BE ultimatum Ramës për imunitetin e Belinda Ballukut: Do të dalim me vendim të paprecedentë për …

Të enjten e 29 janarit 2026, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i shkoi një SMS në telefonin celular: “COELA doli me qëndrim zyrtar, më vjen keq”. Miku që e informonte e kishte paralajmëruar më herët atë se atje tej në Berlin, qeveria gjermane ishte tepër e shqetësuar mbi mbrojtjen arbitrare që Rama po i bënte Belinda Ballukut.

COELA është një grup pune e ministrave për Evropën të shteteve anëtare të BE-së. Ky grup shqyrton ecurinë e shteteve që synojnë anëtarësim, si Shqipëria.

Përfaqësimi në COELA është në nivel ministror, zakonisht ministrat për Evropën ose ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.

Një burim i nivelit të lartë në BE, informoi Hashtag.al mbi atë çfarë ka ndodhur:

“E gjithë iniciativa për ndëshkimin e Shqipërisë në COELA është e nxitur nga qeveria gjermane, ata janë seriozisht të shqetësuar mbi mënyrën si Edi Rama po sulmon drejtësinë dhe po shkërrmoq institucionet për mbrojtjen e ministres Balluku. Kjo iniciativë e gjermanëve është mbështetur fuqimisht nga qeveria e Austrisë, Belgjikës, Holandës etj, ndërsa qeveria italiane, franceze dhe greke mbajtën një qëndrim më neutral në takim. Por nuk ka asnjë rëndësi kjo për sa kohë që dhe një shtet si Bullgaria mund të vendosë veton kundër Shqipërisë, e për më tepër Gjermania është lokomotiva e BE-së”, tha burimi.

Ndërsa i njëjti burim i nivelit të lartë më pas shtoi:

“Në mbledhjen e COELA është vendosur që nëse Rama do mbrojë imunitetin e Ballukut, BE-ja do dalë me vendimin e paprecedentë për të zhbërë gjithë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. I bie që do jetë ndëshkim ekzemplar, i ashpër, i pari në llojin e vet. Kryeministri juaj e di shumë mirë këtë gjë siç unë po e them”, – saktësoi burimi.

Hashtag.al kontaktoi sot zyrtarisht dhe zyrën e Delegacionit të BE-së në Tiranë duke u drejtuar vetëm një pyetje: Si e komentonin ata qëndrimin e ministrave të Jashtëm të Gjermanisë, Austrisë dhe Holandës?

Nga zyra për shtypin e këtij Delegacioni na erdhi sqarimi se ambasadori i BE-së në Tiranë zoti Gonzato, e kishte të pamundur ta procesonte me shpejtësi këtë pyetje pasi ai ndodhej në disa takime pune.

Balluku, Rama dhe 3 akrobatët

Në pranverën e vitit 2020, në kulmin e pandemisë, ministren e Energjisë Belinda Balluku e ftoi në një ishull në Greqi një shtetas izraelito-amerikan, ai quhet Ron Yeffet.

Atje në ishullin grek ishte ndërtuar një resort vilash luksoze ndërsa Yeffet i tha Ballukut se disa prej vilave ishin të tijat, përfshirë dhe vilën ku do qëndronte ajo.

Balluku shkoi. Të nesërmen në mëngjes ndërsa ishte me një tas kafeje në dorë, në oborrin e vilës, Balluku e cila e flet rrjedhshëm gjuhën greke, nisi të bisedonte me kopshtarin grek. E ndër të tjera e pyeti atë dhe për mikun izraelito-amerikan që e kishte ftuar, e pyeti se sa vila posedonte miku i saj i ri.

Kopshtari grek i nguli sytë i habitur Ballukut dhe i tha se zoti Yeffet nuk posedon asnjë vilë dhe se i kishte marrë vilat me qira veç për atë fundjavë.

Balluku e kuptoi se ishte mashtruar dhe manipuluar, ajo vuri në dijeni dhe Edi Ramën duke i këmbëngulur se Yeffet ishte një mashtrues ordiner, por Rama i bëri të ditur asaj se Yeffetin do e mbante pranë. Zoti Yeffet është një ndër tre akrobatët e preferuar të kryeministrit Rama.

