Ndodhi e keqja për artistin Reshat Arbana!

Nga Ilir Çumani

 Sot në mëngjes, më merr në telefon miku im i vyer, aktori i madh i skenës dhe ekranit shqiptar, Reshat Arbana.

Zëri i tij vìnte i rënduar, i përthyer jo vetëm nga pesha e viteve dhe brishtësia e shëndetit, por edhe nga tronditja e thellë që i ka shkaktuar lajmi për largimin nga jeta të kolegut dhe partnerit të tij në art, Zhani Ziçishti.

Me një zë që i dridhej lehtë, sikur të donte të mbante pezull një emocion që i shpëtonte përtej kontrollit, ai më përcolli një kërkesë njerëzore:

“I dashur Ilir, jam i pamundur të jem i pranishëm në këtë moment për të çuar një buqetë me lule dhe për të ngushëlluar familjen e Zhanit tonë… Të lutem, përcilli nga ana ime ngushëllimet më të sinqerta…”

Në atë çast, ndjeva se nuk ishte vetëm një mesazh ngushëllimi që më besohej për ta përcjellë unë, por një gjest si një amanet njerëzor. Një dëshmi e rrallë e asaj lidhjeje të padukshme, por të fortë, që lind mes artistëve të mëdhenj — një solidaritet i heshtur që nuk ka nevojë për skenë, as për projektorë apo për duartrokitje.

Sepse në fund të fundit, arti i vërtetë nuk qëndron vetëm në rolet që interpretohen, por në mënyrën se si artistët dinë të jenë pranë njëri-tjetrit në skenën më të vështirë të jetës: në çastet e humbjes.

Dhe kjo ndjesi — që një artist i madh përkulet me dhimbje përpara ikjes së një artisti tjetër po aq të madh — është ndoshta forma më fisnike e respektit që mund të ekzistojë në botën e artit.

Demokrati ndaj Flamur Nokës: Ordiner analfabet, ja çfarë i bëre Greta Koçit kur ishte vetëm 22 vjeçe

Vendim Demaj, ish-nënkryetari demokrat i Bashkisë së Kamzës më shumë se një dekada ëmë parë, ka bërë një reagim të fortë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, pas denoncimit të tij për emërimin e “të rinjve patronazhistë” në poste publike.

Noka i referohej emërimit të një 24 vjeçari si zëvendësdrejtor i Portit të Durrësit dhe propozimit të një 26 vjeçareje për Ambasadore të Shqipërisë në Katar.

Mirëpo, ish-nënkrÿetari demokrat i Kamzës që tashmë është larguar në Kanada, risjell një dokument dhe thotë se kur Flamur Noka ishte Ministër i Brendshëm, emëroi si drejtoreshë një 22 vjeçare, pikërisht këngëtaren Greta Koçi.

“Sot analfabeti mallështor paska reaguar për emërimet e 2 patronazhistëve adoleshentë që regjimi paska emëruar në poste me shumë përgjegjësi, por ky pervers që i mendon shqiptarët trushpërlarë siç është vet”, shkruan Vendim Demaj.

Ai vijon më tej kur kur thotë se edhe Noka emëroi drejtuese në një drejtori të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme, një vajzë 22 vjeçe.

“[…] harron se në vitin 2013 kur ky ordiner analfabet ishte Ministër i Brendshëm, emëroi një pjeshkë adoleshente vetëm 22 vjeçare në posti e Drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëveshjeve”, vijon shënimi i ish-nënkryetarit të Kamzës.

Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës:

Dolëm, na futën kot në spital, e kuptuan që ne…! Genardi dhe Sonida kthehen në shtëpi: Se besoni çfarë u ka ndodhur

Vëlla e motër, Genard dhe Sonida Hajdini janë rikthyer në shtëpi pas disa ditësh trajtim spitalor, për shkak të gjendjes së rënduar psikike, menjëherë pas ndarjes nga jeta të babait të tyre, Paqësorit.

Pamjet nga shtëpia e tyre shokuan rrjetin dhe institucionet, administratori Florian Pullazi dhe urgjenca spitalore reaguan menjëherë për marrjen në kujdes të vëlla e motër.

Dje, ata janë rikthyer në shtëpinë e tyre dhe duken në gjendje të mirë e të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa falenderojnë mjekët, stafin spitalor dhe infermieret e reja të Psikiatrisë dhe Infektivit.

