Jepet alarmi/ Shmangni daljet e panevojshme 24 orët e fundit, pritet një stuhi e fortë erërash dhe…

Këtë të shtunë, vendi ynë do të përjetojë kushtet e paqëndrueshme të motit, me vranësira të dendura dhe reshje shiu që do të fillojnë që në orët e para të ditës.

Në veriperëndim dhe jugperëndim, reshjet priten të jenë më intensive, ndërsa në pjesën tjetër të territorit ato do të jenë kryesisht me intensitet mesatar, shpesh të shoqëruara me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike të izoluara.

Në zonat malore, sidomos në Alpe, parashikohen reshje bore në formë stuhish, me borë mbi 100 metër në veri-verilindje dhe mbi 200–300 metër në jug-juglindje, me intensitet deri mesatar.

Në pjesën tjetër të vendit reshjet e borës gjatë pasdites do të jenë më të lehta, ndërsa mjegulla e dendur do të kufizojë dukshmërinë në disa zona.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi drejt jugperëndimit, me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në vijën bregdetare dhe zonat luginore pritet të arrijë deri në 24 m/s.

Autoritetet këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes, veçanërisht në zonat malore dhe përgjatë bregdetit, për shkak të reshjeve dhe erës së fortë.