February 25, 2026
Lajme

Aks*denti tr*gjik! Vd*s drejtuesja e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, makina u p*rplas dhe…(foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin Prizren-Suharekë, ku një makinë me targa shqiptare është përplasur me një kamion, ku si për pasojë kanë humbur jetën dy fëmrat që po udhëtonin në mjet.

Bëhet fjalë për Elizabeta Katija, 43-vjeçe (drejtuesja e mjetit) dhe Eorda Sinollari, 32 vjeçe (pasagjere), të cilat kanë ndërruar jetë në vendin ku ndodhi edhe aksidenti tragjik. Dyshohet se shkak i aksidentit, ishte koha e keqe dhe me mjegull.

Elizabeta Katija ishte një personazh i njohur në fushën e biznesit në vendin tonë. 43-vjeçarja mbante rolin e drejtueses në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Shpesh herë, Katija udhëtonte jashtë vendit, për të marrë pjesë në takime të botës së biznesit.

Aksidenti tragjik në Kosovë! Humb jetën drejtuesja e Dhomës

Elizabeta Katija

Ndërsa Eorda Sinollari, po ashtu është një emër i njohur në botën e biznesit, pasi ushtronte profesionin e konsulentes së biznesi në Gjermani.

Aksidenti tragjik në Kosovë! Humb jetën drejtuesja e Dhomës

Eorda Sinollari

Nga aksidenti mbeti i plagosur rëndë edhe drejtuesi i kamionit, Munish Grajçefci, i cili ka është duke marrë ndihëm mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa policia e Kosovës, bën me dije se hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit që i preu në mes jetën e dy shqiptareve.