Fillimisht Rama i dha atij (nëpërmjet Ballukut) akses në importin e naftës por aty zoti Yeffet dështoi më sukses dhe u mbeti borxh miliona euro disa partnerëve shqiptarë.

Më pas zoti Yeffet synoi që të kapte tregun e shpërndarjes elektronike (bankomat) të fondeve të pagave e pensioneve, rrugën ja shtroi sërish Balluku nëpërmjet kontrollit që ka mbi ministrinë e Financave, por dhe këtë punë zoti Yeffet nuk e çoi dot deri në fund. Dukej e komplikuar. Nuk kishte pare të shpejta as aty.

Së fundmi zoti Yeffet i ka vënë syrin koncensionarit të Delvina Gas, ku së bashku me Ballukun ai kurdisi arrestimin e paligjshëm të ish-pronarit të këtij koncensionari, Sokol Meqemeja.

Në paketën aksionare të Delvina Gas është dhe një shtetas ukrainas me 15% të aksioneve, ai quhet Sergey Probylov. Ai rezulton në aleancë me Ballukun dhe Yeffet për të zhvatur këtë koncension.

Mirëpo biznesmeni Meqemeja veproi shpejt, ai shiti aksionet mazhoritare te një kompani holandeze me lidhje domethënëse në Ëashington, ndërsa trekëndëshi Balluku-Yeffet-Probylov rezulton të jetë në vëmendjen e shërbimeve partnere dhe ata janë informuar nga një burim ukrainas në detaje mbi rolin e Ballukut, Yeffet dhe Probylov në këtë histori. Roli i tyre është i dokumentuar nga partnerët e huaj. Duket se zotit Yeffet i pëlqen të flasë në emër të kryeministrit Rama kur thur plane të paligjshme me ukrainasit. Kjo çështje mund t’i kthehet zotit Rama në një skandal më të madh se vet Balluku.

Akrobati i dytë është Ergys Agasi. Ai ka një ngjashmëri të fortë me zotin Yeffet pasi të dyve u pëlqejnë autokolonat me automjete luksoze dhe ekspozimi special me truproja nga garda dhe policia. Ndonëse këta dy akrobatë mbështeten nga kryeministri për të mbyllur punët e padukshme, bën çudi fakti se të dy ata bëjnë ç’është e mundur të bien sa më shumë në sy dhe të jenë sa më ekstravagantë.

Si rregull do duhej të mbanin profil të ulët, apo jo?

Filmimet dhe dokumentet që prokuroria speciale i ka sekuestruar Ergys Agasit kanë hapur një spirale që e ka përkeqësuar shumë më tepër situatën e Edi Ramës si kryeministër dhe si kryefamiljar.

Akrobati i tretë është amerikan, pjesë e administratës Trump madje. Ai quhet Richard Grenell. Zoti Grenell përveçse një mbështetës në hije I Belinda Ballukut, ka mbrojtur në mënyrë të hapur dhe projektin korruptiv të anijeve Energjitike të Vlorës, ku rezultoi se ishin të implikuara dhe biznese iraniane të sanksionuara në SHBA.

Së fundmi zoti Grenell solli në Shqipëri vajzën e Presidentit Trump, Ivankën, ndërsa bashkëshorti I saj Jared Kushner ka interesa në projekte turistike në gjirin e Vlorës.

Mirëpo shërbimet që zoti Grenell po i bën Ramës, duket se justifikojnë plotësisht leverdinë e tij personale, por ato mund të jenë duke ekspozuar në skandal ndërkombëtar të bijën e Trump dhe dhëndrin e tij.

Një pjesë e projektit përfshin zonën e Zvërnecit, ku pronar tokash është një personazh shqiptar i lakuar dhe në mediat ndërkombëtare, quhet Artur Shehu.

Shtyrja e mëtejshme e projektit mund të shërbejë në prag zgjedhjeve “mid-term” në SHBA si një fabulë dhe skandal mediatik për kundërshtarët politikë të Trump, sepse kjo fabulë lidh të bijën e Trump dhe dhëndrin e tij me një trafikant të dyshuar dhe gangster shqiptar. Do ishte një histori mbreslënëse mediatike në SHBA.

