“Shkòva me ko.mshiυn, se b υrri e b.ënte si …”

Ja letra: Kam një sekret të madh brenda vetes, të cilin vendosa ta ndaj me shumë njerëz, duke ruajtur anonimatin. Kam mëkatuar, por në emër të dashurisë.

Une po shkoj drejt të dyzetave dhe jam rritur në frymën e historive të dashurisë të romaneve që lexoja kur isha e re.

I përpija ato histori me shpejtësi skëterre dhe më pas ëndërroja se si do të ishte jeta ime, si do të ishte njeriu që do të kisha në krah, si do të ishte marrëdhënia jonë.

Kisha krijuar shumë ide, shumica e të cilave qenë të gabuara, gjë që e kuptova kur hapa sytë dhe pashë që jeta e vërtetë ishte ndryshe.

U martova me një njeri të mrekullueshëm, por me të cilin çdo gjë shkonte qetësisht.

Ne e mbështesnim dhe respektonim njëri-tjetrin, por asnjëherë nuk i përjetova ato skenat e fuqishme të dashurisë si nëpër faqet e librave.

Unë ëndërroja që dikush të më merrte me forcë, të më rrëmbente, të bënte dashuri me mua për netë të tëra.

Nisa të jetoja monotoninë e ditës, duke e pranuar si një pjesë normale të jetës së gjithsecilit.

Gjithçka që tashmë doja ishte një fëmijë. Isha e dëshiruar për të pasur dashuri dhe, duke qenë se nuk e merrja dot nga bashkëshorti im, doja të paktën të provoja dashurinë e nënës.

Por me burrin, pavarësisht se kishim marrëdhënie, unë nuk po mbetesha dot shtatëzënë.

Unë ia vija fajin natyrës së marrëdhënies sonë. Ne bënim dashuri si me buton, sikur na detyronte njeri dhe jo sikur e donim me të vërtetë këtë gjë.