Skandali s ekυaΙ/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein (Video)

Dosja e Jeffrey Epstein është sërish kthyer në qendër të vëmendjes, pas publikimeve të fakteve të reja, të bisedave dhe fotove ku kanë rezultuar të përfshirë edhe figura të njohura të politikës por jo vetëm në botë.

Së fundmi në mediat e huaja po qarkullojnë edhe pamje nga ambientet e brendshme të qelisë ku vuante denimin, Epstein.

Departamenti i Drejtësisë publikoi dhjetëra mijëra faqe dokumentesh, duke përfshirë fotografi, transkripte intervistash, regjistra telefonatash dhe të dhëna gjyqësore.

Epstein vrau veten në një qeli burgu në Nju Jork, një muaj pasi u padit për akuza federale për trafikim seksual.

Roxhers Muslia fiton në Londër, dominon Ksenzovin në York Hall (Video)

Roxhers Muslia është shumë pranë një fitoreje të rëndësishme në Londër, ku po zhvillon një paraqitje bindëse përballë boksierit Ksenzov në sallën historike York Hall.

Boksieri shqiptar ka dominuar raund pas raundi, duke treguar qartësisht superioritet teknik, forcë dhe qetësi në ring.

I mbështetur fuqishëm nga qindra shqiptarë të pranishëm në sallë, Muslia ka kontrolluar ritmin e ndeshjes, duke i diktuar lojën kundërshtarit dhe duke fituar pikë të rëndësishme në kartelat e gjyqtarëve.

Atmosfera është elektrizuese, ndërsa flamujt shqiptarë dhe thirrjet e tifozëve kanë kthyer York Hall në një arenë ku ndihet fort krenaria kombëtare.

Me këtë paraqitje, Roxhers Muslia po konfirmon edhe një herë formën e tij të shkëlqyer dhe rekordin e pastër profesional, duke u afruar gjithnjë e më shumë drejt objektivave madhore në karrierën e tij.

Nëse ky ritëm ruhet deri në fund, fitorja duket shumë pranë dhe Londra mund të jetë dëshmitare e një tjetër suksesi të madh për boksin shqiptar.

VIDEO

PLAS NË BBV! Ledion Liço “gozhdon” Monika Kryemadhin live: “Pse s’mbrojte burrin tënd?” – Reagimi i Ilir Metës nga qelia dhe batuta që po bën xhiron e rrjetit!

Një moment tensioni të paprecedentë ka ndodhur gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme në Big Brother VIP Albania, ku debati mes opinionistes Monika Kryemadhi dhe moderatorit Ledion Liço ka kaluar kufijtë e televizionit, duke u futur në ujëra të turbullta politike.

Debati për “Mirin”: Gjithçka nisi kur vajzat e shtëpisë pyetën Monikën se pse ajo po mbron me kaq shumë pasion banorin (Miri), duke lënë të kuptohet se ajo po mban anë në mënyrë të njëanshme. Monika, e njohur për natyrën e saj luftarake, u përpoq të argumentonte qëndrimin e saj, por nuk pritej ajo që do të pasonte.

Goditja e Ledion Liços: Në mes të debatit, Ledion Liço ka ndërhyrë me një batutë që ka lënë pa fjalë audiencën dhe vetë Monikën: “Mirë të thonë vajzat… ti nuk mbrojte as burrin tënd, si do mbrosh Mirin?!” – u shpreh ai, duke iu referuar hapur situatës së Ilir Metës, i cili prej kohësh ndodhet në burg dhe përballjes së tyre të fundit publike ku marrëdhënia e tyre u duk tejet e krisur.

Lidhja me realitetin: Ky thumbim vjen në një ditë kur GJKKO sapo rrëzoi kërkesën e Ilir Metës për liri, duke e lënë atë pas hekurave. Ndërsa ish-presidenti lufton me drejtësinë, Monika ndodhet nën dritat e prozhektorëve të BBV, një kontrast që Ledioni nuk ngurroi ta përdorte për të krijuar një nga momentet më virale të këtij edicioni.

Horoskopi për ditën e sotme, e Dielë 1 shkurt 2026

Dashi

Dite mjaft e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do merreni vesh për çdo gjë dhe nuk do keni as problemin me te vogël. Beqaret do jene ne humor te keq dhe nuk do pëlqejnë te dalin neper takime. Pjesa me e madhe do parapëlqejë te mbyllet ne vetvete. Financat priten te jene goxha me te mira se kohet e fundit. Do dini si t’i menaxhoni paratë.

