‘Rusia dhe Kina kanë frikë’, Trump: Ne do të jemi gjithmonë aty për NATO-n edhe nëse ata…

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se SHBA do të jetë gjithnjë aty për NATO-n, edhe nëse vendet aleate nuk do të vendosen në ndihmë të SHBA-ve.

Presidenti amerikan tha se pa impaktin e tij, “Rusia do ta kishte marrë të gjithë Ukrainën tani”.

Dëshira e Trump për të blerë Groenlandën nga Danimarka ka çuar në tensione midis SHBA-së dhe anëtarëve evropianë të NATO-s këtë javë, me kryeministren daneze që madje paralajmëroi se veprimi i SHBA-së për të marrë Groenlandën do të thoshte fundi i aleancës.

“Unë i vetëm i dhashë fund 8 luftërave dhe Norvegjia, një anëtare e NATO-s, zgjodhi në mënyrë të pamend të mos më jepte Çmimin Nobel për Paqen. Por kjo nuk ka rëndësi! Ajo që ka rëndësi është se unë shpëtova miliona jetë”, shtoi ai.

Trump theksoi se Rusia dhe Kina nuk kanë frikë nga NATO pa Shtetet e Bashkuara, ndërsa nënvizoi se të gjithë janë me fat që ai ka rindërtuar ushtrinë amerikane në mandatin e parë.