February 25, 2026
Lajme

Dhuratë për Krishtlindje, Taylor Swift jep 197 milionë dollarë bonus për stafin e saj, ata shpërthejnë në lot

Ekipi i popstares Taylor Swift shpërtheu në lot, kur zbuloi se këngëtarja u kishte dhuruar atyre 197 milionë dollarë si bonus për punën gjatë Eras Tour.

Superylli, 36 vjeçe, bëri historinë pasi arriti të arkëtonte dy miliardë dollarë nga shitja e biletave për turneun e saj 21-mujor, që përfshiu 149 koncerte në 21 vende.

Si shpërblim për ekipin e saj, Taylor shpërndau mbi 197 milionë dollarë bonus për të gjithë ata që punuan gjatë turneut. Në listën e përfituesve janë shoferët e kamionëve, punonjësit e cateringut, teknikët e instrumenteve, ekipi i merchandising-ut, ata që merren me dritat, audion, prodhimin, asistentët, marangozët, kërcimtarët, banda muzikore, siguria, koreografët, teknikët e piroteknikës, stilistët e flokëve, make-up artistët, departamenti i kostumeve, fizioterapistët dhe stafi i videos.

Dhuratë për Krishtlindje, Taylor Swift jep 197 milionë

Një anëtar i stafit lexoi me zë të lartë një letër personale nga Taylor që tregon shumën e bonusit të tij, e cila censurohet me një “bip”.

“Të gjithë keni të njëjtin mesazh në automjetet tuaja, kështu që shpresoja që të mund ta hapnit së bashku. Para se të hapni zarfin, dua vetëm t’ju them se kjo pjesë e turneut ka qenë më e vështira se çdo gjë që kam bërë live, dhe ju e përballuat me shumë entuziazëm, kuriozitet dhe qëndresë të jashtëzakonshme. Turneu shkoi shumë mirë falë punës së palodhur të të gjithëve. Prandaj, nëse mundeni, lexoni mesazhin”, tha Taylor, raporton La Stampa.

Një anëtar i stafit me emrin Cam lexoi letrën me zë të lartë.  “I dashur Cam, kemi udhëtuar nëpër botë ashtu si kishim vendosur. Kemi magjepsur publikun, por kemi ndjerë mungesën e familjeve tona. Mirënjohja ime nuk vjen vetëm nga banka, por ja shuma e madhe e dollarëve, thjesht për të të thënë faleminderit. Me dashuri, Taylor”.

Sipas The Sun, një kërcimtar thuhet se pothuajse ka humbur ndjenjat, kur hapi letrën e tij. Bazuar në llogaritjet e disa mediave amerikane, secili anëtar i stafit mund të ketë marrë rreth 50 mijë dollarë.

Ky veprim vjen dy vite pasi u zbulua se Taylor kishte shpërndarë më parë 100 mijë dollarë bonus për shoferët e kamionëve, përgjegjës për transportin e pajisjeve gjatë fazës amerikane të turneut.