E bujshme! Enver Hoxha del në dosjen e Epstein: nuk do e besoni se pse përmendet!

Në dokumentet e publikuara së fundmi nga dosja Jeffrey Epstein, shfaqet edhe emri i ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Megjithatë, përmendja e tij nuk lidhet me ndonjë skandal, hetim apo raport për Shqipërinë, por me një dokument analitik financiar që gjendej në arkivin e Epstein. -informon dritare.net

Dokumenti në fjalë është një analizë e titulluar “Eye on the Market”, e përgatitur më 10 mars 2011 nga banka investuese J.P. Morgan. Ai është përfshirë në dosjen Epstein si material i sekuestruar, jo si provë penale apo dokument hetimor.

Çfarë përmban dokumenti

Analiza trajton zhvillime të mëdha ekonomike dhe gjeopolitike të asaj kohe, si:

kriza e borxhit në Europë

rreziqet politike në Lindjen e Mesme gjatë Pranverës Arabe

Në këtë kontekst, autori i analizës përdor shembuj historikë për të ilustruar se si regjime që duken të qëndrueshme mund të shemben papritur. Pikërisht këtu përmendet edhe Enver Hoxha, së bashku me Erich Honecker dhe Nicolae Ceaușescu, si figura politike që u zhdukën shpejt nga skena pas rënies së sistemeve që përfaqësonin-informon dritare.net

“But in my lifetime, I recall how quickly permanent fixtures of Enver Hoxha, Erich Honecker and Nicolae Ceaușescu disappeared.”

PËRKTHIMI NË SHQIP
“Por gjatë jetës sime, kujtoj sa shpejt u zhdukën figura që dukeshin të përhershme si Enver Hoxha, Erich Honecker dhe Nicolae Ceaușescu.”

Pse gjendet ky dokument në dosjen Epstein

Jeffrey Epstein njihej për interesin e tij ndaj analizave strategjike dhe raporteve të nivelit të lartë, të përdorura për orientim financiar dhe politik. Dokumente të tilla, të prodhuara nga banka apo institucione prestigjioze, gjendeshin në arkivin e tij personal dhe janë sot pjesë e dosjes vetëm sepse janë materiale të sekuestruara, jo sepse lidhen drejtpërdrejt me veprimtari kriminale.

Çfarë duhet sqaruar

Përmendja e Enver Hoxhës është thjesht referencë historike

Nuk ka lidhje me Shqipërinë në kuptim hetimor

Nuk ka asnjë raport, email apo akuzë që e lidh këtë figurë me Epstein

Dokumenti është analizë ekonomike, jo komunikim personal. Prania e emrit të Enver Hoxhës në dosjen Epstein duhet parë si pjesë e një materiali analitik të kohës, i përdorur për ilustrim historik në një kontekst ekonomik dhe gjeopolitik./dritare.net

Nuk do i fshihni dot! Edi Rama merr vendimin për të zbuluar gjitha pasuritë e shqiptarëve, ja çfarë do bëhet me to

Këtë javë qeveria mori vendimit për krijimin e kadastrës fiskale. Por çfarë do të thotë kjo për qytetarët?

Nga data 10 shkurt të gjitha bashkitë do të nisin të regjistrojnë rreth 2. 5 milionë pasuri të patundshme të shqiptarëve, duke hedhur të dhënat në një regjistër elektronik.

Ky proces do të shoqërohet edhe me të dhëna konkrete të pronës, mbi sipërfaqen, çmimet referencë të zonës, çmimin real të pronës, detyrimet e mundshme, përjashtimet nga taksat.

Të gjitha këto të dhëna do të kryqëzohen me agjenci shtetërore, si OSHEE, Ujësjellës-Kanalizime etj., për të evidentuar sa më qartë pronat në vend.

“Ky regjistër do të jetë digjital dhe çdo informacion për pronën do të jetë vetëm një klik larg. Pra jemi duke i lënë pas kërkimet për prona në mënyrë manuale, por tashmë do t’i kemi online të gjitha. Ky proces pune ka një qëllim, të zbatohet siç duhet taksa e pronës. Sot që flasim jo të gjitha pronat i nënshtrohet taksimit, pasi autoritete nuk kanë informacion. Madje në disa zona taksimi bëhet dhe aforfre pasi nuk ka të dhëna të mjaftueshme. Ndaj ky regjistër më të gjitha detajet e pronës, do të bëjë që askush të mos i shmanget dot taksimit”, tha Gjergji Begaj, ekspert pronash gjatë një interviste në Vizion Plus në emisionin “E-ZONE”.

Ky proces pune vjen në një kohë kur këtë muaj nis dhe procesi i rivlerësimit, ku mijëra qytetarë pritet të shfaqin interes për të sjellë pronën e tyre ose në vlerën e tregut ose në çmimin e ri të referencës.

Pasi të përfundojë ky proces, do të krijohet një ide më e qartë e vlerës së pronës në të gjithë vendin, çka do i hap rrugë taksimit mbi vlerën e tregut të pasurive të patundshme në vitin 2028.