Genardi dhe Sonida thonë se ata u kanë shërbyer me përkushtim dhe gjatë këtyre ditëve janë kujdesur maksimalisht për ta.

Vëlla e motër kanë qenë studentë ekselentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por vrasja e nënës së tyre në Tiranë nga një pIumb qorr në vitin e trazirave, shkatërroi familjen Hajdini, sepse ishin Genardi e Sonida që e panë nënën të rrëzohej përtokë e të mbuluar me gjak.

VIDEO

Ia fusim njëri tjetrit?? Si Niko Peleshi dhe Elisa Spiropali u bënë gati “t’i hanin kokën” Edi Ramës! Veprimi urgjent që detyroi Ramën të

Çfarë është kjo punë!!? Ne, socialistët ia fusim njëri-tjetrit. E papranueshme! Duhet të jemi bashkë!”. Këto kanë qenë disa nga fjalët me të cilët kryeministri Edi Rama u është drejtuar deputetëve dhe ministrave socialistë,me të cilët zhvilloi takime me dyer të mbyllura prej më shumë se 9 orësh në Pallatin e Brigadave, të Rruga e EIbasanit dy ditë më parë. Fjalë që janë shoqëruar më pas me vendime të befasishme që kanë prekur gjysmën e kabinetit qeveritar, me emërime, largime e rotacion në pak dikastere.

Edi Rama u ka thënë në sy të vetëve pakënaqësitë e krijuara gjatë punës së tyre në dikastere të rëndësishme, por edhe “shitjen” e shokëve të partisë që ata kanë bërë në selitë diplomatike të Tiranë. “Ju shkoni në dyert e ambasadave dhe shani njëri-tjetrin. Kjo është e papranueshme!

Ne duhet të jemi bashkë” ka qenë fraza që Edi Rama ka përsëritur në Pallatin e Brigadave, duke ju drejtuar një prej ministreve të tij, e cila është përfundimisht jashtë kabinetit. Bëhet fjalë pikërisht për Elisa Spiropalin, për të cilën kemi raportuar edhe më parë se zyrtarisht ajo është shpallur “non-grata” nga Edi Rama, pas përplasjes së kësaj të fundit dhe me Belinda Ballukun. Kryeministri nuk i ka kursyer pakënaqësitë publike për të, ndërsa me dyer të mbyllura ka qenë edhe më i ashpër. “Ç’është kjo punë?! Ne socialistët ia fusim njëri-tjetrit”, është shprehur më tej kryesocialisti, duke ju referuar edhe zhvillimeve në selitë diplomatike.

Çfarë ka ndodhur?

Në korridoret e Partisë Socialiste ka disa kohë që qarkullonte një skenar i largimit të Ramës dhe emërimit të Spiropalit si kryeministre tranzitore. Elisa Spiropali, ndezi një furtunë politike me vizitën e saj të papritur në Shtëpinë e Bardhë disa ditë më parë. Ajo u prit nga Charles McLaughlin, Asistent Special i Presidentit Trump dhe njëkohësisht Drejtor i Lartë për Europën dhe Rusinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Të njëjtin fat si Spiropali mund të pësojë dhe Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, pasi dhe ai ka patur takime të rëndësishme me ndërkombëtarët. Peleshi është takuar disa ditë më parë në SHBA me Michael Rigas, Zëvendësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Këto takime të nivelit të lartë të Spiropalit dhe Peleshit kanë ardhur, në një kohë kur raportet e Edi Ramës me administratën amerikane janë të ngrira. Edhe me vizitën e fundit në Bordin e Paqes kryeministrin e përcollën pa asnjë takim, ndryshe nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetit Marco Rubio. Vizita në Shtëpinë e Bardhë e Spiropalit duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare mesa duket i kushtoi “kokën”.  A do të pësojë të njëjtin fat dhe Peleshi?  Edi Rama u ka thënë të tijve në mbledhje: “Siç ju kam paralajmëruar tashmë ne jemi një ekip basketbolli dhe do të ketë ndërrime”. Nuk është çudi që të këputet dhe “koka” e Niko Peleshit, me pretekstin e ndryshimeve si në basketboll.

