E rëndë, shqiptari th er me th,ikë babë dhe bir! Refuzuan t’i shërbenin më shumë alkool dhe e nxorën jashtë, por …

Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua pasi akuzohet se gjatë një sherri në lokal gjatë fundjavës, ka goditur dhe plagosur me thikë pronarin e lokalit që punonte si barist dhe djalin e tij që punonte si kamerier.

Ngjarja ka ndodhur në një Bar-Pastiçeri “San Lorenzo”, në Via Roma në Occhiobello. Shqiptari doli dje në gjykatë, ku u konfirmua edhe masa e sigurisë së paraburgimit në Gjykatën e Rovigos, ndërsa ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë në dy raste.

Sipas hetimeve paraprake rezulton se i dëmtuar më rëndë mbeti edhe babai i kamerierit, që është njëkohësisht pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, teksa përpiqej të mbronte të birin nga sulmi.

Policia tha se pronari ka plagë kritike në pjesën e gjoksit, të shkaktuara nga thika.

I dyshuari, nën avujt e alkoolit, kërkoi më shumë shërbim nga lokali. Pas një debati dhe refuzimit për t’i shërbyer më pije alkoolike, babë e bir e nxorën klientin jashtë, ku sherri u përshkallëzua në një therje me thikë.

Kur mbërritën oficerët, duke iu përgjigjur një raporti në 112, autori u gjet me dorezën e thyer të thikës ende në dorë, ndërsa tehu mbeti i ngulitur në trupin e pronarit të lokalit, i cili ishte qëlluar në gjoks pranë brinjëve.

Burri i plagosur u dërgua me urgjencë në Spitalin Rovigo dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale: gjendja e tij mbetet serioze, por jo kërcënuese për jetën.

Gjatë ndërhyrjes, sulmuesi vazhdoi të shfaqte sjellje të dhunshme, madje edhe ndaj policisë, duke e bërë të domosdoshme imobilizimin e tij dhe më pas arrestimin e tij në flagrancë, informon media italiane.

Në fund shqiptari u arrestua dhe u mbyll në izolim.