Demi

Dite shume e vështirë dhe shpesh e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja për te dashuruarit. Matuni mire para se te veproni qe situata te mos nxehet me tepër. Beqaret sado qe te mundohen nuk kane për ta gjetur dashurinë e madhe. Ne planin financiar do keni dhe do arrini ta stabilizoni sa hap e mbyll sytë situatën ne te cilën ndodheni.

Binjaket

Sot do flisni seriozisht me partnerin tuaj dhe do i zgjidhni problemet qe ju kane mbetur pezull nga e kaluara. Beqaret nuk do lënë vend pa e kërkuar dashurinë, por nuk do e gjejnë askund atë. Do e vuajnë vetminë, megjithatë do ju duhet ende te presin. Ne planin financiar gjithçka do ju shkoje ashtu si e kishit planifikuar kështu qe nuk do keni për çfarë te qaheni.

Gaforrja

Sektori i dashurisë nuk do ketë asnjë problem sado te vogël gjate gjithë kësaj dite. Te gjithë do ju përgëzojnë për mirëkuptimin dhe për harmoninë qe mbizotëron. Beqaret do jene te papërqendruar dhe nuk do e kenë mendjen te kërkojnë një person për ta pasur ne krah. Financat nuk mund t’i përmirësoni dot duke luajtur me lojëra fat.

Luani

Do ndiheni mjaft mire gjate kësaj dite pranë personit qe dashuroni dhe do mendoni t’i çoni gjerat edhe me tej. Shume do habiten dhe te tjerë do ju kenë zili, gjithsesi ju duhet te vazhdoni rrugën e nisur. Beqaret do jene gati edhe për ndonjë çmenduri te vogël. Mundësitë nuk do mungojnë. Financat fatmirësisht do mbeten ne te njëjtën gjendje.

Virgjeresha

Do e kaloni periudhën e vështirë ne jetën tuaj ne çift dhe do i shihni gjerat me më shume pozitivizëm gjate kësaj dite. Pritet te kaloni momente romantike ne mbrëmje. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Buxheti do varet nga sjellja juaj kështu qe matuni disa here para se te kryeni investime apo shpenzime marramendëse.

Peshorja

Do ketë surpriza te mëdha gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Gjithçka do ju duket si neper përralla. Beqaret do njehen me persona te të njëjtit profesion dhe kjo do iu pëlqejë jashtë mase. Vazhdoni për pak kohe njohjen para se te merrni vendime. Financat do kenë disa përmirësime shume te vogla, por qe nuk do sjellin ndonjë ndryshim te situatës.

Akrepi

Duhet t’i kushtoni me tepër kohe sot jetës sentimentale sepse po e late pas dire do keni probleme serioze shume me shpejt nga sa mendoni. Beqaret do kërkojnë gjera te pamundura, prandaj do mbeten vetëm edhe gjate kësaj dite. Buxheti do jete i ekuilibruar. Mund te kryeni pa frike shpenzimet e domosdoshme.

Shigjetari

Dite plot diell dhe ngjyra kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do privoheni nga asgjë përkundrazi do bëni ato qe ju thotë zemra. Beqaret nuk duhet ta humbin shpresën deri ne minutën e fundit sepse gjithçka mund te ndodhe papritur. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm ne mënyrë qe gjendja te mbetet sa me e mire. Ne te kundërt do ketë probleme.

Bricjapi

Zemra juaj do rrahe edhe me fort gjate kësaj dite. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do e dashuroni atë me më shume pasion. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin propozime nga te katërta anët. Me shume gjase do filloje një lidhje afatgjate. Për financat me te mira duhet te pranoni ndihmën qe do iu japin familjaret.

Ujori

Dite mjaft pozitive kjo e sotmja për te dashuruarit. Do zgjoheni me humor te mire dhe do jeni gati te bëni çfarëdo lloj sakrifice për te ruajtur harmoninë. Beqaret nuk do jene me shume fat ne dashuri she ka rrezik te mbeten serish vetëm. Sektori i financave do jete goxha i trazuar dhe delikat. Mundohuni te shpenzoni me shume kujdes dhe maturi.

Peshqit

Mos u tregoni impulsive gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale sepse situata mund t’iu dale tërësish jashtë kontrollit. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa kaq. Përfitoni nëse doni te përjetoni emocione te këndshme edhe sikur për pak kohe. Ne planin financiar do jeni te matur dhe do i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi te ardhurat.