Trag jedi në Gjermani/ Makina përplasi turmën në tregun e Krishtlindjeve, rritet bilanci i υikti mave: 11 të υrarë, mbi 60 të ρΙagosυr

Rritet bilanci i viktimave nga tragjedia në Gjermani, ku një makinë hyri përmes turmës duke përplasur dhjetëra qytetarë në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg.

Mediat gjermane raportojnë për 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, deri në 80.

Ndërkohë që policia deri më tani ka konfirmuar vetëm një të vdekur.

Autoritetet lokale e përshkruajnë sulmin si terrorist. Dëshmitarët kanë thënë se makina është nisur qëllimisht drejt turmës së njerëzve.

Agjencia e lajmeve dpa raporton se shoferi i makinës është arrestuar.