I gjithë ky risk sepse zoti Grenell ka shumë qejf të fitojë favore të shpejta nga Edi Rama por edhe sepse Edi Rama ka një nevojë akute për të patur akrobatin e vet edhe në Ëashington.

Në përfundim, ndërsa Edi Rama duket se po ecën në një fushë të minuar ku detonimin e kanë bërë Balluku dhe tre akrobatët e tij, I gjendur në një stuhi skandalesh dhe në një presion të fortë së fundmi nga Bashkimi Evropian, ai në mënyrë të pashpjegueshme ka vendosur të mbrojë Ballukun.

Është sekret thuajse i hapur se Edi Ramës i është dhënë garanci se ai nuk do cenohet nga dosja Balluku, e megjithatë Rama nuk po e lëshon atë.

Në këto kushte lind një pyetje logjike:

Çfarë turpi më të madh i di zonja Balluku Edi Ramës, që e bën atë t’i duken si turpe më të vogla të gjitha këto stuhi që ai po kalon sot?/Hashtag.al

E konfirmuar! Arbana Osmani do ta moderojë “Ferma VIP 3”

“Ferma VIP”, pritet të nisë shume shpejt!

Sipas burimeve ekskluzive për Iconstyle, reality show do të nisë në muajin mars. Projekti vjen me një formulë ndryshe, surpriza të forta dhe emra shumë të njohur të ekranit.

Burime pranë produksionit bëjnë me dije se moderimi i reality show-t do t’i besohet Arbana Osmanit, një nga figurat më të dashura dhe më të suksesshme të televizionit shqiptar. Rikthimi i saj në një format të tillë, pas atij të Big Brother VIP Albania, pritet të sjellë edhe më shumë interes dhe pritshmëri të larta nga publiku.

Por jo vetëm moderimi do të jetë risi. Edhe regjia do të jetë tërësisht e re, nën drejtimin e Eduart Grishajt, i njohur për stilin e tij unik dhe qasjen kreative në projekte televizive dhe kinematografike. Ky kombinim pritet t’i japë “Ferma VIP” një frymë moderne dhe dinamike, larg klisheve të zakonshme të reality show-ve.

Sa i përket kastit, burimet tregojnë se emra shumë të njohur të showbiz-it shqiptar do të jenë pjesë e këtij formati. Sipas zërave që qarkullojnë, Luiz Ejlli është emri më i përfolur për rolin kyç brenda reality show-t, atij të kryeplakut. Megjithatë, deri më tani asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, duke e lënë këtë detaj të hapur për surpriza të mëdha.

Nuk dihet nëse “Mirëmbrëma Yje” e Arbanës do vijojë krahas FermaVIP, apo do mbyllë sezonin e saj!Ora news

Gruaja e Mirit i përgjigjet ashpër babait të Selin: Shiko vajzën tënde se

Bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka folur për herë të parë publikisht lidhur me situatat e krijuara në “Big Brother VIP Albania”, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt deklaratave të forta të babait të Selin dhe duke sqaruar raportin e shumëdiskutuar mes banorëve.

Në një intervistë për “Top Albania Radio”, Rabea u pyet rreth komenteve të babait të Selin, i cili e kishte cilësuar Mirin si “pervers” pas dinamikave të krijuara në shtëpi.

Ajo mbrojti partnerin e saj, duke theksuar se ajo që po ndodh brenda është thjesht lojë dhe se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi njërin person.

“Më duhet të them unë e kam parë intervistën atë ditë kur doli. Edhe momentin e parë ishte kështu si i shokuar. Nga një anë e kuptoj merakun e babait për një vajzë. Por ky meraku nuk të jep të drejtë të gjykosh një person që ti nuk e njeh, që nuk ka bërë asnjëgjë ilegale, thjesht ka bërë një lojë. Më ka nevrikosur njëçik që ka folur kështu. Ti si baba nuk mund t’i japesh gjithë fajin Mirit për atë situatën atje brenda, shiko njëçik edhe gocën tënde. Ajo ka marrë disa këshilla nga jashtë, por nuk do ta kuptojë. Duhet të shikosh njëçik vajzën tënde se e ke edukuar ti, jo Miri,” u shpreh ajo.

