“Më kanë νrarë babin!”/ Detaje të reja nga atentatit në Greqi, Davellas dhe Lulo tentuan t’i shpëtojnë ρΙumbave duke ikur me νrap, por…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin në Greqi ku humbi jetën Irakli Davellas dhe mbeti i plagosur biznesmeni Edi Lulo.

Mediat greke raportojnë se sipas dëshmitarëve dy shënjestrat e sulmit kanë zbritur nga makina e tyre dhe janë nisur drejt kafenesë, kur në një moment kanë vënë re një makinë që po vinte drejt tyre me shpejtësi të madhe.

Ata e kuptuan se diçka e çuditshme po ndodhte dhe filluan të vrapojnë, por nuk ia dolën pasi sulmuesit nisën të qëllonin drejt tyre.

Sipas dëshmitarëve, autorët ishin duke hipur në një makinë të bardhë, i cili ishte vjedhur më herët në mëngjes.

Vlen të theksohet se vendi ku ndodhi sulmi, në kafenenë në kryqëzimin e rrugëve të Komotinit dhe Aristotelous, është këndi i lojërave të dyqanit.

Sipas raportit, ka dëshmi se djali i viktimës ka telefonuar shokun e tij dhe i ka thënë: “Më kanë vrarë babin”.

(BalkanWeb)