Tërmetin7 ballë shkund tokën,  njerëzit vrapojnë të ndalin nga shtëpitë

Një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh i shkallës Rihter (sipas USGS dhe EMSC) ka tronditur këtë të enjte Kaliforninë në SHBA.

Tërmeti ka qenë me epiqendër pranë qytetit Santa Rosa, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Banorëve u është dhënë alarmi për cunami, për shkak se tërmeti ka rënë në brigjet e oqeanit.

Momentalisht nuk ka të dhëna për dëme apo persona të lënduar.

Zona e Kalifornisë njihet për aktivitetin e lartë sizmik, për shkak se ndodhet në mes të dy pllakave tektonike, asaj të Paqësorit dhe Pllakës tektonike të Amerikës Veriore.

Harta e tërmetit