February 25, 2026
Lajme

Lajm i mirë për Zhegrovën te Juventusi

Pas një pritjeje të gjatë, Edon Zhegrova do të luajë ndeshjen e tij të parë si titullar për Juventusin.

‘Zonja e Vjetër’ do të përballet të mërkurën mbrëma me Pafos në Ligën e Kampionëve, dhe trajneri Luciano Spalletti ka vendosur që ylli kosovar të nisë nga minuta e parë.

Zhegrova ka treguar potencialin e tij në minutat që ka pasur më parë me Juventusin, duke sjellë energji dhe ritëm në fushë, por deri tani ka pasur shumë pak minuta loje.

Në tetë paraqitjet e tij, ai ka grumbulluar më pak se 100 minuta dhe ende nuk ka shënuar as nuk ka dhënë asist.

Trajneri Spalletti ka komentuar shkurtimisht për Zhegrovën në konferencën për shtyp, duke theksuar se lojtari është duke stërvitur mirë dhe meriton të nisë nga minuta e parë ndaj qipriotëve.

“Zhegrova do të luajë nga minuta e parë kundër Pafos. Ai është duke stërvitur shumë mirë”, tha Spalletti.

Kjo ndeshje paraqet një mundësi ideale për Zhegrovan që të tregojë vlerën e tij dhe të japë një kontribut më të dukshëm për skuadrën.

Në minutat që ka pasur më parë, ai gjithmonë ka dhënë energji dhe ka sjellë freski për ‘Zonjën e Vjetër’, dhe tani ka shansin për ta bërë këtë gjatë gjithë ndeshjes.