Reagimi i Spiropalit dhe sinjali për Ramën

Elisa Spiropali theu dje heshtjen për shkarkimin nga posti si Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme, në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar. Një mesazh që ka “sinjale” të qarta për krisjen e marrëdhënies së saj me Edi Ramën, e cila u theksua edhe më shumë dje, kur ajo nuk shkoi në mbledhjen që ai zhvilloi me kabinetin në Kryeministri, disa orë pas vendimeve në mbledhjen e Grupit. ” Përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim. Në jetën publike funksionet mbyllen me një vendim, ndërsa përgjegjësia vazhdon me ndërgjegjen”, shkruan Elisa Spiropali. Si shefe e diplomacisë shqiptare për disa muaj, ish-ministrja ka zgjedhur që mesazhet i saj t’i japë pikërisht ashtu, në mënyrën më diplomatike të mundshme, duke theksuar se shërbimi i saj nuk ishte një aksident karriere, por shërbim me dashuri ndaj Shqipërisë.

“I jam mirënjohëse Partisë Socialiste dhe Kryeministrit për besimin e dhënë ndër vite, sepse mirënjohja është kulturë politike dhe jo nënshtrim personal”, vijon më tej politikania socialiste. Elisa Spiropali shkon edhe më tej, kur shkruan se në çdo funksion që i është besuar ka zgjedhur të jem zë me bindje dhe jo jehonë pa peshë. “Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se politika nuk është zotërim apo pronësim, por kujdestari e përkohshme”, vijon ajo. Ndër rreshta në reagimin e saj ka edhe një tjetër mesazh domethënës për Edi Ramën, kur ajo tregon se vendimet politike respektohen, por nuk historia personale e secilit prej nesh nuk matet me kohëzgjatjen e një mandati. “Vendimet politike janë pjesë e një vizioni më të gjerë dhe si të tilla respektohen, por historia personale e secilit prej nesh nuk matet me kohëzgjatjen e një mandati, as me fuqinë e përkohshme politike, por me gjurmën që lë në kulturën politike dhe morale të vendit”, vijon ajo.

Edi Rama bën reagimin, kemi marrë vendim që ndaj Iranit të

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me nisjen e sulmit ajror të SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit të shtunën. Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shprehet se Shqipëria “mbështet plotësisht çdo përpjekje vendimtare për të parandaluar një herë e përgjithmonë vrasësit në Teheran nga përvetësimi i kapacitetit bërthamor ose çdo kapaciteti tjetër ushtarak për të dëmtuar Izraelin ose ndonjë komb tjetër paqedashës në Lindjen e Mesme”.

Reagimi i plotë i Edi Ramës:

Ka ardhur koha të shkurtojmë fjalët dhe të shkojmë drejt thelbit.

Korpusi i Gardës RevoIucionare Islamike është një organizatë terroriste dhe duhet të trajtohet si e tillë. Jo vetëm përmes sanksioneve ndaj Republikës Khomeiniste, por duke e quajtur zyrtarisht me emrin e saj të vërtetë dhe duke e listuar ndër organizatat terroriste, siç kanë bërë tashmë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.

Jo vetëm sepse qëndrojmë të palëkundur me Izraelin dhe me vendet arabe vëllazërore që kërkojnë paqe.

Jo vetëm sepse mbështesim Shtetet e Bashkuara në mbështetjen ushtarake të Izraelit sot, nën drejtimin e Presidentit Donald Trump.

Jo vetëm sepse Bashkimi Evropian, përmes Presidentes Ursula von der Leyen, ka nënvizuar edhe njëherë sot natyrën vrasëse të regjimit të Teheranit.

Por mbi të gjitha, në një ditë si kjo, kur kërkohen veprime, jo vetëm fjalë, në nder të viktimave të pafundme të pafajshme të gjakësorëve të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.

Shqipëria ka përjetuar nga afër fytyrën barbare të regjimit të Teheranit përmes agresioneve kibernetike ndaj vendit tonë. Për ne, kjo nuk është gjeopolitikë abstrakte. Është siguri kombëtare, qartësi morale dhe ligjore.

Shqipëria do të veprojë në përputhje me këtë. Ne do ta quajmë Gardën Revolucionare atë që është dhe do ta listojmë ndër organizatat terroriste, dhe u bëjmë thirrje miqve tanë evropianë të bëjnë të njëjtën gjë.

Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje vendimtare për të parandaluar një herë e përgjithmonë që vrasësit në Teheran të fitojnë kapacitet bërthamor ose ushtarak për të dëmtuar Izraelin apo ndonjë vend tjetër që kërkon paqe në Lindjen e Mesme.

Terrorizmi duhet të quhet me emrin e vet. Dhe kur quhet me emrin e vet, ai duhet të ndalet.

