Shqiptarët i punojnë “zbor” policisë në Itali! Ndjekje si në filma në mes të autostradës

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pas një aksioni të denjë për skenar filmi.

Sipas mediave italiane, shqiptarët janë pikasur fillimisht në autostradë, në zonën e Toskanës, duke drejtuar një “BMW”.

Ata janë futur me shpejtësi nëpër parakalime e më pas në korsinë e kundërt. Në këtë moment kanë ndërhyrë efektivet, të cilët kanë ngritur bllokada duke tentuar ndalimin e tyre sa më parë, me frikën se mund të shkaktonin aksident.

Në momentin që një prej patrullave ka mundur t’i ndalojë, shoferi fillimisht ka ndaluar makinën, por më pas i ka dhënë sërish gaz duke i ikur policisë.

Ndjekja ka vijuar në ‘zig-zag’ mes autostradës, deri sa ka shoferi ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e shpejtësisë dhe është përplasur në anën e rrugës, në disa fusha.

Edhe pse të aksidentuar, të dy shqiptarët kanë tentuar që të arratisen me këmbë, por janë arrestuar. Në bagazhin e mjetit janë gjetur mjete që dyshohet se përdoren për të vjedhur. Krahas akuzës për tejkalim shpejtësie dhe rrezik dhe qarkullim kundër rregullave, hetimet kanë nisur për të parë nëse ata janë të përfshirë në ndonjë grabitje.