë se japim më shumë detaje rreth kësaj. Mirëpo, dua të sigurojë që i kemi diskutuar të dyja temat dhe kemi marrë garanca të fuqishme”, ka thënë Presidentja.
Osmani shtoi se ajo dhe kryeministri Edi Rama do të flasin më në detaje kur “të vjen momenti” rreth kësaj çështje, e cila është folur për herë të parë në nivele kaq të larta, në Bordin e Paqes në Uashington.
Momenti kur Vjosa Osmani dhe Edi Rama bisedojne me Trump
“Natyrisht që kur të vjen momenti edhe unë, edhe kryeministri Rama do të flasim më në detaje për këtë temë, por e kemi informuar në detaje për këto dy tema, dhe sërish dua ta them, sot ka qenë një ditë jashtëzakonisht e mirë për Kosovën” – ka thënë ajo.
Kryeministri shqiptar pati veçmas me presidentin Donald Trump dhe Vjosa Osmanin, pasi më herët kishte ngritur zërin në mes të punimeve të Bordit të Paqes, për padrejtësinë e Hagës.
“Më lejoni ta vendos vëmendjen te konflikti i Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Kosovës u ndalua në mënyrë brutale në udhëtimin drejt Shtëpisë së Bardhë për të firmosur marrëveshjen me Trump. Sot presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vite në paraburgim para vendimit në një gjyq special në Hagë”, u shpreh Rama.
Ai kërkoi publikisht nga Presidenti Donald Trump dhe shtetet e pranishme, disa prej të cilave e kanë votuar ngritjen e Gjykatës Speciale, që padrejtësia ndaj liderëve të UÇK-së të ndalet.
“Një vendim tronditës në një gjykatë që ka humbur në çdo hap të mbajë standardet europiane. Për hir të Zotit, zoti president le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish”, vijoi Edi Rama.
Aktori i njohur amerikan Eric Dane, i famshëm për rolet e tij në serialet “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.
Ai u nda nga jeta pas një beteje me sëmundjen e Sklerozës Laterale Amiotrofike (ALS), e cila prek qelizat nervore përgjegjëse për lëvizjen e muskujve dhe njihet gjithashtu si sëmundja e Lou Gehrig.
Sipas deklaratës së familjes, Dane kaloi ditët e fundit i rrethuar nga miqtë e ngushtë, bashkëshortja e tij, Rebecca Gayheart dhe dy vajzat e tyre, Billie dhe Georgia. Pas diagnostikimit në vitin 2025, aktori u angazhua për rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjen e kërkimeve shkencore për këtë sëmundje, për të cilën ende nuk ka kurë.
ric Dane u bë i njohur në mbarë botën me rolin e Dr. Mark Sloan në “Grey’s Anatomy”, ku fitoi nofkën “McSteamy” dhe u kthye në një nga personazhet më të dashur të serialit. Ai ishte pjesë e produksionit nga sezoni i tretë deri në të nëntin, ndërsa u rikthye sërish në sezonin e 17-të. Më vonë, ai interpretoi rolin e Cal Jacobs në serialin e suksesshëm “Euphoria”.
Gjatë karrierës së tij, që nisi në fillim të viteve ’90, Dane luajti edhe në filma të njohur si “X-Men: The Last Stand”, “Marley & Me” dhe “Burlesque”. Edhe pas shpalljes së diagnozës, ai mbeti aktiv dhe kërkoi më shumë fonde dhe mbështetje për kërkimet mbi sëmundjet neurodegjenerative.
Në intervistat e fundit, aktori theksonte se dëshironte të kalonte sa më shumë kohë me familjen dhe të vazhdonte të punonte sa të mundej. “Do të luftoj deri në frymën e fundit”, ishte shprehur ai, duke folur për shpresën që të shihte vajzat e tij të rriteshin dhe të realizonin ëndrrat e tyre.
Përjashtimi pa paralajmërim i Kristi Lamajt nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” vazhdon të jetë kryefjala e rrjeteve sociale këtë të premte.
Teksa të gjithë presin me kuriozitet të madh të mësojnë arsyet e vërteta pas Zarfit të Zi, sytë ishin drejtuar te reagimi i parë i ish-banorit.