Lidhur me natyrën e marrëdhënies Miri-Selin, Rabea ishte e prerë, duke e cilësuar atë si strategji të pastër loje pa asnjë ndjenjë reale.

“E shof si marrëdhënie [loje]. Thjesht miqësore që është lindur nga një detyrim pas Prime të parë. E kanë pranuar këtë sfidë dhe pastaj nisi loja e tyre. Nuk ka absolutisht ndjenja mes tyre. Secili përfiton nga kjo situatë. Nëse ka dyshime, ato ushqehen nga Selini dhe jo Miri.”

Gjatë intervistës u prek edhe momenti delikat kur vajza e Mirit, gjatë vizitës në shtëpi, përmendi emrin e Selin si të preferuarën e saj, një detaj që Rabea sqaroi se ishte tërësisht spontan.

“Nuk e kemi diskutuar më përpara se nuk e kisha menduar se ai pyet ashtu por ajo ka dhënë përgjigjen e saj që kishte në zemër. Vajza më tha më mbrapa se donte të thoshte Stelin por edhe Selin. Si vajzë e pafajshme tha atë që kishte në zemër. Vajza ka qarë shumë kur doli.”

Për të mbyllur diskutimin me nota humori, e pyetur se kë do të zgjidhte ajo vetë nëse Miri do t’ia bënte të njëjtën pyetje, Rabea u përgjigj: “Unë do t’i kisha thënë përveç teje më pëlqen Boli (arushi).”

“Të q*fsha robt”, Zarf i zi për Mirin? / Banori ofendon rëndë Kristin (Video)

Pamje të rënda dhe të papranueshme janë publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale, ku protagonist është Miri dhe gjuha e përdorur ndaj Kristi Lamajt.

Debati mes dy banorëve është shoqëruar me tensione, por situata ka eskaluar në momentin kur Miri është larguar nga biseda.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit, Miri dëgjohet qartë teksa murmurit me zë të ulët frazën fyese: “Të q*fsha robt”, duke ofenduar familjen e banorit tjetër.

Menjëherë pas publikimit të këtyre pamjeve, reagimi i ndjekësve ka qenë i ashpër, të cilët kanë kërkuar masa të menjëhershme nga “Vëllai i Madh”, duke përfshirë zarfin e zi ose skualifikimin e tij nga gara për thyerje të kodit etik.

VIDEO

Deklarata e fortë e gruas së Mirit: Nëse kjo situatë ndodhte në Gjermani, produksioni do e pësonte keq, do të hynte politika dhe

Bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka reaguar me tone të forta lidhur me incidentin e rëndë mes Rogertit dhe Stenaldos, duke sjellë një këndvështrim të bazuar në standardet evropiane.

Debati ku Rogerti iu drejtua Stenaldos, i cili është i verbër, me frazën “Ty të ka mallkuar Zoti”, ka shkaktuar reagime të shumta, e për këtë Rabea ka bërë një krahasim të drejtpërdrejtë me realitetin në Gjermani.

Ajo u shpreh se ndonëse Rogerti hyri për të krijuar dinamikë, gjuha e përdorur është e patolerueshme në një shoqëri gjithëpërfshirëse.

Sipas saj, nëse një situatë e tillë do të transmetohej në Gjermani, pasojat ligjore dhe shoqërore do të ishin të rënda jo vetëm për banorin, por edhe për vetë televizionin.

Në fund, ajo i bëri thirrje produksionit që të marrë vendimin e duhur për të mos legjitimuar diskriminimin ndaj personave me aftësi të kufizuara.

