Shokon Neda Balluku/ Pas divorcit, kërkon urdhër-mbrojtje nga ish-bashkëshorti

Pak muaj më parë bëri bujë lajmi se moderatorja Neda Balluku i ka dhënë fund martesës dhjetëvjeçare me Ogren Ballukun, vëllain e zv.kryeministres Belinda Balluku. Por duket se ndarja e çiftit nuk ka ardhur në rrugë paqësore.

Burime për ilirianews.al bëjnë me dije se, pas divorcit, Neda ka kërkuar urdhër mbrojtjeje nga Ogreni. Dyshja u njohën në vitin 2010, gjatë edicionit të katërt të spektaklit “Big Brother Albania”, ku të dy ishin konkurrentë. Lidhja e tyre u kthye shpejt në një nga historitë më të përfolura të kohës dhe u kurorëzua me martesë në vitin 2015.

Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy djemtë, Serzh dhe Zai.

Në daljen e saj të parë publike pas ndarjes, Neda pranoi se marrëdhënia e çiftit prej vitesh ka kaluar kriza të vazhdueshme, duke theksuar se një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitin 2020.

“Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë; diçka e tillë ka ndodhur edhe në 2020 dhe atëherë ia dolëm ta kapërcenim. Dëshira ka qenë për ta mbajtur familjen, por nëse do të ktheja kohën pas do të bëja të njëjtën gjë,” u shpreh ajo.

E pyetur nëse vendimi për divorc ishte marrë duke menduar për veten apo për fëmijët, moderatorja u shpreh prerë se interesin e tyre e vendos gjithmonë të parin. “Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një ambient të shëndetshëm, me marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve, që të jetë i qetë dhe i lumtur. Para fëmijëve, mendoj se asnjë nënë nuk vendos veten,” tha Neda.