Tragjike/ Autobusi me pasagjerë del nga rruga, 8 ρer sona hυmbin jetën, 26 të tjerë të ρΙagosur

Një autobus pasagjerësh doli nga rruga në provincën Antalya të Turqisë jugore, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Aksidenti ndodhi të dielën në zonën Dosemealti, në veriperëndim të qendrës së qytetit të Antalyas. Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror TRT tregojnë autobusin të përmbysur.

Guvernatori i provincës, Hulusi Sahin, bëri të ditur se 26 persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike. Sipas agjencisë së lajmeve DHA, disa pasagjerë janë hedhur jashtë automjetit si pasojë e përplasjes.

Autobusi po udhëtonte gjatë natës nga Tekirdag, në veriperëndim të Turqisë, drejt Antalyas.

Autoritetet dyshojnë se kushtet e vështira atmosferike kanë ndikuar në aksident.

“Më kishte humbur buzëqeshja…”, Bes Kallaku bën dedikimin e ëmbël për partneren: Të dua…

Prej disa kohësh, dedikimet e Bes Kallakut në rrjetet sociale kanë ngjallur kureshtje dhe spekulime në publik. Nga postimet e tij, ai linte të kuptonte se në jetën e tij kishte gjëra të reja.

Ashtu siç ishte parashikuar, pas lumturisë së aktorit të njohur fshihet dashuria. Gjatë një koncerti të mbajtur ditën e djeshme, Besi vendosi t’u japë fund pikëpyetjeve dhe komenteve të shumta nga ndjekësit.

Ai ka zbuluar publikisht personin të cilit i dedikohet tatuazhi i tij më i fundit. Përballë publikut, aktori ndau një moment tejet emocional, që u shndërrua menjëherë në një deklaratë dashurie.

“Jini falenderues Zotit në ditët tuaja më të mira dhe në ditët tuaja më të errëta. Unë gjithë jetën time kam bërë për të qeshur publikun, vetëm kam bërë për të qeshur dhe kishte vite që më kishte humbur buzëqeshja mua. Dhe meqë më keni pyetur aq shumë nëpër komente dhe nëpër mesazhe për tatuazhin që kam bërë, dua të falenderoj Zotin që më në fund më solli afër dikë që më solli edhe buzëqeshjen. Ejona, të dua!”, tha Kallaku.Pas këtij rrëfimi, mesazhi ishte më se i qartë. Ejona është emri që i ka rikthyer buzëqeshjen aktorit, duke e bërë atë të shfaqet më i lumtur se kurrë.

U zhduk nga vëmendja mediatike për 5 vite, zbulohet jeta e tanishme e Renato Mekollit

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht nga vëmendja mediatike dhe rrjetet sociale.

Për 5 vite me radhë, heshtja e tij totale ngriti shumë pikëpyetje dhe spekulime. Por tashmë e vërteta është zbuluar.

Renato Mekolli është vendosur në Miami, Florida, ku ka marrë një nga rolet më prestigjioze në botën e kulinarisë.

Ish-drejtuesi i rreptë i “Hell’s Kitchen” tashmë mban postin e Shefit Ekzekutiv në një nga hotelet më luksoze në botë, The Ritz-Carlton Key Biscayne. Aty, ai drejton restorantin e ri të quajtur “Paralía”.

Ky restorant është pjesë e një investimi kolosal prej 100 milionë dollarësh në këtë resort dhe sjell shijet e rafinuara të kuzhinës greke dhe turke, duke mbajtur firmën e Mekollit.

Suksesi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga elita mediatike. Gjigantë si Forbes dhe Miami New Times kanë shkruar me superlativa për punën e tij, duke e cilësuar si një arritje të jashtëzakonshme.

Publikohet VIDEO dhe ndez rrjetin: Vajza i dha Mirit telefon? Ja si produksioni u mundua ta …

Rrjeti është ndezur nga teoritë konspirative pas një videoje të publikuar nga Niko Komani, ish-konkurrent i “Ferma VIP”.

Në llogarinë e tij në Facebook, Komani ka hedhur dyshime të forta se banori i “Big Brother VIP Albania”, Miri, posedon një telefon brenda shtëpisë, duke aluduar se mund t’ia ketë dhënë vajza gjatë surprizës së mbrëmshme.

Videoja është bërë menjëherë virale, duke grumbulluar rreth 1 milion shikime në pak orë.

Në videon e shpërndarë, Miri shfaqet i ulur në divanin rozë të dhomës së ndenjes. Në një moment, ai shihet duke mbajtur një objekt të zi në dorë (i cili ngjason shumë me një smartphone) dhe me lëvizje të shpejta e fsheh atë poshtë jastëkut të divanit, duke u siguruar që të mos duket.

Por, si qëndron e vërteta? Edhe pse objekti mbetet i paidentifikuar (mund të jetë çdo gjë personale), teoria se ai ia dha vajza nuk qëndron.