Ka mijëra shqiptarë! Dubai, tym e flakë pranë kullës “Burj Khalifa” (Video)

Shpërthime të forta janë raportuar në disa zona të Dubai-t, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm. Sipas agjencisë Reuters, dëshmitarë në terren kanë deklaruar se një shtresë tymi dhe flakë mund të shihej në lagjen Palm Island, pranë zonës ku ndodhet kulla Burj Khalifa.

Deri në këto momente, autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për natÿrën e shpërthimeve apo për shkaqet e tyre. Nuk ka informacion të konfirmuar për viktima apo dëme materiale.

Incidenti vjen në një moment tensioni të lartë rajonal, pas një përshkallëzimi të madh të konfliktit mes Izraelit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Sot, Izraeli dhe SHBA-ja kanë nisur një seri sulmesh ushtarake ndaj objektivave të ushtrisë iraniane. Sipas deklarimeve zyrtare nga Uashingtoni dhe Tel Avivi, sulmet janë kryer me raketa dhe avionë luftarakë dhe kanë pasur në shënjestër baza ushtarake dhe objektiva strategjike në territorin iranian. Sipas tyre, qëllimi ka qenë dobësimi i kapaciteteve ushtarake të Iranit dhe parandalimi i kërcënimeve që lidhen me programet raketore dhe aktivitetet ushtarake iraniane.

Nga ana tjetër, media dhe burime nga Irani raportojnë për shpërthime të fuqishme në Teheran dhe në qytete të tjera, si dhe për dëme materiale në zona të banuara. Ka raportime për viktima, përfshirë civilë, megjithatë bilanci i saktë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

E fundit! Veprimet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran, Erdogan bën reagimin e fortë

Presidenti turk, Recep Tajip Erdogan, i ka kërkuar botës islame të veprojë urgjentisht për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme.

Sipas dekIaratave të transmetuara nga agjencia e lajmeve Anadolu, Erdogan tha se do të përshpejtojë përpjekjet diplomatike për të vendosur një armëpushim dhe për t’u rikthyer në tryezën e negociatave.

Erdogan raportohet gjithashtu të ketë thënë se është “thellësisht” i shqetësuar për sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, të cilat ai tha se “filluan me provokimet e Netanyahut”.

“Ne gjithashtu i konsiderojmë të papranueshme sulmet me raketa dhe dronë të Iranit kundër vendeve tona vëllazërore në Gjirin Persik, pavarësisht arsyes”, shtoi Erdogan.

Kujtojmë se ditën e sotme SHBA-të dhe Izraeli nisën sulme ajrore në Iran, teksa Teherani u kundërpërgjigj me sulme me dronë dhe raketa./Shqiptarja

Artistët e famshëm ngelën të bllokuar në vilën e Enver Hoxhës, u kapën nga molotovët e PD-së, ja mrekullia si shpëtuan (emrat)

Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha tashmë është kthyer në një shtëpi pritëse për artistë nga e gjithë bota dhe menaxhohet nga fondacioni francez Art Explora. Mbrëmjen e sotme u suImua me breshëri molotovësh e mjetesh piroteknike nga militantët e Berishës, një akt ky i paprecedentë.

Rezidentë që prej janarit e deri në muajin mars, në vilën e ish-diktatorit janë 8 artistë të ardhur nga Polonia, Turqia, Kosova, Kina, Bngladeshi, Bosnje & Hecegovina dhe Kosova. Së bashku me ta në vilë ka dhe personel.

Nga pamjet e transmetuara, shihet qartë që në momentin e sulmit brenda kishte njerëz. Brenda ndodheshin mbi 10 persona, por sesa prej tyre ishin artistë dhe personel nuk është e qartë. Ndërkohë artistja nga Greqia Amalia Vekri ka publikuar në profilin e saj në rrjete sociale dhe pamje nga momenti i sulmit me molotovë nga protestuesit

Të tjerë artistë gjatë ditës në rrjete sociale kanë publikuar momente nga aktivitete të zhvilluara sot brenda në vilë.

Lista e artistëve të huaj rezidentë në vilë

Agnieszka Mastalerz – Poland

Amalia Vekri – Greece

Betül Aksu – Turkey

Dardan Zhegrova – Kosovo

Kemil Bekteši – Bosnia and Herzegovina & Kosovo

Lumturie Krasniqi – Kosovo

Palash Bhattacharjee – Bangladesh

Yao Qingmei – China

Partia Demokratike zhvilloi sot protestën e radhës, por këtë herë me një skenar të ndryshëm nga tubimet e mëparshme.

