Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”(Foto)

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt të “Big Brother”. Tashmë kanë nisur që të konfirmohen edhe emrat e parë të banorëve, që do të dhurojnë emocione në këtë format. Pas disa emrave që Panorama ka zbuluar, konfirmohet të tjerë emra.

Rozana Radi do të jetë padyshim një nga konkurrentet më të forta të këtij edicioni. Artistja, e cila vitet e shkuara është marrë më shumë me komentimin e situatave në këtë lojë, duket se këtë herë do të provojë veten në këtë format. Këngëtarja sapo ka mbyllur me sukses pjesëmarrjen e saj në “Kënga Magjike”, ku edhe ia doli që të triumfonte. Mesa duket tashmë Rozana është duke u përgatitur që të marrë pjesë në këtë reality. Një tjetër emër që pritet me shumë interes është edhe ai i aktorit Laert Vasili

Aktori kontravers, i ka thënë po ftesës për të qenë pjesë e lojës. E duke njohur natyrën e tij, jemi të sigurt që Laerti do të dhurojë emocione të forta, por edhe përplasje të forta. Një emër që premton për një histori të fortë është edhe ai i Livias. Drama mes Mevlanit dhe ish-të dashurës së tij, Livias, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë gjatë gjithë muajit, pas deklaratave të bujshme që ajo dha lidhur me lajmin se Mevlani do të bëhet baba.

Situata është shndërruar në një nga temat më të diskutuara, duke shkaktuar reagime të ndryshme nga publiku dhe personazhet e njohura. Dhe duket se pas përfundimit të eksperiencës së Mevlanit në “Big Brother Kosova”, do të vijojë me pjesëmarrjen e Livias në “Big Brother Albania”. Ndaj të jeni të sigurt që drama do të vijojë. Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Sara Hoxhës.

Ish-partnerja e Ledrit, tashmë është e angazhuar me biznesin e saj, duke mos pas më angazhime televizive. Dhe ndoshta tashmë, si single dhe me një dëshirë të madhe për të vijuar të qëndrojë një figurë e dashur për publikun, Sara do të tentojë edhe famën që ky reality ka. Aktorja e njohur Olta Daku është përfolur si një nga banoret që do të bëhen pjesë e “BBV4”.

Ka qenë vetë aktorja që ka ngritur dyshimet duke shpërndarë një story në Instagram, ku duket si një konfirmim për pjesëmarrjen e saj. Story është fshirë prej saj, ndërkohë mbetet për t’u parë nëse Olta do të bëhet vërtetë pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother Vip Albania” ose jo.