February 25, 2026
Lajme

Më pak se 30 minuta me diell/ Stokholmi mund të përjetojë dhjetorin më të errët që nga viti 1934

Stokholmi ka regjistruar më pak se gjysmë ore me diell që nga fillimi i dhjetorit, gjë që, nëse ky trend vazhdon, mund ta bëjë atë dhjetorin më të errët që nga viti 1934.

“Suedia, ashtu si vendet e tjera nordike, është mësuar me dimra të gjatë e të errët, me ditë më të shkurtra dhe netë më të gjata për shkak të vendndodhjes së saj në veri.

Por ky dhjetor ka qenë jashtëzakonisht i errët dhe me re në Stokholm”, tha për AFP meteorologu Viktor Bergman, i Institutit Meteorologjik dhe Hidrologjik Suedez.

Deri më tani në dhjetor, muaji nuk ka mbaruar ende, ka pasur vetëm gjysmë ore me diell. Kemi pasur sisteme të paqëndrueshme me presion të ulët me mot të butë dhe të lagësht. Qielli nuk ka pasur mundësi të pastrohet. Dielli ka qenë i dobët dhe rrezet e tij nuk kanë qenë në gjendje të shpërndajnë retë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga viti 1991 deri në vitin 2020, sasia mesatare e diellit në Stokholm për të gjithë muajin dhjetor është rreth 33 orë.

Dhjetori më i errët i regjistruar ndonjëherë në kryeqytetin suedez ishte në vitin 1934.