Burimet konfirmojnë se ky moment ka ndodhur më herët, përpara se vajza e tij të hynte në shtëpi për ta surprizuar.

Konkretisht, skena përkon me momentin kur vëllai i madh kërkoi që Rogerti dhe Selina të qëndronin vetëm në sallon, ndërsa banorët e tjerë duhet të largoheshin. Miri shihet që e merr objektin me vete dhe, kur rikthehet në sallon, e fut sërish me nxitim poshtë divanit.

VIDEO

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila mbante këtë pozicion në vitin 2012.

Në një email të dërguar nga një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, thuhet:

Mirë se vini në Paris,

Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës.

Ajo do të donte të ju takonte nëse keni kohë këtë javë.

Gjithë të mirat,

Daniel.

Nuk dihet nëse ky takim u zhvillua vërtet.

Ndryshe, Atifete Jahjaga është presidentja e parë grua e Kosovës dhe shërbeu si Kryetare e Shtetit nga viti 2011 deri në vitin 2016.

Kujtojmë se përmbajtja e dosjes së publikuar përfshin afërsisht 3 deri në 3.5 milionë faqe me të dhëna rreth aktiviteteve të Epstein, 2,000 video dhe 180,000 imazhe.

Departamenti i Drejtësisë pretendon se një pjesë e përmbajtjes është e vështirë ose e pamundur të publikohet pa mbrojtur privatësinë, kështu që emrat dhe informacionet personale të viktimave janë fshirë pjesërisht ose plotësisht.

Reagimi EPIK i Albës pasi dëgjon zhurmën e makinës së Limit jashtë shtëpisë: O Lim (Video)

Alba shihet e vetmuar në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ajo papritur dëgjoi zhurmën e makinës së Limit që vinte nga jashtë.

Reagimi i saj ishte i menjëhershëm.

“O Lim! Zhurma e makinës… iku edhe ai. Zhurma e makinës na përshëndeti. Do ta mbaj fjalën sic ta dhashë”,, tha Alba, duke reflektuar emocionet e momentit.

Mbrëmë, Limi u largua nga shtëpia sipas dëshirës së tij, duke saktësuar se kishte lënë një porosi te produksioni që të informonin për një çështje të rëndësishme për të. /Telegrafi

VIDEO

Skema e re/ Jo bonus vetëm kur lind, por pagesa të përmuajshme për 5 vite

Çiftet shqiptare që kanë ose presin të kenë fëmijë nuk do të përfitojnë më një pagesë të vetme, si në skemën e vitit të kaluar, por pagesa mujore deri në momentin që fëmija të mbushë 5 vjeç.

“Skema i bashkohet modelit të Europës kontinentale dhe politikave që nxisin familjen. Megjithatë, po përsërisim gabimin duke ndërtuar një program të ri pa u bazuar te të dhënat.

Duhej të kishim analizuar efektet e skemës së mëparshme dhe të kuptonim pse shifrat tregojnë se nuk kemi rritje të lindshmërisë. Vetëm kështu mund të kuptonim se çfarë e ka shkaktuar rënien”, tha Erisa Dhamo, sociologe.

Për fëmijën e parë, pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj.

Për fëmijën e dytë, 7 mijë lekë në muaj, ndërsa për të tretin, 10 mijë lekë në muaj, ose 120 mijë lekë në vit.

Në të tre rastet, shuma totale e përfituar është më e lartë krahasuar me skemën e mëparshme.

“Kjo është një vlerë e konsiderueshme, pasi mund të mbulojë një pjesë të nevojave ushqimore të fëmijës. Do të rekomandoja që këto pagesa t’u adresohen më shumë familjeve në nevojë, sepse për to ndikimi është më i madh sesa për familjet me të ardhura të larta”, shtoi Dhamo.

Ndryshimi i skemës vjen në një kohë kur bonusi i mëparshëm nuk arriti të japë efektin e pritshëm

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë 11 muajve të vitit të kaluar, nga 1.8 miliardë lekë të planifikuara, u shpërndanë vetëm 1.2 miliardë lekë, gjë që lidhet edhe me uljen e numrit të lindjeve gjatë vitit.

LAJMI I FUNDIT/ E trishtë, ndërron jetë gazetarja e njohur shqiptare

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi.

Reçi ishte autore dhe moderatore e emisioneve të shumta, ndër të cilat spikati “Arratia e Peshkut të Kuq” në News24, ku intervistoi qindra personalitete dhe solli për publikun histori me thellësi sociale dhe njerëzore.

Përveç punës si gazetare, ajo ishte edhe autore e disa librave, përfshirë vepra me intervista dhe rrëfime personale që reflektonin eksperiencat e saj jetësore dhe profesionale.

Reçi njihej gjithashtu për qëndresën dhe kurajon me të cilat përballoi sëmundjen e rëndë, duke qenë një shembull i fortë i përkushtimit ndaj jetës dhe profesionit deri në ditët e fundit.

Rezarta Reçi