Ndryshe nga zakonisht, nuk u mbajt asnjë fjalim para Kryeministrisë. Protestuesit fillimisht u mblodhën para selisë së PD-së dhe nën drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, marshuan drejt godinës së Kryeministrisë dhe më pas dhe në disa institucione.

Gjatë marshimit, turma u ndal edhe para vilës historike të ish-diktatorit Enver Hoxha ku papritur disa nga protestuesit hodhën breshëri molotovësh dhe fishekzjarresh drejt vilës. Ndërkohë, brenda në objekt ka pasur persona, një detaj ky i cili u kishte “shpëtuar” demokratëve dhe nuk e morën parasysh para se të fillonin sulmin e tyre.

Pamjet e tregojnë qartë lëvizjet e personave brenda ndërtesës, ndërkohë që protestuesit nuk ndalën sulmin, deri në ndërhyrjen e policisë të cilët i sprapsën duke përdorur gazlotjellës dhe autobotin me ujë.

Në të njëjtën kohë, forcat e zjarrfikëses mbërritën në vendngjarje për të shuar flakët dhe për të nxjerrë jashtë personat që ndodheshin brenda vilës.

Ndryshe nga sa raportuam më herët, se në vilë ndodheshin dy persona, burime për mediat bëjnë me dije se në ambientet brenda ndodheshin më shumë se dy shtetas amerikanë, kryesisht artistë dhe artdashës. Ata janë nxjerrë jashtë dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që lideri i të djathtëve, Sali Berisha pas këtyre tensioneve u largua. Ai hipi në automjetin e tij dhe sipas asaj që u mësua ish-kryeministri u drejtua drejt selisë blu.

VIDEO

Dalin të dhënat tronditëse, si i kërcënonte Balluku dëshmitarët me kriminelë, çfarë foli me bandat për 11 minuta…

Dalin të dhënat tronditëse, si i kërcënonte Balluku dëshmitarët me kriminelë, çfarë foli me bandat për 11 minuta më 20 nëntor 2025, “3 furgonë” përgjime në dosje dhe dy vila pushimi në Drimadhes, ja kush është besniku i ish-ministres që hapi “Kutinë e Pandorës” në SPAK
Katër muaj pasi Balluku u mor e pandehur për shkelje të barazisë për tenderin e Tunelit të Llogarasë, pozita e saj përballë drejtësisë është rënduar. Në mbledhjen me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, SPAK kërkoi autorizim për arrestimin e Ballukut me argumentin se në duar kanë prova të reja, duke shtuar se zv.kryeministrja rrezikon deri në 35 vite burg. Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili në një studio televizive ka zbuluar detaje nga provat që po fundosin Belinda Ballukun. Sipas asaj që ka deklaruar Bardhi, materiali i në duart e SPAK është i një përmase të pazakontë dhe lidhet vetëm me një periudhë të shkurtër, rreth një muaj qeverisje. Ai ka theksuar se dosja përmban rreth 16 mijë faqe dhe një numër shumë të madh përgjimesh telefonike, aq sa sipas përshkrimit të prokurorëve, printimi i tyre do të kërkonte “më shumë se 3 furgonë të mbushur me letër”. Bardhi ka nënvizuar se nga përmbajtja e përgjimeve del qartë, sipas tij, përfshirja e personave me precedentë penalë në procese që lidhen me tendera publikë, duke pretenduar se ka pasur bashkëveprim dhe ndikim në ndarjen apo orientimin e tyre.

Si i kërcënonte Balluku dëshmitarët me kriminelë

Një element që ai e ka cilësuar thelbësor për rëndimin e pozitës së Ballukut është një bisedë telefonike mbi 11 minuta, e zhvilluar më 20 nëntor 2025, ku sipas tij evidentohet përdorimi i “të fortëve” për të intimiduar dëshmitarë. “Dosja që ka ardhur në Kuvend ka të bëjë me 1 muaj qeverisje. E di si u shprehën prokurorët, nëse ne printojmë përgjimet që kemi për dosjen Balluku, na duhen më shumë se 3 furgonë të mbushur me letër. Më është dashur 10 ditë nga dosja voluminoze me 16 mijë faqe e Ballukut. Unë nuk lexoj brendinë e provës. Të fortët ndajnë tendera, përcaktojnë dhe bashkëveprojnë në tendera, ajo që del qartë dhe që prokurorët e përdorën për të kërkuar rëndimin e pozitës, ishin përdorur nga Balluku, një bisedë telefonike mbi 11 minuta të datës 20 nëntor 2025 ku faktohet që të fortët ishin përdorur për të intimiduar dëshmitarë. Njërës i kishin kërcënuar babain në një qytet që nuk është në Tiranë”, deklaroi Bardhi.Dy vila pushimi në Drimadhes