“Për Rogertin… Ai hyri dhe ka shkuar atje për të zgjuar njëçik banorët, sepse me thënë të drejtën ishin pak në gjumë. Por në vij nga një shtet shumë inkluziv dhe nuk ka shans të flasësh ashtu siç flet Rogerti aty brenda, veçanërisht me Stenaldon. Nëse kjo do të kishte ndodhur në Gjermani, jo vetëm Rogerti do të kishte patur probleme por edhe produksioni dhe do kishte hyrë edhe politika se nuk tolerohet në Gjermani. Unë shpresoj që ju shqiptarët të merrni vendimin e duhur që kjo sjellje atje brenda ndaj një personi me aftësi të kufizuara nuk tolerohet” tha ajo.

SKANDALI/ Si mashtrohen konsumatorët me bukët integrale, çfarë zbuluan analizat

Në analizat e kryera për bukët integrale, rezulton se njëra prej mostrave nuk ka nivelin e duhur të fibrave. Rezultati tregon nivelin prej vetëm 0,82 % ose më pak se 1 gram për 100 gram produkti. Pra, thënë më shkurt, rezultati është shumë afër zeros që tregon se buka është totalisht mashtrim. Edhe pse nuk ka një kuotë zyrtare të përcaktuar, ekspertët gjykojnë se niveli minimal i fibrave duhet të jetë 6 %, ose 6 gram për 100 gram produkt që konsiderohet edhe standardi i Bashkimit Evropian.

“Ne nuk jemi në gjendje, kemi dështuar për të verifikuar nëse kjo, përveç pjesëve të standardeve që nuk thuhet pra nëse kjo buka çfarë sasie të miellit integral duhet të ketë, pra sa është përqindja që kjo të quhet një bukë integrale apo buke e zezë ne nuk i kemi këto”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

“Pamë që një bukë integrale kishte një nivel shumë të ulët të fibrave, ajo nuk është bukë integrale. Këtu je duke abuzuar me cilësinë. Nëse dieta dhe njerëzit kërkojnë bukë integrale ti duhet ti ofrosh një buke integrale”, u shpreh Ilir Pecnikaj, kimist.

“Nuk arrij ta kuptoj se si mund të abuzohet me cilësinë, sepse me cilësinë është vetë direkt prodhuesi që abuzon me cilësinë, pra e di në mënyrë të shkëlqyer që është duke abuzuar. Pse duhet të më bësh një produkt me cilësi shumë të ulët dhe të ma shesësh si një produkt me cilësi të lartë. Këtu është problemi, unë shkoj për të blerë një bukë integrale dhe ju më ofroni një bukë masive ose e prodhuar me një miell i cili lejohet të prodhohet vetëm në punishten e ëmbëlsirave dhe ma shet për bukë integrale“, u shpreh Ilir Pecnikaj, kimist.

Rasti konkret përbën tregues se në bukë është përdorur ngjyrues dhe ajo nuk është natyrale. Me pak fjalë, qytetarët mashtrohen dhe konsumojnë një bukë me ngjyrues si bukë integrale. Në këtë rast, konsumatori jo vetëm nuk blen një bukë që ka përfitime shëndetësore, por përkundrazi mund të ketë pasoja në shëndet.

“Nuk ka një përqindje të caktuar të ngjyruesve që duhet përdorur te buka dhe aditivët janë nga përgjegjësit kryesor për shkaktimin e kancerit në organizmin e njeriut. Ky është një falsifikim, është një mashtrim që i bëhet së pari konsumatorit duke i marrë nga xhepi paratë për një produkt që nuk është produkte që blen dhe kjo në fakt në bazë të ndryshimeve të kodit penal në 2019 përbën vepër penale”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

Kur një bukë integrale përmban vetëm 0.82 gram fibra, ajo është qartësisht nën nivelin minimal prej 3 gram/100 g që aplikon si normë BE. Duket se kontrolli nuk ka funksionuar apo diçka ka çeduar duke shkaktuar pasoja te konsumatori. Sipas analizave të industrisë në BE, bukët integrale të tregut zakonisht përmbajnë mbi 6–7 gram fibra.

