Zbardhen detaje të reja nga atentati i ndodhur sot në Greqi, ku humbi jetën shqiptari Irakli Davella, 47 vjeç dhe u plagos rëndë 46-vjeçari Edi Lolo.
Media greke greke “Neës247” informon se në pikën ku ndodhi sulmi, në kafeterinë në kryqëzimin e rrugëve Komotini dhe Aristotelous të Athinës, është këndi i lojërave të dyqanit, duke ngritur pikëpyetje se çfarë mund të kishte ndodhur në rrethana të tjera.
Sipas raportimit në fjalë, “ka pasur dëshmi se djali i viktimës ka telefonuar shokun e tij dhe i ka thënë: “Më kanë vrarë babanë!”.