Nga ana tjetër, Bardhi deklaroi se Belinda Balluku, disponon dy shtëpi pushimi në jug të Shqipërisë, duke ngritur pyetjen nëse Prokuroria ka nisur hetimet për këto pasuri. Ai theksoi se informacioni i tij është për dy vilat të një kompleks biznesi, OLEAS në Drimadhës, dhe kërkoi nga Prokuroria të verifikojë nëse Balluku ka shtëpi pushimi në atë zonë. Bardhi shtoi se nga hetimi pasuror mund të dalin 3, 5 apo 300 persona të përfshirë, varësisht nga puna e SPAK. Ai theksoi se informacioni i tij është për dy vilat të një kompleks biznesi, OLEAS në Drimadhës, dhe kërkoi nga Prokuroria të verifikojë nëse Balluku ka shtëpi pushimi në atë zonë. “Belinda Balluku disponon dy shtëpi pushimi, dy vila në jug të Shqipërisë. A po heton Prokuroria? Ajo që kam detyrë të ngrejë shqetësimin dhe çdo dokument ta depozitojë në SPAK. Na duhen më shumë se sa 3 furgonë që mbushen me letër, e thanë prokurorët në mbledhje. 50 mln në një tender janë mjaftueshëm për të blerë një dëshmitar. Nuk ka ardhur hetimi pasuror, nëse nga hetimi pasuror do dalin 300, 3 apo 5 do varet nga puna e SPAK. Por që disponon pasuri të fshehur është pak apo e sigurt. Për 2 vilat e kam informacion. Bëhet fjalë për një biznesmen që ka marrë mln euro tenderë, nga ministritë apo agjencitë. Bëhet fjalë për kompleksin OLEAS në Drimadhas. Prokuroria të verifikojë nëse ka shtëpi pushimi atje Balluku”, tha ai.

Besniku i Ballukut që hapi “Kutinë e Pandorës” në SPAK

Nga ana tjetër, Bardhi deklaroi se ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi i arrestuar nga SPAK, që del nga hetimet si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ballukut po bashkëpunon me drejtësinë. Sipas tij, Berberi ka bashkëpunuar me drejtësinë për çështjen e telefonit që përmbante komunikime të rëndësishme. Ai pretendoi se në kontrollin e parë telefoni nuk ishte gjetur në banesë, ndërsa në kontrollin e dytë, me instruksion të vetë Berberit për vendndodhjen, SPAK dhe BKH kanë mundur të sigurojnë provat. “Si mendoni se Berberi do të bëjë burg për Ballukun? Shkon ai në burg dhe merr me vete edhe atë. Po Balluku do të bëjë burg për Edi Ramën? Janë tre raste ku ajo ka lënë të kuptohet se nëse shkon në burg, do të marrë edhe të tjerë me vete”, u shpreh Bardhi.

Banorët kuptojnë lojën e produksionit me Mirin! Ja çfarë i bëjnë cdo ditë, zhduket 1 orë dhe

Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë shprehur hapur dyshimet e tyre lidhur me raportin e banorit Miri dhe produksionit, duke aluduar për favorizime dhe shkëmbim informacioni.

Gjatë një bisede në oborr, Arditi dhe Mateo kanë diskutuar kohën e gjatë që Miri kalon brenda dhomës së rrëfimit.

“Miri hyn përditë… edhe rri nga një orë. Pse nuk rri unë një orë?” – është shprehur Arditi, duke ngritur pyetjen mbi arsyen e këtyre qëndrimeve të zgjatura.

Biseda ka vijuar me aludime konkrete, ku banorët pretendojnë se Miri merr informacione nga jashtë gjatë këtyre vizitave.

Pikërisht në momentin e këtij diskutimi kritik ndaj formatit, produksioni ka ndërhyrë përmes audios duke tërhequr vëmendjen:

“Ardit kujdes mikrofonin”. Kjo ndërhyrje është pritur me habi nga Arditi, i cili ka reaguar duke thënë: “S’thashë asnjë gjë”.