21-vjeçari shqiρtar αrrestohet pas sherrit jashtë një klυbi në Maltë

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Maltë pasi akuzohet se ka sulmuar një student sudanez jashtë një klubi nate.

Gjithçka ka nisur natën e Vitit të Ri në klubin ku shqiptari, Riald Gragjevi punon si bodyguard. Ai dhe kolegët e tij nuk e kanë lejuar sudanezin Ahmed Albarjo që të futet në klub pasi nuk kishte kartë identiteti me vete.

Por ai është përplasur me bodyguard-ët dhe është larguar për t’u kthyer sërish me një shishe të thyer në dorë. I riu shqiptar thotë se nuk e ka sulmuar apo plagosur sudanezin por pretendon se ai është goditur nga shishja që kishte marrë vetë.

Riald Gragjevi u paraqit në gjykatë ditën e sotme ku u deklarua i pafajshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda ndaj Ahmed Albarjos. Gragjevi u arrestua pasditen e së mërkurës teksa po largohej nga aeroporti i Maltës. Zyrtarët e policisë në aeroport kuptuan se i riu kishte lidhje me ngjarjen në Paceville dhe e arrestuan.

Avokati mbrojtës i shqiptarit tha se ai nuk ka lidhje me ngjarjen por është vetë viktimë. Ai tha se edhe shqiptari është sulmuar me shishen e thyer dhe se bileta për ikur nga Malta ishte prerë tre javë para se të ndodhte ngjarja.

Shqiptari u shpall i pafajshëm nga gjykatësit që shqyrtuan çështjen.