Një imazh që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka ngritur pikëpyetje dhe ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit e Big Brother VIP 5. Në foto shihen dy ish-banorët, Miri dhe Selina, duke u puthur në mënyrë pasionante, çka ka bërë që imazhi të bëhet viral brenda pak orësh.
Pamja ka ndezur spekulime, ndërsa komentet kanë qenë të shumta dhe të ndara mes atyre që e kanë besuar si reale dhe atyre që kanë shprehur dyshime mbi vërtetësinë e saj.
Megjithatë, fotoja nuk është reale, por është krijuar përmes inteligjencës artificiale (AI). Imazhi rezulton të jetë një manipulim dixhital, i gjeneruar me programe të avancuara, që imitojnë në mënyrë shumë realiste tiparet e fytyrës dhe gjuhën e trupit të personazheve publikë.
