U KAP me 20 MILION EURO në shtëpi, shefi i policisë spanjolle “El Anodino” i Ιidhur me KARTELIN shqiptar!

Óscar Sánchez Gil, ish-kreu i Njësisë së Krimit Ekonomik dhe Fiskal në policinë e Madridit nuk punonte i vetëm.

Oficeri i policisë, i njohur me nofkën “El Anodino” për profilin e tij të ulët po mbahet aktualisht në burgun Estremera pas zbulimit të lidhjeve të tij me trafikun e drogës.

Ai kishte një ekip personash që punonin për të pastruar paratë që ai merrte nga operacionet e paligjshme.

Hetuesit kanë arrestuar 6 persona të tjerë këtë javë në lidhje me këtë hetim ndërsa janë kryer kontrolle në disa shtëpi në Barcelonë dhe Madrid.

Në vilën e tij u gjetën 20 milionë euro, por hetuesit besojnë se ish-kreu i UDEF-it ka të fshehura edhe rreth 27 milionë euro të tjera në një tjetër pronë në kryeqytet.

Mediat spanjolle shkruajnë se ai kishte lidhje me atë që njihet si Karteli Ballkanik i trafikut të drogës, e cila është një organizatë mafioze me origjinë shqiptare dhe përgjegjëse për operacionet më të mëdha të hyrjes së kokainës në Evropë nga Amerika e Jugut në vitet e fundit.

Në fakt, ky operacion nisi pas sekuestrimit sasisë më të madhe të kokainës që është kapur ndonjëherë në Spanjë: 13 tonë që u gjetën në një kontejner në portin e Algeciras, që vinte nga Ekuadori. Në këtë rast ishin përfshirë edhe shqiptarë, Gil do të merrte 1 milion euro për çdo dërgesë./El Periódico