“Për hir të vërtetës ne jemi të gjithë këtu dhe nuk kemi dëgjuar një operator biznesi të penalizohet sepse ka mashtruar haptazi konsumatorin“, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

Së pari, fibrat nuk janë vetëm një numër në etiketë, por tregojnë strukturën ushqimore të bukës sa pjesë të kokrrës së drithit mbeten në produkt dhe sa mbështesin shëndetin e tretjes, kontrollin e sheqerit, ndjesinë e ngopjes dhe përfitime të tjera metabolike që shoqërojnë dietat e pasura me drithëra integrale.

“Aditivët që janë përgjegjësit kryesorë për shkaktimin e kancerit siç është ngjyruesi tek buka e zezë sot në Shqipëri ne nuk kemi kapacitete laboratorike për të evidentuar faktin nëse kjo bukë, integrale apo e zezë është si pasojë e grurit cilësor të përdorur apo si rezultat i përdorimit të ngjyruesve për përmirësuesve artificial”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

“Patjetër që përdoren ngjyrues për ta bërë bukën të duket si ato bukët që hanim atëherë që ishin me krunde me hime, por ato në fakt janë ngjyrues nuk kanë asnjë vlerë të shtuar përsa u përket fibrave të cilat do të sillte një grurë i cili nuk është bluar aq mirë, aq imët nuk është situr aq mirë ai është… shumica e tyre janë bërë me shtesa vetëm sa i japin atë ngjyrën, fibrat tregojnë që nuk janë në lartësinë e duhur”, u shpreh Sokol Abazi, kimist.

Bashkëshortja e Mirit e tërbuar me Mateon: “Ka përdorur raportin me vajzën”

Eftuar në “Big Brother Radio” ishte bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio. Si e priti Rabea hyrjen e Mirit në “Big Brother Vip”?

Unë thashë pa asnjë dyshim futu në “BBV”. Ai e ndjek shumë “BBV”. Ka pasur shumë dëshirë, e ftuan dhe i thashë të shkojë. Mirin e shoh shumë të fortë, nëse s’do ishte aty, shtëpia do ishte në gjumë. Mateo zgjohet në mëngjes dhe fle në darkë me Mirin, edhe Artani, por ka disa banorë që e kanë fiksim dhe jo gjithmonë në anën pozitive. Pa atë nuk do kishte energji aty.

E pyetur për akuzat e Mateos dhe debatet që ata kanë patur, Rabea tha si më poshtë.

Mua më duket sikur Mateo ka shumë fiksim me Mirin sepse e shikon atë si një lojtar të fortë. Miri ka një intelekt shumë të lartë, akuzat e Mateos janë të pabazuara. Pas të shtunës, ai ka përdorur këtë raportin e tij me vajzën, nuk duhet përdorur, kjo është një lojë shumë e dobët./TAR

U eliminua nga BBV, Stelina zbulon veprimin që i bëri gruaja e Mirit

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live” vetëm pak orë pas eliminimit, Stelina ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike deklaratat e Keijsit lidhur me besnikërinë e këngëtarit Miri.

Debati e ka zanafillën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, ku Keijsi pretendoi se Miri blinte lule për gra të tjera, duke theksuar se këtë informacion e kishte mësuar nga vetë Stelina, një qëndrim që ai e mban edhe pas daljes nga shtëpia.

Gjatë intervistës, ish-banorja e cilësoi këtë histori si një “sajesë të madhe” dhe theksoi korrektesën e këngëtarit ndaj familjes.

Për të vërtetuar se akuzat nuk kanë ndikuar në realitetin e tyre familjar, Stelina zbuloi se bashkëshortja e Mirit kishte vizituar biznesin e saj pikërisht ditën e sotme.

“Unë Mirin e njoh si një njeri shumë korrekt, një njeri që e respekton familjen e vet. Përpara se të hyja këtu pata një telefonatë ku bashkëshortja e tij ishte te dyqani im. Kështu që nëse do ishte e tillë, patjetër që nuk do vinte aty. Ishte motra te dyqani se unë po bëhesha gati të vija këtu. Unë e di që Miri është shumë korrekt me familjen e tij. Nëse të tjetër e njohin për një gjë tjetër, unë nuk kam asgjë për të shtuar. Është një shpifje shumë e madhe”, u shpreh ajo.

