Doli nga rruga, por inskenoi një aksident për të përfituar nga siguracioni, ndalohet shoferi i automjetit

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi ka mashtruar me qëllim përfitimin nga siguracioni i makinës.

Blutë njoftojnë se ky shtetas më datë 4 nëntor ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.  Ky persona, me qëllim përfitimine  parave nga siguracioni, ka inskenuar një përplasje të automjetit të tij me një tjetër automjet dhe u ka paraqitur agjentëve verifikues të Policisë Rrugore, të dhëna të rreme për automjetin që sigurohet.

Për pasojë është vënë në pranga edhe bashkëpunëtori i 25-vjeçarit.

Njoftimi:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë ndaluan shtetasit I. T., 25 vjeç, banues në Tapizë dhe A. K., 22 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale “Mashtrimi në sigurime” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 145 dhe 301/25, të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2024, rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Valias-Tiranë”, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Më pas, me qëllim përfitimin në mënyrë të padrejtë të dëmshpërblimit nga kompania e sigurimeve, shtetasi A. K., në bashkëpunim me shtetasin I. T., ka inskenuar një përplasje të automjetit të tij me automjetin tip “Volksvagen Golf” me drejtues shtetasin I. T., dhe iu ka paraqitur agjentëve verifikues të Policisë Rrugore, të dhëna të rreme për automjetin që sigurohet.

Materialet i kaluan Prokurorisë.