Probleme me shëndetin, kryeministri grek braktis në mes fjalimin dhe largohet me nxitim! Ja nga se vuan

Kryeministri i Greqisë, Qirjako Miçotaqis, ka lënë në mes fjalimin teksa është larguar me nxitim nga parlamenti, sipas medieve greke, për shkak të problemeve shëndetësore.

Teksa ishin duke debatuar për pagën minimale, Miçotaqis ka lënë fjalimin në mes dhe ka dalë nga salla.

Raportohet se shkak është bërë dhimbja e padurueshme në shpinë.

Edhe më herët gjatë një konference në Selanik, Miçotaqis u kishte thënë të pranishmëve të mos shqetësoheshin nëse e shihnin herë pas here të çohej në këmbë, “Më duhet të shplodh shpinën”, kishte thënë ai.