Me këtë deklaratë, Stelina mbylli diskutimet mbi këtë temë, duke konfirmuar se marrëdhëniet mes palëve të përfshira jashtë shtëpisë mbeten të pandryshuara.

Familja shqiptare e shuar në Itali/ Fshati i origjinës në zi, të afërmit: I nisëm fëmijët me duart tona, na u kthyen me arkivoI

Fshati Gryksh i Madh i Peqinit është zhytur në zi pas tragjedisë së rëndë që goditi një familje nga ky komunitet, e cila humbi jetën në Itali. Lajmi i hidhur ka tronditur banorët, ndërsa dhimbja ndihet në çdo shtëpi e në çdo rrugicë të fshatit.

Fqinjët rrëfejnë mes lotësh se familja ishte emigruese prej rreth tre vitesh në Itali. Më herët kishin qenë në Greqi për punë sezonale, gjithmonë në kërkim të një jete më të mirë. “Këto janë plagët e emigrimit. I nisëm fëmijët me duart tona dhe tani na kthehen me arkivol,” shprehen ata, duke theksuar sakrificat e panumërta dhe rrugëtimin e vështirë larg atdheut.

Sipas tyre, kujtimet janë ende të freskëta. Ata ishin parë për festën e ndërrimit të viteve, kishin ndarë urime, buzëqeshje dhe shpresa për të ardhmen. Sot, ato kujtime janë kthyer në plagë të hapura.

Tragjedia e rëndë ka tronditur njëkohësisht Italinë dhe Shqipërinë. Në zonën e Luccas, katër anëtarë të familjes shqiptare — Arti Kola, Jonida Kola, Hajdar Kola dhe Xhesika Kola — humbën jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit nga kaldaja. Ata u gjetën pa shenja jete në momentin kur karabinierët hynë me forcë në banesë

Ngjarja ka prekur thellë edhe autoritetet lokale italiane. Kryetari i bashkisë së Porcarit, Leonardo Fornaciari, shprehu publikisht dhimbjen dhe solidaritetin e komunitetit: “Jemi të gjithë të shokuar dhe të pikëlluar nga kjo ngjarje tragjike. Komuniteti ynë bashkohet me të afërmit dhe miqtë në një përqafim simbolik për këtë humbje të rëndë. U prehshin në paqe, të gjithë së bashku.”

Ai rikujtoi gjithashtu një fatkeqësi të ngjashme që ndodhi 34 vite më parë, po në këtë bashki, kur familja italiane Malanca humbi katër anëtarë të saj për shkak të monoksidit të karbonit nga një defekt i kaldajës. Sot, në atë zonë ndodhet një park publik që mban emrin e tyre — një kujtesë e përhershme e dhimbjes dhe nevojës për siguri.

Nga Grykshi i Madh në Peqin e deri në Porcari të Italisë, dhimbja është e përbashkët. Një tragjedi që bashkon dy komunitete, dy vende dhe lë pas një mesazh të hidhur për sakrificat e emigracionit dhe jetët e pafajshme të humbura shumë herët.

Kjo është shtëpia e familjes Kola në Peqin, e cila u shua në Itali, dyert e së cilës nuk do të hapen më kurrë

Kjo është shtëpia në fshatin Gryksh të Peqinit, dyert e së cilës nuk do të hapen më kurrë.

Familja Kola e cila prej rreth 4 vitesh jetonte në Itali gjeti vdekjen tragjikisht të helmuar nga monoksidi i karbonit. Lajmi ka tronditur Italinë e Shqipërinë por në fshatin Gryksh të Peqinit të gjithë kanë ulur kokat përballë dhimbjes së madhe.

Dari Kola e shkruajti me duart e tij emrin në këtë derë teksa ishte fëmijë luante me shokët, si për ta lënë kujtim aty ku nuk do të kthehej kurrë më.

Teksa me sakrifica punuan gjithë jetën dhe arritën të bashkoheshin për të jetuar bashkë në vendin fqinj, blenë edhe shtëpinë atje të cilën nuk arritën ta gëzojnë.

Top Channel