Si kanë rënë cilësia e mallrave luksoze: Rrobat markave të njohura të modës dikur zgjasnin, tani dëmtohen sapo i blen

Një seri videosh virale në rrjetet sociale kanë rikthyer debatin mbi cilësinë reale të modës luksoze, pasi disa konsumatorë dhe figura publike kanë denoncuar publikisht dëmtime të produkteve shumë të shtrenjta, vetëm pak kohë pas blerjes.

Modeli dhe influencuesi me bazë në New York, Wisdom Kaye, deklaroi se disa veshje që bleu nga marka italiane Miu Miu, me vlerë rreth 18 mijë dollarë, u prishën sapo i hapi në shtëpi. Në video të publikuara në TikTok, ku ai ndiqet nga mbi 13 milionë persona, Kaye tregon se një kopëz u shkëput menjëherë nga një jelek xhins, ndërsa një pulovër kishte zinxhirin e dëmtuar.

Si kanë rënë cilësia e mallrave luksoze: Rrobat markave

Tre ditë më vonë, edhe veshjet e zëvendësuara nga kompania shfaqën të njëjtin problem, duke nxitur reagime të shumta në rrjet. Miu Miu i ofroi influencuesit rimbursim ose zëvendësim të produkteve, ndërsa Grupi Prada, që zotëron markën, deklaroi për CNN se bëhej fjalë për raste të izoluara dhe se norma e kthimit të produkteve pas blerjes është ndër më të ulëtat në tregun e luksit.

Ankesa të ngjashme janë shfaqur edhe nga konsumatorë të tjerë. Në tetor, Tiffany Kim, higjieniste dentare në SHBA, publikoi një video ku tregonte se një xhaketë Miu Miu, e blerë një muaj më parë për rreth 2 mijë dollarë, kishte pësuar dëmtime pas vetëm dy përdorimesh.

Si kanë rënë cilësia e mallrave luksoze: Rrobat markave

Në një rast tjetër, dizajnerja amerikane Elena Qiu kritikoi publikisht këpucët Maison Margiela, pasi zbuloi se taka kishte një brendësi plastike, ndonëse çifti kishte kushtuar rreth 1 mijë dollarë. Marka franceze nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Ekspertë të industrisë vlerësojnë se këto raste pasqyrojnë një problem më të gjerë në modën luksoze. Gazetarja dhe autorja Dana Thomas thekson se çmimet e larta nuk garantojnë më domosdoshmërisht cilësi të lartë, për shkak të uljes së kostove, prodhimit masiv dhe përdorimit të materialeve më të lira.

Si kanë rënë cilësia e mallrave luksoze: Rrobat markave

Sipas raportit “State of Fashion 2026”, tregu i mesëm i modës është aktualisht segmenti me rritjen më të shpejtë, duke përfituar nga rënia e besimit të konsumatorëve ndaj luksit tradicional.

Reagimet në rrjetet sociale po shihen si një sinjal alarmi për industrinë.

Si kanë rënë cilësia e mallrave luksoze: Rrobat markave

“Nëse produktet po prishen para syve të konsumatorëve, atëherë asnjë marketing nuk mund ta fshehë këtë realitet”, shprehen analistë të modës.

Galeria fotografike (

1 / 4

)