Dhe në fakt, reagimi erdhi, por jo në formën që pritej. Kristi theu heshtjen e tij në llogarinë e tij në Instagram duke ripostuar në “Instastory” pikërisht njoftimin zyrtar të produksionit, ku shfaqet fotoja e tij me mbishkrimin e madh: “PËRJASHTOHET NGA GARA”.
Ky veprim, i bërë pa i shtuar asnjë koment apo sqarim personal, u pa menjëherë nga shumë ndjekës si një gjest ironik dhe thumbues drejtuar produksionit.
Por, drama nuk përfundon me kaq! Ndonëse postimi u kap shpejt nga sytë e publikut, raportohet se ai e ka fshirë atë vetëm pak minuta më vonë.
A ishte kjo një lëvizje e nxituar nën efektin e emocioneve apo një ironi e qëllimshme për të cilën u pendua shpejt? Mbetet për t’u parë nëse ai do të flasë hapur në ditët në vijim.
Vendimi drastik i “Vëllait të Madh” për të përjashtuar pa asnjë paralajmërim Kristin nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka ngjallur kuriozitet dhe reagime të shumta kudo në rrjet.
Mes personazheve publikë që kanë reaguar për këtë ngjarje të papritur, është edhe këngëtarja e njohur, Krusita.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë e Instagramit foton zyrtare të produksionit ku njoftohet skualifikimi i tij. Duke mos e fshehur aspak habinë lidhur me këtë zhvillim, artistja ka ngritur pyetjet që mesa duket i ka gjithë publiku sot.
“Pse , kur dhe si 🙄” – ka shkruar Krusita sipër postimit të saj.
Ky reagim i saj reflekton konfuzionin e përgjithshëm që ka përfshirë ndjekësit e formatit, pasi deri në këto momente mbetet ende një mister i plotë se çfarë ka ndodhur saktësisht gjatë orëve të natës brenda shtëpisë dhe cila ishte shkelja e rëndë që çoi në këtë përjashtim të menjëhershëm.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, Krusita dhe Kristi shfaqën afrimitet me njëri-tjetrin, duke pranuar publikisht se mes tyre ekzistonte kimi.
Një nga rregullat më të rrepta dhe absolute të formatit “Big Brother” kudo në botë është izolimi total dhe ndalimi i çdo mjeti komunikimi me botën e jashtme, veçanërisht telefonave celularë.
Por, duket se ky rregull i artë është thyer në “Big Brother VIP Kosova”.
Së fundmi, një video e papritur po bën xhiron e rrjetit duke shkaktuar një furtunë të vërtetë komentesh. Protagoniste e këtyre pamjeve është Bia Khalifa, ish-banorja mjaft e komentuar e këtij sezoni të BBVK.
Në videon që po qarkullon, e publikuar si “hakmarrje” nga Labinot Rexha, Bia shihet e ulur në Dhomën e Rrëfimit e veshur me një rrobdishambër të bardhë. Ajo që ka lënë pa fjalë publikun është fakti se, teksa flet, ajo mban qartësisht në dorën e saj një telefon celular.
Video Player
Publiku ka nisur të ngrejë pyetje të forta mbi produksionin dhe rregullat e vërteta të izolimit, duke u habitur se si ka përfunduar një smartfon në duart e banores në një nga dhomat më të rëndësishme të shtëpisë.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë reagim apo sqarim zyrtar lidhur me këtë situatë që po konsiderohet si një skandal i vërtetë i formatit.
Sot është rikthyer “Goca dhe Gra” në Top Channel. Teksa po diskutohej në lidhje me përjashtimin e Kristit nga gara e Big Brother VIP në edicionin e pestë, Rozana u shpreh se ka kontaktuar me ish-banorin dhe se është shumë mirë.
Unë duke e patur mik Kristin, kam kontaktuar me të dhe është në gjendje të shkëlqyer për të gjithë ju fansat e tij. Je kurioze të dish se si është Kristi? Më ka dërguar një foto, është në gjendje të shkëlqyer dhe për të tjerat do të flasë vetë i zoti i punës.
Ajo shtoi gjithashtu se:
Kristi unë e kam ndjekur rrugëtimin tënd, ke bërë një rrugëtim shumë të bukur. Të gjithë rrugëtimet janë me ulje dhe me ngritje ku dikush e çon deri në fund dhe dikush deri në gjysmë ama e rëndësishme është që të lësh shenjë në atë shtëpi dhe ti e ke bërë këtë në BBV5.